Historiani gjerman pėr shqiptarėt dhe Skėnderbeun

 

Jacob Philipp Fallmerayer (1790-1861) shkruan:

...nga njėra anė, bėrthama e vogėl qė nuk binte nė sy e popullit shqiptar dhe, nga ana tjetėr, bėrthama po aq e vogėl e qė gjithashtu nuk binte nė sy e popullit osman, pothuajse nė tė njėjtėn kohė, nė shek. XIV, duke u rritur e fryrė, shpėrthyen mbulesėn qė e fshihte dhe, me njė shfrim tė fuqishėm, tė harbuar, u ndeshėn nė njė mėnyrė po aq tė tmerrshme dhe vrullshme me njėra-tjetrėn, saqė pėr njė kohė tė gjatė s’po merrej vesh nėse trashėgimia e Bizantit nė kllapķ do t’i takonte albano-shqiptarėve apo turqve osmanė.

...Si njė komb i shquar, i pavarur, thellėsisht i ndryshėm nga bizantinėt e ligėshtuar, shqiptarėt, qė dalloheshin pėr burrėri, frymė luftarake dhe epėrsi tė ēdo lloji nė luftė ndaj tė gjitha fiseve tė kontinentit ilirik (Ballkanit), u njohėn nga turqit fillimisht nė mesin e shek. XV dhe, ē’ėshtė e vėrteta, sė pari nė Shqipėrinė e Jugut, domethėnė nė Epirin e Vjetėr, ku shpatėn e lėshuar pėr tokė tė grekėve tė Bizantit nė luftėn pėr liri e kombėsi, ata e ngritėn lart shpejt dhe e vringėlluan mbi armikun.

...Arianit Komneni... ngriti vendin nė kėmbė, bėri kėrdinė mbi tė gjithė pushtetarėt turq dhe popullsinė ushtarake... Njė ushtri e madhe turke sulmoi kryengritėsit.., por u asgjėsua (nga shqiptarėt)...

...Periudha nga mesi i shek. XIV deri nė gjysmėn e dytė tė shek XV pėrbėn kohėn heroike tė shqiptarėve...

...populli shqiptar ka sjellė me Gjergj Kastriotin njė thelb tė parapėlqyer tė kėtij lloji. Siē e di kushdo, Gjergj Kastrioti mbahet si njė nga mjeshtrit mė tė pėrkryer, mė fatbardhė e mė tė mėdhenj pėr tė gjitha kohėrat...

...Pėr 25 vjet Skėnderbeu e mbajti pezull fatin e kontinentit ilirik (Ballkanit) dhe nga kjo epokė e shkėlqyer e shqiptarėve dhe e udhėheqėsit tė tyre tė madh...

...me vdekjen e Skėnderbeut, lufta e pėrbashkėt e tė besėlidhurve kundėr turqve nuk kishte arritur ende nė fund. ...ajo vazhdoi pandėrprerė, me tėrbim edhe 11 vjet tė tjerė. Ishte njė luftė pėr jetė a vdekje, qė mund tė mbaronte vetėm me shkatėrrimin e plotė tė njėrės palė ndėrluftuese. ...ėshtė e ēuditshme se si, duke marrė parasysh rraskapitjen e pėrgjithshme dhe mosinteresimin e plotė tė Perėndimit tė krishterė, Shqipėria e mbetur jetime, vetėm, bashkė me qytetin e lagunave, mundi tė mbrohej nga kolosi turk edhe pėr njė dhjetėvjeēar. Impulsi i fuqishėm me tė cilin Skėnderbeu, si njė nga heronjtė e hyjnizuar tė lashtėsisė, i dha zemėr bashkatdhetarėve dhe shokėve tė luftės dhe ndikoi edhe njė kohė tė gjatė edhe mbas vdekjes sė tij. Valle virgjėreshash shqiptare... mblidheshin rregullisht mu nė mes tė vrullit tė luftės dhe, tė rrethuara nga rropama e armėve barbare, njė herė nė ēdo tetė ditė, nė sheshet qė i pėrkisnin principatės, kėndonin himne pėr heronjtė dėshmorė tė kombit. 

 

Marrė prej J.Ph.Fallmerayer, Elementi shqiptar nė Greqi, Saraēi, Tiranė 2003:75,99,100,116,188,208,303

 


 

Nė Shestan e kishin hadet

 

Na, shestanos, qeleshen e kena bajtė t’pshtjellun me shami t’zezė, kurse ēakēirt e bardhė pej leshit kanė pasė shiritin e zi. Kshtu isht majtė zi pėr Gjergj Kastriotin Skenderbegun. Pėr ket hadet tė Shestanit unė kam nije pej pleqve.

 

Tregoi Gjoni Niks Kol’Niks Pjetėr Gjonit Gjergj Gjonaj-Dobreci (1899-1977), Braticė, Ulqin.

 

Komenti: Ky tregim flet qė burrat e Shestanit, si dhe tė Kranjės, tė rrethit tė Tivarit e tė Ulqinit, dhe jo vetėm ata, jo veē qė do ta kenė pėkrah, por edhe do tė kenė luftuar krah pėr krah me trimat e Gjergj Kastriotit Skėnderbeut. 

Shėnoi mė 1970 dhe komentoi  S. Dobreci.

 


Birra “Skenderbeg” nė Angli

 

Njė ndėr firmat mė tė specializuara tė Britanisė sė Madhe pėr birra, Beer2Go, ka lėshuar nė treg njė birrė tė veēantė pėr hir tė 600-vjetorit tė lindjes tė Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, heroit kombėtar tė shqiptarėve. Tė nxitur prej suksesit me birrėn e parė tė tyre (Bury IPA), pronarėt e kompanisė vendosen tė befasojnė konsumatorėt e vet edhe me etiketėn ”Skenderbeg”, qė i dedikohet Gjergj Kastriotit Skėnderbeut, heroit kombėtar tė popullit shqiptar. Njėri prej pronarėsh, Gjini Baēėn tha se ai ėshtė i impresionur me legjendėn e heroit shqiptar pas njė vizite qė i bėri Shqipėrisė. Pas kthimit nė Angli, ai dėshironte qė me ēdo kusht tė shėnojė nė ndonjė mėnyrė 600-vjetorin e lindjes tė Gjergj Kastriotit. Dhe, si tha z. Baēėn, zgjedhja mė e mirė pėr kėtė ėshtė birra me emrin e Skėnderbeut: “Njė birrė e fortė pėr njė burrė shqiptar tė fortė”.