Shkruan:
Prof. Dr Hujrullah Koliqi, Prishtinė
Rrėnjėt pagane tė banierit nė Shestan, Krajė
Etnologu shqiptar Mark
Tirtja, duke u mbėshtetur edhe nė mendimin shkencor tė Hanit, Durhamit, Nopēes,
Gjeēovit, B. Jubanit, Lambercit, Ēabejt, Z. Sakos dhe Rr. Zojzit, ndėr tė
tjera shkruan: Figurat mitologjike, kultet, ritet e besimit, emrat totemikė, qė
janė elemente tė mitologjisė shqiptare e qė kanė tė bėjnė, pėr sa i pėrket
trevės ilire e shqiptare, me qiellin e me yjet, me tokė e me det, me male e me
pyje tė caktuara, me rrugė, me kafshė, me shpendė e me gurė, me kurbane e
ndėrtime banesash, urash e kėshtjellash, me prodhimtari bujqėsore e
blegtorale, me ritet kalendarike, me lindje, me iniciacionet, me martesėn e me
vdekjen, me shėndetin e me sėmundje, me parashikimet e ėndėrrimet e kėshtu
me radhė, pa pėrjashtuar huazime nga popujt e tjerė, mendojmė se nė njė
pjesė tė konsiderueshme kanė lidhje trashėgimore me kult, perėndi, rite e
besime tė periudhės ilire...
Shumė prej kėtyre
figurave mitologjike, kulteve, riteve pagane (ilire) nuk ekzistojnė mė, por
disa prej tyre, natyrisht tė modifikuara, i pėrballuan rrebeshit tė kohės e
historisė dhe gjurmėt e tyre i gjejmė edhe nė kohėn tonė ose u ruajtėn nė
kujtesėn e mė tė moshuarve. Ata, nė radhė tė parė, u pėrzien me doket
romake tė kalendeve e me ideologjinė e ritet kristiane (katolike, ortodokse).
Kultet, perėnditė, idhujt e ritet pagane pėsuan goditje tė rėndė, sidomos
nga islamizmi, si doktrinė kundėr idhujtarisė pagane, kundėr nderimit dhe
adhurimit tė statujave e figurave si hyjni. Rol negativ nė kėtė fushė tė
kulturės popullore luajti edhe komunizmi, i cili i luftoi ato nėn firmėn e
besimeve tė kota, tė prapambetura, madje edhe reakcionare. Kėtu do tė pėrqendrohem
vetėm nė njė relikt nga tradita pagane e Krajės, i ruajtur deri sot nė Anėn
e Sipėrme tė saj. Ky ėshtė baniri i Shestanit.
Ē'ėshtė baniri
Baniri ose banieri,
bandiri, banili (ital. Bandiera, gjer. Banner, angl. Banner, frengj. Banniere)
ėshtė fjalė neolatine prej fjalės latine banderium (banderia, banerium); ka
dy kuptime:
1.flamur, flamur
sinjalizimi, shenjė, dėshmi (vexillum, signum),
2.kohortė ushtarake, ēetė
ushtarake (cohore militaris, manus militum).
Nė kėtė kuadėr edhe
baniri i Shestanit (Krajės) ėshtė njė flamur, flamur sinjalizimi, dėshmi,
shenjė, hyllėsi me prejardhje pagane, i pėrbėrė prej njė druri tė gjatė
(shtyllė), i zbukuruar me gjethe tė njoma dhe me lule tė bukura, zakonisht me
lule kavili e devesili. D. Nikollė Gazulli shkruan se baniri ėshtė njė shkop
i njomun me gjeth, tė cilin shestanasit e pėrgatisin dhe e ngrisin (e ēojnė,
e vendosin) pėr ēdo vit nė mėngjesin e Ditės sė Korpit dhe Gjakut tė
Krishtit, nė njė maje mali (kodėr, breg), zakonisht tė xhveshur nga pylli, nė
mėnyrė qė atė tė ketė mundėsi ta shikojė dhe t'i gėzohet tėrė fshati.
Pikėrisht kjo ėshtė arsyeja qė Ditėn e Korpit dhe Gjakut tė Krishtit,
populli (vendasit) e quajnė Dita e Banirit.
Njė version tjetėr i
banirit, sipas N. Gazullit, ėshtė edhe shkujka, shujka, shkulka, tė cilėn ai
e dėshmon nė Spaē, Malėsi tė Madhe, Shkodėr dhe Pukė. Sipas tij, shkujka
ka dy kuptime:
1.sogjeja rojė, rojė
prej vendi tė naltė (germ. Vedette, it. Vedetta),
2.dru e njomė me gjethe e
lule qė nguleshin rreth shėna Prendes (shna Prenes) ndėr bjeshkė pėr me
diftue zotnimin e kullosės; greqisht e vjetėr: thyrsos shkop me gjeth e me lule hardhije ngulė nė nji boēė pishe
qi barej ndėr kremte tė Bakhut.
