Ē’thotė rinia

 

Jam e re e jam i ri,

M’shkon vakti pėr bukuri,

Ditėn fle edhe pushonj,

Natėn sillem e ladronj.

Dy matufa, printė e mi,

S’kuptojnė ē’po don kjo rini;

Thonė pse floktė me i pshtjellue

E pse mjekrėn me e lshue,

Thonė nji vajzė isht ēoroditė,

Kur kėrthizėn jasht ka qitė.

Thonė qi duhet me punue,

Me kapė librin e me msue.

Thonė, mos pi drogė e raki,

Edhe shum fjalė havai.

Besa s’jena ta u mėrzitė,

Pėr fjalėt qi i thonė ēdo ditė.

Veē nji herė isht kjo rini,

I kam vu puntė n’terezi,        

Unė do t’banj ashtu si due,

Pėr nesėr ēka me menue!          

                             Be&Si-plak e’j ri

 

 

 


Nin - nino

 

Nin - nino, nin - nino,

ti m’u bafsh mā i miri-o!

Nin - nino, nin - nino,

ti m’u rritsh si mali-o!

Nin - nino, nin - nino,

ti m’u bafsh mā i bukuri-o!

Nin - nino, nin - nino,

ti m’u bafsh sa bjeshka-o!

Nin - nino, nin - nino,

ti m’u bafsh mā plaku-o!

Shėnoi Idriz Xhem Ulaj nė Vishnjevė (Plavė)

 

Nina nana, vajzėn-o

 

Mori vajz-o, mori bi,

ti m’u bafsh m’ė mira n’shpi,

ti m’u bafsh lule n’kojshi!

Flej si qingji, ēou si rruxė,

pėr me luejtė nė mokėn guxhė.

Vajzė, u rritsh e u fejofsh,

u martofsh e u gzofsh!

Po vjen gjumi ‘dalė-kadalė,

po vjen vajzėn pėr m’e marrė.

Po vjen gjumi tue dvetė:

A e kanė vu vajzėn me fjetė?

Hajde gjumė kadalė-kadalė,

vajzėn tānė s’e kem’ falė.

A po na merr shum’a pak?

Nuk ta la veē ni sahat.

Flej, moj ēikė, e msheli sytė;

kur t’i ēil’sh i ēilsh si yjtė.

Ēili si yjtė e ēili si hāna,

ty tė rritshin baba e nāna!

Shėnoi Idriz Xhem Ulaj nė Hot-Plavė

 

 

 

 


 

Kangė gėrbeti

 

Ku je xānė Paluc davleti?

Ēova dashin, nuk ma deshti.

Po shtėrngohem, po shkonj vetė.

Shum gazep, mor modet-ė,

Me u dį robi robve vet,

Me u dį robi pėr tė gjįllė;

Nānė e babė ma bān hallįll.

Kush e ka tė mjerėn nānė,

S’e le mįlli bukė me ngrānė.

                 #

Amanati, amaneti,

A shkon kush kah vilajeti?

Nji pėvetė nāna pėr mue,

Thuej djali t’isht martue.

Mos i thuej t’isht ėrmue.

Nji tė dvetė se ē’nuse muer,

Tre pluma na krahanuer.

Nji tė dvetė se ē’pajė i pruni,

Jastekun pej gurit pruni,

Dyshekun pej dheut ja pruni.

E kėnduan Gjergji Jakut Gjeks Kol’Jakut, Braticė, Ulqin, tash nė Brisbane, Australi, si dhe motra e tij, Lezja, e shoqja Luks Pers Pjetrit, Kullomzė, Ulqin. E shėnoi S. Dobreci, nė Braticė, Ulqin, mė 12.9.2004.

Gjergji tha: Kta dy kangė kanė kjenė ma t’gjata. Na ditem kaq. I kanė knue n’gudė (lahutė) t’parėt tonė shestanas. Unė i kam nije kur kam kjenė i vogėl nė Kullomzė pej gjyshdajet, Macit Ēekut Margjonaj.

