Shestanesha nė Kosovė

 

Plaka jeme si shtja1 mretit,

shestanisht2 po’j bje Kosmetit3.

Gjidh Kosmeti po ban be,

Kurr kso veshe s’pamė nėr ne.

-Pse kam veshė takām shqyptari,

bash pej Grude4 m’rrjedh i pari.

Me kso vjershash plaku’j jem,

kurr rahat shpirtin s’ma len.

 

Gjon Nikė Dobreci, Prishtinė, mė 29.9.1968.

 

Sqarime

1.shtja - shortja, bashkėshortja

2.shestanisht - nė veshje tė Shestanit; dokumentet flasin qė kjo veshje shqiptare e shestaneshės ėshtė e moēme mbi 2000 vjet. Deri me 1960-1970 e kanė bajtė gati tė gjitha femrat nė Shestan dhe nė tė gjitha katundet tjera rreth Shestanit, si dhe nė afėrsi tė Tivarit e Ulqinit, ku  zunė vend shestanasit qė lėshuan vendbanimet e mėhershme. Si shestanas konsiderohen tė gjithė ata, nė shtėpiat e tė cilėve praktikohej kjo veshje. Sot kjo veshje e mrekullueshme shihet rrallė (kryesisht vetėn nėpėr dazma). Sot thuhet, qė kėtė veshje e ruajten shestanasit tė fesė katolike. Mirėpo, ėshtė e vėrtetė, kjo ishte veshja edhe asaj pjese tė Shestanit Posht  (Pecaj, Bujgėr dhe Uēdabaj), ku kishte shestanas tė fesė ortodokse (kėta vetėm me fe dalloheshin prej shestanasve tjerė).

3.Kosmeti (Kosova dhe Metohia) - emėrtim pėr Kosovėn mbas Luftės II Botėrore.

4.Eshtė fjala pėr njė legjendė tė shestanasve, ku thuhet se Nilajt e Ljares rrjedhin prej Grude (Malėsia).

 

 

Rreje vetin  

 

O Simė plaku, plak daķ,

s’je pėr véti, s’je pėr shpķ.

Rri rahat, se me mih n’ujė,

s’i hypen n’hesapė kurrkuj.

Isht nji fjalė, qi n’vesh t’kā rį:

Men pėr veti gjikush kį;

Pse, prį, tjerėt munon me’j sue,

kush e ēka janė, m’u kalxue?!

S’do kush shkrime, por millė speca

edhe kumuj, kastraveca.

N’daē me t’shkue puna marė,

rreje vetin: s’jam shqyptar;

pa rranxė, pa fis thuej jam,

n’ven t’fytyrės, maskėn kam.

                         S.Gj.D.  

 

 

Shembull i faljes

Ai njeri qi nuk e vret gjaksorin, por e falen, ban ma burrni. Lekė Ivani nga Triepshi e bani

ket burrni para 100 vjetve. Vepra e ti pėrmenet edhe sot e ksaj dite.

Shembujt e sakrificės dhe vetmohimit janė tė mahnitshme, siē ėshtė rasti i Lekė Ivanit

nga Triepshi, tė cilin e plagos njėri pėr interes dhe ia nxjerr syrin, pėr ē'gjė denohet me

vdekje. Pas kėsaj Leka me zemėrgjerėsi e harron krimin, shkon ai vetė nė gjyq dhe i lut

qė ta falin. Nė gjyq i thanė qė kjo ėshtė e pamundur dhe e pyeten me ēudi: "Si kėrkon ta

lirojmė atė qė ta ka nxjerrė syrin?" Nė kėtė ai u pėrgjegj: "Mė lehtė e kam unė tė jetojė pa

sy se vrasėsi pa fytyrė; turpi qė ai ia ka sjellė vetes ėshtė mė i madh se dėmi qė m'ka sjellė

mua".

Marrė prej Luc Lucaj, Triepshi ndėrmjet Malėsisė dhe Kuēit, 2001.

E pėrgatiti Zef Gjokaj, Njujork, SHBA

 

 

1. Edhe si kufomė ėshtė mirė ta

kesh faqen e bardhė.

2. Ēdo ditė e jetės ėshtė njė faqe

e biografisė, kujdesu ta shkruash

mirė, sepse njė faqe e ndyn gjithė

librin.

3.Tė luftosh vdekjen duhet tė

krijosh.

4.Jeta mbaron pėr tė gjithė njėsoj,

por secili e vesh atė me punėn e

vet.

5.Jeta, ai zjarr i ēmendur, ėshtė

njė privilegj aq i rrallė e i ēmuar,

pikėrisht pse nė fund duhet ta

paguajmė me vdekje.

6.Tė dalėsh nė jetė do tė thotė tė

hysh nė vdekje.

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė

 

 

Ndihmuan revistėn Buzuku nr 18

Kola'j Luks Macit Luk'Pālit-Pecaj, Salē-Bishti Malit, Ulqin

Simon Zef Gjon Hil-Simolacaj, Shėngjergj, Ulqin, tash n'Njujork, Amerikė

Bratica commerce - Ruzhdi Qazim Cuf-Ravja, Ulqin

Gjergji Kols Sims Kols Nreks Gjok'Stanaj, Bratic, Ulqin, tash n'Zagrb

Senad Qamil Sulejman-Pelinku, Tivar, tash n'Njojork

Shtjefėn Pjetėr Simė Gjergji-Nrekaj, Kllezėn, Ulqin, tash n'Njujork

VETERINUM-Totosh - Zhemal Qazim Cuf-Ravja, Braticė, Ulqin

Papa'j Jakut Kols Macit-Marnikaj, Bishti Malit-Bashnje, Ulqin

Ejll Preē Gjin-Zagreda, Reē, Ulqin, tash n'Njujork

Gazmend Ēitaku, Ulqin

Qofshi faqe bardhė. Redaksia ėshtė mirėnjohėse.