N’Shestan u pėrtri kisha*          

 

Shestanasi, zot n’ven t’vet, ka ruojtė fenė e t’parėve, hadetet, gjuhėn shqype, veshjen. Shestanasi s’ka maruo! Shestanasi s’ka me maruo ku-do qi t’jetė e kah-do shkoftė.

 

Don Pjetėr Perkoliqi, ipeshkėv nė pension

 

Me nji barrė tetdhetė e dy vjeēare, mbas goti 40 vjetve, jam ktu me u gzuo bashkė me ju n’ket ven, ku pėr 19 vjett vinjesh me e ēilė kishėn qi sot e bekuom, kishėn e pėrtrime pej temelit, qi e banė vetė Mbimalasit, me iniciativė e me kontribute t’veta, e qi ėsht e zbukuruome si nuse dazmoreshė nėr kto kodra e male.

Nuk di, a me u gzue o me kja. Kam arsye pėr t’dyja. Sot n’Shestan kanė metė katunet pā banorė, shpijat pā kėrken; s’ka zjarm as tym. S’njihet (s’ndigjohet) dele me blegruo, as cingare me troklluo. S’njihet kanga e ēobaneshave as n’mriz as n’kullosė, as n’mal, as n’fushė; s’njihet zį trimi qi prej bregut o katunit thret venalinė, kumarėn, shokun n’mobė o n’dyzen; s’ka  kangė as valle, s’ka darzėm as vajtim. Kanė metė vetėm kto brigje e kodra, lugina, fusha e gropa, ku me shekuj banonjshin Shestanasit, jetonjshin ktu ma shum me shpatė n’dorė se me dorė n’dorzėn e parmenės, pėr  me mpruo venin, njerėzit, votrat e fenė e vet. T’djegun e t’pjekun, sā e sā herė, por jo t’shtruom; ma tepėr t’untė se t’nginjtė, por burra, krenar e kreshnik, zota n’ven t’vet, qinruen n’kto vise me shekuj. Ruojten emnin, gjuhėn, veshjen, hadetet, fenė. Sot gjin’ja janė shpėrngulė e shpėrdā anė e m'anė n’botė, veni ėsht shprazė. Kta ta mushin synin me lett e zemrėn me ezgjet (izjet, dhimbje). Venin e Shestanit nuk e shoi e nuk e ndrroi as shpata as pushka; njerzit e lanė venin e vetė; veni meti shkretė! Kjo kishė ktu, kta vorre kanė metė si ronjtarė besnik t’shekujve qi kaluon. Kanė me metė ronjtarė edhe mas sodit; dishmitarė breznive mas nesh, se ktu kanė jetuo t’parėt tonė. Pėr muo, qi ktu nėr ju kam jetuo 19 vjett, tā ardhė pėr ēdo t’dijelle e ēdo festė, tā ēā Vidrijakun e nėpėr Rrushta deri ktu, posht e pėrpjetė, n’kohna t’zuershme e t’rrezikshme, qi mos na kjoshin ma, t’pėrtrimit t’ksājė kishė shumshekullore me inicijativė t’vet banorve t’Shestanit t’Sipėrm, me kontribut, me porez qi vet vetit ja vunė, kjo kje nji befasi, nji gjā e papritun. Reakcioni i parė i emi kje: Unė kam menuo se Shastanasit rrenojnė kishnat e jo se i pėrmirėsojnė. Sot u lypi t’ė  falun pėr kto fjalė qi i thaē n’shpejti. Kishesh n’men nodhjėn e qeles n’Dedaj, kur me 1946 ma naluon ēdo punė feje n’atė shpi qi e kishin shnrruo n’Omlasdinski dom e shkollė; milici i venit me pushkė nė krah ma njoftoj at urdhėn. Mė ra n’men Ēukuljeri kur mas 7 vjetsh qi shkojshim me thanė meshė e me bekuo vorret n’ata ēka kishte metė mi «Bregun e limuem” pej kishės sė dikurshme e vorreve, e kur u mlidhshim na Shestanasit venalitė, pej Tivarit e pej Ulqinit, por edhe pej tjetėrkah, e me meshė e uratė bashkonjshim kangė e valle, ushtonte Ēukuljeri! Ishte si nji festė e marė Shestanit. Ma naluon, aj tubim fetaro-populluer u kput. Pse e kush kje mbrapa, as sot nuk dij, por munje me ma pre men’ja. Me ditėn e sotēme po m’shnoshet njana dhe tjetra varrė, po m’ngushllohet zemra. Shestanasit, edhe se tė shpėrdamė, kur nerojnė eshtnat e atyne prej t’cillve janė, kur nerojnė kishėn qi t’parėt e tyne me zuer e banė dhe e mpruon, prej zemret e gojės m’del kjo brimė: Shestanasi s’ka maruo! Shestanasi s’ka me maruo ku-do qi t’jetė e kah-do shkoftė!  Sot ja ka zbardhė fytyrėn vetit. Edhe sh'Pali, tė cillit ja ėsht kushtue kjo kishė, gzon bashkė me ne.

