Buzuku,
"Meshari" dhe Pasthėnia
Injac
Zamputi
Buzuku si personalitet dhe
Meshari si vepėr kanė tėrhequr dhe do tė vazhdojnė tė tėrheqin vėmendjen
e studiuesve. Studimet pėr Mesharin, nė fushėn e gjuhėsisė, kanė dhėnė
shumė fryte dhe studimi mjeshtėror i E. Ēabejt ėshtė, pa dyshim, njė fjalė
e fundit nė kėtė fushė. Por Meshari dhe autori i tij kanė tėrhequr vėmendjen
edhe pėr tė ditur arsyet e mundėsitė pėr kėtė punė qė paraqitet
kolosale pėr kohėn e vet.
Duke i vendosur nė kohė
e nė hapėsirė veprėn dhe autorin e saj, kohėt e fundit, jemi pėrpjekur t'i
shikojmė si produkte tė kushteve tė pėrgjithshme qė krijoi nė Evropėn Perėndimore
lėvizja e Reformės protestante.
Themi pra, se Gjon Buzuku,
pa qenė ndoshta aktivist i Reformės, pa dyshim, ka punuar me frymėn e saj.
Prandaj, nė planin idologjik, Buzukun dhe Mesharin i vendosim nė kampin e
Reformės dhe jo tė Kundėrreformės.
Por, nga ana tjetėr,
Buzukun, Budin, Bardhin, Bogdanin e tė tjerė i vendosim nė njė kamp tė pėrbashkėt
mė tė lartė dhe kemi nxjerrė kėtė gjykim: "Buzuku ėshtė nė njė
kamp tjetėr tė pėrbashkėt me shkrimtarėt qė erdhėn pas tij: nė kampin e
afirmimit tė individualitetit shqiptar nė bashkėsinė evropiane dhe
ballkanike. Nė kėtė kamp bėjnė pjesė tė gjithė kur shkruajnė shqip.
Budi, Bardhi, Bogdani dhe tė tjerėt u gjetėn pastaj nė kushte qė tė
vepronin edhe nė kampin e luftės efektive ēlirimtare ose tė luftės kundėr
rrymave tė tjera antishqiptare..."
Meqė jemi tė bindur pėr
kampin ideologjik nė tė cilin kemi vendosur Mesharin dhe autorin e tij,
mendojmė se na lejohet tė shikojmė me njė sy tė ri Pasthėnien e Mesharit.
Qė nė fjalėt e para tė Pasthėnies na dalin dy elementet kryesore me tė
cilat zhvilloi luftėn Reforma: qėllimi qė
tė ndriēoheshin masat popullore: mjeti qė
"shkrimi i shenjtė" tė sillej nė gjuhėt e folura. Buzuku na thotė:
"... tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nukė kish gja tė endigluom
en sė shkruomit shenjtė, en sė dashunit tė botėsė sanė desha me u fėdigunė,
pėr sa mujta me ditunė, me zdritunė pak mendetė e atyne qi tė ndiglonjinė
..." (...duke u kujtuar shumė herė se gjuha jonė nuk kishte asgjė qė tė
jetė dėgjuar nga shkrimi i shenjtė, pėr dashuri ndaj gjindjes sonė, desha tė
mundohesha, pėr aq sa munda tė dija, tė ndriēoj ndopak mendjet e atyre qė
do tė dėgjonin..."). Nėpėr kėtė rrugė, Reforma, duke u larguar nga
gjuha e pėrbotshme latine, theu universialitetin e kishės katolike, e cila
ruante pėr vete monopolin e interpretimit tė "shkrimit tė shenjtė",
pėr tė mbrojtur me fanatizėm dogmėn.
Por, kush do t'i dėgjonte
fjalėt shqipe tė Mesharit? Sigurisht, jo tė diturit disa prej tė cilėve ndoshta kanė rrudhur buzėt ndaj
shqipes sė Mesharit por masat
analfabete qė ishin tė pranishme nė shėrbesat kishtare. Libri i caktohet
klerit pėr t'ia lexuar popullit tė pranishėm nė shėrbesa.
Duke u bėrė kėto shėrbesa
nė gjuhėn latine, masat e pranishme nuk kuptonin asgjė dhe qėndronin aty jo
ndryshe veē si tufa dhensh qė "bariu" t'i drejtonte ku tė donte vetė.
