Festa e Verės nė Krajė

Gėrshetim i vlerave kulturoe dhe sportive

 

Shkruan Ali Gjeēbritaj

 

Festat popullore janė kremte me tė cilat populli shpalos vlerat e tij kulturoe, shpirtėrore, sportive.. Pėr dallim nga kremtet shtetėrore e fetare ato kanė karakter  tjetėr, janė festa pagane nga lashtėsia e popullit tonė. Veē kėsaj festat gjithėpopullore kanė edhe specifikat  dhe rėndėsinė e vet historike. E tillė ėshtė edhe Festa e Verės nė Krajė, e cila nė vazhdimėsi organizohet nė kėtė trevė etnike shiqptare prej vitit 1993. Manifestimi i sivjetshėm Ditėt e Kulturės dhe Sportit nė Krajė  zgjati prej 5-10 korrik. Pėr dallim nga vitet e mėparshme manifestimi i sivjetshėm ishte mė i pasur pėr nga pėrmbajtja dhe forma.

Manifestimi filloi tė hėnėn me njė mbrėmje kulturore-artistike, e cila u mbajt  nė sallėn e madhe tė Shtėpisė sė Kulturės. Fjalėn e rastit e mbajti kryetari i Kėshillit Organizativ, Ali Gjeēbritaj. Me kėtė rast ėshtė hapur ekspozita e piktorit nga Kraja, Qazim Muja, pėr krijimtarinė e tė cilit foli mr. Basri Ēapriqi, poet e kritik letrar. Nė kėtė mbrėmje ishte i pranishėm edhe poeti i mirėnjohur nga Kosova Ali Podrimja, i cili para dashamirėve tė fjalės sė shkruar lexoi tri poezi. Ndėrkaq, Merita Subashiq, nga Tivari ekzekutoi  nė piano disa pjesė muzikore nga autorėt botėrorė tė muzikės klasike. Mė pastaj  anėtarėt e grupit letrar Buzuku tė SHF Gj.K. Skėnderbeu nė Ostros, krahas punimeve tė tyre, lexuan edhe fragmente nga krijimtaria letrare e autorėve kranjanė, si: Mehmet Kraja, Ibrahim Berjashi, Hajredin Muja, Ali Gjeēbritaj, Enver Draga etj, pėr tė vazhduar me recitalin Kraja ėshtė vendlindja ime, pėrgatitur nga profesoresha e gjuhės shqipe, z. Aisha Gjeēbritaj sipas vargjeve tė poetit nė mėrgim, Hajredin Muja, interpretuar nga  filloristėt e Krajės, Blerita Gjoni, Iliriana Milla dhe Adrian Gjeēbitriqi. Nuk mungoi as vallja e kėngėt popullore kushtuar kryesisht vendlindjes, kėnduar nga Dardan Koliqi, Luigji etj,  por as pėrshėndetjet e ngrohta e tė pėrzemėrta tė  mėrgimtarėve tė pranishėm nga Kraja. Mbrėmjen e nderuan me pjesėmarrten e tyre mr. Basri Ēapriqi, Qazim Muja, prim.dr. Gani Karaamanaga, mr. Ismail Doda e personalitete tė tjera tė artit, shkencės, kulturės  dhe aktivistė shoqėroro-politik.

Tė mėrkurėn nė mbrėmje u organzua mbrėmja rinore. Qindra tė rinj orė tė tėra  u argėtuan me shoqėrimin e tingujve tė muzikės, nė pėrkujdesjen e kėngėtarėve tė rinj dhe tė orkestrės Albana.  E veēanta e manifestimit tė sivjetshėm ishte organizimi i piknikut nė Plazhin e Muriqit. Shkuarja nė kėtė plazh pitoresk u organizua me 15 lundra, ku valonin flamuijt kombėtarė, tė cilat u nisėn nga molja e Hutajve nė Skje. Dashamirėt e natyrės virgjėr, jo vetėm nga Kraja por edhe  Ulqini, Tiovari etj,  gjatė lundrimit nėpėr liqe, u njohėn pėr sė afėrmi me  bukuritė e Liqenit tė Shkodrės, me Vaun e Arbneshit, me Vaun e Sjerēit e lokalitetet tjera atraktive tė kėsaj trevė. Ishin kėto pamje, qė tė rikujtonin kohėn kur kranjanėt lundronin pėr nė Shkodėr.

Ditėn e shtunė u mbajt manifestimi qendror. Nėn hijet e gėshtenjave tė Sylashajve, nė qendėr tė Krajės, nė Ostros,  nė orėt e mėngjesit kishin filluar tė grumbulloheshin manifestues nga Tivari, Ulqini, Ana e Malit, Malėsia, Shkodra etj. Manifestimi filloi nė ora 11. Kėnga dhe vallja nuk kishin  tė ndalur. Nė skenėn e improvizuar kėnduan Myzafer Koliqi, Vesel Pelinku, Luigji, Mimire Pereziqi e shumė tė tjerė. Vazhduan mė pas lojrat popullore, kėrcimi pup dhe me hov, hudhja e gurit nga krahu, tėrheqja e litarit , kėrcimi me thes etj. Pėr tė gjithė pjesėmarrėsit ishte siguruar mbrojtja shėndetėsore dhe uji pėr pije. Tė pranishėm ishin shumė personalitete tė njohura nga Kraja dhe trevat  tjera  shqiptare nė Mal tė Zi, si: Mehmet Bardhi, dr.prof. Hajrullah Koliqi, dr. prof. Palokė Berishaj, dr. Lukė Gjokaj etj. Ndėrkaq ngjarjet sportive tė javės u mbajtėn tė martėn dhe tė premten. Sivjet, pra, u gėrshteuan vlerat kulturore e sportive tradicionale tė Krajės me ato bashkėkohore. Shumica e tė prononcuarėve u shprehėn tė kėnaqur me kėtė manifestimin.Meritė pėr kėtė edhe sivjet padyshim ka Dega e Lidhjes Demokratike nė Krajė dhe Bashkėsia Vendore e Ostrosit, pastaj  aktivistėt e shumtė, tė  rinjt e Krajės si edhe 14 donatorė nga Tivari, Kraja dhe Ulqini.     


I kemi borxh jetės njė shtėpi, pemė dhe fėmijė (latine).