Eni, eni edhe tjera herė ktu! Mos e kputni hadetin, traditėn; mlidhi ktu njerė o dy herė n’vjetė me nezė donjė qiri, me thānė donjė uratė, me ēuo meshė, me bekuo vorret. Kto katune, kto shpija, kto kodra s’kanė me kjenė shkretķ. Kjo kishė e kta vorre s’kanė me metė mogile gursh, por kanė me ruojtė emnin e fenė dhe burrninė qi Shestani e ka pasė. Edhe pse, si thonė relacionet e moēme, banorėt e Shestanit nuk kanė kjenė besimtarė tė mdhoj, por, edhe pse tė shtėrnguom me probleme tė jetesės nėr kto ngushtica t’venit, ata e kanė ruojtė dritėn e fesė katolike; kur ka kjenė nevoja, kanė dijtė m’e ba deken si me le. Me 1702 o mā vonė kur argjipeshkvi i Tivarit Vincenc Zmajeviqi ishte n’rrezik jete prej turqve, Shestanasit i duolėn zot dhe e pshtuen; ma vonė, aj diso familjeve jav bani venin n’Zadar, n’venin qi e thrrasin Arbanasi, ku edhe sot, mas 280 vjetėve shqypja s'ėsht harruo. N’kohė t’Turkut n’Tivar, pushteti  kishte naluo procesionin e Korpit t’Krishtit. U ulėn Shestanasit pej malit dhe i urdhnojnė famullitarit me e majtė procesionin pa tjetėr. Procesioni i Korpit Krishtit u majtė nėpėr Tivar; tivarasit rrinjshin anash e shikoshin. Kur qeveria turke n’Tivar e mylli n’haps don Gjon Shllakun, ēka ishte poshtnim pėr katolikė, vijnė Shestanasit me armė dhe e  xjerrin pej hapsit. Shestanasit nuk kanė kjenė qyqarė as me Turqė as me Malazezė. T’ngushtuom knej e anej, i kanė ruojtė fenė e t’parėve, hadetet, gjuhėn shqype, veshjen; pėr me e ruojtė t’veten, ata kanė luftuo nėr kėto shkrepa dhe kanė dijtė me dhanė edhe jetėn. N’kryq nuk kanė pshty, edhe se ndoshta donjė kokėrr nuk ka qinrue, shumica i ka metė besnike fesė katolike. Bijt dhe bijat e tyne mos ta hupin emnin, gjuhėn e t’parve, fenė dhe hadetet; nė kta kohna t’kollajshme, t’veten mos ta hjedhim mas shpinet dhe nėn kamė, si nji sukull t’vjetėr, pėr interes o indiferentizem o pėr hatėr t’huej.

Mirė kini ba, e bile fortė mirė qi kini pėrtri kishėn, ku pushojnė edhe eshtnat e nji ipeshkvit e nji meshtarit, t’dy Lukiqas. Ėsht nerė e lavdi pėr ju. Kjo punė ka edhe nji simbolikė. Do me thanė se nuk e vini nėn kamė munin, qi kisha gjatė shekujve n’kto male ėsht munuo pėr t’mirė t’kti popull, me t’cillėn e ka da t’mirėn e t’keqen. Kisha ka kjenė shkolla e njerėzimit, qytetnimit e burrnisė. Mė lejoni qi ti shtoj dy shemuj ma t’ri atyne qi pėrmena pėrpara e qi e sqarojnė ata ēka thaē. Para 20 vjetve, n’Vir n’nji kuven, ku seicilli levdonte t’veten, nji Krricas, n’marim, lypi fjalėn. Tash, tha, m’nigjoni ju muo si u nigjova unė ju. Njerėzt ma t’nershem n’Mal t’Zi janė ata qi banojnė nėn Rumi. E bveten kush janė ata. Pėrgjergji: Shestanasit. Qe pse n’Mal t’Zi njerėzt ma tė ndershėm janė n’Shestan. Mė 1918, Crmnica ja ka sy Shestanit, ka plaēkitė, djegė, poshtnuo. Shestanasit kanė mujtė me u hakmarrė, nji mos vet, me lshue tjerėt m’e ba at punė. Lek Maci e kthen Hasan Isufin me ushtri pej Ljarjet dhe i thotė pėr komunista qi po kėrkon, tek i ke nė Gabeta t’Mikuliqit e shko e lufto me ta. Shestani tri herė e ka pshtue Crmnicen; nėpėr Mal t’Zi, gjatė luftet na kena vra vllau vllanė, i biri babėn, kena ēilė logore. N’kohė t’Informbirosė, prapė na malazezėt kena kjenė t’parėt. N’Shestanin tri besimesh, asnji shpi s’ėsht djegė, kurkush s’ėsht vra o internuo. Kanė jetuo n’paqė e mirėkuptim. Shemulli tjeter. Lek Maci, kryetari i Zonės neutrale Shestan-Ljarje ishte i thirrun n’Shkodėr zyrtrarisht. Leka merr me veti ka nji njeri prej seicillit katun. Nė prefekturė kapitan Lani i thot Lekės: Sa ushtarė munesh me mė dhanė? Leka i pėrgjegji: Na mbprohena vet, e so pėr ushtarė, unė po sho se ushtarėt e tu po shetisin nėpėr Shkodėr. Komandanti ja kthenė: Ju nė Shestanė kini dy katune shkijesh. Po i pergjegji Leka, kena Pecajt e Uzhdabiqin, por ata janė shestanas vllazėnt tonė e unė pėrgjegjegjem pėr ta.

