Legjenda
e Shestanit
Mā t'parit Shestanas i
kanė thānė Zef. Aj kį kjenė pej Shkrelet, ku edhe kį kjenė mret. Zefi kį
vrį diken n'Shkrel, kį hypė n'gjak. Vllazninė e kį pasė t'vogėl, e pej
friget mos ta vrasen at ose diken pej vllaznisė, aj kį ikė pej anej edhe isht
nalė n'Zetė. Pej Zetet shkon n'Shkodėr, ku isht martuo. Pleqt e Shkrel's e bānė
familjen e ati t'vrįmit me ja falė Zefit gjakun, e ashtu Zefi erdh prapė
n'Shkrel. Por, aj atje vret prapė nji njeri. Tash iken n'ānė tjetėr
t'Liqenit Shkodėrs, n'ven qi i thonė Pulishė, te mali Vollosmon, nōn Shestan
t'soēėm. Zefi pati 6 djelm. N'at vakt, Shestani Nalt dhe Shestani Posht kanė
kjenė pį popull. Pej Pulishit, Zefi doli mee bregut Vidirjak, nėrmjet
Shestanit Nalt dhe Shestanit Posht, e pej anyj jav dav tokėn e Shestanit
djelmve tķ. Prį, Shestani e fitoj emnin pej fjalet 'me shestuo' (me dį, me
caktuo, me stimuo). Leka, mā i vogli dhe mā i bukri nėr djelmt e Zefit, shkoj
n'Selcė, e pej ti janė Lekiq't (n't'lemit e diellit pej Selcet gjinet nji
virane, qi i thonė Kulla e Lek's). Kur shkoj Leka n'Selcė, aj atje nuk pati mįllė,
por ka jetuo nėn nji shatorr. N'ditėn e fest's, kėrrkoj pej Selcanjānve me i
falė aq tokė sį t'munje me livruo pėr aq vakt sa ng'jase mesha n'kishė. Ata
ja dhanė aq tokė. Kur filloj mesha, Lek's i erdhen edhe ata pesė vllazėn
tjerė dhe filluon me livruo. Deri u maruo mesha, Leka e zaptoj gįti t'tānė
mallin. Selcanjānt i thonė prithtit me kryje meshėn, se metem pį mįllė.
Kur u kryje mesha, ata shpejt dolen pej kishet, e i thonė: Nalu, he kopil, se
nuk po merr mā. Edhe sot i thonė mallit Lekiq've Kopilica. Leka nuk kį pasė
pyllė. Kėrkoj pej plakut katunit me i lānė aq pyllė, sa munje me pėrzānė
me nji likurė kavt. Ata ja dhanė. Leka mori gėrshānt edhe e prev likurėn e
kavt aq hollė, gįti sa peni. Me at rrathoj pyllin mā t'mirin n'Lekiq dhe ja u
mori.
Pej djelmve tjerė t'Zefit
u krijuon katunet nė Shestanin Nalt (Mimal): Pej Luket Lukajt (Lukiqi) edhe Gurrza (guri i zi) dhe pej Dedet
Dedajt, kurse nė Shestanin Posht (Nonmal, Nėnmal), pej Gjuret
Gjuraēi; djali Zefit, Nreka pati dy djelm: pej Niket Zi janė Karanikajt
(Karanikiqi) edhe Gjonkajt (Gjonkoviq't), e pej djalit tjetėr, Vuēetet
Vuēedabajt (Vuēedabiq't, Uzhdabiqi). Kufini i Shestanit kį kjenė buzė
Liqenit Shkodėrs deri n'Krricė, Petal, Sitojcė (bregu mas Golikut), bregu
Obod, Qafa Pal's, Ėrrvan (Rrėvan), Sijeca, Lubin, brezi maleve ēysh Lanecit
deri n'Kunorė, Vesirr, Vardol, Vaganjė edhe Kruodars, e pej anyj buzė Liqenit
deri n'Muriq.
Ket legjendė e shkrova ashtu si nė Shestan e flasin gjuhėn shqype (ata pėrdorin ll nė ven tė dh). Shėnoi Gjura i Macit Nikės Daboviq, shestanas
Legjenda
e ilirėve
Apian
Aleksandrini1 shkruan:
Iliria e mori emrin, siē
thonė, prej Ilirit. Bijtė e qiklopit Polifem dhe tė Galatės, tė quajtur
Kelt, Ilir dhe Gal, lanė Siqelinė dhe u bėnė sundimtarė fisesh, tė cilėt
si mbas emrave tė tyre u thirren keltė, ilirė dhe galė. Prej shumė
legjendave qė tregohen, kjo me pėlqen mė tepėr. Bijtė e Ilirit kanė qenė
Enheleu, Autari, Dardani, Taulanti, Perrebi..., kurse vajzat e tij ishin Partha,
Daortha, Dasara dhe tė tjera, nga rrjedhin enhelejt, autariatėt, dardanėt,
taulantėt, parthinėt, dasaretėt, darsejt (fiset ilire)... Po kėta probleme
le t'ua lėmė arkeologėve. Sa pėr fiset ilire, ata janė akoma tani tė
shumta e tė dėgjuara, siē ėshtė e natyrshme nė njė vend aq tė gjerė...
