Emil LAFE

  

RĖNDĖSIA E AUTORĖVE TĖ VJETĖR PĖR SHQIPEN E SOTME

 

1. Nė tė gjitha letėrsitė evropiane shkrimtarėt e vjetėr gėzojnė njė vend nderi jo vetėm pėr guximin qė kanė pasur pėr tė pėrballuar vėshtirėsitė e mėdha tė themelimit tė traditės sė shkrimit nė gjuhėn amtare, por edhe pėr vlerat letrare, sado fillestare, qė kanė mundur tė krijojnė. Gjon Buzuku, pėr tė cilin jemi mbledhur sot nė shenjė nderimi e pėrkujtimi, na kėrkon ndjesė me pėrvujtėri, kur thotė: “nukė ēuditem se nė paēa fėjyem, kėjo tue klenė mā e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom mbė gluhėt tanė.” Kulturat, qė tė qėndrojnė e tė zhvillohen, kanė nevojė pėr themele tė shėndosha e pėr rrėnjė tė thella. Pėrndryshe rrebeshet e historisė i zhbijnė e i rrėzojnė. Autorėt tanė tė vjetėr, katėr tė mėdhenjtė: Buzuku, Budi, Bardhi e Bogdani, janė gurė ciklopikė tė themeleve dhe rrėnjė tė thella tė kulturės shqiptare. Trashėgimia gjuhėsore, letrare e kulturore qė na kanė lėnė, ka vlerė tė paēmuar. Ata nuk do t’i mbulojė pluhuri i harresės, por do tė tėrheqin pėr shumė e shumė kohė vėmendjen e shkencės albanologjike.

Shqipja ėshtė vėrtet njė nga gjuhėt mė tė lashta tė Ballkanit, por njėkohėsisht edhe njė gjuhė e dėshmuar vonė nė shkrim. Prandaj pėrcaktori tė vjetėr pėr autorėt mė tė hershėm tė gjuhės shqipe e njėkohėsisht edhe tė letėrsisė shqipe, ka njė vlerė relative dhe duhet parė brenda rrethanave tė historisė kulturore tė popullit shqiptar. Nė tė vėrtetė kėta autorė i pėrkasin njė kohe tė re, kohės sė formimit e tė konsolidimit tė kulturave shkrimore kombėtare te popujt evropianė. Ata janė shprehje e pjesėmarrjes edhe tė shqiptarėve nė ato rrjedha kulturore e politike tė kontinentit tonė.