Kėto nollje, mjerisht, nuk i shkruon historija, por munen me u vėrtetuo se ende sot ka gjin qi kta e kanė nije o e kanė pa. Dhe ėsht mirė qi ta dini, se kena me ēka me u krenuo, me u burrnuo. Shestani ka mujtė me ba keq e s’ka ba!

Me kta shemuj shihet muni dhe vepra e fesė dhe e kishės nėr ne nėpėr shekuj pėr qutetnim, njerzi e burrni, si edhe pėr dashtni, qi besimtari do tė ketė pėr Zotin dhe tė afėrmin. Pra, na kena kjenė dikushi. E dikush nė ven tė plumit ka merituo pomenare (pėrmendore), qi Shestani s’ėsht djegė e pjekė o vra nėr veti!

Ju e kini zbukuruo ket kishė. Por mirė ta dini se kisha e vertetė jini ju vet, e jo muret e nji shpije, me kjenė ajo edhe e arit. Jeta juoj fetare, jo vetem me emėn por dhe me vepra, feja e pėrjetuome e jo fe-hadet ėsht kisha qi Zoti e do pėr banesė, pėr tė cillėn Krishti ka dhanė jetėn. Kjo vepėr qi kini krye difton se as Shestani nuk ėsht ma i mrami fis n’Dioēesė t’Tivarit qi kujdesohet pėr fe, pėr kishna, e muo m’nep uzdajė se kini m'u kujdesuo edhe pėr kishėn e gjallė tė shpirtit t’vet, pėr familje, pėr rritjen e fmive si u mson feja e Kisha Shejte. Mirė ta dijni ata ēka tha Krishti: tė tanė botėn me e fituo e shpirtin m’e bjerrė, gjiēka a kot.

Kta vorre na e dishmojnė se gjiēka kalon. Kėta kryqa mi ket kishė e vorre, dhe urata qi thamė e kanė me u thanė dishmojmė se ka diē edhe mbas vorrit: nji jetė qi s’ka marim, jeta e pasosme pėr t’cillėn, qi t’jetė e lume, Krishti dha jetėn e na e  munsojė, qi  me vepra t’mira tā e njekė udhėn e tij, fenė e tij, ta meritojmė. Kyj tubim s’do t’jetė vetėm rast i bashkimit, dyzenit e sofrės, por dishmi feje.

U falėnerohem t’tanve qi kanė marrė pjesė, n’ēdo mnyrė n’ket pėrmirsim t’kėsoj kishė  Zoti jau shperbleftė munin e zemėrgjanėsinė qindfishė n’kėtė jetė e n’tjetrėn. Zoti i bekoftė! Mos t’jini zemėrgushtė me i falė kishės meshtar e motra si n’t’kaluem. Kisha pā meshtar ėsht si shpija po zot konakut.

I falėnerohem zotni arqipeshkvit qi sot ka ardhė ktu bashkė me famullitarin qi  kujdesohet pėr t’mirė shpirtnore tė banorėve t’kėsaj famulli. Zoti ja shperbleftė munin dhe zellin. U falėnerohem edhe atyne qi nuk janė Shestanas, e qi nuk janė t’besimit tonė, por sot edhe ata po marrėn pjesė n’ket festim.      

E ti kishė, qi kėtu me shekuj e shekuj ke bashkuo fetarėt e Shestanit, edhe pse ke metė e vetmuome nėr kto male, brez mas brezit na e ruoj emnin e fenė, burrninė e njerėzinė e Shestanasave.       