Edhe Eqrem Ēabej, duke
cituar FGS, shkruan se shkulka ėshtė degė shelgu e qėruar qė ngulet midis
njė livadhi si shenjė qė vendi ėshtė zėnė e nuk lejohet kullotja e bagėtisė;
me tė kositur livadhi shkulka hiqet. Ai shton se fjala ēkujkėzė pėrdoret
edhe nė Qeparo (Bregu i Detit). Sipas Bariēit, fjala shkulkė (shkujkė) ėshtė
e burimit gotik (skulka), e cila ka hyrė nė gjuhėn shqipe nėpėmjet tė
latinishtės ushtarake. Nga ky pėrshkrim i banirit dhe i shkujkės del qartė
se midis tyre ka ngjashmėri, por edhe dallime pėrmbajtėsore. Pėr dallim nga
shkujka, baniri ngėrthen nė veti edhe pėrmbajtje rituale, hyjnore (shpirtėrore).
Ai ėshtė i veshur me petkun fetar (tė krishterė), ai ėshtė njė flamur
natyror qė lidhet me Ditėn e Korpit tė Krishtit.
Ngritja e banierit
Mė 1996, Dita e Korpit tė
Krishtit, ishte me 6 qershor, sipas Kalendarit tė ri (gregorian). Kėsaj dite (kremte
fetare) nė Shestan i paraprinė e Enjtja e Madhe, e cila fillon tri ditė para
Pashkėve dhe pėrfundon me Ditėn e Korpit tė Krishtit, nė mėngjesin e tė
cilės ngritet edhe baniri. Dita e Korpit dhe Gjakut tė Krishtit ėshtė
gjithmonė ditė e enjte.
Dita e Korpit dhe Gjakut tė
Krishtit ėshtė edhe festė e veēantė e Gjuraēit nė Shestanin Posht (Nėnmal).
Banorėt e Gjuraēit e ēojnė
banirin m'e Kunjit, banorėt e Bujgėrit m'e
Golikut, banorėt e Pecajve (tash janė tė besimit ortodoks dhe tė sllavizuar)
e ngrisin banirin m'e Banierit, kurse Lukiqi (Lukajt) e ēojnė m'e Lipojcės,
Gurrza m'e Banierit dhe Dedajtm'e Ostrojicės. Fjala ėshtė pėr disa maje
malesh tė vegjėl pranė fshatrave tė pėrmendur, nė tė cilėt ngritet
baniri.
Ngritja e banierit
zakonisht shoqėrohet edhe me njė ritual tė veēantė. Ishte zakon qė njė
ditė para Ditės sė Banirit (Ditės sė Korpit dhe tė Gjakut tė Krishtit) fėmijėt
e fshatit dilnin shtėpi pėr shtėpi pėr tė mbledhur miell, vaj, djath, vezė.
Secila familje jepte diēka, nė mėnyrė krejt vullnetare. Me artikujt e
grumbulluar, njė grua e fshatit angazhohej pėr tė pėrgatitur pėrpeq. Tepsinė
me pėrpeq e zbukuronin me lule dhe e ēonin te banieri, gjegjėsisht te burrat
e fshatit, tė cilėt e ngritnin banierin herėt nė mėngjes. Burrat dhe njerėzit
tjerė tė pranishėm te banieri hanin pėrpeq , kėndonin kėngė, hidhnin
valle dhe shtienin me pushkė. Ajo ishte ditė gėzimi dhe hareje. Ishte zakon,
gjithashtu, qė mjedisi i pėrpeqit t'i kthehej gatueses me tepsi, si shenjė
falėnderimi dhe admirimi pėr gatesėn.
Ngritja e banierit nė
fshatrat e Shestanit dhe rrethet rreth tij bėheshin nė natje (mėngjes) pa u lėshuar
bagėtia.
Ėshtė interesant fakti
se shestanasit kėtė traditė e bartėn edhe nė treva tjera, atje ku u
vendosen, si nė Salē tė Ulqinit, banorėt e tė cilit e ngritin banierin nė
maje tė Mazhurit; banorėt e Krythės sė Ulqinit e ngritin atė nė maje tė
Malit tė Krythės (maja e Hijes), ndėrsa fshatarėt e Braticės e ngritin
banierin nė Marvian, gjegjėsisht nė Rogėn e Banirit (Banieri). Kjo praktikė
e ngritjes sė banierit ka filluar tė ringjallet edhe kėto vjetėt e fundit.
Banieri edhe nė gjeti
Veē kėsaj, ka gjurmė qė
dėshmojnė se riti i ngritjes sė banierit ishte i pranishėm edhe nė trevat
tjera tė Krajės, popullėsia e tė cilave aktualisht ėshtė e besimit
mysliman. Pėr kėtė dėshmon maja lindore e Malit tė Gjanė, e cila quhet
maja e Banilit; dėshmon gjithashtu edhe njė masiv shkėmbor mbi fshatin e Kėshtenjės,
i cili quhet maja e Bandierit, ndėrsa praktika e ngritjes sė banierit nė
majen e Qithit nga fshatarėt e Ftjanit (myslimanė e katolikė) ka gjallėruar
deri vonė.
