Ēka bani UDBa me nji shestanos

                                        

Jam 80-vjeē. Pėr mos me e marrė me veti n’vorr, po e la t’shkruom nji nodhje t’shokut tem, Pjetrit Enjllit pej Kullomzet, rrethi i Ulqinit. Pjetri, pėr me shfrye n’nji moment t’mėrzisė, nė besė u ėrrfye t’para mejet dhe Nezir Bardhit pej Kshtenjet (Kranjė, rrethi i Tivarit), para gjysė shekullit.

Kit vakijatė e ka mluo dheni i zi bashkė me Nezirin, kumarėn tem, qi tash disa vjet ka dekė pa i kalxuo gja askurrkujt. Kujtonj qi isht dam e mkat me u vorruo e vėrteta, mos me u ditė sebeti-shkaku pse Pjetri i pat ba tri vjet burg t’rānė me punė t’pėrdhunshme n’Titograd (Podgoricėn e sotshme). Kalemi jem po e qet n’dritė ata ēka goja e ti na ka bjeseduo, e qi kanė qinruo t’konzervuome n’nji qosh t’kryetit tem. Kujtonj qi kjo vakijatė isht nji shemull se ēka e ka gjetė njeriun qi s’ka nigue me hangėr me dy lugė.

Pjetri Enjllit      (1892 - 1971)Pjetri Enjllit ka kjenė katunar, i ri ka dalė pėrjashta (n’gėrbet), ka punuo si hyzmeqar n’ambasada t’huoja n’Stamollė. Ka suo me fol gjuhėn franceze, spanjolēe, turēe, taljanēe, grekēe e pak inglizēe. Mas Luftet Dytė Botnore ka punuo n’ambasadė t’Suedisė n’Beograd, ku ambasador ka kjenė po aj te i cilli Pjetri ka pasė punuo mā heret n’Turki; kyj edhe e ka thirė Pjetrin n’punė.

N’ambasadė, shpesh herė i ka ardhė me nenjė Luci Kols Luc Pals-Margjonaj, shestanos, jurist, qi ka jetuo e punuo n’Beograd, e qi isht hala gjallė. Nji ditė, mas vaktit t’punės, Pjetrit i ka ardhė nji njeri n’ambasadė e i thotė qi nji i katunit ti, pej rrethit Ulqinit si aj, e kerkon dhe ka qijef m’u pa me te. Aj i thotė: “Kam veturen e munj me t’ēuo tash te aj e me t’kthye mrapa”. Pjetri shkoj me te tue menuo e kush do t’ijet kyj njeri?  Mrriti n’nji zyre, ku punonte Niko Gjakonoviqi pej Ulqinit, i cilli u ēuo n’kamė, ja dha dorėn Pjetrit e i tha: “Ulu, a ke qijef me pi gja?” E pinė ka nji kafe bashkė. E bveti pėr te, pėr gjin t’ti, e i tha: “Na jemi miq me shpinė tuoj e kompatriota pej nji shehrit. A je i knaqun aty ku punon, ndije kam qi kanė besė n’ty, e qi t’i kanė dhanė t‘tana ēilsat e ambasadės t’Suedisė, deri edhe t’kasės ku gjinen dokumentat tepėr t’shehta, po a jo?” “Ashtu isht, shok Niko” ju pergjegj Pjetri. “Unė punonj n’UDB*” tha Nikoja, “e kerkojmė pej tejet me na ba nji nerė. Na kena me vlersuo nerėn qi ke me na ba, ashtu qi kurė t’bijenje donj farė zorit ose nevojet n’jetėn tane, na kena me t’vijejt. Suedija n’Luftėn Dytė Botnore nuk ka luftuo, ka kjen neutrale. Neve na intereson pėrmbajtja, ēka shkruojnė ata dokumenta qi gjinen n’kasė. Nji ditė, vonė naten, kena me nisė te ti nji njeri, qi isht i specijalizuom pėr kta punė, e qi me nji aparat fotografik specijal, ka me resmuo gjidh e cillen fojė t’leters t’ktyne dokumentave. Ti ke me ēil kasėn, aj ka me shikuo si janė t’venuom dokumentat, e masenej ka me i venuo shenj ashtu si kanė kjenė. Askurkush nuk ka me ditė pėr kit punė. Na kalxo kur me ardh?” Pjetri ju pėrgjegj: “Unė kit punė nuk munj me e ba, se jam tue hangėr bukėn e tynve, nuk duo me shkel besimin qi ata kanė n’muo”. Nikoja ju pergjegj: “Pjetėr, ti je Jugoslav e jo Suedez, ti lypet me shikuo interesin e tokės tane e jo t’huojen. Atė bukė qi e ha nėr ta, nuk po je tu e hanger xhaba, por me nijersė po e fiton”. Pjetri ju pergjegj: “Me ba unė punėn qi kerkoni, vjen si me trathtuo ambasadorin me tė cillin shum vjet bashkė kemi punuo, nuk munj me ba ata ēka kerkoni pej mejet”. Nikoja u pergjegjė: “Pjetėr, nji javė meno mirė, s’ke nevojė me ardhė prapė te unė, unė kam me nisė nji njeri te ti. Aj ka me t’bvetė si rri puna e ti ke me i kthye xhevapin po ose jo. Hajde tumirė e meno mirė”. E thiri at njeri qi me pruni te aj e me ktheu mrapa.