Reforma e ēau murin e kėsaj fortese dhe hapi shtegun pėr ta ēuar ēėshtjen
shumė mė tutje sesa ēėshtja e "shkrimit tė shenjtė": hapi rrugėn
e zhvillimit tė pavarur tė popujve, jashtė universalitetit ideologjik e
publik qė ushtronte me fanatizėm Vatikani.
Vazhdon pastaj Pasthėnia: "U lus mbas sodi
ma shpesh tė vini em klishė".
A nuk dėgjohet nė kėto
fjalė siguria dhe kėnaqėsia qė pati autori pėr punėn qė bėri? Ajo
shprehje ndajfoljore mbas sodi ka njė nėntekst qė ėshtė mirė tė lexohet:
"Nė qoftė se deri sot keni qėndruar spektatorė tė papėrfillur, tani e
tutje, meqė po ju jepen nė gjuhėn shqipe shėrbesat, nuk do tė jeni mė si
dhentė por, duke kuptuar, do tė bėheni pjesėtar aktivė".
Buzuku ėshtė klerik dhe,
si i tillė, te kisha e zhvillon veprimtarinė e vet. Por kėtė veprimtari nuk
e kufizon te lutjet e te funksionet. Duke kėrkuar ndriēimin e mendjeve, me ato
mjete qė ka nė dorė, ai mendonte se do tė arrihen disa rezultate qė do tė
peshojnė nė jetėn shoqėrore dhe ekonomike tė masave.
Dhe vazhdon: "E ata
qi u monduonė djerie tash, ma mos u mondpnjėnė" (E ata qė ju munduan
deri tash, mė tė mos ju mundojnė). Me kėto fjalė, ku gjithnjė del shprehja
"djerie tash", qė duket se janė ēekani qė rreh hekurin e skuqur,
duket sikur donte t'u thoshte shqiptarėve tė vet: nėse doni tė shpėtoni nga
dhuna, ja ku e keni tani "Mesharin" qė nuk e kishit mė parė: me tė
do tė ruhet e fuqizohet gjuha shqipe dhe, bashkė me gjuhėn, do tė formohen
edhe elementėt e tjerė tė kombėsisė. Nė kėtė mėnyrė, nėnkuptohej nga
Buzuku, ne shqiptarėt qė po luftojmė kundėr pushtuesit pėr tė rifituar
lirinė, duhet ta forcojmė individualitetin tonė edhe nė terrenin kulturor, kėshtu
do tė bėhemi edhe mė tė fortė.
Shtypja kryesore pėr
Shqipėrinė e asaj kohe ishte sigurisht pushtimi osman. Por Buzuku e dinte se
tashmė kishte edhe shumė kolektiva shqiptarėsh nė mėrgim. Kėshtu, nė
vizionin e pėrgjithshėm shqiptar, ai lutet dhe uron qė, me bashkimin e
forcave, me nisjen e rrugės sė pėrparimit kulturor qė po shėnonte me
Mesharin, ēėshtja shqiptare tė konsolidohej jo vetėm kundėr pushtuesit, por
edhe kundėr shfrytėzimit nė pėrgjithėsi, kundėr atyre qė "djerie
tash" kishin munduar masat e shtypura e tė shfrytėzuara.
Pėr tė kuptuar edhe mė
mirė kėtė aspekt, vijnė edhe fjalėt e tjera qė ndjekin dhe qė gjithnjė
tingėllojnė nė formė lutjeurimi: "se tė korėtė taj tė englatetė
djerie en sė vjelash e tė vjelėtė djerie en sė mbjellash" (qė tė
korrat tuaja qė zgjaten deri nė tė vjelat dhe tė vjelat deri nė tė
mbjellat).
Ku e ka fjalėn Buzuku me
kėtė urim? Nė kėto fjalė, qofshin tė formuluara nga ai vetė, qofshin tė
nxjerra nga dhjatat, qėllimi i tij ėshtė i qartė. Buzuku pati bindjen se,
duke i zdritur masat e shfrytėzuara, kėto do tė bėheshin mė tė forta pėr
tė qenė tė afta tė mbanin tė gjallė luftėn e pėrhershme kundėr shfrytėzimit,
krahas luftės sė armatosur pėr ēlirimin e vendit qė ishte gjithnjė aktive
nė Shqipėri.
A mund tė arrinte deri kėtu Buzuku?
Nė qoftė se gjykojmė brenda kufirit tė kushteve tė kohės
sė tij, nuk ngurrojmė tė pėrgjigjemi: Po.
Tė mos harrojmė se, siē
thamė, Buzuku punoi me frymėn e Reformės dhe siē thotė Engelsi: "Thirrjes
sė lėshuar nga Luteri pėr revoltė kundėr kishės iu pėrgjigjėn dy
kryengritje politike: nė fillim e
fisnikėrisė sė ulėt nėn udhėheqjen e Franc fon Zikkingenit mė 1523, dhe
pastaj Lufta e Madhe Fshatare e
vitit 1525."
Jehona e kėtyre
kryengtritjeve kishte pasur mjaft kohė qė tė arrinte nė veshėt e Buzukut
dhe tė bluhej nė mendjen e tij.
Me lutjenurim tė tė
korrave, tė vjelave dhe tė mbjellave ne shohim qartė se Buzuku u ėshtė
drejtuar, me veprėn e vet, pikėrisht masave tė shfrytėzuara fshatare ashtu
edhe zejtaroqytetare qė gjysmėn e jetesės e kishin tė lidhur me bujqėsinė.
U ėshtė drejtuar atyre, tė cilėve nuk u kanė mjaftuar kurrė frytet e tokės
qė punonin me djersėn e vet, jo sepse djersa e tyre nuk e njomte tokėn pėr
ta zbutur, jo sepse toka e njomur me djersėn e tyre nuk prodhonte, por sepse
prodhimet i merrnin tė pamunduarit. Kėtyre tė fundit, tė korrat e tė vjelat
nuk u kanė munguar kurrė deri nė tė mbjellat, edhe pse nuk derdhnin djersėn
pėr ta njomur e zbutur tokėn, prandaj Buzuku nuk u drejtohet shfrytėzuesve.
Duke kėrkuar ndjesė pėr
gabimet e tė metat e punės sė vet, pasi flet cilat mund tė kenė qenė
shkaqet e tyre, ai pėrfundon me kėto fjalė: "E tash u jam enfalė gjithėve,
e lutėni Tenėzonė ende pėr muo" (E tash u jam falur tė gjithėve e
luteni Tenzonė edhe pėr mua). Kėto fjalė, qė mbarojnė me formulėn e
zakonshme tė teksteve me pėrmbaje fetare, marrin, me pjesėn e parė tė tyre
njė vlerė madhėshtore: "E tash u jam enfalė gjithėve". Kėtu dėgjohet
fryma pagane klasike dhe ngrihet solemn ky autor qė, pa ndonjė krenari tė sėmurė,
por edhe pa modesti tė rreme, ėshtė i pėrgjegjshėm se po u lė masave
popullore shqiptare njė fryt tė ēmueshėm tė djersės sė vet, nė njė fushė
veprimi qė atė vetė e lartėson nė njė shkallė tė pazakonshme pėr kohėn,
meqė shqipes i ka ngritur njė monument tė pamenduar prej askujt mė parė.
Buzuku ishte prift dhe
veproi me mjetet e zanatit, siē kishin vepruar Luteri dhe pasuesit e tij. Por
nuk duhet shikuar "Meshari" vetėm si vazhdim i opiumit fetar qė u
jepej besimtarėve. Ne u pėrpoqėm tė provojmė se aty ka diēka mė shumė
fisnike e tė madhe.
Por Buzukun e Mesharin nuk
mund t'i shikojmė as nuk mund t'i arsyetojmė pa i pėrfshirė nė njė mjedis
shqiptar, qė kishte krijuar njė traditė dhe qė siguroi mundėsitė pėr kėtė
vepėr.
Po, kėshtu, ne
konsiderojmė nė njė plan tė barabartė me Buzukun e "Mesharin" nė
kohė e nė qėllim, edhe atė copėz qė e quajmė "Perikope", tė
shkruar shqip me shkronja greke, dhe e shikojmė tė kushtėzuar nga njė tjetėr
mjedis shqiptar tė ngjashėm me mjedisin e Buzukut. Tė mos harrojmė se
gjendemi nė shekullin qė nxori edhe piktorin e madh Onufrin tonė.
Kėtė artikull pėr
revistėn Buzuku na e mundėsoi prof. Dr Emil Lafe, Akademia e Shkencave e Shqipėrisė.
Redaksia e revistės i falėnderohet.