Banierin e majes sė
Qithit, tė moshuarit nga Ftjani e kujtojnė me nostalgji, kur thonė: Aty
banieri ka ndenjė gjithmonė. Ai ish nji shenj i bukur.
Banorėt e kėtyre anėve
banierin e ngulin ndėr Rrėshajė nė Maje tė Rumisė, do tė dėshmojė N.
Gazulli. Pelengrinazhi (shtegtimi) i kranjanėve nė Rumi, gjegjėsisht ngjitja
e tyre nė maje tė Rumisė, ēdo vit nė Ditėn e Rrėshajave (sipas kalendarit
tė vjetėr julian), pa lindur dielli dhe pėr t'iu falė atij posa tė lindė,
pėrveē kryqit tė Shmėrisė sė Krajės dhe riteve tjera fetare (tė
krishtera), me prejardhje mesjetare, ata ngulnin (ngritnin) nė maje tė Rumisė
edhe banierin.
Vjetėrsia e traditės
Siē dihet, pelegrinazhet
nė maje malesh tė caktuara, nė ditė kalendarike tė caktuara, janė me
origjinė shumė tė hershme (paramesjetare) dhe shumė tė perhapura nė trevat
shqiptare
Majat e tilla, si maja e
Shelbuemit afėr Lezhės; nė Alpe: maja e Shkėlzenit, maja e Pashtrikut, maja
e Hekurave, Koritniku. Tė tilla ishin edhe maja e Sukės nė Grudė, maja e Runės,
maja e Dervishės nė Macukull (Mat), maja e Kunorės nė Orosh tė Mirditės. Kėto
maja malesh M. Tirtja i quan maja tė nderimit pagan.
Pelegrinazhi nė Rumi
kishte edhe diēka tė veēantė. Ngjitja nė Rumi nėnkuptonte edhe ngjitjen e
njė guri nė maje tė saj nga secili pelegrin, por edhe nga vizitorėt e rastit,
qė mund tė ngjiteshin edhe ditėve tė tjera nė maje tė saj. Nė kėtė mėnyrė,
njerėzit pėrpiqeshin ta rritnin Ruminė. Kjo lidhet drejtpėrdrejtė me kultin
e lartėsisė, e cila gjė pasqyrohet edhe nė vargjet e kėsaj kėnge popullore
kranjane:
Oj Rumija bjeshk e nalte,
Ti u bash o, ma e nalte,
Ti u bash m'a naltė se je...
Kėshtu, me gurėt e
ngjitur nga pelegrinėt dhe tė tjerėt nė majėn e Rumisė, mbi tė cilėt
vendosej edhe banieri, objektivisht u ngrit lartėsia e saj (ngjarje kjo nė
orometri!). Me disa maje banieri lidhen edhe ngjarje tė veēanta, tė cilat ngėrthejnė
nė veti edhe elemente fantastike, siē ėshtė lufta heroike e Tagajve tė
Ljares pėr mbrojtjen e Rumisė, ndėrlidhja e vdekjes sė plakės 120 vjeēe me
shkėputjen e shkėmbit nga maja e Banierit nė Kėshtenjė, rrethimi dhe asgjėsimi
i komitėve malazezė nė Ftjan, pikėrisht afėr banierit nė majėn e Qithit.
Pėrfundimi
Tėrė kjo dėshmon se
banieri nė Shestan (Krajė) ėshtė njė flamur natyror (me gjethė tė njomė
e lule tė bukura), me prejardhje nga lashtėsia, nga bota pagane (ilire), nga
ajo kohė, kur, siē ligjeron Ndre Mjeda, bariu kranjan veshej me lėkurė
harushe dhe e mallonte grigjėn e bagėtive (dhen e dhi) maleve tė Krajės, nė
shpatet e Rumisė.
Banieri simbolizon hyjsinė
dhe lartėsinė, simbolizon njomėsinė, mirėsinė, shpresėn, jetėn. Ai ėshtė
ogurbardhė, fatsjellės.
Ngritja e tij nė maje e
lartėsi tjera malesh provon se popullsia e kėtyre anėve e adhuronte kultin e
lartėsisė dhe tė Diellit, e mė pas edhe kultin e Krishtit.
Banieri dhe rituali rreth
tij ėshtė produkt fizik dhe shpirtėror i kranjanėve (shestanasve), ėshtė
motivi i lashtė i rrėnjosur thellė dhe i ruajtur me fanatizėm pėr admirim nė
shpirtin e virgjėr tė kėtij populli, tradita e tė cilit ėshtė si njė poemė
e gdhendur nė gur me zemėr mbresė e kusht hyjnor.
Marrė prej Bota Sot, 10
gusht 2004:20.