Libri mė gjithėpėrfshirės pėr heroin,

Prekė Calin

 

Shkruan Prof.as.dr. Romeo Gurakuqi, Shkodėr

 

Vepra, Prekė Cali, piramidė e kufijve tė Shqipėrisė,  e publicistit shqiptar qė banon nė trojet arbnore nė Malin e Zi,  Gjekė Gjonaj, qė botohet me rastin e 60  vjetorit tė pushkatimit tė heroit, ėshtė njė gur i rėndėsishėm i radhės nė piedestalin e rivlerėsimit tė kreshnikut tė pamposhtur tė Alpeve Shqiptare. Them se ėshtė “gur i radhės”, pėr arsye se procesi i kthimit nė vendin e merituar tė Heroit tė Vertetė tė Popullit Shqiptar, Prekė Cali, ėshtė ende nė rrugėn e mbarė drejt pėrmbushjes, rrugė e nisur pas ēlirimit tė Shqipėrisė nga diktatura sllavokomuniste e Enver Hoxhės mė 1991. Nuk e konsideroj tė pėrfunduar njė rrugė tė tillė, mbasi vepra e Prekė Calit pėr Shqipėrinė dhe shqiptarėt ėshtė e gjėrė nė kohė e hapėsirė, ngėrthen nė vetvehte disa epoka tė rėndėsishme tė Historisė sė Shqipėrisė sė shekullit XX, tė cilat kanė nevojė pėr njė rivlerėsim tė pėrgjithshėm objektiv. Kėsisoj, tė pėrmbledhėsh tėrė aktivitetin e tij nė njė periudhė 50 vjeēare tė ngjeshur me ngjarje madhore historike ėshtė njė ndermarrje mjaft e vėshtirė nga pikėpamja profesionale. Megjithatė, vepra e zotni Gjekė Gjonaj ėshtė njė arritje e rėndėsishme, e cila jo vetėm  ka pėrmbledhė nė mėnyrė tė sintetizuar arritjet e deritanishme tė biografėve tė heroit, por i ka shtuar kėtyre arritjeve njė sėrė dokumentesh tė panjohur mė parė, tė nxjerrė mė kujdes nga autori prej Arkivit Qendror tė Shtetit tė Republikės sė Shqipėrisė, dhe prej njė sėrė tregimesh mjaft tė vlefshme tė dėshmitarėve tė kohės. Autori i veprės ėshtė njė stėrnip i heroit, e puna e tij e radhės ėshtė njė amanet stėrgjyshor qė ėshtė rritur dhe pjekur sė bashku me tė. Gjekė Gjonaj sot ka tė drejtė tė ndjehet i lehtėsuar, se ka plotėsuar njė detyrim shpirtėror jo vetėm tė tij; ai me punėn e tij ka ndėrtuar veprėn mė gjithpėrfshirėse pėr heroin, duke u bėrė njė thirrje tė gjithė studiuesve e biografėve pėr tė mos harruar heronjtė e mėdhenj tė vendosur nė errėsirė nga diktatura. Qė nė krye autori shprehet se “ēdo gjė e re qė do tė thuhet nė tė ardhmen  pėr jetėn dhe veprimtarinė e Prekė Calit do tė mė gėzojė sikur ta kisha thėnė unė..., sepse ato do ta plotėsojnė edhe mė shumė figurėn e tij”. Mė kėtė autori terheq vėmendjen e tė gjithėve se, historiografia shqiptare duhet tė rishkruajė historinė e popullit dhe tė heronjve tė tij. Kjo histori nuk mund tė modelohet mė mbi skemat e historiografisė zyrtare tė viteve 19451991.