 

Ku kjé vashė e kur kėnova?

Nė veke, qyqja qillova,

Edhe veket i nalova,

Zānin tān e ta nigova.

Ku kjé vashė kur qita pushkė?

Kjeshė t’u mjelė delėn galushė,

Delėn galė, delėn bardhoke,

M’u muer men’ja, mola n’tokė.

M’i kreh nānė njė kta flokė,

M’i kreh nānė m’i nis pėrpara,

M’i ban bishtaleca t’gjata.

Diēka nānė desha me t’thānė,

M’kį rį plumi n’xhamadān,

M’ka driptue ānė pėr ānė;

Me ma bā nji vorr tė gjānė,

Tri penxhere me m’ja lānė,

Tri penxhere derė pėr derė,

Le t’shoh lulet nė prenverė,

Le t’shoh lulet kah lulzojnė,

Shokė e shoqe kah kalojnė.

Kur tė shkosh ti nānė me korrė,

Drapnin tem ma le nėn mollė,

T’shohin shok’t e shoqet-o,

Korren drapni vetėm-o.

E kėndoi Litka, nėna e Pals dhe Antit Zefit Pjetrushit Leks, Braticė, Ulqin (tė bijt nė Australi) dhe Anjgja, e shoqja Zefit Gjonit Niks Kol’Niks Pjetėr Gjonit, Braticė, Ulqin. E shėnoi S. Dobreci, nė Braticė, Ulqin, mė 12.9.2004.

 

 

 


 

Mark Pjetrushi krye babune,

po kufinjtė, e ku na’j vune?

Pse na’j vune pā dvetė Krythėn,

se na bajnė me krue bżthėn.

Nji e fitoshim si Mazhurin,

pėrmjedis do t’ja vemė murin,

edhe murin edhe gardhin,

Ēel Selimin do t’vemė t’parin,

do t’vemė Ēelin, do t’vem’ Nelin,

gratė e Kryth’s mos ta pėrmjerrin.

Kam menue nji punė tjetėr,

pes’ dinar’ m’u lypė pėr metėr.

 

E qiti Millo Pjetri, Krruē, Ulqin (tė parėt tė ardhur prej Janinės); bėhet fjalė pėr davįnė ndėrmjet dy katundeve, Krruēit e Krythės, pėr ndarjen e malit, kullosave, para Luftės II Botėrore.

E tregoi Pjetri Markut Pjetrit Gjur’s-Bardhaj, Salē, Ulqin.

E shėnoi S. Dobreci, mė 16.8.1985.

 

 


 

 

Ndihmuan revistėn Buzuku

Vasi Zefit Nreks Niks Pjetėrgjon-Nilaj, Bratiucė, Ulqin

Ruzhdi Qazim Ravja, Braticė, Ulqin

Palina, e shoqja Gjonit Zefit Macit Stanaj, Braticė, Ulqin, tash n’Gjermani

Dr Ngadhnjim Domi, Prishtinė

Preēi Sims Jakut Simonit Niks-Junku, Ulqin, tash n’Amerikė

Xhevat Lecaj, Martinaj, Plavė-Guci

Maria, nana Gjonit Pjetėr Gjon Gacit-Lulaj, Kullomzė, Ulqin, tash n’Vankuver, Kanada

Lezina Karaliolios, Kullomzė, Ulqin, tash n’Vankuver, Kanada

Safet Dul Lecaj, Ulqin

 

  


 

RTV

 

Radio Ulqini

Valėt 91.3 dhe 102.6 MHz, prej 8-21 ora; www.radio-ulqini.com

 

Radio Tivari

Valėt 91.8 dhe 106.7 MHz, prej 18.45-19.45 ora (jo tė shtuneve e tė dileve)

 

RTV Teuta, Tuz

Radio: valėt 106.1, TV kanali 47 (pėr Malėsi, Krajė dhe Shqipri) dhe pėr Ulqin radio: valėt 100.6 MHz, TV kanali 49; www.radiomirtuzi.com

 

Radio Elita, Ulqin, 93.9 FM