Podi i Ljares  Arbanasi i Zarės

 

Shkruan: Besnik Simė Dobreci

 

Nė qershor 2004, hasa faqen e internetit pėr Arbanasin qė kish pėrgatit Tomė SmiraPeroviqi prej Arbanasit tė Zarės, tash nė Brizban, Australi. Kėtu lexova pėr ardhjen e Shqiptarėve tė Shestanit nė Arbanasi para njā 270 vjetve. Me la pėrshtypje sidomos respekti qė Toma i kushtonte tė parėve tė tij. Besoj qė janė tė urta kėto fjalė qė m'i kanė thanė: Aj qi neron t'par't e vet, aj neron vetveten; neroje t'vetėn nėse do me t'nerue tjert. Faqja nė internet e Tomės kishte dy flamuj, tė Kroatėve dhe tė Shqiptarėve. Po, Toma nderon vendlindjen  Kroacinė dhe kombin e tij  Shqiptarėt. Toma shkruan: Le tė pėrkujtomė me krenari se ne jemi Shqiptarė, pasardhėsit e Ilirėve, popullit mė tė moēėm nė Evropė.

Filluam t'i shkruajmė njėri tjetrin pėr rranxėn tonė tė pėrbashkėt. Toma mė njoftoi se familja e tij e kishte rranxėn prej Podit, katund afėr Ljares. I pari i Tomės, Boso Niko SMIRA, u shpėrngul dhe zu vend nė Arbanasi, Kroaci, mė 1726. Toma dėshironte tė dinte mė shumė pėr Podin dhe Shestanin, e unė pėr Arbanasin. I shkrova Tomės qė do ta vizitojė familjen time nė Braticė (Ulqin) nė shtator 2004, dhe i thaēė, qė do tė pėrpiqesha tė gjej informata pėr Podin.

Mė 3 shtator, 2004, arrita nė Braticė. Baba im mė tha qė Podi mund tė jetė nė verilindje tė Ljares, pėrfundi Qafės sė Cėrvicės. Tjerėt qė pyeta nė Braticė dhe rrethinė nuk dinjshin gjā pėr Podin.

Mė 5 tetor 2004, vėllau im Leka, shoqja ime Yvonne dhe unė, qė jetojmė nė Vankuver (Kanada), bashkė me babėn, u nisem pėr Ljare. Kur mbėrriten nė majė tė Taraboshit, sipėr Shtegvashės, pamja tėrheqėse e Liqenit tė Shkodrės dhe tė katundeve pėrreth na shtynė tė ndalemi. Arbneshi shihej si nė shuplakė. Mu kujtua njė kangė valljet e Shestanit: ...Arbaneshi gropa gropa, Plot me vorre u mush toka... Do tė ndalemi edhe nė Dobrec pėr tė vizituar trollin e shtėpisė tė parėve tonė, Kullėn e Gjonajve, qė ėshtė hadet i familjes tonė. Nė Dobrec vizituam edhe shtėpinė e Luk's Zefit Luk's GjonitJunku; nandaja e babės tim ėshtė prej kėsaj familje. Gjetem nė shtėpi Angjėn, tė shoqen e Lukės, e cila na priti me mjaltė, djathė dhe raki tė shtėpisė. Nė mur tė odės vuna re fotografinė e para nja 30 vjetėve tė Angjės me nanėn time, tė dyja nė veshje tė Shestanit. Angja na tha qė Podi, ajo i thonte Podi i Ljares, ėshtė menjėherė pėrfundi Qafės sė Cėrvicės. Ajo na tha qė, pėr shpirtin e banorėve tė Podit, si pėr tė vdekur edhe pėr ata qė lanė vendin dhe shkuan pėr njė jetė mė tė mirė nė Zadėr, ėshtė mbajtė mesha ditėn e Ėrrshajėve nė Qafėn e Cėrvicės deri atėherė kur regjimi komunist jugosllav e ndaloi kėtė hadet.

Shkuarja nė Pod

Podi - Kishė apo shtėpiNė Ljare u kthyem te Gjoni Kol's Nilaj, 84 vjeē, i cili na tha qė nė Zadėr shkuan ndėr tė parėt banorėt e Podit. Ai na foli edhe pėr kishėn dhe vorret nė Pod. E shoqja e Gjonit, Mara 76 vjeēe, na shetiti nėpėr Ljare, ashtu qė pamė kushtet dhe mėnyrėn si jetohej dikur.

Tre ditė mė vonė u kthyem nė Ljare dhe, pėr tė na kalxua rrugėn, morem Draganin e Gjergjit Luks Gjergjit Luks Kols  Tagaj. Dragani na tha qė pėr zbritje nė Pod prej Qafės sė Cėrvicės ka vetėm njė rrugė, e cila ishte nė trajtė shkallave nėpėr shkambinj. U habitem me punėn e madhe dhe mjeshtėrinė e mrekullueshme tė burrave tė Podit. Nė gjysmė tė rrugės u ndalėm te Ubla e Nushkut pėr tė pirė ujė. Mirėpo, nuk  pushuam, arritėm te Shkalla e Podit, ku vumė re virānet (rrėnojat) e njė kėsolle tė baktive.

