Leukoza
e lopėve (gjedhėve)
Shkruan
Dr. Ruzhdi Hasanaga
Me emėrtimin leukoza e
gjedhit (e lopės) pėrfshihen njė varg sėmundjesh, tė cilat dallohen me
ndryshime patohistologjike. Pasi trajtat e rralla (sporadike) nuk janė ngjitėse,
kėtu do tė bėhet fjalė vetėm pėr formėn epidemike (enzootike) tė sėmundjes.
Leukoza ėshtė e pėrhapur
nė shumė vende tė botės me blegėtori tė zhvilluar. Ajo ėshtė vėrtetuar
nė disa rajone nė Mal tė Zi, kurse mė 2004 edhe nė komunėn e Ulqinit. Pėrhapja
e sėmundjes po vazhdon edhe sot, tė cilėn po e ndihmon importeksporti i kafshėve.
Rėndėsia
e sėmundjes
Ėshtė pėr t'u theksuar,
qė leukoza e gjedhėve (e lopėve) ka rėndėsi tė veēantė edhe pėr shėrbimin
e veterinarisė. Kjo sėmundje ngjitėse pengon zhvillimin e blegėtorisė.
Ekonomia e vendit e prekur nga kjo sėmundje pėson dėme tė mėdha; pakėsohet
prodhimi i qumėshtit dhe mishit, bėhet therja e detyruar e lopėve, kufizohet
lėvizja e kafshėve tė sėmura ose ajo bėhet nėn kontrol tė rreptė
veterinar, konfiskohet mishi me shenja tė sėmundjes.
Shkaktari i sėmundjes
Sėmundjen e shkakton
virusi jo i qėndrueshėn ndaj rrezeve direkte tė diellit, ndaj tė ftohtit (ngricave)
dhe ndaj dezinfektuesve tė zakonshėm. Infektimet ndodhin nga e ėma nė fryt (para
lindjes) ose viēi infektohet me anė tė kulloshtrės dhe qumėshtit, gjatė
vaksinimit (tuberkulinizimit) tė kryer me tė njėjtėn gjilpėrė. Mėnyra
tjetėr e infektimit tė kafshėve qė jetojnė nė afėrsi ndodh gjatė
kontaktit direkt, ose edhe me anė tė urinės, sekreteve, fekaleve (baglave).
Diagnoza e sėmundjes
Duhen 200 ditė, mė tė
shumtėn 7 vjet, deri tė paraqiten shenjat e sėmundjes. Ėshtė vėnė re qė
sėmundja kalon nėpėr njė fazė qetėsie, ku kafsha e ruan gjendjen shėndetėsore
tė plotė, mirėpo prania e virusit mund tė zbulohet me kontrollimin e gjakut
(nė mėnyrė serologjike) 412 muaj pas infektimit.
Caktimin e diagnozės e
lehtėsojnė shenjat karakteristike tė sėmundjes. Kafsha e sėmurė mė tė
shumtėn ka ethe (41.50C), keq e hanė ushqimin, dobėsohet dukshėm, qumėshtin
e pakėson, ngrehet nė kėmbė dhe ecen me zor, kollitet dhe merr frymė me vėshtirėsi,
ka aritmi kardiake dhe puls tė shpejtuar, i zmadhohet 215 herė shpretka, mėlēia
e sidomos gjėndrat. Shpeshherė kafshėt ngordhin ose detyrimisht ēohen nė
thertore. Sėmundja nuk ka mjekim specifik. Prognoza ėshtė e keqe.
Pėrfundim
Leukoza
e gjedhėve (e lopėve), si sėmundje virale ngjitėse, i nėnshtrohet
rregullave dhe kontrollit ligjor.
Le tė theksohet, qė
leukoza e gjedhėve (lopėve) nuk paraqet rrezik pėr shėndetin e njeriut. Qumėshti
dhe mishi, kur kontrolli veterinarosanitar nuk zbulon ndryshime, mund tė pėrdoren
pėr ushqim, me kusht qė t'i nėnshtrohen pėrpunimit termik (zierj).