Noli thotė fakte

 

”Vėllezėr, po tė rronte Washingtoni do tė vente t’i zinte dorėn Isa Boletinit ose gjeneral Mirash Lucės dhe t’i nihte aqė trima sa veten e tij. Nuk ju them pralla por fakte.”

 

Shumė herė nė edicionet e ndryshme ditore, periodike e tė tjera, bėhen lapsus calami ose permutacione tė qėllimshme vetėm e vetėm pėr tė shkaktuar kureshtje, inspirim ose  pėr tė tėrheqė vėmendjen pėr ndonjė person eminent, ngjarje madhore ose dukuri tė radhė. Kėshtu, bie fjala, para disa vjetėsh, pėr njė shkrim tė publikuar nė mediat angleze, se gjoja Shekspiri  nuk i ka  shkruar tė gjitha ato vepra letrare e filozofike, duke dyshuar se pėr njė hark kohor sa ē’ėshtė njė jetė njeriu, ėshtė e pamundur qė tė shkruheshin gjithė kėto vepra letrare dhe ato, vetėm nga njė person. Tjetri shkruante se kanė jetuar disa persona njėkohėsisht me tė njėjtin emėr Shekspir, ose si shkruhet drejt emri i tij: Shekspeer, Shekspear e hipoteza tjera.

   Pastaj pasonin shkrime e komente tė lloj-llojshme, nga njohėsit e tij, qė e vėnin nė qendėr tė vėmendjes dhe aktualizohej jeta dhe vepra e personit nė fjalė bile, edhe tek njerėzit qė e kishin qitur tėrėsisht nė harresė. Pėr kėto shkrime, reagime dhe komente  iniciuesi dhe autori i lapsus calami nuk ekzaltohej, por pėrkundėr gėzohej dhe galdonte pėr suksesin qė ka pasur nė mobilizim dhe aktivizim tė adhuruesve dhe kundėrshtarėve tė magnantit nė fjalė. Siē duket, nė njė mėnyrė tė ngjashme ka lindur edhe vepra e Frang Bardhit kushtuar Skėnderbeut para sa shekujsh dhe ēmohet ndėr veprat e para dedikuar kėtij heroi.

  Nė kėto raste parametėr madhor ėshtė vlerėsimi qė shkon nga realja deri nė glorifikim ose forma tė tjera komparative. Pėr tė pėrcaktuar kėtė duhet pėrsiatje e thellė. Rast i tillė mė eklatant mund tė jetė fjalimi i Imzot Fan Nolit, i mbajtur nė njė miting nė Amerikė, Saint Louis, me 9 Qershor 1911, Ishte dita kur prisnin tė deleguarin e Komitetit tė kryengritjes “Vdekje o Liri”  qė vinte drejtpėrdrejt nga vatra e luftės nė Malėsi. Mė atė rast, me insistim tė Faik Konicės, ai mbajti njė fjalim ngashėryes dhe emocionues, i cili ėshtė pėrfolur dhe komentuar shumė herė, veēanėrisht nga bashkėkohėsit e tij. Noli ndėr tė tjera shtoi: ”Vėllezėr, po tė rronte Washingtoni do tė vente t’i zinte dorėn Isa Boletinit ose gjeneral Mirash Lucės dhe t’i nihte aqė trima sa veten e tij. Nuk ju them pralla por fakte.” Noli vazhdon pastaj: ”...Mirash Luca ka mundur nėr luftra 10 herė mė tė mbėdha se Bunker-Hill-i” ( Fan Noli, L. faqe 32, 33). Mirash Luca ėshtė luftėtar nga Malėsia (Gj.Luli, Kastrati, f  56 etj. Shkodėr,1999) dhe ishte komandant nė Ushtrinė kombėtare. Ai komandoi dhe  mbajti frontin e luftės nė Pėrrua t’ Thatė gjatė kryengritjes sė vitit 1911.

      Atėherė vetvetiu lind pyetja: Po ē’ėshtė kjo? Krahasohet, ose edhe mė shumė, lufta nė Bunker-Hill e vitit 1775 e cila ėshtė vendimtare pėr pavarėsinė e SHBA (Decisive Day  J.Adams) me Kryengritjen e Malėsisė dhe pikėrisht lufta nė Pėrrua t’Thatė.  

    Sigurisht se kėto nuk janė  glorifikime dhe proteksionizėm siē do tė konstatonte  ndokush, sepse F. Noli thotė fakte ngase, asokohe Perandoria Osmane ishte shumė mė e fuqishme se ajo Britanike, por ky ėshtė pozitivizėm, qė aplikohet nė shkencat shoqėrore  me qellim tė afirmimit dhe tė avancimit.

       Fatkeqėsisht, dekada mė vonė ndodhi ajo qė parashikoi edhe vetė Noli, pikėrisht aso kohe. Pasi mbaroi lufta, Mirash.Luca dhe luftėtarėt e tij gati do tė harrohen tėrėsisht, kurse Washingtonit dhe luftėtarėve tė tij u janė ngritur pėrmendore nė gjithė anėt e Amerikės, para tė cilave pėrulet ēdo amerikan. Nė atė miting Noli ftoi pjesėmarrėsit  tė jenė fisnikė e bujarė dhe tė ndihmojnė popullin e Malėsive tė Gegėrisė, qė ėshtė duke vuajtur aq shumė nga lufta e tmerrshme. Ata janė tė vrarė, tė plagosur, tė uritur e pa shtėpia.     

 

Pėrgatiti dhe zgjodhi Dr Lukė Gjokaj, Tuz

 

 

 

 

 

 

Pėrkujtojmė 40-vjetorin e vdekjes tė Fan Noli

 

Fan Noli

(1882-1965)

 

Shpell’e Dragobisė

 

(Elegji pėr Bajram Currin)

 

Kur tufani e ēthuri fenė,

Kur tirani e krrusi atdhenė,

Mi njė brek tė Dragobisė

Priret flamur’i lirisė.

 

Atje nisi, atje mbaroi,

Atje krisi, atje pushoi,

Rrufeshkab’e Malėsisė

Nė njė shkėmb tė Dragobisė.

 

Vendi dridhej, ay mbeti

Se s’tronditej nga tėrmeti

Dif dragoj i Dragobisė,

Trim tribun i Vegėlisė.

 

O Bajram, bajrak i gjallė,

More nam me gjak nė ballė,

Te njė shpell’e Dragobisė

Yll i rrall’i burrėrisė.

 

Thon’u shtri e thon’u vra,

Po ti s’vdiqe, or Baba,

As te shkėmb’i Dragobisė,

As te zemr’e Djelėrisė.

 

As je vrar’ e as po vritesh

Legjendar Ante po rritesh –

Dithyramb i Dragobisė

Tmerr, panik i mizorisė.

 

Me zjarr shenjt u ndrit kjo  shpellė,

Gjer nė qiell u ngrit kėshtjellė

Pėr ēlirimn’ e Shqipėrisė,

Katakomb’ e Dragobisė.