Ma tė parat kopje tė fotografueme tė Buzukut  ndė Shqipėni*

 Justin Rrota

 

Ende i ri me moshė, sado i ligshtuem kahė shėndeti, unė, aso pranvere 1929, jipshem gjithėnjė mėsim gjuhėt ndėr klasėt e nalta tė gjimnazit.

Lajmi i shpallun atėherė prej fletoresh e revistash mbrenda e jashta Shqipėniet, se gjindej ndėr arkivat e Romės njė kopje e librit ma tė vjetrit shqip (1555), qyshė ndė fillim mė kishte trandė e elektrizue.

Mė dukej si ēudė, nuk e kuptojshem dhe griheshem vetė me vete kahė mendojshem, si mund te rrijshin indiferentė sidomos masat intelektuale ndė njė Shqipni, Shtet ndė vete, ndaj visarit buzukjan!

Kahė s'mė linte e keqja e atij monumenti jetik, vorrue nd'errėsin' e libravet tė hueja larg atdheut, nd'atė pakicėn teme, gjithėsa munda dhe gjithėsa dijta, nxita e mėrzita tė madh e tė vogėl, t'a kapshin ma me zell ēashtjen e ēimelit ndė fjalė.

U desh do kohė djeri qė ata, tė cilėt kishin punė ndė dorė, t'a kuptojshin randėsin'e dokumentit dhe t'a shndrojshin ndė realitet dėshirin e vullėndetmirėvet.

Sigurisht, jo porsi ma kompetenti, por…s'e dij; ndashti pse u dėftova aqė entuzjast, qeshė zgjedhė vetė pėr kėtė misjon; d.m.th. tė siellshem ndė tokėn Shqipėtare,  mbassi s'ishte e mundunė kopjen origjinale, qė njihet e vetmja ndė botė,  ndemose librin e fotografuem, qė tė mundshin kėshtu studjuesėt e pastudjuesėt me e kundruem pasqyrėn e shqipes sė folunė prej sė parėsh si nė shekullin fill mbas deket sė Skanderbeut.

* * *

U nisa. Por, shi ate ma tė parė natė ndė cilėn mbėrrina ndė Romė, krejt entuzjast pėr misjonin tem, m'u prish. Kur mė qiti rasa t'ia pėrmendshem dikuj qėllimin, pėr tė cilin kishem ardhė, m'a priti truq: “Edhe unė mirrem me kėsosh punėsh, jam hulumtues dokumentash sė vjetėr. Por, po kam keq tė ju thom njė fjalė: Kini ardhė ndė njė kohė tė keqe. Kėso ditėsh vapet, bibljoteka, me tė cilėn kini punė Ju, ashtė mbyllė, mbasi personeli gjindet i shpėrndam ndėr pushimet verore”.

Nga Meshari i BuzukutAto fjalė mė ranė si ujėt valė. Me kaqė, ideali dhe entuzjasmi, me tė cilin ishem nisė pėr kėtė udhtim tė jashtėzakonshėm, automatikisht binte poshtė. Shto shpenzimet, dhe… ma zi marrja, se dami. Misjoni im; barra m'e zhvorrue Buzukun, erdh e m'u pėshtjellue aqė, sa, pėr njė ēas u pendova, pse ia kishem hy ndopak.

Kishem ra, pse kėshtu kishem urdhėn, ndė njė monastir tė pėrbam prej fretėnsh spanjollė, vetėm prej kėsish. Tashti, pėr fat temin aty banonte edhe nje frat piktor, i dėrguem prej pronvinēės sė vet, pėr tė nxjerrun kopje nga origjinalet e kryevepravet tė Pinakotekės sė Vatikanit. Artisti, A. Eugjeni ishte fort i njohtun ndėr ato ambjente; kishte teserėn me hy e me dalė pa taksė.

Ndė gjithatė demoralizim ku gjindeshem, m'u duk njė ndėrmjetės i aftė, pėr tė mė ēelė shteg nd'atė punėn teme. Prandej, unė, gjithėkund bisht mbas si A. Piktori kishte aty ndėr Muzejt e pėrmėndunė njė zyrtar, kolegė tė vetin; bashkėvėndas. Hapat e gjurmimit tė parė i filluem te ky.

