Shasi - monument kulturor

 

Shkruan Dr. Nail Draga

 

Tė rrallė janė ato qytete  siē ėshtė Shasi, qė tė kenė pasur njė tė kaluar tė bujshme historike e tė mos jenė hulumtuar e studiuar me kompetencė nga individė dhe institucione pėrkatėse. Pasi deri mė tash pėr kėtė vendbanim tė lashtė kemi tė dhėna fragmentare e me tepėr tė karakterit  informativ, ka ardhur koha qė te ndryshoj qasja ndaj njė monumenti tė tillė kulturo-historik.

Pėr qytetin e Shasit ekzistojnė mjaft legjenda, duke theksuar se kėtu mė parė ka pasur kisha sa ditė ka motmoti. Por e vėrteta ėshtė se kėtu janė gjetur themelet e tetė kishave; dy sosh janė monumentale edhe pse shumė te shkatėrruara. Njėra ėshtė, kisha e Shėn Gjonit, e ndėrtuar nė fund te shek.XIII, e cila ėshtė e gjatė 22 m dhe e gjėrė 7 m. Ajo ėshtė  katedralė, e ndėrtuar nė stilin romak,  kryesisht ėshtė nė formė romboide, dhe gjindet brenda murėve tė kalasė se qytetit.Tjetra ėshtė kisha e Shėn Mėrisė, e ndėrtuar nė shek.XIV,  mė gjėrėsi 7.10 m ndėrsa e gjatė 16.60 m. Ėshtė e ndėrtuar nė stilin gotik (franēeskane) dhe ėshtė jashtė kalasė, nė pjesėn verilindore tė qytetit tė Shasit. Duke marrė prasysh se kjo dallohet pėr nga stili i ndėrtimit nė krahasim me katedralėn, studiues tė ndryshėm janė tė mendimit se kjo ka qenė e destinuar enkas pėr manastir.

 

Shasi vendbanim i hershėm

Nė aspektin historik, nė literarurė ėshtė cekur deri vonė se qyteti ėshtė themeluar nė shek.VI tė e.s. Por nė saje tė hulumtimeve arkelogjike tė bėra nė vitin 1985, kėtu ėshtė gjetur material i kohės parahistorike, nga del se kemi tė bėjmė mė njė vendbanim tė hershėm nė regjionin e Adriatikut.

Nė saje te burimeve relevante del se zhvillimin mė tė lartė qyteti i Shasit e ka pasur nė Mesjetė, edhe pse gjatė kėsaj periudhe ai ėshtė okupuar disa herė nga pushtues tė ndryshėm. Kėshtu  nė vitin 1183 pushtohet  nga Stevan Nemanja, pastaj nė vitin 1242 nga Mongolėt, tė cilėt e shkatėrrojnė, dhe sė fundi nga Turqit nė vitin 1571, ku nga ajo kohė qyteti shkatėrrohet tėrėsisht, dhe bėn pjesė nė kategorinė e qytetėve tė vdekura. Nė kohėn e lulėzimit tė tij, Shasi ishte qendėr e Anės sė Malit, ndėrsa kėtu ka kaluar edhe rruga antike Ulcinium-Svacium-Scodra (Ulqin-Shas-Shkodėr). Si shumė qytete tjera mesjetare, si Shkodra, Ulqini, Drishti edhe Shasi ka pasur monedhen e vet  (Sovacii civitas). Nė aspektin kishtar, Shasi ishte ipeshkvi, ndėrsa mė pas nė saje tė rrethanave tė kohės  e humbi kėtė privilegj  duke qenė famulli.

Pėr Shasin tė dhėna ofrojnė F.Gjustinijani, M.Bici, P.Bogdani, Th.Ipeni, P.Mijoviqi etj., te cilat mė tepėr janė fragmentare se sa hulumtime, qė padyshim ky vendbanim i hershėm  e ka merituar.

 

Hulumtimet duhet tė vazhdojnė

Hulumtimet tė cilat janė bėrė nė Shas nė tetor dhe nėntor tė vitit 1985, ishin hulumtimet e para, ndėrsa nga materiali i zbuluar del se janė gjetur rreth 30 monedha nga  tė cilat njė ėshtė e artė, tri argjenta, ndėrsa tė tjerat janė tė bronxta dhe te bakrit. Ėshtė vėrtetuar sė nga tre monedha janė farkuar ne Tivar e Kotor, ndėrsa nga dy nė Shkodėr dhe mėsiguri nė Ulqin.Vlerė tė veēantė kanė ata monedha tė cilat i pėrkasin shek.XV, nė tė cilat ėshtė e paraqitur  kalaja me forma tė renesansės, ne tre kate me kolonada dhe donzhon kullėn. Nga materiali i zbuluar me rėndėsi janė ata tė poēėrisė, unaza, byzylyk, enėve, armėve dhe nė masė mė te vogėl tė qelqit.

Nga koha kur janė bėrė kėto hulumtime materiali arkeologjik i gjetur qėndron nė depo tė Muzeut tė Ulqinit, dhe deri me tash nuk i ėshtė prezentuar opinionit. E udhės do tė ishte qė materiali i tillė tė konservohet, sistematizohet dhe tė ekspozohet nė mjedisin pėrkatės, si dhe vendoset nė njėrėn nga kishat e Shasit, qoftė Shėn Gjonit, apo tė Shėn Mėrisė. Por  pėr njė veprim konkret nė kėtė drejtim mė parė duhet tė restaurohen kėto objekte dhe tė vehėn nė funksion tė kėsaj veprimtarie.

Andaj  duhet pėrgėzuar  kėshillin nismėtar pėr organizimin pikėrisht nė Shas tė manifestimit Pranvera nė Anė tė Malit, qė paraqet njė dimension mė rėndėsi pėr valorizimin e pėrgjithshėm tė kėti vendbanimi me vlera tė mėdha historike, arkitektonike e kulturore pėr popullin tonė.                22.5.2004

 

Ne saje tė vlerave qe disponon Shasi duhet tė mbrohet mė ligj dhe te vazhdojnė hulumtimet arkeologjike, ndėrsa eksponatet e gjetura nė vitin 1985, duhet tė konservohen, sistematizohen dhe t’i prezentohen opinionit tė gjėrė qė ėshtė obligim i shpejtė i pushtetit vendor tė Ulqinit, sepse monumentet janė historia dhe kultura e jonė gjatė shekujve

Kush heret ēohet,
dhe i ri martohet, 
nuk do tė ankohet (siriane).