2. Pėr shkak tė njohjes tepėr tė kufizuar (Buzuku u rizbulua mė 1909), veprat e tyre nuk patėn ndonjė ndikim tė drejtpėrdrejtė nė procesin e zhvillimit tė shqipes sė shkruar dhe krijimit tė letėrsisė shqiptare gjatė Rilindjes Kombėtare. Nga rilindėsit, me sa dimė, vetėm K. Kristoforidhi i pati njohur dhe veprat e Budit e tė Bogdanit dhe i ka vjelė e i ka pėrmendur herė pas here pėr tė zgjeruar gjeografinė e dėshmimit tė fjalėve nė Fjalorin e tij tė gjuhės shqipe. Rilindėsit u nisėn nga gjuha e gjallė qė flitej nė kohėn e tyre nė trevat prej nga vinin. Ata pasqyruan nė veprat e tyre gjuhėn e kohės dhe jo traditėn shkrimore, qoftė edhe tė Bogdanit, si autori mė i vonė e mė pranė gegėrishtes sė kohės sė re. Nė njėfarė kuptimi gjuha shqipe nisi tė lėvrohej pėrsėri nga e para gjatė Rilindjes. Por lėvrimi i gjuhės shqipe qė nga autorėt e vjetėr e deri sot pėrshkohet nė mėnyrė tė pandėrprerė nga vetėdija e pėrgjegjėsisė sė lartė dhe e detyrės ndaj gjuhės amtare si shprehje e dashurisė dhe pėrgjegjėsisė ndaj vendit e ndaj popullit. Gjon Buzuku na thotė se e shkroi veprėn e tij fort tė vėshtirė “en sė dashunit sė botėsės sanė” dhe “me zdritunė pak mendetė” e popullit tė vet “ndė Arbanīt”, pėr tė cilin i lutet Zotit, qė ta shpėtojė nga mortaja (nėnkupto: robėria turke). Ato qė Buzuku i ka thėnė me fjalė tė kursyera, po tė ndiera, pasardhėsit e tij i kanė thėnė shprehimisht. Pjetėr Budi rrėfehet se shkrimet e tij “dėshmonjėnė se i madh kā qenė gjithėherė kujdesi e dėshiri i zemėrėsė sime pėr ndimė tė Patriesė e tė gjuhusė sanė, qi u vduorė ende po vdārenė mā tė shumėn veēėse pėr letrė e pėr tė mpsuom” dhe ankohet se gjuha po prishet edhe prej pakujdesisė sė “diesve dhe letėrorėve” tė kohės sė vet. Frang Bardhi nė parathėnien e fjalorit latinisht – shqip (1635) rrėfen se i hyri punės pėr atė vepėr “Tue pasunė ditė e pėr ditė …kujtuem se me qish do copė libėr keshė me ndihmuem mbė nja anė gjuhėn tanė qi po bdaretė e po bastardhohetė.” Pjetėr Bogdani gjithė nė kėtė hulli te parathėnia (“Tė primitė pėrpara letrarit”) e veprės sė vet madhore ankohet pėr “petkun e shqerrė tė gjuhės sanė, qė me dijet dvuer ende fjalėtė”, bėn thirrje pėr tė mos e lėnė “dijenė e gjuhėn e dheut (nėnkupto: atdheut) me u dvarunė” dhe trishtohet “tue vum roe tė gjymtėtėt e gjuhėsė arbėneshė e silla pėr tė pakė tė vetė, tė madhe pjesė huan gjuhėshit konfinjėtare…”. Ai rrėfen mė tej: “M’u desh pra me djersė tė mėdhā me qitunė mbė dritė shumė fjalė plaka e tė harrueme” qė “tė mos dvārenė fjalėtė, tė silatė sa e kanė po ntretenė”. Kėta autorė kanė vepruar kėshtu me vetėdije tė plotė pėr ta shpėtuar dhe pėr ta kėndellur gjuhėn shqipe. Jo rastėsisht Eqrem Ēabej nė artikullin e njohur “Pėr pastėrtinė e gjuhės shqipe” i drejtohet pikėrisht veprės sė tyre tė frymėzuar nga ndjenja atdhetare pėr tė argumentuar se pastrimi i gjuhės nga “mishi i huaj” i huazimeve tė panevojshme “ėshtė njė detyrė shkencore, njėkohėsisht edhe kombėtare. Nuk ėshtė aspak njė shenjė shovinizmi, shqiptari nuk e ka traditė shovinizmin.”

Veprat e autorėve tė vjetėr ruajnė vėrtet njė visar tė vėrtetė fjalėsh, shprehjesh e mėnyrash tė thėni. Ata janė krijuesit e leksikut dituror tė gjuhės shqipe. Nė veprat e tyre gjejmė mjaft fjalė tė prejardhura me kuptim abstrakt si dhe emėrtime personash e sendesh sipas tiparesh tė ndryshme, si p.sh. amėni ‘maternitas’, amėshim, i amėshuem, andėrrues, -i, anėmiqėsi, i arėsyeshim, argėtoj, banjėtar ‘balneator’, bashkari, begati, bijėni, ēkushėllim (antonim i ngushėllim), i derpėtueshim (i depėrtueshėm), dėshminjėni (dėshmi), i dijtėshim, dhelpėni, dhelpėnisht, dhunėtijė, fjalėtar, dėftues, i dijtėshim, fajėtuer, fajėtore, fėlligėshti, fėmijėni, fjalėtar, i frujtueshim (i frytshėm), grykėsi, gjetės, gjuhėtar ‘elokuent’, gjukatės, hirplote, kangėtuer, kėrkim, kėshilltar, konfinjėtar-e, kopshtar, krijues, krye ‘kapitull’, kujtim, kumbim, kushtim, kundėrshtar, kundėrshti, lagėsinė, landėtar (zdrukthėtar, ai qė punon lėnd druri), letėrar, lėngim, ligjėratė, lutės, madhėshti, madhėshtuer, madhėshtues, madhėshtueshim, mbarim, miqėsi, miqėsisht, mjesėditė, mjeshtėri, mjeshtėrisht, moralisht, mrekullisht, i mrekullueshim, mundim, muratuer, -ori, i ndėrmjetshim, ndėshkues, ndjekės (ithtar, imitues), njerėzisht, xanės (nxanės), i padurueshim ‘intolerans’, i papushtueshim, peshkėsujė ‘pishinė’, i pėrbrendshėm, me pėrderdhunė, i pėrflakshėm, i pėrkotunė ‘somnifer’, i pėrkujdesshim, i pėrmallshim, pėrmbiemnoj, pėrndjek, i pėrzjarmshim, predikim, pushim, i pushtetshim pushtues ‘possessor’, reshėtimė ‘reshje, tė reshura’, rrėfim, sendėrgji, shkollar, shqyrėtim, shqyrėtues, tradhėtisht, ujėsim, urta, urti-a, vepėrues, vetėmi, vistar ‘visar’, vjershėtar, i vullėndetshim, zdrit, zotėrisht etj.,etj. Njė pjesė e kėtyre duket se janė krijuar nga ata vetė. Kėshtu ata hapėn njė rrugė tė frytshme pėr pasurimin e gjuhės sonė tė shkrimit qoftė me fjalė plaka e tė harruara, qoftė me krijime tė reja. Kjo rrugė doli shumė e frytshme gjatė Rilindjes dhe vijon edhe nė ditėt tona. Sot, kur falė punės sė pionierit tė leksikografisė historike, prof. Kolė Ashtės, dhe pėrkujdesjes sė sektorit tė albanologjisė nė Universitetin e Shkodrės leksiku i autorėve tė vjetėr ėshtė i botuar me kritere shkencore, janė kushtet qė ai tė studiohet e tė vlerėsohet edhe si dėshmi e pėrpjekjeve pėr lėvrimin e gjuhės dhe pėr pasurimin e saj.

