Jam kranjane

Lind e rritur nė kėto male

Duke mbledhur lule nėpėr livadhe

Duke pirė ujė nė kėto kroje

I kam rrėnjėt thellė n’kėto troje.

 

Shkoj nė shkollė dhe mėsoj

Jam kranjane, s’e mohoj

Hedh valle dhe kėndoj

Nė Krajė festat i festoj.

 

Veshi rrobat kombėtare

Jam ilire, jam shqiptare

Me tradita sikur moti

Kėtė e di edhe vet Zoti.

 

Esmeralda Lekperaj nxėnėse, klasa III, Arbnesh

 

 

Vendi im

 

E dua vendin tim,

Si nėnėn e babanė

E dua vendlindjen

Si motrėn e vėllanė.

 

Aty gjuhėn shqipe

Ne e mėsuan

Deri nė amshim

S’kem pėr ta harruar.

 

U lutemi, o njerėz tė mirė,

Prej vendit juaj mos u largoni

Nė rrugėt e mėrgimit

Mos u drejtoni.

 

Jasmine Gjenēiqi nxėnėse, klasa IV, Arbnesh

 

 

Skėnderbeu

Skėnderbeu i lindur nė KrujėAdnan Gjenēiqi nxėnėse, klasa IV, Arbnesh

Trim mbi trima e burrė mbi burra

Jetėn e vet e ka pėrfunduar

Pėr atdhe duke luftuar.

 

Qysh tė vogėl sulltani e mori

Emrin atij ia ndėrroi

Larg n’Turqi atje e ēoi

Pėr t’luftuar ai e mėsoi.

 

Gjergji, qė u bė Skėnderbe

Kurrė atdhenė s’e harroi

Pėr t’u kthyer sa mė parė

Ai gjatė gjithė kohės mendoi.

 

Nė atdhe me luftua u ktheve

Mblodhe popullin tė luftojė                                              Adnan Gjenēiqi nxėnės, klasa IV, Arbnesh

Tė luftojė pėr mėmėdhe

Qė atij lirinė t’ia kthejė.

 

Nė lufta dhe beteja

Shpata jote doli krenare

Pa mėshirė gjithmonė luftove

Vetė sulltanin e tmerrove.

 

Jasmine Gjenēiqi nxėnėse, klasa IV, Arbnesh

 

 

Trėndafili

Njė trėndafil i bukur

Sapo kishte ēelur

I mora erė

Duke e pėrkėdhelur.

 

Trėndafil i bukur

Qė ēel nė ēdo pranverė

Me aromėn e kėndshme

Na gėzon pėrherė.

 

Nė mėngjes kur zgjohem,

Nga dritarja e shikoj

Trėndafilat e bukur

Shumė i adhuroj.

 

Elvira Popa nxėnėse, klasa IV, Arbnesh

 

 

Kurbeti

Jo rastėsisht, por pėr tė pritur apo pėrcjellė tė afėrmit, isha edhe unė disa herė nė aeroportin e Podgoricės. E ulur nė njė tavolinė me prindėrit e mi, pashė njerėzit qė qajshin, ata  ndaheshin nga tė afėrmit. Tjerėt pritshin me lot gėzimi ardhjen e tė vetėve dhe takimin me ta pas shumė vjetėve.

Kėto lot gėzimi nuk do tė zgjasin shumė; do tė kthehen nė lot dhembje kur tė vijė koha e kthimit.

Edhe pse kėtu nė Mal tė Zi, ne shqiptarėt jemi pakicė, sa qėndrova nė aeroportin e Podgoricės, shumica e njerėzve flitnin gjuhėn shqipe. E kuptova se shqiptarėt qenkan ata qė mė sė shumti e lėshuan vendlindjen e vet. Mendova me vete. Ē’i shtyri kėta shqiptarė tė mėrgojnė? Pėr tė pasur njė jetė mė tė mirė? Disa thonė pėr t’iu siguruar fėmijėve jetėn? Mendoj se e vėshtirė duhet tė jetė jeta nė kurbet, por edhe mė e vėshtirė ėshtė pėr prindėrit; mėrgimi atyre u mori mė tė dashurit: djalin, vajzėn, nipin ose mbesėn. Pyeta prindėrit dhe veten, ata qė kanė marrė rrugėt e botės a thua do ta harrojnė gjuhėn e tė parėve vet, shqipen e bukur. Unė kam dėshirė qė kur tė vijnė tė dinė tė flasin nė gjuhėn amtare me prindėrit e tyre, me gjyshet dhe gjyshat e tyre.    

Teuta Gjeēbritaj klasa IV, Arbnesh