Para sė gjithash na drejtoi te njė rojtarėsh sė Bibljotekės, te njė plak. Aty mormė vesht, se arkivet ishin gjithėnjė ēelė; edhe pamė vizituesėt, qė hyjshin e dilshin…M'erdhi fryma!

Bana si bana, e tė nesėrmen hyna edhe unė ndė Bibljotekė. Mirė se hyna, por ku do t'ua nisshem kėrkesavet, unė, qė, pėrposė emnit t'auktorit dhe tė titullit tė trilluem tė Mesharit,nuk kishem kurrnjė shenjim tjetėr?…Duhet me u gjetė mbrendė nd'atė pyllė tė dendun librash e dokumentash, sikurse gjindeshem unė atė ditė pėr ma tė parėn herė ndė jetėn teme, pėr tė pasun iden, ēka āshtė ajo Bibljotekė!

Mė drejtuenė te sekcjoni i ungjijvet tė vjetėr: Dorėshkrime artistike apor inkunabula, tė lidhunė shumica me lėkurė apor edhe ndėr pėrgamene; disa, tė mėdhaj sa unė ndė kambė. E e siellshem prej fundit mbė krye katalogun e atyne punimeve tė vjetra: Ungjij gjithėnduerė gjuhėsh, ritit e stilit. Po, ē'dobi? Shqip, kurrgjā, kurrkund!…

E vijova unė pėr do dit tė mira ndėr kėto kėrkesa tė pafrytshme. Vijova djeri qė njė ditė m'a bani njeni rojtarėsh: “D. Ēiril Korolewsky, ai mirret me kėso shkrimesh e botimesh sė soēme liturgjike tė kishėvet orjentale.”  Edhe m'a dėftoi tavolinėn ku punonte.

Por mjerisht aso ditėsh, ndėrsa unė ishem ndėr grepa, tryeza e tij shihej gjithmonė thatė. Ku ishte D. Korolewsky?… Kishte shkue  mė thanė  diku ndėr rrethet e qytetit pėr pushime verore. Por, mė siguruenė, se, mbas fjalės sė lanunė, nuk kishte vonesė.Edhe unė, pėr ditė nade, punėn ma tė parėn, sa shkojshem ndė bibljotekė; me pyetė derėtarin, a kishte kėthye D. Ēirili!

Nuk kaluenė shumė dit njimend, edhe njė rojtar m'a dha lajmin e gėzueshėm, se tek e mbramja i dėshruemi kishte mbėrri natėn para.

E prita. Pėr nji qė mė pau, m'a bani: “Po a Ju jini ai Frati nga Shqipėnia, qė mė kėrkoni tash njė javė?… Buzukun lypni? Qe; mė falni sa t'i ap fund njėkėsaj letre qė kam ndė dorė, edhe Jua pruna.”

Tė mė kishte thanė, se m'ishte ngjallė prej vorrit njėni robėsh sė mi tė dekunė, nuk e dij, se do t'ishem gėzue ma fort. Sa s'kjeshė tue i ra ndė gjuj pėrpara, me i puthun kambėn. Kaq!

Tre minuta, nuk vonoi ma, pėr t'a krye atė shkresė, por mue m'atėherė, kur e kishem, si me thanė, Buzukun ndė grusht, ata minuta m'u duknė orė.

Dikur u ēue, e la tavolinėn; edhe, pa mė thanė mue gjā, shkoi e humbi mbas do raftesh sė mėdhaj librash, sa… Nuk vonoi sa ndora, kur, si triumfalisht, m'a dorėzoi blenin e dėshruem.

Sa s'qava prej gėzimit. E mora ngrykė Buzukun e dashun, e putha me nderim edhe u vuna mbė tryesėn e madhe tė studjuesavet.

