Luigj
Gurakuqi impulse
1. Njeriu nuk mund tė kėnaqet
vetėm me bukė, por ka nevojė edhe pėr gjellėn e shpirtit. Bukė e punė
kishim, ndoshta me gjetun edhe nėn themrėn e tė huejit; por do tė ishte bukė
e mylmyeme me turp, do t'ishte punė me djersė gjaku. Ma mirė pra, le tė kėnaqena
me pak e tė fėrgohemi nė vojin tonė, por t'ushqejmė e tė forcojmė
shpirtin me ideale qi nuk vdesin kurrė.
2. Parimet qi do tė
ndiqen
janė kėto:
Besime tė lira nė shtet
tė lirė,
Mostrazim i shtetit nė ēashtje
besimtare,
Nderimi i njenitjetrit pėr
besimin e shoqishoqit.
3. Mendimi i disave se
feja na sjell pengime e trazime asht thjeshtė e gabuem, mbasi pėrvoja e pėrditshme
na ban tė besojmė plotėsisht se sa ma tepėr populli ynė tė ndjekė parimet
e moralit e tė fesė, aq ma tepėr do tė tregohet i bindun pėrpara ligjeve tė
shtetit, do tė respektojė urdhnat e autoriteteve syperiore e do tė dojė tė
nderojė vėllaznit e vet.
4. Bazat e bashkėpunimit
janė:
Njisia e atdheut, bashkimi
i kombėsisė, lidhja e gjakut dhe e gjuhės.
5. Bani ligjet themelore
qi tė mund tė jetojė i lirė dhe i lirė si shqiptar.
6. Po, opozita kėrkon
liri sa ma tė gjanė, por liri tė vėrtetė e tė mbajtun nė fre, me ligje tė
rrepta, qi tė ndalojnė shkapėrcimet e popullit e shpėrdorimet e nėpunėsve.
7. Vetėm mbretnimin e
ligjit e tė drejtėsisė i ka premtue e i premton Opozita popullit, pse vetėm
tue u zbatue ligje e tue u ushtrue drejtėsia, populli mund tė shkojė pėrpara,
atdheu mund tė lulėzohet.
8. Na duem qeverinė e
ligjeve, bile tė ligjeve tė forta, e jo me i lanė nėpunėsve duert e lira pėr
me punue mbas vullnetit tė vet.
9. Jemi tė zotėt tė
qeverisemi nė vete, por nuk jemi tė zotėt tė administrohemi.
10. Pak ndėr prijėsa e
udhėheqės janė qė mundohen ta zgjojnė e t'i ndrtisin mendjen popullit, qi i
thonė kjartė tė vėrtetėn e qė pėrpiqen ta drejtojnė nė udhė tė mbarė.
Ka, mjerisht, ma shum asish qi thonė se vullneti i popullit nuk do marrė pata
sysh e qi, ndonse e quejnė veten popullorė, mendojnė se populli duhet tė
shtrohet e tė ndigjojė e tė lehet me u drejtue vetėm prej atyne, pse ata vetėm,
e askush tjetėr, janė tė zotėt me e kėshilluem pėr tė mirė e me
pregatitun fatbardhėsinė e tij.
11. Mbasi tashti ka ardhė
koha e mrekullinave, nuk duhet tė besojmė qi njerėzit, tė cilėt deri me sot
u kanė shėrbye ideve antikombėtare, tė mund tė bahen atdhetarė tė flakėt.
12. E kremtja e 28
Nandorit duhet tė jetė, pra, pėr ne tė gjithė jo vetėm nji ditė gėzimi e
dėfrimi, por edhe nji ditė pendimi nė tė cilėn tė mbledhim mendjen e tė
bajmė shqyrtimin e vetėdijes sonė. Nė kėtė ditė, duhet tė vemė tė
gjithė dorėn nė zemėr e tė pyesim veten tonė, nėse e kemi bamė gjithkund
e gjithmonė detyrėn qė kishim pėrpara atdheut. T'i tregojmė pa turp e
t'njohim fajet tona, tė harrojmė idhnimet e anmiqėsitė qi na ndajnė, t'i
japim vėllaznisht dorėn njenitjetrit e tė betohemi mbi besėn e gjyshave tanė
se sot e mbrapa do tė pėrpiqemi me tė vėrtetė pėr tė mirėn e Atdheut, pėr
lulėzimin e kombit, pėr nderin e flamurit tonė.
13. Ngushtica financiare
nuk na lejon tė bajmė gjana, qi nė vend me ba efekt tė mirė, pėrkundrazi,
do tė banin keq dhe popullin do ta
randonte.
