BUKURIA, FISNIKĖRIA DHE FLIJIMI I TRINGĖS

 

Shkruan prof. Dr Hysni Hoxha, Prishtinė

 

Gjergj Fishta nė Lahutėn e Malcis kėndon me simpati dhe admirim tė posaēėm pėr Tringėn, vashėm e bukur, fisnike dhe trimėreshė tė Malėsisė. Pėr kėtė sokoleshė dhe pėr fatin e saj, poeti nė kėtė vepėr shkroi katėr kėngė: Tringa, Ke Tbanat e Curr Ulės, Zana e Vizitorit dhe Gjaku i Marrun.

Nė kėngėn Tringa bukuria e mrekullueshme fizike e kėsaj malėsoreje pėrshkruhet me figurat mė tė bukura tė lirikės sonė gojore:

Ardhun shtati si breshana,

Sŷnin hyll, ballin si hana

Dishka njethė si molla m’rrźm,

Si ajo lulja shpėrthye m’gźm:

Qi ka dalė m’kį ashtu te dera,

Sikur bān me ēilė prendvera;

 

Bukuria magjike e Tringės, tė cilėn, siē kėndon Fishta, lule e ka falun Zoti, pėrshkruhet edhe nė Zana e Vizitorit:

Me njat shtat filiz ēetine

Me ato vetlla si fiskaja

Me atą sy kokrra qershije

Me atą dhāmė si gurt e zallit

Fill mbas shiut kur t’u bjerė dielli,

Duke portretuar Tringėn, autori i Lahutės sė Malcis, nga kėnga mė e bukur e ciklit tė kreshnikėve: Martesa e Halilit ka huazuar pesė krahasime me tė cilėt pėrshkruhet po ashtu bukuria e jashtėzakonshme e Tanushės.

Mirėpo, vend mbizotėrues nė Tringa zė pėrshkrimi real i gjendjes kaotike tė luftės ndėrmjet malaziasve dhe shqiptarėve. Kjo, nė tė vėrtetė, ėshtė lufta e padrejtė kundėr popullit shqiptare nxitur nga fuqitė e mėdha evropiane nė pajtim me Sulltanin, pasi nė Kuvendin e Berlinit, mbretit tė Malit tė Zi, Knjaz Nikollės «i apin dorė tė lirė» t’i pushtojė viset e Shqipėrisė sė Veriut - Plavėn, Gucinė, Shkodrėn dhe Malsinė.

Fishta i shqetėsuar thellė, me ndjenjėn e revoltės e ēon zėrin kundėr copėtimit tė trojeve shqiptare, kundėr gjakderdhjes, plaēkitjeve dhe dhunės qė ushtronin armiqtė barbarė kundėr popullit tė pafajshėm nė vatrat e veta.

Njė atmosferė tė tillė nė mėnyrė tejet pikėlluese e pėrjeton Tringa:

 

Njanin brryl m’ballnik ngujue,

Ndejka e kqyrka m’kāmbė harū,

Si Nokshiqi riin t’u kallė,

Plaēkė si bāhet gjāja e gjallė...

 

Pėrveē bukurisė fizike, qė nuk e ka shoqėn, Tringa, edhe sa i pėrket natyrės sė saj tė brendshme, ėshtė a pakrahasueshme:

Ma fisnike ‘i vashė s’e kč

Kah ndritė hāna e dielli zé!

Kjo vashė e Malėsisė ka qenė e bija e Ulė Keqotės, familja e tė cilit, siē tregon poeti nė ktėt kėngė, ka qenė e dėgjuar pėr trimėri, bujari dhe urti.

Pėrpos sė keqes tragjike qė pėrjetonte nga lufta mizore, Tringa, e vetme nė shtėpi, se nėnė e baba i ka pasur tė vdekur, ndien edhe njė brengė tė madhe naj vėllait, Curr Ulė Keqotės, i cili i plagosur rėndė nga armiku, para se tė fillonte lufta, dergjej nė shtrat nga plagėt e pashėrueshme.

Si vashė tejet e ndijshme, e trishtuar thellėsisht nga mynxyra e luftės, Tringa pėrshkruhet nė situata dhe momente tė ndryshme. Nė kėtė pikėpamje shquhet skena e errėt dhe pikėlluese kur ajo, pranė vatrės, mbi kryet e Currit tė sėmurė, vajton duke njomur me lot fytyrėn e tij.

Edhe atėherė kur kujdeset jashtėzakonisht pėr vėllanė e plagusur, edhe pasi ai i vdes nė duart e saj, ndjenja mė e fuqishme tek ajo mbetet dashuria ndaj tė vėllait.

Pėr tė paraqitur dashurinė dhe flijimin e madhe qė bėn Tringa nė kėtė rast, Fishta ėshtė bazuar nė kėngėn mė tė njohur kreshnike: Gjergj Elez Alija. Nė vend tė trimit legjendar tė kėsaj kėnge, nė Lhutėn e Malcis paraqitet i vėllai i Tringės. Curr Ulė Keqota. Sikurse e motra e Gjergj Elez Alisė, e cila ėshtė vashė anonime, ashtu edhe Tringa, shfaq dashurinė edhe kujdesin e pakrahasueshėm ndaj vėllait. Edhe njėra edhe tjetra pikėllohen dhe vuajnė pa masė. Trimi legjendar nė epikėn popullore hakmerret kundėr bajlozit, dhe pastaj vdes nga nėntė plagėt e marra. Ndėrsa nė kėngėn Tringa, Curr Ulė Keqota vdes me shikimin drejtuar nė pushkė. Autori i Lahutės sė Malcis nė kėtė rast ka krijuar nė mėnyrė inventive njė skenė mjaft funksionale, posaēėrisht pėr artin skenik. Nga nėnteksti i kėsaj skene sugjestive del porosia se lufta vendimtare pėr fitore kundėr armikut duhet tė vazhdojė.