Edhe nisa t'a shfletsoj si i dėshruem me mall e poni, njashtu sikurse shfletohen letrat e shtrėnjta tė njėj miku tė vjetėr… Kaqė i kishem kėcye pėrsypri atij visari tė ēėmueshėm, sa mė bje ndėr mendė, se njėni rojtarėsh m'u afrue e mė tha ndė vesh: “Ma kadalė! Kėqyrni, mos t'a damtoni tue e shfletsue: āshtė gjā e vjetrė … Mandej jo vetėm me i vu duerėt sypri!”.                                                                                   

Kishte arsye, e pashė, tė mi qitte ndėr mendė rregullat ma elementaret e kėtyne rasave; por, ē'ti bājsh!… Unė atėherė kishem tretė faret, dhe s'dijshem ku ishem prej gėzimit e mallit.

Kėndova mbė tė sa kėndova, djeri qė u ba koha me i lirue salonat e leximit.

Njashtu edhe nd'e nesret e nd'e mbasnesrit; s'kishem tė ngim. Njė herė sė parit rishtar i pamėsuem me stilin dhe grafin buzukjane, ngurojshem. Por, menjėherė ia mora dorėn leximit, dhe s'm'u bante ma me e lėshue.

Nuk e tora gjatė. Fill njaty tė tretėn a tė katėrtėn ditė mbasi u kėndaqa me tė, u informova pėr fotografistin e bibljotekės. Mė paraqitnė njė farė Sansainit. Pashė modelat, i zgjodhmė, dhe ramė ndė godi pėr ēėmim. Venduemė me i a hy punės pa tjetėr: me fotografue krejt Mesharin, me m'a lidhė  dy kopje ndė lėkurė, njenėn ndė rason. Pėr kėto punime mė kėrkoi Stabilimenti nj'a tri javė afat.

Edhe unė ndė kėtė ndėrkohė e lashė Romėn, e dola me kėrkue ngjeti pėr dokumenta tė shqipes.

* * *

Ndė krye tė tri javėvet, t'u kėthyemen ndė Romė, puna ma e para, m'u pjekė ndė fotografistin sypėrmarrės. Stabiblimenti Sansaini i kishte ndejė pėrpikėnisht kontratės. Kur m'i qiti me i pa blejt e lidhunė, mė qeshi buza, ma fort zemra.

Sadoqė pėr dukė t'a kėnaqshin synin, tue i shfletsue vėrtetova, se reprodukcjoni ndėr tė tria kopjet nuk ishte ashtu i pastėr dhe i qartė, si e kishem dėshruem. M'u prish pak. E po, thashė, cila vepėr njerėzore mund tė dalė prej doret sė mjeshtrit krejt pa kurrnjė tė metė a njollė

Por prap mendova, se njėni vend i mbyllėt i kopjes a) mund te ndriēohej me tekstin e kopjes b).

Mė kishte marrė mėndėsh fotografisti me tė lidhunt aqė elegant, sidomos t'asaj me rason; e… s'i bana ma fjalė.

U gėzova sa s'ka posaēe kahė mendojshem se me kaqė misjoni im kishte marrė njė pėrfundim tė mirė, e se tash mund t'u kėthejshem ndė vend tem me ball hapėt.

I dhashė drejtimin, tė m'i binte ku rrijshem: SS. Quaranta. T'i marrmen ndė dorėzim “Buzukat” e lidhunė, aty pėr aty ia pagova sypėrmarrėsit punėn: pėrsa mė bje ndė mendė, nga 1200 lt. kopjen.

Tre blejt ndėn sqetullė, me atė fill ngava tė Libreria e famėshme “Desclée”. I porosita tė m'i impakojshin sa ma mir dhe tė m'i sigurojshin me garansit ma tė fortat tė zyrės postare.

Ndėrkaq i hoqa edhe vetė spirancat prej Romės edhe mora drejtimin kahė vendi im. Ēka do tė bajshem ma rrugash?

…. Njė javė, nuk e besoj se vonoi ma tepėr; edhe qe, se m'erdhi lajmi i zyrės sė postelegrafės, qė mė njohtonte, se Buzukat kishin mbėrri ndė doganėn e qytetit.

 

* * *

Sa i vogėl edhe unė!… Kėndįqeshem tue i kėqyrė ata tre blej. Si tė kishem bā njė punė tė madhe!

 

*Nga revista Nėndori nr. 3, 1955:7679, besnikėrisht dhe pa asnjė shkurtim kopjoi prof. Dr. Emil Lafe, Akademia e Shkencave, Tiranė. Redaksia e revistės Buzuku ėshtė mirėnjohėse.

 

 


Justin Rrota (1889-1964)

 

Vinēenc Malaj

 

Justin Rrota lindi nė Shkodėr, mė 17 shkurt 1889, nė njė familje me tradita kombėtare e kulturore. Mėsimet e para i mori nė Shkodėr, kurse ato teologjike nė Klagenfurt, Austri. Mbėrrini tė bėhet studjues me kulturė tė gjerė. Zotėronte mirė gjuhėt klasike, latinishten dhe greqishten. Pėrpos shqipes, e dinte edhe gjermanishten, italishten, frėngjishten dhe sllavishten. Justini kishte dy vėllėzėr, Nikollėn e Simonin. I pari ishte profesor i Universitetit nė Vjenė, ndėrsa i dyti piktor e fotograf.

Justin Rrota ishte njė ndėr franēeskanėt mė tė shquar shqiptarė. Bashkė me Fishtėn, Gjeēovin, Bardhin, Prenushin, Kurtin e disa tė tjerė, qe edhe bashkėpunėtor i zellshėm i revistave Hylli i Dritės, Zani i Shna Ndout etj. Ai, me bashkpunėtorėt e vet A. Xhuvanin, E. Ēabejn etj, gjithė jetėn e vet u pėrpoq me mish e me shpirt pėr gjurmimin e gjuhės dhe tė literaturės shqiptare.

Megjithėse i paralizuar trupit, me kėmbėngulje dhe dashuri e flije tė jashtėzakonshme, punoi pėr shumė vjet si profesor i gjuhės shqipe dhe latine dhe si edukator i rinisė franēeskane. Me punėn e tij arriti tė ndriēojė thesare tė paēmueshme tė kulturės shqiptare.

Kontributi i Justinit ishte i shumanshėm, posaēėrisht pėr studimin e gramatikės shqipe, tė sintaksės, morfoligjisė, tė historiografisė tonė letrare, e nė veēanti pėr njohjen dhe studimin e autorėve tonė tė vjetėr, sikuse pėr Buzukun, Matrangen etj. Ai ishte i pari qė mė 1929 solli nė Shqipėri tri kopje tė fotografuara tė Mesharit tė don Gjon Buzukut nga e vetmja kopje qė ruhet nė Bibliotekėn Apostoloke tė Vatikanit.

Patėr Justin Rrota ishte rregulltar tejet i durueshėm, i dashur dhe i pėrshpirtshėm, i dhėnė mbas punės e uratės. Vdiq dhe u varros nė Shkodėr mė 21 dhjetor 1964.

 

Bibliografia e Justin Rrotės 

1.Don Gjon Buzuku (1555), pjesė tė zgjedhura e tė komentuara pėr shkolla tė mesme, botuar nė Hylli i Dritės VI, pastaj nė Shkodėr 1930 dhe 1938, nė Shkrimtarėt Shqipėtarė Tiranė 1941.

2.Ma tė para kopje tė fotografueme tė Buzukut, Nėndori II, Tiranė 1941, n.3, faqe 76.

3.Hulumtime dhe shėnime mbi Gjon Buzukun, Buletin 3, Tiranė, 1956:173188.

4. Rreth gramatikologjisė shqipe, Shkodėr 1923, 1933.

5.Letratyra shqipe, Shkodėr 1925, 1934, 1936, 1944.

6.Analizimi i rasave t'emnit, Shkodėr 1931.

7.Sintaksi i shqypės, Shkodėr 1932, 1942, 1944.

8.Pėr historinė e alfabetit shqyp, Shkodėr 1936, Prishtinė 1968.

9.Don Lukė Matranga, shkrimtari ma i vjetri i italoshqiptarvet, Shkodėr 1931, 1939.

10.Rreth votrės I, novela shkodrane, Shkodėr 1945.

 

Justin Rrota ka botuar edhe libra tė tjera, fetare e pėrshpirtėrore, si dhe studime tė shumta filologjike e gramatikore nė fletoret e kohės Hylli i Dritės, Zani i Shna Ndout, Bijat e Zojės etj me emėr tė plotė. Nė dorėshkrim janė Gjuha e shkrueme shqipe (850 faqe), Monografia e plotė e gramatikės, leksikologjisė, fonetikės, e morfologjis nė gjuhėn shqipe (dorėzuar Institutit tė Gjuhėsisė nė Tiranė). Studimet janė botuar edhe pa emėr tė tij nga pseudogramatikologėt e kohės.

 


 

Dėshmitė gjuhėsore tė Buzukut pėr zanoret e patheksuara tė shqipes

 

Shkruan prof.dr. Kolec Topalli, Tiranė

 

 

Treva e veriut tė Shqipėrisė ėshtė mė e pasura dhe mė e hershmja nė autorė e vepra, qė lėvruan gjuhėn shqipe. Nga kjo ka dalė shkrimtari i parė qė ndezi pishtarin e dijes nė errėsirėn mesjetare, pėrkthyesi i parė, poeti, filozofi. Ēdo studim pėr historinė e gjuhės shqipe e ka zanafillėn nė autorė e vepra, qė u shkruan e u botuan nė kėtė trevė nė shekujt XVIXVII. Shumė dukuri gjuhėsore tė pazgjidhura tė historisė sė gjuhės shqipe mund tė ndriēohen e tė shpjegohen, duke analizuar gjuhėn e veprave tė kėtyre autorėve. I tillė ėshtė edhe problemi i rėnies sė zanoreve tė patheksuara, pėr tė cilin dėshmitė gjuhėsore tė autorit tė parė tė letėrsisė shqiptare japin njė material tė vlefshėm pėr tė zbėrthyer problemet e pasqaruara tė kėsaj fushe.

Qė nė studimet e para pėr kėtė ēeshtje e deri nė ditet e sotme ėshtė konstatuar se zanoret e patheksuara tė shqipes janė rrėgjuar nė tingullin /ė/, qė si i tillė ka qėndruar deri nė fillimin e shkrimeve tė shqipes dhe pastaj, sidomos nė gegėrishte, ka rėnė. Dėshmitė e Buzukut e provojnė kėtė pėr njė pjesė tė mirė tė fjalėve. Kėshtu, nė pozicion paratheksor, pėr emrin vnesht nga venė + eshtė Buzuku ka trajtėn mė tė moēme vėneshtė, p.sh. I dėrgoi  .ndė vėneshtė tė ti (misit eos in vineam suam); pėr pėremrin kjo nga kė+jo  ky autor ka kėjo, p.sh. E si anshtė kėjo dhunė; pėr ndajfoljen prapė nga pėr+apė ka pėrapė, p.sh. E pėrapė duol (Iterum autem exiit);  pėr  foljen pres  preva nga pėr+eh (khs. teh) ka  pėres, p.sh. pėroni sė vejesė  (defendite viduam). Pėr pozicioni pastheksor vėmė nė dukje, nė formime tė brendshme: pėr sonte nga so+ nate, Buzuku ka  sonėte, p.sh. shumė kafshė sonėte, nė huazime, pėr pellg Buzuku ka  pellėg, p.sh. mbė pellėgut tė detit.

Trojet ku ka shėrbyer dom Gjon Buzuku, kanė mbetur gati tė shkretaMbėshtetur nė kėtė material, dėshmitė e Buzukut janė marrė si pikėnisje pėr kėtė dukuri, qė zhvillimin mė tė madh e ka marrė nė periudhėn pasbuzukjane.