E ju, eshtna t’bekuome, pushoshi n’paqė t’Zotit nėn hije t’ksaoj kishė e t’ktyne qarrave tue pritė t’njallunit n’ditė t’sosme. Shpirtnat tuoj gzoshin gzimin e parrizit! E ata qi kini lanė mbas vetit kurr mos u harrofshin, e fisi i Shestanit gjithmonė pėrparoftė ku-do kjoftė! 

Dhe ju, o zogjėt e shpendėt e malit, qi mot mbas motit kini me fluturuo mi kto katune, kodra e brigje, fusha e gropa, mos pushoni ta knuo e vallzuo shestanēe, pse ktu me shekuj e shekuj ka jetuo nji fis burrnor, krenar e bujar. E kur t’vini me pushuo mi dega t’ktyne qarrave ktu, u lutem, n’ven t’tanė shestanasave t’shpėrdam anė e m’anė t’botės, thone edhe ju nji uratė, ashtu si Zoti jau ka dhanė, pėr shpirt t’ktyneve qi ktu pushojnė! Thoni edhe ju: Paēi dritė!

 

Par riječi za vas koji iz bilo kojeg razloga ne razumijete albanski. Blagoslovili smo glavnu a možda i najstariju crkvu na ovim prostorima (dokumenat koji posjedujem spominje je 1638 godine kao župnu crkvu Šestana, ali ona je sigurno starija). Crkva je nekad bila manja i na volat, ali je u XVIII i XIX vijeku produžena. Tokom vjekova više je puta bila oštećena u borbama, pljačkama, paljevinama, zemljotresi- ma i  od zuba vremena. Uvijek je bila popravljena  uz pomoć Rima i Nadbiskupije, jer siromašni mještani u ovom pasivnom kraja nisu bili u stanju da to urade.Sad u boljim prilikama sami su Gornjošestanci pokrenuli akciju da se crkva renovira i sanira temeljito uz priloge samih vjernika, vjerujem u znak poštovanja svojih predaka i zahvalnosti za mučno i krvavo obranjenu i sačuvanu vjeru u teškim vremenima, kada su oni, koji su htjeli ostati vjerni Bogu i Crkvi, završavali pod mačem ili su se morali iseliti ili se skloniti u ova  nepristupačna brda, više gladni nego siti, ali slobodni, makar paljeni i žareni više puta, nikad pokoreni od Turaka.

Danas ovaj kraj je napušten, jer mještani odoše za boljim životom i raspršiše se po bijelom svijetu, po Australije, Americi, Evropi i po bivšim republikama Jugoslavije. Ipak ova crkva, ovi grobovi ostaće spomenici vjere naših predaka, stražari i čuvari šestanskog imena i poziv nasljednicima da nikad ne pogaze i ne zastide se bilo iz kojeg razloga onog što su bili i što jesu. Tuđe neka poštuju, ali neka se ponose sa svojim. Ako oni sami ne budu poštovali svoje, nemaju pravo da traže da ih drugi poštuju: drugi mogu samo da ih iskorišćuju. Biti će tuđinci na svojemu, što bi bila i sramota i grehota pred Bogom i pred ovim kostima koje ovdje čekaju dan uskrsnuća.

Šestane je očuvala vjera i Crkva, a oni vjeri i Crkvi uzvratili sa dva nadbiskupa, jedan od kojih počiva u ovoj crkvi, i barem od 1600 godine na ovamo 10 svećenika i drugih koji su krenuli, ali nisu stigli do oltara. Nadam se i molim Boga, da će i u buduće Šestanske majke rađati i odgajati djecu i da neće biti škrte da ih daruju Bogu i Crkvi, jer će ih domaći bolje shvatiti i prihvatiti.

 

*Nė Lukiq, Shestani Nalt, ku ishin tė pranishėm mbi 300 vetė, mė 2 tetor 2004, u bekua kisha e pėrtrirė e Shpalit e Shpjetrit. Fjalėn e pėrurimit po e japim nė gjuhėn shqipe tė Shestanit, ashtu si edhe e mbajti imzot don Pjetėr Perkoliqi, ipeshkėv i Tivarit nė pension.


Pashko Vasa:
Vjen njeri i huej e u rri nė votėr, 
me ju turpnue me grue me motėr!
E pėr do pare, qė do tė fitoni, 
besėn e tė parėve tė gjithė e harroni!
E baheni robt e njerit huej, 
qė nuk ka gjuhėn as gjakun tuej!
Zgjodhi Nikė Palkola, prej Kllezne, Ulqin, tash nė Njujork, Amerikė.