Anton Nikė Berisha

 

Anton Harapi - rėndėsia dhe aktualiteti i veprės

 

Atė Anton Harapi (1888 – 1946) ėshtė njėri nga njerėzit mė tė shquar tė kombit tonė tė qindvjetshit njėzet: dijetar i madh fushash tė ndryshme, sidomos i teologjisė dhe i filozofisė, shkrimtar i rrallė, edukator rinie, kryeredaktor i revistės "Hylli i Dritės", pėrkthyes, anėtar i Kėshillit tė Lartė tė Regjencės dhe bashkė me Gjeēovin dhe Fishtėn bėnte treshin e madh franēeskan. Harapi ishte njeri me njė dije tė gjerė, si thoshte Koliqi "Nji ndėr njerez mā tė kulturuem tė Shqipnķs". 

Vepra e tij edhe sot e gjithė ditėn ka ruajtur rėndėsinė dhe aktulitetin e saj. Janė tė pakta veprat e traditės sonė qė mund t’i shėrbenjnė njeriut tonė jo vetėm pėr ta kapėrcyer tundimin e pikėrishėm tė rrjedhės shoqėrore, kulturore e politike, por edhe pėr ta njohur veten si dhe pėr tė bėrė pėrpjekje pėr tė gjetur njė zgjidhje tė drejtė pėr njė tė sotme mė tė mbarė e pėr njė tė nesėrme mė tė sigurt.

Atdhetarizmi i Harapit ėshtė i rrafshit mė tė lartė dhe pėrligjet nė veprimtarinė e tij shoqėrore, politike e baritore, po ashtu edhe nė veprat dhe nė artikujt e botuar. Edhe pse ishte njė atdhetar i pėrmasave tė kėtilla pėr gati njė gjysmė shekulli, sa zgjati sistemi komunist, ai mbeti i panjohur pėr lexusin shqiptar nė Shqipėri, nė Kosovė dhe nė trojet e tjera shqiptare. Shkaku kryesor pėr kėtė mosnjohje ėshtė se pushtetarėt komunistė emrin dhe veprėn e tij e futėn nė listėn e zezė, duke e pėrbuzur e pėrbaltur nė mėnyrėn mė tė ulėt. Kėshtu, njėri ndėr aktet mė tė dhimbshėm e mė tragjik tė kulturės shqiptare gjatė periudhės sė pėrmendur ėshtė shpallja e Anton Harapit “tradhtar” e “armik” dhe dėnimi (nėpėrmjet tė ashtuquajturit “gjyq i popullit”) me vdekje dhe pushkatimi i tij mė 14 shkurt 1946 nė rrethinė tė Tiranės, duke ia humbur gjurmėt edhe varrit! Themi se ėshtė njėri ndėr aktet mė tragjike pėr arsye se shpallet “tradhtar” dhe “armik” dhe pushkatohet njė atdhedashės i dorės sė parė, njeri qė tėrė jetėn e vet ia kushtoi pikėrisht mirėqenies dhe pėrparimit tė shqiptarit dhe tė Shqipėrisė dhe i cili pėrjetėsoi nė artin e fjalės virtytet mė dalluese tė botės qė i pėrkitte. Nė fjalėn, qė e mbajti mė 14 shkurt 1936 nė Shkodėr, para arkivoleve me trupat e dėshmorėve, Ēerēiz Topullit dhe Mustafa Qullit, tha para turmės: “Por para se tė niseni, eni kėtu, e mbķ kėta eshtėn, shembllesė ideali, force dhe bashkimi, t'i a shtrījmė dorėn shoqishojt, Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e me besėn e burravet, me besėn shqiptare, tė lidhemi pėr t'i a mbajtė Shqiptarit tė paprekun nji Zot tė vėrtetė, nji atdhé tė lumtun, pėr ta bām Shqipnķn e ré, tė fortė e tė madhnueshme, tė denjė pėr Skanderbén. T'i diftojmė, po, botės, se Shqiptarėt janė njimend burra; se mund tė jemi Toskė e Gegė, muhamedanė e tė krishtźnė, e njiheri Shqiptarė tė njimendėt.”

Me marrjen e pushtetit nga ana e komunistėve dhe pėr shkak tė rrėzikut qė i kanosej nga ata, disa miq e kėshilluan atė tė largohet nga Shqipėria, po ai ishte kėmbėngulės: "Kam punue pėr Shqipnķ e ballafaqas. Nuk pres shpėrblim, por as dėnimi nuk ka pse mė pret. Bashkatdhetarėt e dijnė se kurrė s'i tradhtova. Me ta vuejta, pėr ta punova, me ta qindrova. Me ta edhe do tė vdes." Pra, Harapi gjithė veprimin e vet jetėsor e mbėshteti mbi bazėn e mendimit qė e tha vetė: "Ēdo ndėrtese i vihen themelet nė dhé. Edhe nė varr, prandaj nė hijshėm duhet tė jemi gurėt e themelit tė njasaj binaje tė cilėn sot e quajmė Shqipnķ".

