Valėt e Jetės

 

Shkruan Gjekė Gjonaj

 

Nė ambientet e Bibkiotekės sė Ulqinit mė 10 shtator 2004, u hap ekspozita individuale Valėt e Jetės e skulptorit dhe piktorit tashmė tė afirmuar Ibrahim Lukės, nga Ana e Malit, i cili tash 11 vjet  jeton nė Nju-Jork, Amerikė.

Piktori dhe skulptori Ibrahim Luka, i cili karrierėn e tij e ka nisur para mė se tri dekadave, saherė qė kthehet nė vendlindje i pėrgėzon adhuruesit e tij me punime tė freskėta me vlera tė veēanta artistike, tė cilat i kanė mundėsuar atij tė krijojė njė imazh nė kėto hapėsira. Kėshtu ndodhi edhe kėsaj herė nė Ulqin, kur ky artist para artdashėsve tė kėtushėm u prezantua me 30 piktura dhe 6 skulptura, nė tė cilat autori dėshmoi talentin e mirėfilltė tė njė piktori dhe tregoi se ka aftėsi tė stėrholluar edhe pėr skulpturėn.

Drejtori i Qendrės pėr Kulturė tė Ulqinit, Muhamet Nika, nė fjalėn e hapjes u shpreh se nė kėtė ekspozitė vėrtetohet thėnia e Hegelit, qė vetėm njė gjeni i artit nuk ėshtė nė gjendje t’i kėnaq ndjenjat, mundėsitė dhe nevojat tona jetėsore, sado qė tė jenė tė bukura dhe me vlera tė larta artistike. Ai vuri nė dukje se skulptura nuk ėshtė e vetmja ajo qė ushqen ndjenjat e krijuesit tonė Ibrahim Lukės, prandaj ai pėr tė pėrvetėsuar totalitetin estetik tė realitetit depėrton nė botėn e mėsheftėsisė tė subjekteve pėrmes imagjinatės, tė cilėn ia mundėson piktura, tha Nika, duke shtuar se pikturat e ekspozuara tė piktorit Luka trajtojnė njė varg temash tė cilat kanė njė mbrendėsi romantike.

Nė vazhdim, pėr opusin artistik tė Ibrahim Lukės, foli piktori dhe kryetari i Shoqatės sė Artistėve dhe Intelektualėve Art Club, Qazim Muja, i cili, duke elaboruar fazėn mė tė re tė krijimtarisė sė tij, tha se nė kėto tablo pikturash shprehin qartė qitjen e drejtpėrdrejt tė ngjyrės dhe lojėn dinamike tė planeve pikturale, me tė cilat autori ndėrton kompozicionin nga shumė epizode. Edhe pse na duket sikur Luka nė kėto piktura shkėput lidhjet referenciale me botėn e fenomeneve tė qarta, prapėseprapė kemi pėrshtypjen se ato asociojnė nė pėrjetimin e hapėsirės qė i ka ofruar vendlindja, posaēėrsisht tė imazheve nė thelbin e tė cilave sikur ėshtė akumuluar ajo poetikė, ajo energji dhe gjendje e pejzazhit mesdhetar apo tė atij para krijimit tė botės, nėnvizoi Muja. Ai shtoi se pikturat e Ibrahim Lukės rrezatojnė me njė shkėlqim tė theksuar ekspresiv, me njė imagjinatė e emocion qė e pėrbėjnė njė piktor tė formuar.

Ndrėkaq piktori dhe skulptori Luka, pasi i falėnderoi tė pranishmit, tha se qėllimi i tij ka qenė qė pėrmes kėsaj ekspozitė tė shėnojė tri pėrvjetore: 40 vjetorin e diplomimit tė tij nė shkollėn e artit nė Herceg Novi, 50 vjetorin e hapjes sė shkollės shqipe nė Anė tė Malit dhe 100 vjetorin e lindjes sė mėsuesit tė tij tė dshur Jonuz Divanit, legjendės sė arsimit nė Anė tė Malit, pėr tė cilin piktori Luka, nė kėtė ekspozitė ka prezantuar disa fotogarfi, e dokumente tė tjera me vlerė, tė cilat mund tė shėrbejnė pse jo edhe pėr hartimin e njė monografie tė kėtij mėsuesi tė respektuar nga tė gjithė ish nxėnėsit dhe kolegėt e tij. Piktori Luka sė fundi i dhuroi nga njė pikturė tė tij Qendrės pėr Kulturė tė Ulqinit dhe Art Clubit, bashkorganizatorėve tė kėsaj ekspozitė, e cila qėndroi e hapur deri mė 25 shtator tė kėtij viti nė sallėn e Bibliotekės sė Ulqinit.

Ibrahim Luka lindi nė Brajshė, Ulqin mė 1944. Nė vitin 1975 diplomoi nė Akademinė  Pedagogjike – dega e Artit Figurativ. Sa ishte nė vendlindje ka punuar si mėsimdhėnės i artit nė Krajė dhe si kryeshef nė Mbrojtjen Popullore nė Ulqin. Ndėrkaq  pas shkuarjes nė mėrgim, nė Nju-Jork, nė vitin 1993 ka punuar nė Qendrėn njerėzit me tė meta nė Broklin, e poashtu si mėsimdhėnės i artit ku edhe pensionohet. Nė vitin 2002 u diplomua nė fakultetin Touro College, dega e dizajnit grafik. Deri mė tani piktori dhe skulptori Luka ka pasur disa ekspozita personale dhe kolektive.