Nji porosi e shenjtė e don Gjon Buzukut*     

(Po i thom dy fjalė nė giuhėn e Shestanit)

Shum t’neruom burra e burrnesha,

Thuhet qi, Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, ēonte meshė nėpėr Shestan, e, me t’ngiåme, aj edhe kå kjenė pej Shestanit. E Shestani, n’atė kohė, kå kjenė i mushun me njerz. Mė 1614, Marjan Bolica thotė qi, Shestani kishte 260 burra pėr armė. Mė 1881, Shestani Nalt dhe Shestani Posht kishin 742 frymė. E diku aq elle mė 1961. E sot, pjesa mā e malle e Shestanit ėsht e shkretė. Banort u shpėrdanė n’Tivar, n’Ulqin, n’t’gjilla republikat e Jugosllavisė, nėpėr Evropė, n’Amerikė, n’Australi.  

N’kėt Konferencė kå me u folė pėr kontributin, qi don Gjon Buzuku i lla giuhs shqype, Shkrimit t’shenjtė dhe kulturs sonė. Unė po i thom dy fjalė pėr nji porosi, qi na e la Gjon Buzuku. Aj e neroj, aj ja zbarlli ftyrėn popullit t’vet lle vetvetit. Aj pati guxim, aj i doli zot popllit t’vet, aj shkroj Mesharin, librin e parė n’giuhėn shqype, n’giuhėn e t’parvet t’vet. T’gjill na, qi e flasim kėt giuhė, kena t’nreqtė me u burrnuo me Gjon Buzukun, me punėn e ti. Qe, ktu na del edhe porosia e shenjtė e Gjon Buzukut: Nero giuhėn tāne! Ėsht njerzore me u burrnuo me giuhėn e t’parvet. Pra, me lexuo, me shkruo, me u shkolluo n’giuhėn tāne.

Na, shestanasit lle shestaneshat, a kena me kjenė tė zott me e neruo, me e  krye porosinė e Gjon Buzukut, porosinė qi na e la para 450 vjetve? A kena me e pasė guximin dhe burrninė e Gjon Buzukut pėr me i dalė zot giuhs s’vet lle vetvetit? A kena me kjenė t’zott me ja mushė menen vetit lle thmivet tonė qi s’kå gjā mā t’shenjtė se giuha jote? A kena me kjenė tė zott me i shkolluo thmitė tonė n’giuhėn e nānave tona, a kena me kjenė tė zott mė i ēilė shkollat shqype elle n’Tivar? Ėsht detyrė dhe vepėr fisnike e malazezvet qi me na nimuo pėr me i ēilė shkollat shqype si n’Tivår, ashtu lle n’Podgoricė? Ēdokush qi ja do t’mirėn tjetrit, ēdokush qi ja do t’mirėn kojshisė, duhet mė jau shpjeguo shestaneshavet lle shestanasvet rānsinė e shkollimit n’giuhėn e familjes.

Nero giuhėn tāne! Kėt porosi t’shenjtė t’Gjon Buzukut, nji kjothtė qi nuk e kryejmė, burrnesha e burra t’Shestanit nuk ka me pasė mā,  kena me tretė si krypa n’ujė. Po humėm giuhėn tonė, kena me humė rrānxėn tonė. A munje me qinruo på rrānxė nji pemė, nji bimė! Ēkado qi kå me na nollė, e mirė ose e keqe, pej nesh do t’våret, pej guximit dhe puns sonė.

Unė ktu pėrmena vetėm Shestanin. Po kto fjalė mujnė mė u thānė edhe pėr krånjānt dhe ānamalasat n’Tivår, si elle pėr malėsort e t’dy fevet nė Tuz e Podgoricė, pėr t’gjillė shqyptart n’Mal t’Zi. Besonj qi kta fjalė viejnė edhe pėr t’gjillė burrat dhe burrneshat me rranxė shqyptare.                                               

Zoti e bekothtė don Gjon Buzukun qi giuhėn shqype na e la t’shkruome.

Konferencės i uronjė punė t’marė lle t’dobishme.

Mirė se kini arllė n’Ulqinin tonė!

Simė Gjon Dobreci

*Fjala e mbajtur nė hapjen e Konferencės jubilare pėr 450-vjetorin e Mesharit tė Buzukut, Ulqin, mė 27.05.2005. Tė gjitha punimet e kėsaj Konference i botoi Dija (nr 3, 2005), revistė e Bashkimit tė Krijuesve Shqiptarė nė Mal tė Zi.