Anton Harapi - promovimi i veprave

Anton Harapi: Eshtėnt e mi, n’tokėn e t’parve t’jen testamendi ėm

Shkruan Nikollė Berishaj

Ėshtė obligim i gjeneratave qė tė pėrkujtojnė paraardhėsit. Veēanėrsht nėse ata lanė gjurmė nė jetėn e njė treve, a historinė e njė kombi. Malėsia e Mbishkodrės gjatė historisė sė saj tė lavdishme pati edhe bij tė vetė, qė i plotėsuan kėto dy kritere, por edhe asish qė valėt e jetės i sollėn kėndej dhe me verpimtarinė e vet e bėnė popullin tė mos i harrojė. Nė vitet e pėrcaktimit tė kauzės kombėtare shqiptarė, kur mendimtarėt evropianė e merrnin Shqipėrinė vetėm "si term gjeografik" nė Grudė jetoi dhe veproi mendimtari dhe shkrimtari i madh shqiptar, franēeskani Atė Anton Harapi. Ishin vetėm dy vite (1918-1919) tė cilat i kaloi Frati i madh me diplomė tė perėndimit ndėr malėsorėt. Bashkėkohėsi i tij, udhėrrėfyesi slloven, Niko Niniē, me  shėnimin e tij gjatė shtegtimit ndėr kėto anė shkruan: ...dhe aty nė trevat e egra bėra gjumin mė tė qetė dhe mė tė ėmbėl, qė ma dha vetėdija se jam ndėr njerėz tė mirė. E kėta njerėz tė mirė ishin pjesėtarėt e fisit tė egėr arnaut. Pikėrisht kėtė dihotomi e zbuloi shumė shpejtė Frati i Grudės, tė cilit kėta malėsorė "tė egėr" iu bėnė inspirim pende e burim i mendimit filozofik.

Lindi nė Shirokė tė Shkodrės mė 5 janar 1888. I biri i Loros dhe i Ēiles. Babai merrej me peshkim, tė cilin e kishte traditė. Ishte i pagėzuar Gaspėr. Qė nė moshė tė re hyri nė Kolegjin e Jezuitėve dhe mė pas nė Kolegjin Franēeskan nė Shkodėr. Pėr hir tė suksesit tė shklėlqyeshėm i mundėsohet vijimi i studimeve e larta teologjike nė disa qytete tė rėndėsishme tė Austrisė: nė Villach tė Tirolit, Salezburg dhe Shvarc.

Nė vitin 1910, Atė Antoni kthehet nė Shqipėri dhe shugurohet meshtar, duke qenė deri nė flijim meshtar besnik i zhgunit tė Shėn Franēeskut e popullit qė e donte dhe e respektonte. Punon si mėsues nė Kolegjin e Fretėnve, ku kishte mėsuar qysh i vogėl. Gjatė tetorit tė vitit 1912 deri nė prill 1913 (vite tė trazimeve tė mėdha tė Luftės sė Parė Botėrore), i pėrkushtohet shėrbesave fetare nė kishėn Zoja Rruzare, nė Arrėn e Madhe tė Shkodrės, ku ishte edhe Kuvendi Franēeskan.

Nė kėtė lagje u njoh dhe u ballafaqua me varfėrinė e tejskajshme, tė cilėn e pėrjetonte vetė, mes banorėve pa dallim feje. Viti 1916, pėr banorėt malėsorė tė Dukagjinit, ishte njė vit i vėshtirė, vit i sėmundjes epidemike tė kolerės, ku meshtari karizmatik, me shpirt tė pastėr fisniku, u gjend si shėrbėtor pranė tyre, pėr t’i ngushėlluar dhe ndihmuar.

Vetėm dy vite tė kaluara ndėr malsorėt ishin ato mė produktivet pėr pendėn e tij. Sikur ato i dhanė atė, qė intelektuali e kėrkon tėrė jetėn: burimin e pashterrshėm tė inspirimit. Nga ajo periudhė dhe ajo popullatė burojnė veprat e tij "Āndrra e Prźtashit" dhe "Valė mbi valė".

Ernest Koliqi e quan kryeveprėn e Atė Antonit "Āndrrėn e Prźtashit" roman psikologjik, por aspak nuk duhet lėnė manash as aspekti filozofik, letrar e social.

Shkrimtari erudit e tribuni popullor, Patėr Antoni veprimtarinė e vet e vazhdon nė kolegjin franēeskan Illyricum tė Shkodrės sė pari si profesor e mė vonė si drejtor i tij. Gjithashtu vite me rradhė udhėheqė revistėn Hylli i Dritės (qė edhe sot prej shumė studjuesve merret si revista mė pretigjoze e botuar ndėr shqiptarėt). E si mos tė quhej ashtu, kur fletat e saj i plotėsonin shkrimet e shkollės letrare shkodrane me nė krye Gjergj Fishtėn.

Regjimi mė i flliqtė antipopullor, qė e njofti historia e kombit, e sigurisht edhe mė gjėrė, ai i Enver Hoxhės, i vetėdijshėm pėr "kualitetin e vet", e i frikėsuar nga forca e "armikut klasor" bėri masakrin mė tė pėrgjakshėm qė njohim. Me pretekstin se kishin veprimtari kundėrrevolucionare, reksioniste ... vranė mizorisht 8 kryeipeshkėvinj, 4 ipeshkėvinj, 53 priftėrinj dioqezanė, 25 franēeskanė, 10 jezuitė, 10 seminaristė. Ata sė bashku kishin bėrė 881 vjet burg ose gati 9 shekuj vuajtje. Ata sė bashku kishin kryer 450 vjet studime nė 24 universitete tė ndryshme tė Evropės. Kėtė fat tė zi kishte edhe Atė Anton Harapi.