Ky artikull i historianit tė njohur Injac Zamputi (...), specialist i
dorės sė parė pėr historinė e Shqipėrisė nė sh. XVIXVII, e veēanėrisht
pėr historinė kishtare, pėrmban gjykime e analiza me vlerė tė madhe pėr
veprėn e Buzukut, pėr rrethanat historikekulturore kur u shkrua, pėr shtysėn
qė e frymėzoi tė ngrejė kėtė pėrmendore historike tė gjuhės shqipe e
tė kulturės shqiptare. Kemi bindje se shkrimi i I. Zamputit ėshtė me
interes tė njihet nga lexuesi i sotėm nė kėtė vit jubilar tė 450vjetorit
tė "Mesharit" tė Gjon Buzukut (5 janar 1555
5 janar 2005). Disa shprehje ku ndihet ndikimi i ideologjisė sė kohės
nuk ia zbehin vlerat kėtij artikulli tė hartuar prej njė dijetari tė
shquar siē ishte autori i tij. (Emil Lafe)
Studim
me vlera tė veēanta
Wilfried
Fiedler - Sistemi foljor i gjuhės shqipe
nė veprėn e Gjon Buzukut (1555)
Albanologu i njohur
gjerman tashmė gjysmė shekulli merret intensivisht dhe me sukses tė shėnuar
me studimet e gjuhės shqipe. Vėmendjen e albanologėve e kanė tėrhequr nė mėnyrė
tė veēantė studimet e tij tė thelluara dhe tė gjithanshme pėr ēėshtje tė
strukturės gramatikore tė shqipes sė sotme... Bashkė me Oda Bucholz mė 1987
ai ka botuar Albanische Grammatik. Wilfried Fiedler, bashkė me O. Bucholz dhe
G. Uhlisch kanė bėrė dhe Fjalorin shqipgjermanisht, ndėrsa mė vonė me A.
Klosin Fjalorin gjermanishtshqip. Gjatė tėrė kohės ai ėshtė marrė edhe me
pėrkthimin gjermanisht tė veprave tė ndryshme tė letėsisė shqipe dhe ka bėrė
shumė punė tjera pėr pėrhapjen e dijes pėr shqiptarėt nė gjuhėn dhe botėn
gjermane.
Deri me 1989 Wilfried
Fiedler ka punuar nė Institutin Qendror tė Gjuhėsisė tė Akademisė sė
Shkencave tė Gjermanisė Demokratike nė Berlin, ndėrsa pastaj u zgjodh
profesor i albanologjisė nė Universitetin e Mynhenit, ku punoi deri mė1998.
Pas pensionimit vazhdoi si profesor i ftuar i shqipes nė Universitetin e Jenės.
Si njė ndėr albanologėt e shquar tė kohės, Wilfried Fiedler ėshtė
zgjedhur anėtar i jashtėm i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.
Vepra e W. Fiedlerit
Sistemi foljor i gjuhės shqipe tė Gjon Buzukut ėshtė njė monografi e gjerė
dhe gjithėpėrfshirėse. Nė rreth 800 faqe tė studimit, qė nuk ka tė ngjashėm
nė tėrė albanologjinė, janė shqyrtuar nė mėnyrė tė detajuar tė gjitha
aspektet e sistemit foljor tė gjuhės shqipe te libri i parė i botuar (1555).
Duke u marrė nė mėnyrė kaq gjithėpėrfshirėse me segmentin mė tė begatshėm
tė morfologjisė sė shqipes tė foljeve nė veprėn e Gjon Buzukut, Fiedler nė
fakt ka bėrė njė monografi shumė tė gjerė pėr gjuhėn e librit tė parė
shqip, do tė thosha, pas kryeveprės sė Ēabejt, studim mė tė gjerė dhe mė
tė thelluar pėr kėtė vepėr.
Monografia e Wilfried
Fiedlerit pėr foljet nė veprėn e Buzukut (1555), qė po i japim nė dorė
lexuesit, pasqyron shkallėn mė tė lartė tė njohjeve pėr kėto ēėshtje nė
fushėn e albanologjisė. Me kėtė vepėr begatohet ndjeshėm jo vetėm
buzukologjia, po edhe studimi i sistemit foljor tė shqipės nė tėrėsi,
thuhet ndėr tė tjera nė parathėnien e kėtij studimi tė shkruar nga Dr.
Rexhep Ismajli, kryetar i Akademisė sė Shkencave dhe tė Arteve tė Kosovės.
*Marrė prej: Wilfried
Fiedler, Das Albanische Verbalsystem in der Sprache des Gjon Buzuku (1555),
Akademia e Shkencave dhe e Arteve tė Kosovės, Prishtinė 2004.