Pjetri vazhdoj kalximin: “Gjidh javėn kam kjenė n’menime, as me fjetė si duhet nuk kam mujtė. Ē’me ba? Menonjshe kush e di ēka duon ata me ba me ata letra? Mujmė me mi ba qeder zotnisė. Neser vinė prapė e mujnė me kerkuo diē tjetėr. UDBa isht e rezikshme, ma mirė mos me pasė asnji farė kontaktit me ta. Po u thom jo e maroj puna, rrķ rahat e shporrem sish.

Ne krye t’javės erdhi nji njeri, me bveti: “Si rri puna?” Ju pergjegja “jo”. Me shikoj fun e krye dhe shkoj. Mas dy-tri ditėsh, mas orarit punės, erdhėn n’ambasadė dy vetė, me kerkuon, unė u paraqita. Me thanė me mshilė ambasadėn, se vakti i punės ka kaluo, do t’shkojmė n’nji kafehane me nenjė, me bjesduo e me pi diēka. Si me perdhun i nigova, m’shtinė n’vetur, e tu u vozitė nėpėr Beograd, njani me bjesedon masllahatin qi kam pasė me Nikon. I thaē si tu u zhgermush: “Nuk e banj atė punė qi kerkoni pej mejet, xhevapin ja u kam ēuo, a se kini marrė?” E nalen veturėn n’nji ven afėr Dunavit e m’thanė: “A e she kit lum qi kalon atje, kena me t’mytė e trupin tan kena me e hjedhė n’atė ujė e kurkush s’ka me t’gjetė. Na kta dy-tri ditė kena me ardhė te ti e do te bosh ata ēka t’kena kerkuo”. Me kthyen mrapa n’ambasadė. Gjidh natėn nuk kam mujtė me fjetė. Né nesrije kam n’jeh si mamur i turbulluom, deri fytyra m’kish nrruo. Ambasadori m’kerkonte diē e unė i nipshe diē tjeter, kishesh tretė koncentrimin. Zotnija vuni re trazimin, shqetsimin tem. Vuni dorėn n’krah tem e me tha: “Pjetėr, sot po shoh qi diē me ty nuk isht mirė, mos je gja i lig?“ Ju pergjegja “Jo zotni.” “Mos ke doken pej shpijet tane t’lig?”  Ju pergjegja “Jo zotni”. “Mos ka ba dokush presion n’ty, t’ka friguo?” Ju pergjegja “Po zotni”. ”Eja n’kancelarjen teme, ulu e me kalxo tanė punėn, ēe n’fillim deri n’marim, mos sheh gja pej mejet, se unė kam besim t’madh n’ty, pėrta t’kam kėrkuo me t’shti n’punė te unė”. I kalxova tanė punėn fillim e marim. Mi rrahi krahėt e m’tha: “Mos t’kijesh gajle, vazhdo punėn”.

