Mirash Ivanaj, drejtor i gjimnazit nė Shkodėr (1925 – 1930)

 

Shkruan Dr. Ilijaz  Gogaj

 

Me dy diploma universitare, si njohės i dhjetė gjuhėve tė huaja, Mirashi nisi punėn nė gjimnazin shtetėror tė Shkodėrė, mė 10 shkurt 1925. Puna e tij 5-vjeēare (1925-1930) nė kėtė detyrė ishte e ngjeshur me veprimtari tė shumta, me tensione, me telashe, por u vlerėsua shumė e suksesshme. Rezultatet e tij u bėnė tė njohura pothuaj pėr tė gjithė botėn shqiptare, nėpėrmjet nxėnėsve tė kėsaj shkollė. Personaliteti i tij, krahas virtyteve qė ia kishte dhuruar natyra, ishte i brumosur me njohuri tė jashtėzakonshme nė fushėn e arsimit. Si askush nė kohėn e tij, pėrveē bilogjisė, fiskulturės dhe muzikės i dha tė gjitha lėndėt qė zhvilloheshin atėherė nė tė gjitha klasėt e gjimnazit dhe kudo tregoi aftėsi tė nivelit tė lartė. Duke i dhėnė tė gjitha lėndėt kuptueshėm pėr nxėnėsit, duhet pohuar se ai shkėlqeu mė shumė nė matematikė dhe sidomos nė latinisht, ku me gjasė  duhet tė ishte njohėsi mė i mirė i kohės pėr gjuhėn e Ciceronit. Po mė nė formė pedagogjike ai e ndieu veten nė mėsimin e historisė, veēanėrisht nė pjesėn e historisė sė Shqipėrisė. Ishte partizan i teorisė pellazgjike dhe nuk kishte lėnė libėr pa shfletuar pėr ta pasuruar sa mė shumė, sidomos historinė e lashtė tė popullit shqiptar. Ai kishte njė krenari tė ndėrgjegjshme, pėr gjithēka tė traditės shqiptare, tė cilėn dinte ta argumentonte shkencėrsiht dhe ta shpjegonte mjeshtėrisht, duke e tėrhequr dhe duke e bėrė tė vėmendshėm pėr ēdo dėgjues, sidomos moshėn shkollore. Me zotėrimin e lėndės dhe tė vetes, me zėrin e plotė tingėllues, me lėvizjet e kursyera deri te dėrrasa e zezė, me faktet e shkoqitura qartė, me arsyetimet bindėse, me pėrsėritjet e palodhura sa herė e kėrkonin nxėnėsit, Ivanaj i jepte punės sė tij mėsuesore dhe figurės intelektuale atė pėrsosuri pedagogjike qė e mrrekullonte dhe e bėnte tėrėsisht pėr vete moshėn rinore. Ora e mėsimit tė mėsues Ivanajt ishte e shenjtė dhe si e tillė e paprekshme nga askush. Nė orėn e mėsimit tė tij, nuk mbetej asnjė boshllėk. Nxėnėsit dilnin tė ditur, tė edukuar, tė burrėruar. Pėr ēfarėdo arsyeje dhe asnjėherė, ai nuk i ndėrpreu orėn e mėsimit asnjė mėsuesi. Dhe askush tjetėr nuk guxonte t’ia ndėrpriste, sa kohė ishte drejtor ai i “tmerrshmi” Mirash Ivanaj. Njė herė njė inspektor i Ministrisė sė Arsimit u zemėrua keq me Ivanajn, kur ai kishte ardhur nė shkollė dhe qe i detyruar ta priste deri sa Ivanaj tė dilte nga mėsimi. Inspektori e, ndoshta edhe ndokush tjetėr, nuk arrinin  ta kuptonin sesi ky njeri “mendjemadh” (por jo mendjevogėl) respektonte mė shumė orėn e mėsimit dhe nxėnėsit e tij sesa inspektorin, po nė daē edhe shumė e mė lartė, se edhe vetė mbretin. Tregohet se  kur ishte mėsues nė gjimnazin e Tiranės, Zogu kishte dėrguar njė inspektor qė ta thėrrsite Ivanajn pėr nė pallatin mbretėror. Ai i tha tė dėgjuarit tė mbretit qė t’i ēonte lajm Lartmadhėrisė, se do tė shkonte menjėherė nė takimin e kėrkuar, me tė mbaruar mėsimin. Ivanaj si intelektual  me ndėrgjegje tė lartė qytetare dhe, nė radhė tė parė, me shėmbullin e shkėlqyer vetjak, jo vetėm me aftėsitė e tij tė rrall pėr lėndėt qė zotėronte, por edhe  pėr barrėn e ngarkesės sė madhe mėsimore qė mbajti pėrsipėr si mėsimdhėnės, e cila sipas nevojave tė shkollės, erdhi duke u ngritur nga viti nė vit. Nė vitin shkollor 1925/26, drejtori i shkollės Mirash Ivanaj, jepte 17 orė mėsim nė javė. Nga kėto 14 orė latinisht dhe 3 orė gjeografi. Edhe nė semestrin e dytė tė vitit shkollor 1927/28, kur mėsuesi me ngarkesėn mė tė madhe mėsimore javore kishte 23 orė, drejtori vazhdoi tė jepte 17 orė nė javė, me 5 orė suplementare mbi normėn e tij si drejtor shkolle, pa kėrkuar dhe pa marrė asnjėherė shpėrblim. Me kėtė shembull vetjak tė tij ai pa kurrfarė hezitmi mblidhte orėt qė mbeteshin pa mėsues nė lėndė dhe klasa tė ndryshme tė shkollės sė tij dhe e zhvillonte vetė mėsimin.