3. Njė vlerė tjetėr e madhe e autorėve tė vjetėr ėshtė se ata na dėshmojnė me veprat e tyre njė fazė tė gjuhės sonė kur dy kryedialektet e saj ishin mė afėr me njėri-tjetrin dhe vetė gegėrishtja ishte mė e njėsishme. Kjo dėshmi e tyre ka ndikuar qė lėvruesit e gjuhės shqipe nga treva e Shkodrės tė heqin dorė shkallė-shkallė nga pasqyrimi nė shkrim i disa tipareve fonetike vendore si thjeshtimi i dyzanoreve ue, ie, yeu, i, y (shkue: shku, diell: dill, thye: thy) dhe i grupeve me bashkėtingėllore hundore mb, nd, ng, ngj (mbush: mush, nder: ner, ngusht: ŋusht, ngjall: njall). Komisia Letrare, duke pasur parasysh edhe autorėt e vjetėr, formuloi kėto rregulla:

§ 4. Tufat e bashkzānorevet mb e nd, do tė shkruhen nė formėn e vjetėr tė ruejtun nė dialektin tosknisht; pėr shembull nderė, ndrikullė, vend, katund, mbret, mbathė, mbushė, kāmbė etj.

§ 5. Dyzānoret ie, ue, ye, tė cilat nė djalekt t’Elbasanit janė pėrmbledhun nė zānoret e gjata ī, ū, y (thū, ftū, pėrrū, punū, mū; qīll, dīll, shtīll; kry, ly, rrėfy etj.) do tė shkruhen tė plota ashtu si janė nė djalekt tosknisht e nė disa djalekte gegnishte (thue, ftue, pėrrue, shkue, punue, mue; qiell, diell, miell, shtiell; krye, lye, rrėfye etj.).

§ 6. Ė-ja mund tė gjindet pėrpara apo pėrmbrapa rrokjes sė theksuese, aty ku e lyp etymologjia e ku pėrdoret nė tosknishte; p.sh. pėrrue, rrėfye, kėndue, mollė, punė, bardhė, gjatė etj.

Te kjo rregull e fundit ėshtė pėr tė vėnė re se “aty ku e lyp etymologjia” do tė thotė ku ėshtė shkruar sė lashti nga autorėt e vjetėr. Pra, Komisia nė kėtė pikė vendosi shprehimisht zbatimin e parimit etimologjik pėr gegėrishten letrare, pėr ta afruar me toskėrishten, ku nė rastet e mėsipėrme zbatohet thjesht parimi fonetik. Gjuha e autorėve tė vjetėr ka shėrbyer kėshtu si njėfarė emėruesi i pėrbashkėt pėr tė zgjidhur drejt disa ēėshtje themelore tė drejtshkrimit tė gjuhės shqipe, duke zbritur te njė fazė mė e vjetėr pėrbashkėt.