Amasadori shkoj te sekretari i tij, i diktoj diē me shkruo n’makinė shkruese. Me telefon thiren e folen diē gijat. Ma vonė m’kerkoj e m’tha: “Neser ke me mi ba gati ata pektat specijale per pritje solemne se n’orėn 10 kam me kjenė n’kabinet t’marshallatit, kryetarit republikės, ekselencės Titos, n’audijencė t’jashtzakonshme me i dorzuo nji notė protestuese”. Né nesrije, ambasadori shkoj te Titoja, e kur u ktheu me bani me ditė si ka rrjedh puna: ”Notėn ja dorėzova e i thaēė qi UDBa kerkon m’u perzije n’ambasadėn teme e ma maltreton personalin tem. Ekscelenca Titoja me telefon ka bvet ministin Rankoviq mos i ka dhan aj donjė detyrė dokuj qi isht ba kjo punė? Aj isht pergjegjė qi jo, por ata kryetarėt e UDBės mujnė me punuo me iniciativėn e vet. Ekscelenca Tito i tha Rankoviqit: “Ke m’u dhanė urdhen qi mos t’perkasin ma ambasadėn e Suedisė se ktu te unė gjinet ambasadori me protestuo”. Ekselenca Tito ma dha fjalėn qi kjo vakijatė nuk ka m’u pėrsėritė ma. Ti Pjetėr ke me kjenė rahat, nuk ka me t’prekė kurkush ma.

Gati nja dy vjet nuk kam dalė jasht ambasadės. Nuk ma majti. Nja dy ditė ma parė se martova dijalin erdha n’Kullomzė. Dazma kaloj shum bukur. Atė natė t’gostės, sa shkoj nusja n’gjini t’saj, erdhen dy milic, Luci Pals Pers Vogėl-Margjonaj me Selim Muratin, me thanė me u ba gati me shkuo me ta n’milicije t’Ulqinit. Shpinė ma kontrolluon fun e mé, gjeten pushkėn e gjonjės, jau kalxova lejėn, tjetėr gja nuk gjeten. Dazmort u turbulluon. Milici Selim Murati pa se gjintė e shpisė u trazuon shum dhe tha: “Mos kini frig”. Milict me moren me vedi. Nijeva do vetė qi thonjshin: “Kyj do t’ketė ba diē n’Beograd, qi ja kontrolluon shpinė dhe e moren n’milicije”. Me ēuon n’nji zyre, aty rrinte nji njeri qi me tha ulu e thiri diken e i tha thiri ata gjin le t’vinė. Mas pak kohet erdhen katėr vet. Tre u ulen e njani nenji n’kamė. M’thanė: “Pjetėr, na ka ardh nji padi kunėr tejet, na duhet me t’kontrolluo”. U nis njani kah unė, mi shtiu t’dyja duort e tija pėrnjiherė n’tė dy xhepat, pej njanit nxorri nji manil e pej tjetrit si nji farė letret, pej xhepash tjerė gjyslykt e xhezdanin. T’tana kta tesha i vuni n’tavlin. Kryetari i zyres i tha njanit: “Shkruoj me makinė procesverbalin ēka isht gjetė tek aj, e t’tanė kini m’u nėnshkruo. U thaēė: “Unė z’di ēka ish kjo si letėr”. Njani mu pergjegj: “Na tre jena dishmitar qi kena pa me sy tonė ēka ka dalė pej xhepash tu, e kyj tjetri vetė ti ka nxjerrė e i ka vu n’tavlin, ti do t’nėshkruhesh si na, se t’tana kta gjana tujat janė”. Kryetari i zyres me za t’nalt me tha: “Nėnshkruoju edhe ti si tjert”. Mu desh m’u nėnshkruo. Ata dolen pej zyret, e desha me dal edhe unė, por me nalen e m’thanė: “Ti ke me kjenė nėn hetime, kena me t’ēuo n’Titograd n’burg preventiv”. Dy muoj me kanė kerkuo gjin’ja, nuk kanė ditė se ku gjinem. N’ditėn e gjykimit prokurori publik tha qi unė jam marrė me spijunlloqe, qi n’xhep tem isht gjetė nji letėr aluminijumit me karakter shpijunazhi. Tha qi kam punuo kunra popullit dhe qeverisė, dhe aj kerkoj qi t’shpallem fajtuer e t’denohem simas zakonit. Avokati jem me bveti se ku gjinet shpija jeme, a isht afėr xhadjet, nji s’isht, sa kohė duhet me shkuo n’kamė pėr me mrritė n’xhade? Ju pergjegja se shpija jeme gjinet n’nji ven malor, me rruga t’ngushta, ku ka pyje, ēuba, pemė, shpija tjera, afėr nji orė duhet me shkuo n’kamė pėr me mrritė n’xhade. Avokati vazhdoj: “Isht jasht kuptimit normal, qi nji njeri, qi milict ja kanė kontrolluo shpinė e qi e kanė marrė me vedi, mé ēuo n’milicije, me bajtė me vedi n’xhep nji dokument qi e kompromiton. Ta kish pasė me vedi n’xhep at letėr, aj ka mujtė rrugės me u thanė milicvet qi i lypet me ba nji nevojė fizike e mé hjedhė at letėr n’pyllė, nji orė ka pasė kohė mé ba kit punė. Akuza nuk ka kalxuo kush e ka shkruo, kuj isht dashė m’u dorzuo kyj dokument spijunazhit, pėr ken ka punuo? Sebet qi mungojnė argumentet qi e fajsojnė, kėrkonj qi t’lirohet si i pafajshėm”.