Shumė shpejt, sa erdhi nė krye tė gjimnazit tė Shkodrės, me aftėsitė e tij tė rralla, njohu menjėherė gjendjen dhe zbuloi shpejt tė metat dhe dobėsitė si edhe shkaqet e tyre brenda dhe jashtė shkollės. Ai vetė nuk kishte asgjė kundėr fesė, madje ishte katolik qė frekuentonte kishėn me besim tė palėkundur te zoti. Ishte bindje e pėrgjithshme nė Shkodėr se ai nuk e donte Gjergj Fishtėn, po ai kurrė ndonjėherė nuk nxori fjalė kundėr tij. Duke respsektuar personalitetin e nxėnėsve mysliman dhe tė vetė familjeve tė tyre, gjatė muajit tė ramazanit ulte normėn ditore tė mėsimit nga gjashtė nė katėr orė nė ditė. Megjithatė  synimi i Ivanajt ishte qė me punė kulturoe tė ndikonte te nxėnėsit tė hiqnin dorė vetė lirisht nga ushtrimi i riteve fetare nė shkollė, sepse ato pengonin mbarėvjatjen e  e punės sė rregullt nė zhvillimin e mėsimit.  Nė mendėsinė e qytetit tė Shkodrės u krijua bindja se nė shkollėn e Ivanajt nxėnėsit nuk prisheshin nga feja dhe nga “morali”. Ishte kjo bindje qė i bėri prindėrit katolikė tė dėrgonin pa rezerva e me besim  tė palėkundur fėmijėt e tyre nė gjimnazin e shtetit. Disa nga prindėrit myslimanė kishin edhe njė “argument” tė veēantė, pėr drejtorin e gjimnazit tė shtetit, qė i dėrgonin fėmijėt e tyre nė atė shkollė. Kur nė qershor  1924 kryengritėsit u futėn nė Shkodėr, Ivanaj si kundėrshtar i tyre, la shtėpi e katandi dhe iku rrėmbimthi vetėm me rrobat e trupit nė Mal tė Zi . U vendos nė Podgoricė. Ndėrkaq, kur komisioni i caktuar shkoi pėr sekuestrimin e banesės sė tij, gjeti tė hapur mbi krevat Kuranin, tė cilin ai e studionte pėr tė parė ndikimim e tė drejtės romake mbi sheriatin. Mirėpo myslimanėt qė  bėnin pjesė nė komisionin e sekuestrimit e kuptuan ndryshe, se ky katolik me Kuranin Qerim nė dorė, njė ditė do tė mund tė ndėrronte besim dhe tė bėhej mysliman. Ivanaj njė mendje aktive krijuese, pėr zbatimin sa mė tė plotė tė programit mėsimor, siē e konceptonte ai, iu desh tė vinte nė udhė tė mbarė zbatimin e tij nė klasat e  para, pastaj tė korrigjonte dhe tė plotėsonte atė tė  klasave tė larta. Me iniciativė vetjake, ai zbatoi orėt e mėsimit pėr lėndė tė veēanta, pastaj pėr zbatimin e plotė shkencor tė programit ato u rregulluan qoftė me punėn e tij si mėsues ashtu edhe me kėrkesėn, kontrollin rigoroz tė mėsuesve dhe tė gjithė masat e tjera organizative, tė cilat mund t’i ndėrmerret njė personalitet sikundėr ishte ai. Edhe pėr strukturėn e shkollės Ivanaj ka meritė vetjake, sepse mbėshteti pa rezerva dhe me vendosmėri qė nė fillim, krijimin e degės normale (pedagogjike), e cila nisi punėn me 2 qershor 1926.  