Sheshtani
libėr enciklopedik
Shkruan
Gjekė Gjonaj
Nė
organizimin e Shoqatės Dom Gjon Buzuku, mė 27 shkurt 2005, nė sallėn e
madhe tė Kuvendit Komunal tė Ulqinit , u promovua libri monografik
Shestanistudim filologjik gjithėpėrfshirės i autorit Gjokė Dabaj. Nė
kėtė manifestim ishte i pranishėm njė numėr i madh i adhuruesve tė fjalės
sė shkruar nga Ulqini, Ana e Malit, Kraja, Tivari, Malėsia, Shkodra, Tirana,
Durrėsi etj. Pjesėmarrėsit , nė
emėr tė organizatorit tė kėsaj mbrėmjeje tė organizuar
mirė, i pėrshėndeti, Zef Lukiqi, kryetar i Shoqatės Don Gjon
Buzuku, njėheri edhe botuese e kėtij libri.
Lukiqi, nė fjalėn e tij pėrshėndetėse, paraqiti njė historik tė
shkurtėr tė aktiviteteve dhe veprimtarisė botuese tė kėsaj shoqate, e
cila kryesisht merret me kulturėn
mesjetare shqiptare, me theks tė veēantė nė ruajtjen dhe kultivimin e
vlerave kulturore tė Shestanit.
Prof. Dr. Agron Xhangolli
nga Instituti i Kulturės Popullore Tiranė,
duke folur pėr librin, theksoi se kjo vepėr pėrcjell fusha tė ndryshme tė
gjuhėsisė, historisė dhe kulturės popullore, e cila pasqyron saktėsisht njė
trevė etnografike tė cilėn , siē tha ai, punonjėsit e Institutit tė Kulturės
Popullore nė Tiranė nuk e kanė njohur. Ai veprėn e Dabajt e cilėsoi si
enciklopedike, duke pohuar se nga ajo mund
tė mėsosh dhe tė marrėsh informacione pėr shumėēka.
Folėsi
i radhės dr. Nail Draga u shpreh se ky botim ėshtė i rrallė pėr kohėn,
sepse ėshtė i tipit enciklopedik, ku pėrfshihen shumė fusha studimore, dhe
si i tillė ka vlerė shumėdimensionale. Sipas Dragės kjo vepėr ėshtė njė
letėrnjoftim i identitetit etnokulturor tė njė treve me njė tė kaluar
interesante historike nga koha antike e deri nė ditėt e sotme, e cila deri mė
tani ka qenė pak ose aspak e njohur pėr opinionin e gjerė.
Nė vazhdim tė kėsaj mbrėmjeje
promovuese pėrshėndetėn dhe pėrgėzuan autorin, recensenti i librit Matish
Shestani, prof. Dr. Mahir Hoti, rektor i Universitetit Luigj Gurakuqi nė
Shkodėr, mr. Ismail Doda, Rikard Ljarja, aktor i njohur, prof. Dr. Gėzim Uruēi,
Shkodėr, pastaj, Nikė LukaLukiqi nga Kollomza, Ulqin, i cili tha ėshtė
nerim me e nie veten shestanas.
Ky
manifestim u gėrshetua me disa pika tė pėrzgjedhura muzikore, interpretuar
nga Shaban Gjekaj dhe Viktor Nrekiqi, por edhe me veshjet popullore tė kėsaj
trevė. Mjaft i qėlluar ishte edhe
recitali i autorit, qė ia kishte kushtuar vendlindjes sė tij Shestanit,
tė cilin e recitoi bindshėm aktori i ri nga
Amulli, Simon Shkreli. Nė fund autori Gjokė Dabaj falėnderoi pjesėmarrėsit,
recensentėt, bashkėpunėtorėt, donatorėt dhe tė tjerėt qė kanė ndihmuar
nė hartimin e kėsaj monografie.