Pasthania e Mesharit

 

I. Pasthėnia e “Mesharit”, ku del emri i Gjon Buzukut dhe data e fillimit dhe e pėrfundimit tė veprės.

 

U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nukė kish gja tė ndigluom en sė Shkruomit shenjtė, en sė dashunit sė botėsė sanė desha me u fėdigunė, pėr sa mujta me ditunė, me zdritunė pak mendetė e atyne qi tė ndiglonjinė, pėrse ata tė mundė mernė sa i naltė e i mujtunė e i pėrmishėriershim anshtė Zotynė atyne qi ta duonė me gjithė zemėrė. U lus mbas sodi ma shpesh tė vini mė klishė, pėrse ju kini me gjegjunė ordhėninė e Tinėzot. E atė nė mbarofshi, Zotynė tė ketė mishėrier mbi ju. E ata qi u monduonė djerie tash, ma mos u mundonjėnė. E ju t ini tė zgjiedhunitė e Tinėzot. E pėrherė Zotynė ka me klenė me ju, ju tue ndjekunė tė dėrejtėnė e tue lanė tė shtrembėnėnė. E kėta ju tue bam, Zotynė ka me shtuom ndėr ju, se tė korėtė taj tė nglatetė djerie en sė vjelash, e tė vjelėtė djerie en sė mbjellash. E u ma duo tė mbaronj vepėrėnė teme, Tinėzot tue pėlqyem. Ndė vjetėt 1554 njėzet dit ndė mars zuna nfill, e mbarova ndė vjetėt 1555 ndė kallėnduor 5 dit. E se pėr fat nė keshė kun mbė ndonjė vend fėjyem, u duo tuk tė jetė fajtė, aj qi tė jetė ma i ditėshim se u, ata faj e lus ta trajtonjė nde e mirė. Pėrse nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė ma e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom mbė gluhėt tanė. Pėrse ata qi shtamponjinė kishnė tė madhe fėdigė, e aqė nukė mundė qėllonjinė se faj tė mos banjinė, pėrse pėrherė ndaj ta nukė mundė jeshė; u tue mbajtunė njė klishė, mbė tė dy anėt mė duhe me sherbyem. E tash u jam nfalė gjithėve, e lutėni Tenėzonė ende pėr muo.

 

II. Lutja “Ati ynė”, ku Buzuku pėrdor pėr herė tė parė dhe tė vetme nė librin e tij fjalėn shqip. Kjo ėshtė dėshmia e parė e shkruar e kėsaj fjale.

 

Mbasandaj thuo, prift, Pater noster, qi vjen me thashunė shqip:

Ati ynė qi je mbė qiellt, u festoftė emėnitė tat. Artė regjėnia jote. Kloftė vollundetja jote, si mbė qiellt ashtu edhe mbė dhet. Bukėnė tanė qi neve pėrherė na ashtė dhanė, epna neve sod. E neve na liro detyrėnė tanė, porsi edhe na lirojmė gjithė ata qi neve na janė detuor. E mos na sjellė neve nde e tentuom, por neve na liro en sė keqi. Amen.

Zgjodhi dhe pėrgatiti prof. Dr Emil Lafe, Aklademia e Shkencave e Shqipėrisė


Ded Noc Filipaj*

 

Kėnga e Shasit

 

Shas, ti dikur ishe kalā e fortė

Ishe i njoftun nė Evropė

I mbushur me popullsi

Pate burra shumė, gra e fėmi

Kush tė ndėrtoj nė atė farė vendit

Nė majė tė malit e buzė liqenit

Shqipe e bij shqipesh ata janė kanė

Tė njoftun nė botė si Ilirianė

Ke pasė aq kisha sa ditė motmoti

Ku ngjalleshin shpresat e i luteshim

Zotit

Pate bjeshkė e pate vėrri

Malin e Sumės atje pėrmbi

Me pa fusha, male e kodra

Ēka merr Tivari, Ulqini e Shkodra

Dikur nė kėtė vend ti ishe nderi

E sot tė kėqyri tė nemun pėr seri

Ku iken njerėzit, kah tė kanė shku

Nji shumicė e madhe nė luftė kanė

mbaru

E disa tė tjerė nė skllavėri i kanė ēu

Atje tė shkretit si rob kanė mbaru

Kur tė humben ty Shas, humben lirinė

Nė treg i sollen, i shiten si begėtinė

Kush gjallė ka mbetė, mbeti nėn

zgjedhė

Pa mujtun ty nji ndihmė me ta sjellė

Me sy tė pėrlotun para teje qėndroj

E kobin tand tė zi me lot po vajtoj

Kur ty tė shembun deri nė themel

E me tė ngritė askush nuk del

Anamalas, burra, shtrinia e ngjitnja

dorėn

Kalaja e Shasit sot e ka Orėn

Qytetin e vdekun ngritne nė ajri

Le tė valojė Flamuri pėrsėri kuq e zi

Mos tė rrimė tė plogėsht si dikur

Por gur nga nji gur le tė bahet mur

Mur nga nji mur le tė ngritet kalaja

Le tė zhduket nė mes nesh pėrēamje

murtaja

Le tė bashkohemi si dikur motit

Lutjen tė ja drejtojmė, tė pėrvujtė Zotit

Le tė jehojnė Liqeni, fusha e Mali i

Brisė

Le tė bijnė kumbonat nė Kishė tė Shėn

Mėrisė

Le tė jehojnė malet e bjeshka Rumi

Prej menēurisė edhe trimnisė

Tė popullit tė Anės sė Malit

Dhe guximtares, trimneshės, rinisė

Pėr Atmen tonė, Nanėn Shqipni.

New York, 03072004

*Autori ėshtė prej Kllezne, Ulqin, tash nė SHBA