Ushqim pėr zemėr                

 Shkruan Dr. Tefik Bekteshi, Prishtinė

 

Shumė dieta qė sot preferohen nga institucionet serioze kanė pėr qėllim parandalimin e sėmundjeve tė zemrės. Natyrisht, modifikimi i mėnyrės sė ushqimit nė popullatė tė caktuar kėrkon qasje komplekse. Nganjėherė tendencat e tilla drejtohen nė gjeneratat e ardhshme. Sidoqoftė, vihet pyetja themelore: a e kemi tė qartė se ēka ėshtė e shėndoshė, ēka i pėlqen zemrės, e njėkohėsisht nuk ėshtė e dėmshme pėr ndonjė organ tjetėr?

Shumė studime epidemiologjike pėrcaktuan modele dietale dhe kategori ushqimi qė lidhen me rrezik tė zvogėluar tė sėmundjeve tė zemrės (kardiovaskulare). Mirėpo, duhet ta kemi tė qartė se shumė mangėsi kanė kėto studime dhe interpretimi i rezultateve duhet tė jetė i kujdesshėm. Tė pėrmendim disa nga argumentet.

Nuk janė tė gjitha yndyrat tė dėmshme

Njėri nga parimet e mjekimit tė sėmundjes zemrės (angina pectoris) ėshtė caktimi faktorėve tė rrezikut. Faktor rreziku ėshtė majmėria (trashėsia) qė shpesh shoqėrohet me faktorėt tjerė tė rrezikut siē ėshtė ērregullimi i metabolizmit tė sheqerit, disbalansi i yndyrave, shtypja e lartė e gjakut dhe rezistenca nė insulinė. Por, disbalanci i yndyrave nė gjak nuk do tė thotė se pėrcjell majmėrinė e tepėrt. Nuk ėshtė e rrallė qė njerėzit pa peshė tė tepėrt e kanė nė gjak tepėr kolesterol. Prandaj, nėse duhet tė pėrcaktohet dieta, e domosdoshme ėshtė tė bėhet profili i yndyrave nė gjak. Nėse ėshtė caktuar sėmundja e zemrės, vlerat e dėshiruara tė kolesterolit duhet tė jenė nėn 5.2 mmol/l dhe LDL kolesterolit nėn 2.6 mmol/l. Por, edhe nėse vlerat janė nė shkallė tė dėshiruar, nuk mund tė silleni sipas kėshillės ha ēka tė dojė zemra. Ėshtė e vėrtetė se ende nuk dimė plotėsisht ēfarė ushqimi i pėlqen zemrės, mirėpo shumė gjėra janė tė njohura.

Argumenti i parė kundėr dietės pa yndyra ishte paradoksit eskimez, i cili karakterizohet me vdekje tė pakta prej sėmundjeve tė zemrės te eskimezėt nėse krahasohet me shtetet e Evropės Veriore, edhe pse ushqimi pėrmban yndyrat nė sasi tė njėjtė – rreth 40% tė kalorive. Kėsaj duhet shtuar se sisorėt qė ushqehen kryesisht me peshq pothuajse nuk kanė sėmundje tė zemrės. Nė Kretė, gjithashtu shpeshtėsia e sėmundjeve tė zemrės ėshtė e vogėl. Kjo shpjegohet me faktin se ushqimi i banorėve tė kėtij ishulli janė peshqit nga deti, si dhe pemėt e shumta. Nuk janė tė dėmshme tė gjitha yndyrat. Yndyrat mund tė jenė me pėrbėrja tė lartė tė thartirave yndyrore tė ngopura (shumica e yndyrave shtazore), apo tė pangopura (yndyrat e peshkut dhe bimėve). Thartirat yndyrore tė pangopura janė elemente qendrore tė dietės mbrojtėse pėr zemėr.

Efekti i dobishėm i thartirave tė pangopura yndyrore

Prej vitit 1930 ishte e qartė se disa thartirave yndyrore nuk janė vetėm burim i energjisė, por janė substanca tė domosdoshme pėr jetė (si vitamina), prandaj edhe quhen thartira yndyrore esenciale. Dy thartira yndyrore tė kėtilla merren nga deti, sidomos nga peshqit yndyrorė. Kėto thartira kanė rol mbrojtės. Ato stabilizojnė membranat e qelizave tė zemrės dhe i bėjnė mė pak tė ndjeshme nė strese, siē ėshtė mungesa e oksigjenit (pėr shkak tė mbylljes sė arteries koronare). Rekomandohet qė nė ushqim sė paku dy here nė javė tė ketė peshk, sidomos peshk yndyror apo eventualisht kjo tė zėvendėsohet me marrjen e njė grami thartirė yndyrore tė pangopura nė ditė. Kėto gjenden nė formė barnash, si omega-3 acidi yndyror i cili, sipas disa shėnimeve mund tė parandalojė sulmin e parė nė zemėr tė meshkujt dhe te femrat, e gjithashtu mund tė parandalojė vdekjen e papritur tė njerėzit pa shenja tė sėmundjes sė zemrės, si dhe dėmin e mėtejmė te njeriu i cili ka pasur sulm nė zemėr. Kėto thartira kanė efekt tė dėshiruar edhe nė nivelin e trigliceridėve nė gjak, nė sistemin imun, nė funksionin e sistemit nervor, nė mekanizmat e koagulimit dhe nė shtypje tė gjakut. Pra nėse hani shumė peshq do tė jetė mirė pėr zemrėn tuaj. Analiza e ushqimit te 85.000 femra qė nga viti 1976 dėshmoi se aty ku ka peshk nė ushqim sėmundja zemrės ėshtė e rrallė. Ja disa sugjerime tė pėrgjithshme: Hani mėngjes tė pasur me fije tė patretshme siē ėshtė qulli i thekrės, drithėra, pemė. Hani leguminoze (groshė) sė paku tri herė nė javė. Provoni supėn nga grosha, sallatė tė ftoftė groshe; soja ėshtė posaēėrisht efektive dhe e mirėseardhur. Hani pesė herė nė ditė nga njė porcion tė pemėve e perimeve. Preferohet krejt fryti, duke pėrfshi edhe lėkurėn. Hani hudhėr; hudhra e njomė apo e zier pėrmban komponentė qė i ndihmon mėlēisė tė zvogėlojė prodhimin e kolesterolit. Si ushqim i mirė mund tė pėrmenden qepa e freskėt, lososi, vaji i ullirit, arra, avokado. Edhe sasia e vogėl venės apo birrės pėrmirėson vlerat e kolesterolit. Hani shumė ushqim qė pėrmban kundėroksidues natyror: vitamina C (biber i kuq dhe i gjelbėr, pjepėr, dredhėza, portokaj etj.). Duket se ky ushqim i pėrshtatėt dhe i pėlqen zemrės.