Por janė pikėrisht dėshmitė gjuhėsore tė autorit tė parė tė shkrimit tė shqipes, qė japin tė dhėna pėr ta rishkikuar e pjesėrisht pėr ta korrigjuar tezėn e mėsipėrme, meqenėse nė njė grup tjetėr fjalėsh zanoret e patheksuara  kanė rėnė qė para fillimit tė shqipes sė shkruar; si rrjedhim, te “ Meshari” kėto zanore nuk dalin kurrkund. Pėr pozicionin paratheksor sjellim si shembull, nga fundi i trashėguar; numėrori shtatė: ie. septm, ind.vj. sapta; te Buzuku shtatė, p.sh. I shtati ka mortar; folja ftoh, nga njė vėtėpsko, nga rrėnja tep“ngorh”, lat. tepidus  “i ngrohtė”.

Kjo dukuri shfaqet edhe nė fjalėt me mė shumė se njė rrokje paratheksore nė trup tė fjalės, zakonisht dy, ku ka rėnė zanorja qė ėshtė mė afėr theksit, gjė qė shpjekgohet me karakterin dinamik tė theksit tė shqipes. Duke marrė forcėn mė tė madhe zanorja e theksuar, tingulli qė ndodhej pranė, ėshtė rrėgjuar mė shumė se zanorja e ballit tė fjalės. Edhe nė kėtė rast Buzuku nuk ka asnjė gjurmė tė zanoreve tė dikurshme tė patheksuara, tė cilat kanė rėnė qė nė periudhėn paraletrare. Sjellim si shembuj: shėndet nga latinishtja  sanitatem, te Buzuku shėndet, p.sh. Nukė anshtė shėndet ndė mish tem; guxoj nga lat. cottizare, te Buzuku guxonj, p.sh. nukė guxonjėnė me ngranė; kungoj  nga lat. communicare, te Buzuku konguom, p.sh. na jemi konguom e n gjakut sit.

 Pėr pozicionin pastheksor vėmė nė dukje: ashtė nga njė end esti, te Buzku anshtė, p.sh. Ku anshtė aj qi leu regji i Xhudhivet?

Sipas kėtyre dėshmive, rėnia e zanoreve tė patheksuara ngjitet nė kohė duke kapėrcyer periudhėn letrare tė shqipes e duke u shtrirė edhe pėrtej saj.

Shtrohet pyetja: kur kanė rėnė zanoret e patheksuara tė kėtyre fjalėve, qė nuk dalin nė tekstin mė tė vjetėr tė gjuhės shqipe? Kėsaj pyetjeje ėshtė vėshtirė t'i jepet njė pėrgjigje e saktė. Megjithatė, duke shqyrtuar ndryshimet qė ka shkaktuar rėnia e kėtyre zanoreve, mund tė vendoset njė kronologji relative. Kėshtu, te shėndet, nga lat.sanitatem, shėndosh nga lat. Sonototus, pendohem nga lat.poeniteri, zanorja paratheksore ka rėnė para se tė fillonte rotacizmi nė tė folmet e Jugut, se vetėm kėshtu mund tė shpjegohet bashkėtingėllorja /n/ edhe nė atė dialekt. Te qelq nga lat. Calicem, shelqe nga lat. salicem, zanorja e patheksuar ka rėnė para se tė niste evolucioni i lėngėzores /l/ nė /ll/ nė pozicion ndėrzanor dhe meqenėse tė dy kėto dukuri, rotacizmi dhe kthimi /l/ nė /ll/, janė zhvilluar para kontakteve me sllavishten dhe i pėrkasin mijėvjeēarit tė parė, atėherė edhe rėnia e zanoreve tė patheksuara tė kėtyre fjalėve i pėrket atij mijėvjeēari.

Nga kėto dėshmi tė periudhės para dhe pas Buzukut, mund tė arrihet nė pėrfundimin se rėnia e zanoreve tė patheksuara, megjithėse zhvillimin mė tė madh e ka marrė nė periudhėn letrare tė shqipes, si dukuri ka nisur shumė herėt, nė njė kohė kur arrijnė dokumentet e saj dhe ka vijuar pa ndėrprerje deri nė ditėt tona.