Bibla flet shqip

 

Bibla e dom Simon Filipajt, sprovė e suksesshme e pėrkthimit

 

Shkruan prof. as. Dr. Alfred Ēapaliku

 

Shkrimi shqip dėshmohet nė fillesėn e tij nė Formulėn e Pagėzimit. U deshėn 532 vjet qė nga njė frazė e shkurtėr shqipe, pėrkthim nga latinishtja, pėrfshirė nė tekstin e njė qarkoreje latinisht qė kryepeshkopi i Durrėsit, Pal Ėngjelli (1417-1469) u dėrgonte vartėsve tė tij, tė vijmė tek 1806 faqet e Biblės nė shqip, qė famullitari i Bregut tė Bunės, Simon Filipaj (1925-1999) u dha bashkatdhetrėve tė tij. Sprova e guximshme e tij pėr tė pėrkthyer Biblėn nga njė gjuhė antike nė gjuhė moderme paraqitet e suksesshme dhe e frytshme jo vetėm pėr besimin katolik, por edhe mė gjerė, nė vlerat e mjeshtėrisė sė pėrkthimit.

Pėrballimi i njė pune kaq voluminoze, si pėrkthimi i parė integral i Biblės shqip, ėshtė fryt i pėrkushtimit jetėsor tė Filipajt. Vetėm 15 vite mbas shpalljes “tipik” tė botimit tė Vulgatės sė Re (Romė 1979), nė Ferizaj, mė 1994, dom Simon Filipaj e futi shqipen nė rrethin e madh tė 1110 gjuhėve tė pėrkthimit tė Biblės. Ajo paraqitet me dinjitet gjuhėsor e letrar njėheresh ndaj teksteve (jo tė plota) nė ghuhėn amtare dhe ndaj tė njėjtit tekst (version i plotė) nė gjuhė tė huaja.

Mund tė thuhet se Filipaj me kėtė pėrkthim ėshtė nė vazhdėn e Buzukut, Matrengės, Bardhit, Bogdanit e sidomos tė Grigorit dhe tė Theodhor Haxhifilipit, pėr ta sjellė Biblėn, librin themelor tė krishterimit, nė gjuhėn e sotme letrare shqipe, nė nivelin mė tė lartė, nė plotshmėri, mbasi... tė pėrkthesh, tė botosh njė pėrkthim nuk ėshtė vetėm tė paraqesėsh njė veprim tė rregullt gjuhėsor. Ėshtė gjithashtu tė marrėsh njė vendim qė prek njė ekvilibėr kulturor dhe shoqėror (Chevrel Yves, La letteratura comparata, Romė 1993:22). 

Jo rastėsisht vetė ai do tė shprehej se... historia e pėrkthimit tė Biblės ėshtė edhe historia e shkrimit shqip (Intervistė, Fjala 25.11.1990, Prishtinė) dhe se ajo duhej tė lexohej me atė dashuri me tė cilėn u pėrkthye.

Pėrtej vlerės sė pėrkthimit tė Simon Filipajt, Bibla nė shqip integrohet nė sistemin e pritjes, qė mund ta forcojė apo ta lėrė ashtu siē ėshtė, por nuk ka gjasa ta kundėrshtojė. Kjo nė sajė tė gjuhės sė sotme letrare nė tė cilėn ėshtė paraqitur, gjė pėr tė cilėn dėshmon edhe monumenti tjetėr kulturor mbarėbotėror, si Iliada, pėrkthyer nga helenisti i shquar Gjon Shllaku (Tiranė, 1979, ripunim).

Pėrkthyesi i Biblės nė shqip rezulton tė ketė tejkaluar vėshtirėsitė e sjelljes sė tekstit nė shqip nga latinishtja biblike kristiane, jo vetėm nė prozė por edhe nė vargje ku i ėshtė dhėnė arsye ēdo fjale, pėrmes ndėrrimit tė teknikave ad litteram dhe ad sensum. Kėtė odise tė ēdo pėrkthyesi serioz, para 70 vjetėve, poeti Ndre Mjeda e perifrazonte:... si tė dote kush me i ndihmue me nji shkrepės tė ndezun diellit qė shkėlqen madhshtuer nė pikė tė mjesditės (Shėnime bibliografike, Leka 9;1932:286-7, Shkodėr).

Vėshtirėsitė rriten mbasi Filipaj ėshtė ndeshur me: 73 libra tė ndryshėm, tė kush e di sa autorėve, emrat e tė cilėve, tė shumicės prej tyre, deri mė sot mbeten tė panjohur... (Parathėnie, Bibla, Ferizaj 1994:12). Gjithsesi ėshtė ndeshur me shumicė stile dhe mėnyra shkrimi, nė hapėsirėn e 1300 viteve para dhe 100 viteve pas Krishtit. Kėsisoje Simoni, nė kishėn e Shėngjergjit, afėr Ulqinit, u ndodh nė marrėdhėnie tė vazhdueshme mes dy poleve ekstreme: nė mes pėrkthimit adekuat, tė pėrputhshėm (qė respekton nė tepri karakterin e huaj tė tekstit nistor) dhe atij dinamik, tė gjallė, tė shkathėt, tė shpejtė (qė e pėrfshin krejt tekstin e pėrkthyer nė sistemin e pritjes).

Pėrkthimi pasqyron erudicionin e poliglotit Filipaj, njohės i disa gjuhėve si kroatisht, gjermanisht, frėngjisht, italisht, gjuhėt klasike. Njohje qė kanė sjellė njė shqipėrim model tė njė libri me vlera tė shumanshme siē ėshtė Bibla, ku shembėlltyrat, parabolat, Fjala Hyjnore, dekalogu, uratėt, lutjet, profecitė janė nė simbiozė me legjendėn, epopenė, historinė, ditarin, tregimin, poezinė, kėngėn e dashurisė...   

 

Ali Podrimja: Mėrzia e dheut
Shqipet fluturojnė nganjėherė edhe ulėt
Nuk ka kush ua hap qiejt
Mbi krah u rėndon mėrzia e dheut.

Koto Hoxhi:
Balt' e gurė qė kaloni
Trup'n e Shefki Kallajxhiut
Rrini lart mos e rėndoni,
Se s'ka bėrė dėm njeriut.
*
Dhe ti, varr, tė mos shtėrngohesh,
Mos u ngushto o i mjerė;
Kopėsht me lule tė shtrohesh,
Tė bėhesh si fushė e gjerė.

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė