Shkruan Gjekė Gjonaj

Panairi i librit nė Ulqin tashmė tradicional

 

Shoqata e Botuesve Shqiptarė, Kuvendi Komunal i Ulqinit nė bashkėpunim me shoqatat dhe asociacionet kulturore shqiptare nė Mal tė Zi organizuan edicionin e pestė tė panairit ndėrkombėtar tė librit nė Ulqin. Ky manifestim kulturor, cili u mbajt nėn patronatin e Ministrisė pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Pjesėtarėve tė Grupeve Etnike dhe Nacionale nė Qeverinė malazeze, filloi mė 29 korrik dhe zgjati deri mė 4 gusht. Panairin sivjet e hapėn kryetari i Republikės sė Malit tė Zi, Filip Vujanoviq dhe ai i Shqipėrisė Alfred Moisiu. Ndryshe nga vitet e mėparshme, ky panair i librit u ēelė nė Kalanė e Ulqinit, ndėrsa ditėt tjera zbriti nė shėtitoren e Ranės, me qėllim qė libri tė jetė sa mė pranė pushuesve. Organizatori natėn e dytė ka organizuar njė tryezė tė rrumbullakėt, ku tė ftaur kanė qenė Fatos Kongoli, Zuvdia Hoxhiq dhe Sreten Asanoviq. Pėr opusin e tyre krijues kanė folur Andrea Nikollaidis, Basri Ēapriqi dhe Mehmet Kraja. Ndėrkaq, natėn e tretė u mbajt tryeza e rrumbullakėt me temė "Libri i shkruar dhe qarkullimi i lirė", ku kanė qenė tė ftuar botuesit dhe shkrimtarėt mė eminentė. Nė mbyllje tė kėtij manifestimi kulturor u organizua takimi tashmė tradicional letrar "Kalimera  Poetike", qė e organizon "Art Club", ku i ftuar ishte shkrimtari Mehmet Kraja.