Pėr vetė ruajtjen e strukturės sė shkollės si gjimnaz dy degėsh (klasik dhe real) u pėrpoq qė ajo t’u pėrshtatej nevojave tė nivelit tė pėrgjithshėm tė vendit. Gjatė punės sė tij si drejtor paraqiti shumė kėrkesa Minsitrisė sė Arsimit, qė kishin pėr qėllim shtimin e numrit tė nxėnėsve dhe progresin e kėsaj shkollė, nė korrik 1929 propozoi  njė sistem tė ri reformues tė sistemit tė ndarjes sė bursave tė studimit pėr nxėnėsit e shkollave tė mesme, por pėr fat tė keq, propozimi i Ivanajt nuk u dėgjua. Dhe ja nė fund pėrfundimi i punės sė tij pėr shtimin e kontigjentit tė nxėnėsve: E mori gjimnazin nė mars 1925 me 83 nxėnės dhe e dorėzoi nė tetor 1930 me 280 nxėnės me njė ritėm mesatar vjetor rritjeje tė qėndrueshme, duke ruajtur gjithnjė e mė shumė numrin e nxėnėsve qė tėrhiqte nė shkollė. Si rrjedhim nga 22 % qė ishte numri i tė larguarve nga shkolla nė vitin shkollor 1924/25 (jo mbetėsit) zbriti nė 12 % nė vitin shkollor 1929 /30. Asnjė shkollė e mesme shqiptare e kohės, nuk pati njė ritėm tė tillė rritjeje. Si pedagog dhe drejtor shkolle, kujdesi i tij i parė ishte qė tė ruante dhe tė mbante lart autoritetin e mėsuesit, por edhe, sipas rastit u tėrhiqte vėrejtje mėsuesėve prapa krahėve tė nxėnėsit, madje edhe i ndėshkonte rėndė me qėllim qė ata tė merrnin mėsim tė mirė dhe tė viheshin nė udhtė tė mbarė nė ēėshtjen e edukimit. Jo aq ngutėsisht pranė recetave pedagogjike tė edukimit vuri disiplinėn dhe bindjen e prerė pėrpara kėrkesės sė rregullt dhe fjalės sė mėsuesit Ivanaj edukonte pa moralizime, pa bėrė leksione pėr edukatėn. Ishte i rreptė, pa bėrtitje sokėllitje, ishte i dashur, por pa pėrkėdhelje e miklime. Ai si mėsues apo si drejtor, me veprim tė qetė po tė prerė, ishte njėkohėsisht edhe njeri qė tė ngjallte drashtjen dhe besimin. Nė kraharorin e tė gjerė rrihte njė zemėr e madhe dhe e dhimbėshme. Ishte me ndjenja tė thella, pa psherėtima e lot, ishte me ndjenja delikate, pa pėrdėllime. Nė fillim si mėsues e si drejtor, nė takimet e para me nxėnėsit, dukej i tmerrshėm nė sytė e adoleshentėve tė porsaardhur nga bankat e shkollės fillore, por pastaj me kalimin e kohės, kur ata shkallė-shkallė arrtiėn tė futeshin thellė nė personalitetin e tij, nisin ta donin shumė