Mbi romanin e Anton Nikė Berishės: “Nėna e Dritės”

 

Shkruan don Pren Kola

 

 

Kėtyre ditėve kemi nė dorė njė roman tė mirėfilltė, tema e tė cilit ėshtė fėmijėria, thirrja nė kushtim pėr Zotin, vepra dhe jeta zulmmadhe e Nėnės Tereze.

Pėr mendimin tim, por bazuar nė njohurinė e pėrgjithshme tė letėrsisė shqiptare, ėshtė roman i llojt tė veēantė qė sheh dritėn e tė botuarit nė gjuhėn tonė. Veēoria e tij ėshtė nė temėn e tė trajtuarit tė njė personi qė tashmė e njeh bota, perceptimi i dukurive tė jetės sė njė njeriu tė veēantė, qė me jetėn dhe veprėn e vet tejkalon vdekatarėt e tjerė, dhe qė bėhet edhe shėmbėlltyrė pėr ta mbizotėruar tė keqen dhe pėr tė ngadhėnjyer mbi ligėshtitė. Posa ta mbarosh sė lexuari romanin, qė lexohet me njė frymė, dhe mezi pret tė kalosh prej njė kapitulli tek tjetri, tė imponohet nė mendje gjuha e zgjedhur dhe e pasur me neologjizma, fraza tė krijimtarisė sonė gojore, qė shekuj me radh u shqiptuan thekshėm nė biseda pranė oxhaqeve tė trojeve tona, qė edhe nė romanin nė fjalė u del nė pah fisnikėria, dėlirėsia dhe forca pėr tė mbijėtuar varfėrinė pa e pasur pėrlyer shpirtin dhe pa u pasur dėshpėruar nė Krijuesin.

Pėrmes njė narracioni tė thellė, duke mos tentuar thjesht tė pėrshkruhet jetesa e rėndomtė, del nė pah familja shqiptare me tėrė thjeshtėsinė e saj prej bujarie, tė kėnaqurit e shqiptarit nė sende tė vogla, mendėsia e tij dhe mėnyra e tė menduarit mirė e pozitivisht, pa rėnė nė hiēin e jetės, qė ėshtė tundim, pothuajse, i ēdo njeriu. Po ashtu, besimi i thellė nė Zotin, lidhja me Kishėn, qė pėrshkruhet nė roman spontanisht, pa stėrhollime filozofike, tregon, shkurt dhe trup, ēiltėrsinė e familjeve shqiptare, besimin e thellė nė Zotin, shpresėn e patrandshme nė ditė mė tė mira, zellin pėr t'iu kėnaqur jetės nė familje me shumė fėmijė, si dhe pjekurinė ndėrfetare nė trojet e shqipeve.

Nė familjen Bojaxhiu dhe nė familjen e dajave tė Gramaqelit tė Nėnės Tereze, del nė spikamė familja e shėndoshė dhe e fisnikshme edhe nė varfėri, qėndrueshmėria e saj nė situata tė vėshtira, pėrballimi i vetmisė dhe i zezonave tė shumta qė e rastisnin shqiptarin, sprovat e jetės, apo siē shprehet autori pėrmes nėnė Dranes: “vuajtja ėshtė mėsim dhe njohje… shndėrrohet nė dashuri e dashuria tė shpie nė zbulimin e tė vėrtetės”.

Mbresa e veēantė tė lė pėrshkrimi i filizit tė thirrjes sė Nėnėn Tereze nė Kishėn e Shėn Ndout, shenjtėrore kjo, ku pėrgjėroheshin pjesa dėrmuese e besimtarėve katolikė dhe ku mėsonin se “shpirti dhe dashuria nuk rrėnohen” (citim nga romani). Zelli i dajave (dajė Gjonit) linte pėrshtypje tė thellė nė zemrėn fėmijėrore tė Gonxhes, shtegtimi i pėrvjetshėm i tė gjithė fshatrave tė Jakovės dhe rretheve tė tjerė nė Kishėn e Shėn Ndout, e qet nė pah ndikimin e madh tė Kishės nė jetėn e shqiptarit katolik, mėsimin e saj pėr t'iu mallėngjyer jetės, forcėn qė japin fjalėt hyjnore pėr tė ngadhėnjyer tė gjitha pritat e djallit, qėndrueshmėria nė ballafaqim me barrėn e jetės, si edhe heroizmi i fesė, qė duke u mbrojtur ajo, mbrohej edhe kombi.