Harapi do tė thotė edhe kėto fjalė ‑ testament i njė njeriu tė pėrvujtė, po krenar e atdhetar i jashtėzakonshėm: "Ne qe se me u ndigjue ligjevet hyjnore e Atdheut, me edukue rininė kah idealet e nalta tė sė Vėrtetės e me i nxitė kah e Mira; nė qe se me vuejtė pėr popull e me popull dhe me luftue pėr Fé e Atdhé asht punė e dobėt e tradhtķ, atėbotė jo veē unė, por mbarė franēiskajtė e Shqipnķs jemi tė dejė pėr dekė."

Njė rėndėsi tė madhe pėr botėn tonė Anton Harapi ka edhe si shkrimtar. Janė tė paktė shkrimtarėt e traditės sonė qė tė cilėsohen me njė mėvetėsi shqyrtimi dhe gjuhe siē ngjet nė veprat e kėtij autori. Pėr kėtė dėshojmė "Andrra e Prźtashit" dhe "Valė mbi valė", qė kanė njė vlerė e rėndėsi tė shumfishtė. Nė kėto dy vepra, sidomos nė romanin "Andra e Prźtashit" Anton Harapi shqiptoi botėn shqiptare nė disa rrafshe e aspekte; hedhi dritė mbi ēėshtje tė rėndėsishme tė mendėsisė sė njeriut tonė nė fillim tė kėtij shekulli, qė njėherit rrezatojnė elemente tė diakronisė dhe tė sinkronisė gjithėshqiptare. Vepra jep shembuj tė denjė tė burrnisė, tė bujarisė, tė mikpritjes, tė besės e tė urtisė sė malėsorit, tė gatishmėrisė pėr t'u flijuar pėr nderin e familjes, tė fisit e tė atdheut, po edhe shqipton veset dhe tė keqen qė ata i sjellin vetes dhe botės qė i pėrkasin. Ajo cyt, me njė natyrshmėri tė rrallė, nė tė njėjtėn kohė tė merresh, ta nderosh e ta njohėsh mė shumė e mė thellė vetveten dhe njeriun tėnd, t'i kultivosh ato cilėsi e virtyte qė shqiptarin e kanė dalluar nga tė tjerėt dhe e kanė bėrė tė jetė i nderuar dhe krenar, po njėherit tė "therė" e tė rėndon nė ndėrgjegje; gjakon vetėdijesimin pėr ta kuptuar domosdonė e lirimit nga e keqja dhe nga veset.

Dijen sa tė gjerė e tė thellė Harapi e dėshmoi edhe nė shqyrtimin e problemeve teologjike e filozofike. Kjo provohet nėpėrmjet njė varg artikujsh botuar nė revista, sidomos nė veprėn fetare "Vlerė shpirtėrore", e cila ka ruajtur vlerėn e saj edhe sot, nė mos se ėshtė bėrė edhe mė e madhe.

Gjallsija nė shprehje, stili i natyrėshėm, thellsija nė mendim, logjika e shtėrnguet, pėrshtatmenija nė jetė dhe origjinaliteti banė qi kėto konferenca, sado tė shqiptueme nė djalektin e Veriut, tė tėrhiqshin vemendjen e kureshtėn e ndigjuesavet, qenė kėta qytetarė tė thjeshtė, elite apo nga kleri orthodoks i vendit. Me arsye tė plotė prandej, shkrou Z. T. Pika: "...Me sa kam leēitur une, me sa di dhe kuptoj une, nuk mė ėsht dhenė tė degjoj, tė leēis a tė perfytyroj njė mbrojtje tė krishterimit dhe ca mė teper nė lidhje me shqipėtarizmin, mė eloquent, me llogjikė dhe me bashkėbindesė se kto konferenca madhėshtore dhe plot thelp. Kjo pandeme nuk ėsht vetėm e imja, po ėsht dhe pandemja e atyreve me tė kuptuarve nga Shqipėtarėt" (shif reēensjonin e Hyllit mbi Vlerė Shpirtėrore, Shkodėr, Shtypshkroja Franēeskane 1936 ‑ HD, XII, 1936, 416‑417). Kozencė, prill 2004

 


Ndue Sinishtaj

Rruga e Madhe

Te dera e vathės sonė

kalonte njė rrugė

qė malėsorėt e quanin

Rruga e Madhe.

E nėnat tona na mėsonin

mos tė shkonim kot nė tė

sepse diēka mund tė tė pėrpinte...

sidomos nė Rrugė tė Madhe.

Marrė prej Ndue Sinishtaj, Syri i ngujuar-poezi, Erik

Zgjodhi Gjon Mark Margilaj, Tuz