Porosia e kėtyre dy
legjendave
Legjenda e Shestanit thotė
qė populli i Shestanit rrjedh prej Zefit. Pra, kuptohet, ata tė gjithė janė
tė njė gjaku, janė vėllazėn e motra. Legjenda e ilirėve thotė qė i pari
i ilirėve ka qenė Iliri. Pra, edhe ilirėt janė tė njė gjaku, vėllazėn e
motra. Porosia e kėtyre dy legjendave ėshtė e njėjtė dhe e qartė. Si vėllazėn
e motra qė jemi, duhet tė jetojmė nė harmoni, tė jemi solidarė dhe tė
kemi mirėkuptim pėr njėri tjetrin, tė jemi tė bashkuar, tė jemi njė, tė
jemi njerėz tė besės e tė fjalės. Vetėm nė kėtė mėnyrė mund tė qėndrojmė,
mund tė mbijetojmė, mund t'i pėrballojmė tė gjitha fortunat e tė kėqijat
qė sjell koha.
A iu pėrmbajten ilirėt
dhe shestanjanėt legjendava?
Unė them
Po. Shestanjanėve u ranė nė qafė shumė fortuna shkatėrruese, ata pėsuan
shumė keq. Mirėpo, ata mbijetuan, ata janė gjallė, ata do tė jetojnė, ata
s'do ta harrojnė porosinė e legjendės sė vet. Edhe ilirėt iu pėrmbajten
legjendės sė vet. I kemi dėshmitarėt e gjallė. Kėta janė mbasardhėsit e
gjakut ilir, burrat e dheut dhe tė bukurat e dheut, tė gjithė shqiptarėt,
pra edhe ata tė Shestanit. Gjaku ilir mbijetoi. Sa pėr tė vėrtetuar mosnėnshtrimin,
qėndresėn e ilirėve dhe tė zezat e ullirit qė ata hoqen para 2000 vjetėve,
por edhe mė vonė, qe kėtu posht disa shkrime tė vjetra.
Dalmacia2, e cila ishte
vatėr kryengritjesh pėr 220 vjet, ishte nėnshtruar nė njė farė mėnyre...
(Dalmatėt) pothuaj tė pathyeshėm, nė saje tė pozitės tė vendeve dhe tė
maleve, tė natyrės sė tyre tė egėr, tė zotėsisė sė tyre tė ēuditshme
pėr tė luftuar...
*Panonia,
kryelartė... si edhe Dalmacia... i bashkuan tė gjitha fiset e kėtyre
krahinave nė njė besėlidhe tė pėrgjithshme dhe tė gjithė bashkė rroken
armėt... Krejt numri i popujve dhe i fiseve qė kishin ngritur krye ishte mė
se 800.000 vetė; ushtria e rregullt pėrfshinte pothuaj 200.000 kambėsorė tė
aftė pėr armė dhe 9.000 kalorės... qė udhėheqej nga komandantė shumė tė
guximshėm dhe shumė tė stėrvitur...
... (ilirėt)3, tė
ndihmuar nga gratė qė ishin nė kėshtjellė (sepse kėto donin lirinė ...dhe
pranonin tė pėsonin ēdo gjė pėrpara skllavėrimit), bėnė njė betejė tė
ashpėr. Mbasi u munden, ata vetė u dorėzuan, por disa prej tyre edhe shpėtuan,
kurse gratė, pasi rrėmbyen fėmijėt, disa u hodhen nė zjarr, disa tė tjera
nė lum.
*Kryengritjėn e madhe tė
ilirėve, qė zgjati mbi 20 vjet, tė cilėn, prej vitit 69 mbas Krishtit, e udhėhoqi
vetėm Batoni i fisit ilir tė desidiatėve, e shoi njė ushtri romake shumė e
madhe. Batoni u dorėzua dhe kėrkoi mėshirė, jo pėr vete, por pėr popullin
e vet.
Marrė prej:
1. Apian Aleksandrini (fundi
i shekullit I e deri mė 170 mbas Krishtit): Historia romake nė Ilirėt dhe
Iliria te Autorėt Antikė, Prishtinė, Rilidja (ribotim) 1979:250
2. Vellej Paterkuli (19
para Krishtit 31 mbas Krishtit):
Historia romake nė Ilirėt dhe Iliria te Autorėt Antikė, Prishtinė, Rilidja
(ribotim) 1979:179.
3. Dion Kasi (155235 mbas
Krishtit): Historia romake nė Ilirėt dhe Iliria te Autorėt Antikė, Prishtinė,
Rilidja (ribotim) 1979:27980.
Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci