Ali Podrimja

 

Litari i ankthit

(Midis dy qytetėrimeve)

 

E lirė Kosova dhe e pavarur

Me njė litar rreth qafe

Kėrkon degėn mė tė lartė

 

Si dele nuk i dilet nė pazar

Nėpėr fjalė seē dridhet

Midis dy qytetėrimeve e zėnė

 

Nuk e mban litari as e lėshon

Nė Konferenca ndėrkombėtare

Kallėzohet si pėrrallė

 

E s’e lėshon as e mban njė litar

(Ulpianė,9.10.2000)

Autori e lexoi nė Kalimerėn Poetike, Ulqin, mė 6.8.2005 

 

 

Ulciniumi

 

Syth mes Ujit tė Madh e Ėndrrės

Nuk ke ē'tė marrėsh as tė lėsh

Pyllishtes ilire ikėn ora e njė populli

Nė dorė tė zotit Valdanosi

Nėn kėmbė lėviz e vdekura

Bie nė Bunė shqipja e sytė i lanė nga bloza e kohėrave

me njė krah mbulon trupin e pėrgjakur tė Gjergjelezalisė

Buēimės frikėn ia dha shkėmbi

(Ulqin, qershor 2005)

Marrė prej KOHA Ditore  2005,Nr. 289: 31.

Zgjodhi prof Dr Mentor Disha, Prishtinė

 

 

Izet Avdyli

 

Fjala e mirė           

 

Fjalė e hidhur

Eshtrėn shpon

Fjalė e mirė

Plagė shėron

Fjalė e ndyrė

Jeton nė errėsirė

Fjalė urimi

Pėrherė dritė

Fjalė e besė

Ka kuptim

Nga shumė fjalė

Rrjedhė njė mendim

Se kur vdekja

Tret njeriun

Mbetet pas sallė

Fjalė e mirė

Zgjodhi Lule Dobrecia

 

 

 

 

Robinson Jeffers (1887-1962)

 

Syri

 

Atlantiku ėshtė hendek i stuhishėm;

Ndėrsa Mediterani ėshtė

Liqen i kaltėr nė kopshtin e moēėm,

Mė shumė se pesė mijė vjet ka pirė sakrificėn e

Anijeve dhe gjakut, dhe prapė shkėlqen nė

Diell; por kėtu edhe Pacifiku –

Anijet tona, planet, luftėrat janė pėrsosshmėrisht irelevante.

Bile as gjakmarrja e jonė e tashme me

Xhuxhėt trima

Dhe as njė zėnkė botėrore e perėndimorizmit

Dhe lindorozimit tė njeriut, migrimet e mallkuara, lakmia pėr pushtet,

Pėrleshjet e besimeve-

S’janė gjė pos njė grimcė pluhuri nė pjatėn

E madhe tė peshores.

Kėtu nga ky vend bjeshke, kep pėrtej kepit tė stuhishėm

Qė zhytet posi delfinat nėpėr mjegullėn e kaltėr tė detit

Nė detin e zbėrdhulėt – shih djathtas pirgun e ujit:

Ėshtė gjysma glob, kjo kokėrdhokė

E dalė e syrit tė ujit, e harkuar sipėr Azisė,

Australisė dhe antarktikut tė bardhė: ato

Janė qepalla qė kurrė nuk mbyllen;

Ky ėshtė sy zgurdullues i pafjetur i Tokės;

Dhe atė qė ėshtė duke parė nuk janė luftėrat tona

Pėrktheu Fadil Bajraj

Zgjodhi Fisnik Dobreci

 

 

Dritėro Agolli

 

Kur tė jesh mėrzitur shumė*

 

Kėtu s'do jem, do jem larguar;

Nė tokė i tretur si tė tjerėt,

Nė kafenenė e preferuar

Nuk do mė shohin kamerierėt.

 

Dhe nėpėr udhėt ku kam ecur

S'do ndihet kolla ime e thatė,

Mbi varrin tim do tė rrijė i heshtur

Njė qipariz si murg i ngratė.

 

Ti do tė trishtohesh atėherė,

Se s'do mė kesh nė dhomė gjallė,

Dhe kur nė xham tė fryjė erė,

Do qash me erėn dalėngadalė.

 

Po kur tė jesh mėrzitur shumė

Nė raft tė librave kėrkomė,

Atje do tė jem i fshehur unė,

Nė ndonjė fjalė e ndonjė shkronjė.

 

Mjafton qė librin pak ta heqėsh

Dhe unė do zbres, do vij pas teje;

Ti si dikur me mall do qeshėsh,

Si njė blerim pas njė rrėkeje. 

*Marrė prej  Dritėro  Agolli, Lutjet e Kambanės, Tiranė, Toena 1998:339.

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė

 

 

 

Mėrgimi

 

Nė muzgun e ditės jehoi njė ofshamė

Toka dridhej e termet nuk ish

Ishte natė trishtimi pa yje pa hėnė

Afėr diēka shembi e gjumi m’u prish.

 

Jo nuk shembi bjeshka as mali i Krajės

Toka dridhej me tė vėrtet, ai s’ishte termet

Atė natė u shemb zemra e njė nėne

Se u nda prej t’birit qė i shkoi n’kurbet.

 

Se ē’mu ligėshtua zemra kur e pashė t’pėrlotur

Ajo nėnė i dhimbet gurit dhe lisit tė thatė

Ende lotėt i derdhen e nuk kanė tė sosur

Veē ajo e di sa digjet pėr eulad.

 

Prapė natėn e dytė diēka afėr shembi

Edhe njė sokol mali prej folesė po ik

Nė mal po vajton guri e shkėmbi

Pse, o Zot, kjo ikje na u bė traditė.

 

Pse, o zog shqiptari, ku je bėrė haram 

Pse i hape rrugė vajit tė hyj nė konak

Mos e braktis votrėn e t’shtrenjtit vatan

Se pėr kėtė tokė dikush ka derdhur gjak.

 

Loti gjithnjė derdhet e kurrė s’po shterron

Gjėmon zėri i nėnės duke thirrur, o birė

Plagėt qė ka n’zemėr kush do t’ia shėron

Shtėpia e vet i duket shkretirė.

 

Deri kur shqiptarin do ta mallkosh, o Zot

Kur vallė do tė vijė dita tė gėzojmė tokėn tonė

Kur mė nėnat tona nuk do t’derdhin lot

Kur t’i gėzojmė ato nė prehėr me foshnja tė njomė.

 

Enver Draga-Veri, Krajė