Tė frymėzuer nga kėso lloj tė dhėnash, dhe nga obligimi moral, qė gjeneratat e sotme tė malėsorėve tė (ri)njohin mė afėr veprimtarinė kombėtare dhe baritore tė Atė Antonit, bashkėvėllezėrit e tij nga Misioni Franēeskan i Tuzit,  mė 26 gusht 2004, organizuan nė Kishėn e Shėn Martinit nė Grudė promovimin e veprave tė botuara nė Prishtinė.

Nė prezencėn e Kreut tė Kishės katolike tė kėtyre trevave: Mons. Zef Gashit - arqipeshkvit tė Tivarit, mons. Zef Simonit – ipeshkvit (nė pension) tė Shkodrės, mons Petar Perkoliqit, arqipeshkvit (nė pension) tė Tivarit dhe Provincialit tė Shkodrės P. Ndue Gashit, tė njė numri tė konsiderueshėm tė meshtarėve, tė intelektualėve dhe dashamirėve tė librit nga Malėsia u pėrcjellėn kumtesa mbi jetėn e veprimtarinė e fytyrės markante tė letrave shqipe, Atė Antonit.

Prezent ishte edhe botuesi i veprave, udhėheqėsi i shtėpisė botuese Shpresa nga Prishtina, biri i kėtyre trojeve, don Nosh Gjolaj, qė me veprimtarinė e palodhshme botuese vite me radhė po e pasuron botėn shpirtėrore shqiptare me vepra tė zgjedhura mirė nga lėmitė e ndryshme si letrare, historike, filozofike, psikologjike, ...

Pėrzgjedhėsi dhe redaktori e kėtyre veprave, dr. Anton Nikė Berisha dha njė pasqyrė tė shkurtėr tė jetės dhe veprave tė Patėr Antonit.

Me kujdes tė posaēėm u pėrcjell kumtesa e nxėnėsit tė Fratit tė madh, ipeshkvit nė pension mons. Zef Simonit, i cili, sikur solli me vete njė copė tė shkėputur tė asaj kohe, kur komunistat shqiptarė ekzekutuan krimin mbi trupin e patėr Antonit.

T'i kujtojmė, me kėtė rast fjalėt qė Atė Matķ Prendushi i tha pas dėnimit tė Atė Gjon Shllakut me shokė: "Tė lumtė o serbian se sot ia dole me ia paraqitė tė tānė botės se shqyptari, me bisht ose pa bisht, āsht nji egėrsķnė e vėrtetė!"

Plot ndjenja ishte edhe pėrshėndetja e mons. Zef Gashit, dhe e Provincialit patėr Ndue Gashit, nė fjalėt e tė cilėve u ndie edhe premtimi se do tė ndihmojnė me mundėsitė e tyre, qė veprat e tilla tė gjenden pėrsėri nė duar tė lexuesit tė etshėm.

Dr. Hamid Boriēi foli mbi aspektet letrare tė veprės, Pjetėr Ivezaj tentoi ta zbardhė faktin e ekzistimit tė shkollės ashqipe pikėrisht pranė kėsaj Kishe (nė Grudė) para 353 vjetėsh, kurse autori i kėtyre rreshtave, (si pasardhės i Prźtashit, personazhit tė romanit Āndrra e Prźtashit) shtjelloi tolerancėn fetare nė veprėn madhore tė Atė Anton Harapit (kumtesa u botua nė Kohėn Javore).

Nėnkryetari i Komunės sė Podgoricės, Fran Lulgjuraj foli pėr takimin e tij tė parė me veprėn e autorit nė fjalė.

Punėn mė tė rėndė, atė tė drejtėpėrdrejtė tė organizimit tė promovimit e bėri Patėr Pashko Gojēaj, qė i dha edhe fjalėt hyrėse nė promovim.

Pa dėshirė qė t'ia imponoj qendrimin tim organizatorit, e duke e kuptuar plotėsisht dėshirėn e tij, qė promovimi tė bėhet nė ambientet e qetėsisė (tashmė rrėnqethėse tė Priftnit, fshat pa banorė i Grudės, ku ėshtė edhe Kisha) ku vepronte Atė Antoni, mendoj se do tė ishte shumė mė nė rregull, sikur veprat e tilla tė promovoheshin nė ambientin e "zhurmės" sė gjimnazit tė Tuzit, me dėshirė, qė gjeneratat e reja, qė edhe ashtu janė tė cenuara me planprograme mėsimore nga mėsimi i vlerave tė mirėfillta ta pėrjetojnė fjalėn e bukur tė matur dhe tė ėmėl tė atyre, qė ende nuk janė "tė dėshirueshėm" pėr shpirtin e dėlirė tė rinisė shqiptare nė kėto treva.


Varfėrinė nuk e ka dhėnė Zoti, ne e kemi shkaktuar, unė e ti, me egoizmin tonė (Nėna Tereze)