Shtegtimi nė Kishėn e Zojės Cernagore nė Letnicė, qė, sipas romanit, ėshtė edhe tundimi i parė i Nėnės Tereze, qet nė dritė njė forcė tė madhe tė Gonxhes, njė pjekuri tė thellė, dhe, pothuaj qė atėherė, njė vendosmėri pėr njė jetė nė dashuri tė plotė ndaj tjetrit, vėllait dhe motrės njeri. Nė shenjtėroren e Zojės bashkė me hiret qė jep Biri i saj Jezusi pėrmes Nėnės sė vet, si edhe e prekur thellė me trimėrinė e martirėve tė Karadakut dhe heroizmin e tyre pėr fenė e Krishtit, Gonxhja merr si fshehtazi nė gji, dhe i skalit thellė nė zemėr dhe i ruan me smirė porositė qė i mori nga Zoja.

Pastaj, autori do tė lundrojė dallgėdallgė me jetėn e Gonxhes duke shpalosur pėr lexuesin jetėn e njeriut nė mėnyrė shumėdimensionale, me tė gjitha lavditė dhe peripecitė e saja, duke sjellė para nesh edhe njė grimė histori tė pėrgjakshme tė popullit tonė, por duke iu shmangur urretjes nacionale.

Nėna Tereze nė kėtė roman nuk na del si njė njeri thjesht shpirtėror, thua se nė tė kishte diēka tė jashtėzakonshme dhe tė kishte lindur jashtėnatyrshem apo siē u thuhet fėmijėve, ta kishte sjellė nė botėn tonė lejleku. Tundimi me Albin, tregon fillet e emocioneve vajzėrore, dhe mendoj se pa njė tundim tė tillė Nėna Tereza do tė mbetej personalitetit i pėrgjysmuar; tundimet me Albin ia shtojnė madhėrinė jetės sė saj vajzėrore, zbulojnė shenjat e pjekurisė, qesin sheshazi karakterin, tregojnė vendosmėrinė pėr tė hequr dorė nga njė pjesė e qenėsishme e jetės, nga vetvetja, pėr njė tė mirė absolute, pėr dashurinė univerzale, qė tejkalon gjithēka.

Berisha, duke e dramatizuar udhėtimin e gjatė tė Gonxhes pėr nė Indi dhe duke e hijėshuar me imagjinatėn e vet, shpreh aftėsinė e njė nėne qė t'ia kushtojė Zotit tė bijėn, ta falė tė falurėn, dhe njėkohėsisht pjekurinė shpirtėrore tė njė tetėmbėdhjėvjeēareje qė tė lėrė gjithēka pėr dashuri ndaj Krishtit nė shėbim tė tjetrit.

Posa vijmė tek lagjja “Motili”, aty fillon nė mėnyrė tė veēantė pėrshkrimi mė real i ngjarjeve, dramatizimi i tė cilave tė bėn tė kujtosh se nėna Tereze ishte “mbinjeri” (“übermensch”) nė kuptimin mė mirė tė fjalės, pasi u shndėrrua vetė nė dhimbje qė ta kuptojė dhimbjen e tjetrit, u bė vetė dashuri, qė ta kuptojė dashurinė.

Tundimi i tretė i Nėnė Terezės, qė edhe nga vetė rrėfimi i saj ėshtė shtegu pa rrengje kah personifikimi me Krishtin, shfaq vlerat dhe forcėn mė tė pėrimtėsuar e tė detajizuar tė saj pėr flijim, pėr shėmbėllim, pothuaj absolut, me Krishtin e kryqėzuar.

Ajo tashmė duhet tė fillonte njė betejė, nė tė cilėn do “t'ia lehtėsonte barrėn Krishtit nė kryq” (thotė autori), nė atė shteg, sipas autorit, do tė mėsonte pėrfundimisht se varfėria nuk ėshtė zhvlerėsim. Udhėtimi nė Darjeling, shfaq nė roman teologjinė mbi mėkatin, mbizotėrimin e zbrazėtisė, rrugėtimin pėr t'i pėrjetėsuar ditėt nė shėrbim, dhe shpresat se njė ditė do tė jemi nė atdheun qiellor me Krijuesin.

Nėna Tereze krahasohet me gruan e murosur, me Doruntinėn dhe Konstantinin, me ē'rast autori sheh forcėn e mitologjisė, pėrmabjtja e tė cilave nuk besohet lehtė, por lė mbresa tė pashlyeshme, sikurse nuk besohet lehtė as mėnyra e tė jetuarit nė tokė e Nėnės Tereze vetėm nė shėrbim tė tjetrit. Krahasimi i Nėnės Tereze me baladat dhe figurat e tjera mitologjike, mėton ta pėrjetėsojė Nėnėn Tereze dhe mahnitja pėr figurėn e saj tė jetė kujtim dhe gjakim i pėrhershėm.