Gjygji dha vendimin: tri vjet burg t’rānė me punė pėrdhunė.  

Pjetri na tha: “Kam gabuo, nuk vijen me i kalxuo ēdo gja gjikuj; t’kishesh than qi ēilsat e kasės nuk gjinen te unė, UDBa nuk kish pasė ēka me kerkuo pej mejet. I bana tri vjet burg deri mo te mramten ditė, bizbigari-hak tue kjenė nė nreqtė t’Zotit. Me muo UDBa u soll shum keq”. Unė e bveta Pjetrin: “Me m’kalxuo t’nreqtėn, a t’kanė rrah”. Mu pergjegj: “Jo, veē se me kanė shį”.

Luci Sims Kols Nreks Gjoks-Stanaj pej Braticet, qi ka kjenė kryepuntor nė ndėrmarje “Silvikultura” t’Ulqinit, mas burgut e shtiu Pjetrin n’punė me ēilė gropa pėr pyllzimin e malit.

N’atė kohė, unė kam punuo punė administrative dhe finansijare dhe jetuo n’Tivar, por vinjshe n’vikende n’Braticė t’Ulqinit te nana jeme. Pjetri m’erdhi nji t’dielle n’shpi me m’u lutė qi me i gjetė nji punė t’lehtė n’Tivar. Ja gjeta punėn si magaziner dhe rojtar, si dhe banimin. Mas do vjetsh doli n’pension e jetoj n’Kullomzė.

Nji fatkeqsi nuk vjen vetėm, e kargon (tėrhjek) tjetrėn mas vedit. Dijali dishirit i ti, Anria ka pasė lingatėn e tokės (epilepsia). Nji ditė tu punuo n’kopshtin nėn shpi, Anrinė e kapen kriza e lingatės, dhe aj  aty bje me fytyrė n’nji brrakė qi kishte nja nji pllamė ujė dhe mytet. Nuk qilloj kush me te pėr me e pshtuo.

Pjetri ka dekė 79 vjeē, mė 1971 n’Kullomzė. Ka lanė gruon qi diq ma vonė, si dhe nji vajzė t’martuome n’Kullomzė.             

*UDB - Unutrašnja Državna Bezbjednost (Sigurimi Shtetėror i Brendshėm i Jugosllavisė tė mbas Luftės II Botėrore)

Shkruan Gjoka’j Pals Gjoks Zefit Gjoks-Stanaj, Braticė, Ulqin