14. Nga shtetet e mėdhanj
presim mbrojtje dhe nga fqinjtė relacione tė mira.
15. Nuk kam asnji ankim
kundėr Shkėlqėsisė s'Uej (nė njė letėr drejtue imzot L. Mjedės), as kundėr
askuj tjetėr, por vetėm kundėr fatit tem qi tash 27 vjet nuk mė jep kurr
pushim trupi, as kėnaqėsi shpirti.
Fitimet qi kam pasun
deri me sot prej jetės seme politike janė kėto: rrezik jete, tė shame
e borxhe.
Pėrgatiti Kolec Ēefa, Shkodėr
A e dini
se...
Dijetarėt gjermanė pėr
shqiptarė
Kėtė stėrkushrillėk
mitik iliroepirotshqiptar barbar, helenėt tanė tė rinj, ndoshta tė fryrė me
ndjenjėn e aristokracisė dhe shkėlqimin e tė parėve tė tyre mbi tė gjithė
popujt e rruzullit tokėsor, mbase nuk do ta pėlqenin, po tė mos ishte fryma
konsekuente e mendimit tė zotit Han se maqedonasit e vjetėr, kjo racė
fitimtare ndaj Athinės dhe Babilonisė, qenė tė afėrm nė gjak dhe nė gjuhė
me shqiptarėt e mirėfilltė epirotoilir. Kėshtu ata (shqiptarėt) pėrjashtoheshin
nga forumi kombėtar dhe zbrisnin nė njė pozitė mė tė ulėt nga ē'ishte bėrė
zakon tė njiheshin nė pėrfytyrimin e kohėve tė reja nė pėrgjithėsi dhe nė
kotėsinė gjithė xhelozi tė bashkatdhetarėve tė tyre tė sotėm (J.Ph.
Fallmerayer /17901861/, Elementi shqiptar nė Greqi, 'Saraēi', Tiranė
2003:4950).
Shqipja fenomenale
Kur katastrofa e pėrgjithshme,
e cila pėrmbyti tėrė zonėn nga Danubi deri te kufiri i Heladhės, bashkė me
gjuhėn, historinė dhe traditat, nga gjithė kjo masė, me pėrjashtim tė
fiseve qė banonin nė Heladhė, vetėm shqiptarėt mundėn ta shpėtonoin gjuhėn,
zakonet, ligjet dhe kombėsin deri nė kohėt e reja (J.Ph.Fallmerayer
/17901861/, Elementi shqiptar nė Greqi, 'Saraēi', Tiranė 2003).
Kush iu kundėrvu
invadimit turk nė Ballkan
Si njė komb i shquar, i
pavarur, thelbėsisht i ndryshėm nga bizantinėt i ligėshtuar, shqiptarėt qė
dalloheshin pėr burrėri, frymė luftarake dhe epėrsi tė ēdo lloji nė luftė
ndaj tė gjitha fiseve tė kontinentit ilirik (Ballkani sotėn), u njohen nga
turqit fillimisht nė shekullin XV dhe, ē'ėshtė e vėrteta, sė pari nė
Shqipėrinė e Jugut, domethėnė nė Epirin e Vjetėr, ku shpatėn e rėnė pėr
tokė tė grekėve tė Bizantit nė luftėn pėr liri e kombėsi, ata (shqiptarėt)
e ngriten lart dhe shpejt e vringėlluan mbi armikun (J.Ph.Fallmerayer/17901861/,
Elementi shqiptar nė Greqi, 'Saraēi', Tiranė 2003:99).
Ē'gjuhė
flise Leka i Madh
Kur u drejtohej tjerėve,
u fliste nė gjuhėn e atdheut tė vet. Leka nuk e fliste mirė gjuhėn helene (Aristoteli).
Kur i thirrte ushtarėt tė rroknin armėt, ai u folte nė gjuhėn e tij e jo
greqisht (Plutarku). Qė nė kohėt e Aleksandrit, ai qė kishte kombėsi
maqedonase, nuk ia arrinte tė merrej vesh me njė helen nga Peloponezi ose
Atika pa ndihmėn e pėrkthyesit. Epirotėt dhe maqedonasit qė nė kohėn e
Strabonit kanė qenė jogrekė... Epirotėt, maqedonasit dhe ilirėt janė fise
tė afėrta (J.Ph.Fallmerayer /17901861/, Elementi shqiptar nė Greqi, 'Saraēi',
Tiranė 2003).