mėsuesin e tyre tė madh, qė nuk i ngjante asnjė mėsuesi tjetėr. Si mėsues dhe si drejtor i bindur thellė nė nevojėn jetėsore rinore pėr ēlirimin e energjive djaloshare dhe pėr argėtim, veē mėsimit si pedagog i formuar ai njohu shumė mirė edhe interesat dhe dėshirat jashtėmėsimore tė nxėnėsve. Kėsisoj, mėsues e drejtor nė gjimnazin e Shkodrės, bėri edhe njė punė tė frutshme jashtėshkollore, mė mirė tė themi jashtėmėsimore, sepse kjo veprimtari kryhej  brenda mureve tė shkollės dhe nuk ishte jashtė mbikqyrjes apo udhėheqjes sė drejtpėrdrejtė tė mėsuesve tė shkollės dhe tė vetė drejtorit tė saj. Duhet pėrmendur se Ivanaj  ishte nismėtar  i themelimit tė shoqatės sė njohur Besa Shqiptare tė nxėnėsve tė gjimnazit tė shtetit nė Shkodėr. Edhe nė zhvillimin e sporteve nė shkollė, u duk drejtpėrsėdrejti dora e Ivanajt. Nė tė gjitha sportet, pėrveē futbollit, gjimnazi i shtetit fitonte tė tėra garat qė zhvilloheshin me dy gjimnazet private tė atjeshme. Tė gjitha sukseset e punėve tė Ivanajt kanė lidhje tė drejtpėrdrejtė me tėrė ato cilėsi tė pėrmendura pėr tė si njeri dhe si intelektual nė lėmin e mėsimdhėnies, edukimit dhe drejtimit tė suksesshėm tė shkollės. Po nė kėtė mes duhen pėrmendur dhe duhen vėnė nė vend tė dukshėm puna pedagogjike e vyer e Ivanajt. Drejtori Ivanaj kishte njė vėmendje tė posaēme edhe pėr konviktorėt, pėr ata mė tė dobėtit nga shėndeti, tė pakėtit nė trup, pėr jetimėt dhe pėr mė tė vegjėlit nė moshė. Sukseset e punės sė lavdėruar  tė pashembullta  pėr arsimin shqiptar qė u dukėn nė gjimnazin e Shkodrės u vlerėsuan nga specialistėt rreth tri vjet pasi kishte ardhur Ivanaj nė drejtim tė asaj shkolle. Nė vitin e parafundit tė punės nė gjimnazin e Shkodrės erdhi vlerėsimi i lartė i shtetit. Nė qershor 1929 mbreti pranoi nė audiencė dhe dekoroi me urdhėrin Kumandar i urdhėrit  tė Skėnderbeut, tre nga punėtorėt mė tė shquar tė shkollės: Aleksandėr Xhuvani, Mati Logoreci dhe Mirash Ivanaj.  Dy tė parėt me nga rreth njėzet vite vjetėrsi pune, kurse Ivanaj vetėm katėr vite stazh. Merret me mend se me ēfarė masė vlerėsimi bėhej puna e Mirash Ivanajt, nė kėtė kohė tė arsimit.

(Autori  kėtė vit ka botuar librin “ Mirash Ivanaj, personalitet i shquar i Universit Shqiptar)


Hajnrih Hajne:
Lule e shpirtit autokton,
Do veē gjuhėn e nanės,
Kurrė s'e mėsoi njė zhargon 
Tė helenit dhe tė romakut. 

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė