Panairi i librit shqip nė Ulqin u bė traditė

 

I ftuar special i Ministrisė sė Popujve Pakicė nė Panairin e sivjetshėm ishte shkrimtari i njohur shqiptar, Ismail Kadare

  Shkruan Gjekė Gjonaj

Nė shetitoren nė Ranė (Plazhi i Vogėl), Ulqin gjatė mbrėmjeve, 30 korrik-3 gusht, u mbajt Panairi i Katėrt i Librit Ulqini 2004 . Panairi u organizua nga Komuna e Ulqinit dhe Shoqata e Botuesve Shqiptarė, nėn pėrkujdesin e Ministrisė pėr Mbrojtjen e tė Drejtave tė Pjesėtarėve tė Grupeve Etnike dhe Nacionale nė Mal tė Zi. Ky manifestim i rėndėsishėm kulturor u mirėprit nga tė gjithė dashamirėt e librit shqip jo vetėm ulqinakėve, por edhe tė tjerėve qė ndodheshin pėr pushime verore nė kėtė qytet tė lashtė bregdetar, me traditė 2500 vjeēare. Pėr dallim nga tre panairet e mėparshme sivjet  pėr herė tė parė nė Panairin e librit  nė Ulqin, me ftesė speciale tė ministrit tė Minsitrisė sė Popujve Pakicė, Gėzim Hajdinaga, ishte i pranishėm shkrimtari dhe poeti i  shquar  Ismail Kadare, i cili e mbėshteti kėtė veprimtari, tė cilėn e konsiderojmė ngjarje tė  rėndėsishme. Vlerat  kryesore tė kėtij aktiviteti tashmė tradicional janė vazhdimėsia e tij dhe prezenca e librit shqip nė mesin e shqiptarėve, nė kohėn kur nė Ulqin pushonin dhjetra – mijėra pushues nga trevat shqiptare brenda dhe jashtė vendit. Ky panair, edhe pse pėr nga numri i shtėpive botuese nuk ishte nė nivelin e viteve tė mėparshme, bėri tė mundur qė njė pjesė e mirė e pushuesve shqiptarė tė mos e harrojnė mikun e tyre shumė tė shtrenjtė – librin. Ai, pra, grumbulloi rreth vetes shumė pushues deri nė orėt e vona tė pasmesnatės nė Plazhin e Vogėl tė Ulqinit.. Panairi i librit nė Ulqin luajti rol mjaft tė madh edhe nė vendosjen e kontakteve midis librit e lexuesit. Ky gėrshetim i akorduar kaq bukur shtoi kurreshtjen edhe tė atyre njerėzve qė, duke kaluar madje edhe rastėsisht pranė stendave tė librit, tė blejnė ndonjė libėr. Gjithėsesi mbajtja e kėtij panairi ishte njė  ndėrthurje e bukur midis kulturės dhe turizmit. E konsiderojmė  tė rėndėsishme tė pėrmendim edhe thyerjen e barierave shumėvjeēare kufitare qė bėri  katėr vjet me radhė libri shqip jo vetėm nė Ulqin. Tė rikujtojmė tė kaluarėn jo tė kahershme tė sistemit monist ( komunist) kur shqiptarėve nuk u lejohej as tė lexojnė veprat e figurave mė tė mėdha tė kombit tė vetė si, Konica, Fishta, Kadare e shumė tė tjerė, e jo mė qarkullimi i lirė me kamionė i librave pėrmes kalimeve kufitare tė Shqipėrisė me shtetet fqinje me popullatė shqiptare. Mos tė harrojmė se kėto pengesa 50-60 vjeēare tė strukturave policore dhe doganore ishin njė lloj muri kinez, i cili nuk lejonte deprėtimin e librit shqip, jo vetėm pėr shqiptarėt e Malit tė Zi, por edhe tė Maqedonisė, Greqisė ku pėrqindja e shqiptarėve ėshtė shumė mė e madhe. Libri shqip, pra, ka qenė tabu, ėshtė ndaluar ashtu siē ėshtė persekutuar nė prėgjithėsi kultura shqipe. Tani na gėzon fakti qė kufijt nuk janė mė pengesė e kalimit tė librit shqip nė tė gjitha trevat me popullatė shqiptare. Nė kėtė periudhė tė komunikimit tė lirė dhe tė vendosjes sė urave tė reja tė bashkėpunimit, jo vetėm kulturor midis Malit tė Zi dhe Shqipėrisė, panairet e librit shqip kanė peshėn nė vetė edhe mė tė madhe. Me kėtė panair u vazhdua njė nismė e mbarė e adhuruesve dhe  dashamirėve tė librit andej dhe kėndej kufirit shqiptaro- malazez, e cila besojmė do tė jetė tradicionale dhe do tė finalizohet sė shpejti me hapjen e njė librarie tė librit shqip, e cila  ka qenė e paramenduar tė funksionojė gjatė kėtij viti nė Ulqin, ide kjo qė besojm do tė realizohet nė tė ardhmėn.


Skena verore - Ulqini 2004


Nė organizimin e Qendrės pėr Kulturė nė Ulqin pėr tė shtatėm-bėdhjetėn herė me radhė gjatė muajit gusht u mbajt Festivali Skena verore - Ulqini 2004. Sikurse edhe viteve tė mėparshme u shfaqėn 11 pjesė teatrale, katėr komedi, dy monodrama, u mbajtėn dy mbrėmje poetike-muzikore, dy mbrėmje me muzikė serioze, dy mbrėmje me muzikė qytetare dhe pesė ekspozita figurative. Nė skenėn e sivjetshme verore tė Ulqinit ishin tė pranishėm emra tė njohur tė artit, letėrsisė dhe muzikės, si piktori Gjelosh Gjokaj, laureat i Ēmimit tė Art Clubit pėr vitin 2003, tė cilit kėtė natė edhe iu dha shpėrblimi, poeti Enver Gjerqeku si dhe grupe dhe teatro tė njohura, si: Teatri i Akademisė sė Arteve Prishtinė, Teatri i Universitetit tė Prishtinės, kuinteti Tirana Caffe Concerto, Teatri Budo Tomoviq nga Podgorica, Teatri i Gjakovės, Teatri i Prizrenit, pastaj Shkolla e Muzikės Jan Kukuzeli nga Durrėsi, Shoqėria Kulturore-Artistike Antipatra nga Berati etj. Mbajtjen e kėtij festivali, siē pohon drejtori i Qendrės pėr Kulturė tė Ulqinit, Muhamet Nika, e kanė ndihmuar financiarisht Komuna e Ulqinit, Ministria pėr Popujt Pakicė, Hoteli Albatros, NHT Riviera e Ulqinit dhe ndėrmarrjet private Concordia dhe Cungu Com. 
Gj.Gjonaj