Mihal Hanxhari

 

Elegji pėr Kosovėn*

 

Zot nėse njerėzit s’dinė tė shohin sot

Dhe nesėr askush s’do ketė mė sy

Shpėto o Zot vetėm sytė e fėmijėve tė Kosovės

Zot shpėto ata sy tė kaltėr tė peshqve blu

Qe flenė nė shi dhe ėndėrrojnė ėngjejt e tu

 

Zot nėse zėrat e ēmendur s’do pushojnė

Dhe tamtamet do pėrplasen nė kupėn e qiellit

Dhe klithmat e marra do qeshin e do thėrrasin

Zot shpėto ato heshtje tė pleqve tė Kosovės

Qė flasin me brazdat e baltės plot ujė tė vjetėr

Ujė nga shiu i parė i botės qė njomi kėtė dhé

 

Zot nėse s’do ketė mė vend nė botė ku tė lindin nėnat

Oh lėre o Zot atė rrugė tė gjatė ku nuset e Kosovės

Po lindin yjet e Yllnajės sė Mjellmės

O Zot ato janė foshnjat e tua

Dhe nė s’do ketė shenjė nga delyzhi ku pirgu do bėhet

grop dhe gropa kodėr mbill nėpėr rrugėt e Kosovės

dyqind qiparisa dy mijė qiparisa dyqind mijė qiparisa

Dhe dy milionė rrape o Zot

Dhe ai do tė jetė pylli i parė i Lirisė nė botė.

                                                 (Tiranė, prill 1999)

 

*Marrė prej Mihal Hanxhari: Malli pėr Shqipėrinė, Erik, Tiranė 2002:53.

E zgjodhi pėr revistėn Buzuku prof. Ph. Mr. Zef Sima, Tiranė   

 

 

 


 

 

 Bilal Xhaferri

 

Baladė ēame

 

Ylberi, si njė pėrshėndetje e pėrlotur

lamtumirė,

u zhduk matanė largėsive,

mbi kreshtat e flakėve,

nėpėr shi.

Matanė largėsive u zhduk e pėrflakur

Ēamėria

dhe gjithė rrugėt tona shpien nė veri.

Ulėrinė era e Mesdheut mbi trojet

e lashta epirote,

mbi tė shtrenjtat troje tona

stėrgjyshore.

Nė kullotat e braktisura kullosin rrufetė.

Ullishtėt e pavjelura gjėmojnė si dallgė

nėpėr bregore.

Dhe kudo toka ēame,

mbuluar nga retė,

rėnkon e mbytur me gjak e lot,

e mbetur shkretė,

pa zot.

Na e tregojnė drejtimin plumbat,

na e ndriēojnė rrugėn flakė qė gjithė

tokėn kanė pėrpirė.

Pas shpinave tona pėrplas tufani dyert

e shkallmuara tė shtėpive.

Dhe rrugėt zgjaten e zgjaten nė veri.

Ne, popull muhaxhir, ecim nėpėr shi...

Lamtumirė Ēamėri!

 

E zgjodhi Nikė Palkola, prej Kllezne, Ulqin, tash nė Njujork, Amerikė,  qė tė botohet nė revistėn Buzuku me rastin e 60 vjetorin tė krimeve greke nė Ēamėrinė shqiptare (1944-2004).

 

 


 

Ali Gjeēbritaj Dhėmbi i sutės

 

Dhėmbi i sutės

Nė Rumi

ka pasur drenusha

nėndaja ime Hana

u thoshte suta.

Nga bjeshka e lartė

njė dhėmb tė sutės

nė jakė tė xhokės

ajo ma vuri.

Syrin e keq

thonė

nga njeriu e largon.

Dhėmbi i sutės sė Rumisė

nė jakė tė xhokės sė fėmisė

syrin e lig e dėbon gjithmonė

thonin tė parėt tonė.

 

O Rumi...

Njė gur

ēova nė majė tė Rumisė

bjeshka u lartėsue

Stambollin nuk e pashė me sy.

Kanga: Oj Rumija bjeshkė e naltė

m’u kujtue nė atė mengjes

kur dola nė majė tė saj.

 

Ubla e Krajės

Si nuse e stolisur

edhe sot ti je.

Prite e nise me shekuj

motėt nuk tė plaken.

Gjithmonė e re

mbete e jona

etje duke shuar