Vepra e Gjekė Gjonajt vjen nė njė moment shumė tė rėndėsishėm pėr Malėsinė nė pėrgjithėsi dhe Kelmendin nė veēanti. Sot mė shumė se kurrė Veriperėndimi i trojeve etnike shqiptare ka nevojė pėr njė vemendje mė tė madhe, nė radhė tė parė nga bijtė e tij mė tė mirė. Kėtė e them sepse Malėsia kreshnike qė ruajti tė pastėr etninė shqiptare po zbrazet me njė shpejtėsi tė frikėshme. Ēdo ditė sternipėrit e Lekėve tė Malėsisė largohen nga vendlindja stėrgjyshore me njė nxitim tė pamatshėm. Pėr ironi tė fatit, mė katastrofike paraqitet situata nė pjesėn e mbetur brenda shtetit amė. Tė braktisur nga ai qė duhet tė ishte shteti i tyne: pa infrastrukturen elementare rrugore, pa shėrbimin parėsuer shėndetėsor, me ndėrpremje drastike tė furnizimit tė energjisė elektrike, pa njė sistem dhe infrastrukturė arsimore tė pėrshtatshme, malėsorėt marrin ēdo ditė rrugėn e emigrimit. E shteti bashkėkohor i Tiranės, vazhdon tė mbetėt indiferent, i patrazuar dhe i pashqetėsuar pėr fatin e atyre qė i dhanė emrin Shqipėrisė, tė atyre qė krijuen kryeqytetin e shtetit, tė atyre qė mbrojten se bashku me kufinin veriprėndimor edhe gjuhėn e etninė shqiptare nė pėrgjithėsi. E si mund tė mendohet qė shteti amė shqiptar do tė punojė ndonjėherė pėr ngritjen aq tė dėshirueme tė statusit tė shqiptarėve nė Mal tė Zi, apo pėr ndalimin e zbrasjes sė trojeve shqiptare atje, kur situata e trojeve tė Malėsisė nė shtetin e vet ėshtė nė njė gjendje krejtėsisht ma tė mjerueme??! Prandaj mendoj se ėshtė detyrė e tė gjithėve tė ngrihet zėri qė tė ndalet tatėpjeta qė po pėson Malėsia nė tė dy anėt e kufirit, dhe qyteti i tyre mė i dashur Shkodra. Ėshtė koha qė Malėsia tė mbėshtetet fuqimisht nė forcat e veta intelektuale e njėrėzore pėr ndertimin e programeve tė verteta zhvillimore dhe kompensuese. Asnjė kullė malėsore tė mos mbetet e braktisurky duhet tė jetė qellimi ynė mė i madh, sepse ky ėshtė edhe amaneti i  Dėdė Gjo' Lulit, Prenk Calit e heronjve tė tjerė tė Malėsisė. Mirėpo njė gjė e tillė nuk mund tė realizohet vetėm me njė tė rėnė tė lapsit. Ėshtė koha qė pėrfaqėsuesit e Malėsisė nė parlamentet shqiptare apo malazeze tė jenė mendjet mė tė ndritura intelektuale tė popullit tė Malėsisė, ndėrsa diaspora duhet ta sponsorizojė me ēdo kusht njė ndryshim tė tillė. Ėshtė koha qė Malėsorėt sot tė mbajnė me ēdo kusht piramidat qė mbrojti Prekė Cali. E sot kjo ndermarrje ėshtė vertetė e vėshtirė, por plotėsisht e mundshme tė realizohet, dhe mjaft mė e lehtė se sa sakrificat e heronjve tanė tė mėdhenj malėsorė. Le tė sherbejė kjo vepėr si njė nismė e re, si njė thirrje e kohės sonė pėr njė ringritje bashkėkohore tė piramidės veriperėndimore shqiptare.

 

Monumenti i dytė i Prekė Calit

 

Prof.as.dr. Alfred Ēapaliku, Shkodėr

 

Malėsori Prekė Cali, kur u burrėrua s'u bė lahutar qė t'u kėndonte trimėrive, por u bė luftėtar, nga ata qė s'e lėshojnė kurrė pushkėn nga dora pėr atdhe.

Kėsisoj lahutat jehuan pėr veprėn e tij tė pamort, aq gjatė, aq bukur, aq mirė dhe aq saktė, sa njė ditė (gjysmė shekulli mbas vrasjes), Prekė Cali e pa veten prej bronzi, nė qendėr tė Shkodėrs…

Hulumtuesi e publicisti i palodhur, sa gazetar aq folklorist, z. Gjekė Gjonaj, me botimin e sistemuar tė krijimtarisė gojore pėr Prekė Calin, s'po bėn gjė tjetėr, veēse po i ngre atij monumentin e dytė, prej bashkėtingėlloresh qė ndrisin si bronzi dhe prej zanoresh qė tingėllojnė si bronzi. Monumenti i dytė nuk rri nė njė shesh verior, por ngrihet nė kujtesėn kolektive tė mbarė njė kombi me emrin shqiptar.