4. Nė historinė e pėrpjekjeve pėr formimin e shqipes letrare autorėt e vjetėr zėnė pa dyshim vendin e nismėtarėve dorėmbarė. Ka shumė arsye qė na bėjnė tė besojmė se edhe Buzuku nuk u shfaq ashtu krejt papritur si njė mal nė mes tė fushės. Duke e pėrsiatur thellė karakterin e pėrgjithshėm tė gjuhės sė Buzukut nė Hyrjen studimore tė botimit kritik tė “Mesharit”, prof. E. Ēabej arrinte nė pėrfundimin se “Kemi tė bėjmė pikėsėpari me njė gjuhė letrare: prodhim edhe i njė zhvillimi tė mėparmė tė shkrimit edhe i pėrpunimit nga ana e kėtij shkrimtari, i pėrpjekjes individuale pėr tė ngritur tė folėt popullor nė njė shkallė mė tė lartė tė pėrdorimit” dhe se ky libėr ėshtė “njė vazhdim e njėkohėsisht njė fillim”. Pjetėr Bogdani e dėshmon nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė veprimin e tij tė vetėdijshėm pėr tė pėrzgjedhur mjetet dhe format gjuhėsore: “tue kjanė unė prej Guri ndė Hastė, Sanxhakijet sė Dukagjinit, Dioēezit sė Prezrendit, m’anshtė dashunė me djersė tė mėdha, shumė fjalė me ndrequnė ndė dhē tė Shkodrėsė.” Bogdani jep njė mėsim me vlerė edhe pėr kohėn tonė: pėr tė nxėnė e pėr tė shkruar gjuhėn letrare duhen derdhur “djersė tė mėdha”; prandaj nuk mund tė quhen tė mbėshtetura mėtimet e disave qė duan tė sajojnė sipas dėshirės variacione vendore tė gjuhės letrare, duke kujtuar se kanė gjetur mėnyrėn pėr ta nxėnė "me pak djersė".

Kjo pėrpjekje pėr formimin e gjuhės letrare ėshtė njė nga faqet mė tė ndritura tė historisė kulturore tė popullit shqiptar. Njohja e saj si proces dhe njohja e veprės sė shkrimtarėve tė vjetėr ėshtė e domosdoshme pėr formimin e pėrgjithshėm kulturor e kombėtar. Justin Rrota ka meritėn se i dha shkollės shqipe libra mėsimi pėr njohjen e gjuhės sė Buzukut. Shkrimtarėt e vjetėr, si themel i kulturės letrare, kishin njė vend tė denjė edhe nė antologjitė shkollore tė botuara para e gjatė luftės. Njė vend tė mirė zėnė autorėt e vjetėr edhe nė tekstet mėsimore tė botuara pas Ēlirimit, deri nė fillimin  fushatės pėr revolucionarizimin e shkollės, si edhe nė “Historinė e letėrsisė shqipe” tė botuar nga Instituti i Gjuhėsisė dhe i Letėrsisė mė 1959 (vėll. I), ku kreun e autorėve tė vjetėr e ka shkruar prof. Mahir Domi. Pėr fat tė keq hartuesit e teksteve tė sotme tė letėrsisė duket se janė ende nėn ndikimin e paragjykimeve tė viteve ’70-’80 ndaj autorėve tė vjetėr. Nė tekstin e sotėm tė letėrsisė pėr shkollat e mesme tė profilit shoqėror tė botuar nė Tiranė janė pėrfshirė vetėm Pjetėr Budi e Pjetėr Bogdani dhe hartuesit rreken tė gjejnė tek ta fillesat e poezisė shqipe, duke lėnė mėnjanė punėn e tyre tė madhe si lėvrues tė gjuhės shqipe. Nė kėtė periudhė tė parė tė zhvillimit tė saj, letėrsia shqipe nuk mund tė shkėputet nga vetė procesi i lėvrimit tė gjuhės dhe tė shihet thjesht si letėrsi. Veprimtaritė qė po zhvillohen nė 450-vjetorin e shkrimtarit tė parė tė gjuhės shqipe le tė shėrbejnė edhe pėr njė mendim tė ri lidhur me vendin e autorėve tė vjetėr nė kulturėn filologjike e letrare tė brezit tė ri.