E tronditur thellė nga krimet, plaēkitjet, djegiet e shtėpive, si femėr tejet e ndijshme, nuk ėshtė nė gjendje tė marrė menjėherė vendim tė drejtė. Kėshtu, pėr shembull, nė njė atmosferė tė tillė kaotike tė luftės, nga friga i jepet t’i bashkohet nokshiqasve dhe tė largohet me ta nga shtėpia. Por nė atė ēast i kujtohet i vėllai qė dergjej nė shtėpi dhe nė kėtė mėnyrė i shmanget me kohė njė ideje tė tillė. Pėrshkrimi i hiperbolizuar dhe i idealizuar i bukurisė sė Tringės, po ashtu edhe natyrae saj tejet emotive e pėrshkruar nė njė atmosferė pikėlluese, janė karakteristike pėr poezinė gojore dhe njėkohėsisht edhe pėr romantizimin si formacion stilistik, i cili ėshtė bazuar nė krijimtarinė folklorike. Megjihatė, Tringa shquhet prej atyre femrave qė bien nė fatalizėm. Ajo edhe atėherė kur ėshtė mė se e nevojshme vepron nė mėnyrė tė drejtė. Me pushkė nė dorė e mbron nderin e familjes sė saj fisnkie, nderin e fisit dhe tė kombit: e vret Gjuro Kokatin, i cili i mahnitur nga bukuria e Tringės, tentoi ta grabiste. Mirėpo, dora e pamėshirshme e armikut, Vasil Prela, e plandosi pranė derės sė shtėpisė Tringėn e bukur, duke e qėlluar atė me plumb nė ballė.

Vrasja mizore e Tringės e ka tronditur thellė Fishtėn. Nė kėngėn Zana e Vizitorit shfaqet pikėllimi dhe vaji i thekshėm pėr vashėn e flijuar. Poeti nėpėrmjet tingujve lirike dhe tė kthjellėt, me pėrmallim kujton ditėt e hareshme tė fėmijėrisė sė saj. Tingujt mė tė thekshėm shfaqen pėrmes vajit tė zanave, tė cilat veprojnė dhe sillen si njerėz. Pėrpos dhimbjes sė papėrshkruar dhe dashurisė, adhurimit ndaj kėsaj vashe, nė ktėtė kėngė aritkulohet edhe mallkimi kundėr armikut barbar:

Se Tringėn ma paskan vrį!

Vrį m’a paskan, he i vraftė Zoti!

 

Ndėrkaq, e tėrė kjo dhembje shndėrrohet nė shqetėsim dhe revoltė tė thellė kundėr pushtuesit. Nė tė vėrtetė nė kėngėt: Ke Tbananat e Curr Ulė Keqotės dhe Gjaku i marrun pėrshkruhet lufta hakmarrėse shqiptarėve kunėr ushtrisė malaziase pėr shkak tė Tringės sė vrarė. Ndėrkaq, duhet theksuar se lufta nė Lahutėn e Malcis pėrshkuhet si e keqe e madhe e njerėzimit me pasoja tragjike tė papara. Jo rallė herė nė kėtė vepėr bie nė sy edhe dhembja e thellė humane pėr viktimat e luftės nga tė dy anėt:

Si gjithmonė Shqyptįr e Shkjį  āa

Janė lį n’gjak, q’se fati i zi

Flakė e agzot vśni pėr bri:

Vś per brī Shqypni e Mal t’Zi!

                                    (Gjaku i marrun)

Eh! m’o, zot, mā keq pėr né,

Qi na r’a kjo namė-rrfé:

Mos me mūjtė Shqyptarė e Shkjé

Me bā hije bashkė mbi dhé:

                                    (Lekėt)

Mirėpo, nė kėtė kohė, si edhe nė kohėra tė tjera, shqiptarėt janė populli i rrezikuar, i cili lufton trimėrisht pėr tė mbrojtur qenien e vet kombėtare. Kur ėshtė fjala pėr luftėn e malaziasve pėr pushtimin e tokave shqiptare, tragjika e saj bėhet edhe mė e thellė dhe mė e tmerrshme. Duke folur pėr relacionin e epikės sllave dhe asaj shqiptare, Eqrem Ēabeji nė studimin Epika e Gjergj Fishtės nxjerr pėrfundimin se fiset malaziase, siē janė Vasojeviqėt, tė cilėt luftuan kundėr shqiptarėve, para jo shumė brezave kanė qenė shqiptarė.

Duke pėrshkruar Tringėn si femėr me bukuri tė mrekullueshme fizike, si vashė tė ndershme, fisnike dhe trimėreshė, Gjergj Fishta krijoi konceptin ideal tė vashės shqiptare, tė cilėn e ka adhuruar.

Tringa, bashkė me shoqet e saja trimėresha, nė historinė e pėrgjakshme dhe tė lavdishme kombėtare, u bėnė personifikim i femrės shqiptare heroike, e cila flijohet pėr idealet mė tė larta kombėtare.