Podi, katund i vogėl, do tė ketė pasur 15  20 shtėpi. Nė jugperėndim tė Podit ėshtė Ljarja, nė juglindje  Mardhajt, nė verilindje  Maēiluka, Liqeni i Shkodrės, dhe nė veriperėndim  Besi. Katundi ishte i rrethuar me murė tė thatė 1.50 m i lartė dhe 0.50 m  i trashė. Ky ėshtė i vetmi katund i Shestanasve qė pamė tė rrethuar me mur. Arsyeja e ngritjes sė kėtij muri mund tė jetė pengimi i hyrjes sė baktive, qė mos  tė dėmtohen pemėt dhe bimėt. Aty ishte edhe rruga me kalldrėm, rreth 2 m e gjėrė, pėrjashta rreth murit tė katundit. Ky kaldrėm, si dhe Rruga e Shkallave, dėshmon punėn e madhe dhe mjeshtrinė e Podjanėve. Nė njė breg nja 30 m jasht murit, nė veriperėndim tė katundit,  vėrejtėm muret e njė ndėrtese me madhėsi 10 me 12 m. Vumė re dy hyrje, njėra nė juglindje pėr katin posht, tjetra  nė jugperėndim pėr katin nalt. Muri nė veriperėndim kishte formėn e gjysėrrathi, ai nė jugperėndim kishte dy si dritare katėrkandshe tė vogla tė mbyllura, qė mund tė kenė shėrbyer pėr tė lėnė sende shtėpiake ose qirinj. Muret e thatė ishin tė ndėrtuar me shkėmbinj tė madhėsisė disa deri njė metėr katror. Kati i poshtėm ishte mė i ngushtė se i sipėrmi. Kishė apo shtėpi? Nuk gjetėm asnjė ndėrtesė tė ngjashme nė Pod, pėrveē edhe kishės pak mė posht qė edhe ajo ishte jasht murit rrethues. 

Ketu ishin kisha dhe vorret e PoditNdėgjuam kėmbanat e baktive brenda murit rrethues. Aty ishte Luka'j Zefit Luks Gjonit  Junku, i cili na foli ata qė veē kishim ndigjua prej Angjės, shoqes tij nė Dobrec. 

Kisha e Podit me dimenzione rreth 7 me 9 m ishte nė njė kodėr buzė njė shkāmbi tė madh. Muret e thatė ishin tė trashė nja 1 m. Jasht kishės vėrejtėm disa rrasa, shenjė i besueshėm qė aty janė vorret (punė pėr arkeologėt). Shkrime nuk gjetem. Brenda murit rrethues nė Pod viheshin re shenjat e disa shtėpive ose kėsollave tė vjetra. Toka ishte plot me ullinj tė vjetėr. Edhe pas ardhjes sė Podjanėve nė Arbanas, siē shkruan Kruno Krstiq nė Rječnik govora Zadarskih Arbanasa, ata vazhduan tė merren me ullinj. Podi i Ljares, si i thonė tash, u takon banorėve tė Ljares dhe tė Dobrecit. Nė ē'mėnyrė u bė ky pronėsim, mbetet e panjohur. Shetitem nėpėr katund dhe vumė re disa mure tė ultė tė ngritur pėr tė ndarė tokat nė mes banorėve tė Podit. Pasi qė kaluam njė kohė nė Pod, filluam tė ngjitemi malit nė drejtim tė Qafės sė Cėrvicės. Rruga duke u kthyer ishte mė e vėshtirė sepse na kishte zanė edhe njė vapė e madhe. Zgjatėm rreth njė orė deri sa mbėrritėm nė Qafė.

Kujtim nga Podi - Besnik DobreciShkuarja nė Pod ishte pėr mua mahnitėse, por edhe dėshpruese. U mahnita me punėn dhe mjeshėrinė e Podjanėve. U dėshėprova sepse ky vend i mrekullueshėm ėshtė sot i shkretė, tash sa kohė pa asnjė banorė. Por, prapė se prapė, mua me gėzojnė njerėzit, qė janė si Toma i Jakut Josipit Jokos Mitrit Dujos Mates Simės Stjepės Nikollės Bosos Nikės SmiraPeroviq, qė krenohet me rranxėn vet Shqiptare. Ai thotė: Ne gjithmonė do tė mbesim Shqiptarė, deri nė pikėn e fundit tė gjakut tonė. Podi kurrė nuk do tė vdesė, kurr nuk do tė harrohet.    

Secili qė viziton katundet e Shestanit e ka tė qartė se nė ē'farė kushtesh tė mjerueshme kanė jetuar tė parėt tonė. Mirėpo, ata ia dolen t'i ruajnė dhe tė na i lanė hadetet, gjuhėn, vendin. 

#

 

Edhe njė gojėdhėnė pėr Podin. Kolė Mark Bitri prej Dobrecit, tash nė Tivar, thotė: Kreu i Podit ka qenė Kol Podi. Kola, me gjithė banorėt e vet, bashkė me shestanas tė tjerė, kanė shkue nė Zadėr.

 Marrė prej: Gjokė Dabaj, Shestani I, UlqinTiranėPrishtinė, 2004:144(shtylla II).