Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci

Dueje t’veten, se s’gabon

 

Isht nji parim i moēėm, qi ka nji mesazh, ose, me thanė nryshe, nji porosi: Duhet me dashė t’veten, n’daē me t’nerue tjerėt, ose me thanė ma shkurt, Dueje t’veten, n’daē me t’nerue tjerėt.

Ēdonjani pej nesh munje me ju majtė ksaj porosie. Isht punė e letė, pa harxhesa e munim. Me punė t’vogla bahet e mira dhe e madhja.

Mos t’kuptohena keq. Me dashė t’veten nuk do me thanė me urrejtė tjetrin. Isht e kunėrta; p.sh. ai qi e do t’veten nuk punon pėr t’keqen e tjetrit, se e di qi e keqja gjithmonė kthenet; ai qi e do gjuhėn e vet gjigjsesi e neron edhe gjuhėn e tjetrit; nji kjothtė qi nuk e do gjuhėn e vet, tjetri nuk t’beson qi e neron gjuhėn e tij.

Po munohem me kjen pak ma i qartė.

Me dashė t’veten do me thanė me u burrnue, me i dashė prindtė e vet, t’parėt e vet, rranxėn e vet, gjakun e vet.

Me i dashė t’parėt e vet do me thanė me dashė gjuhėn qė na e lanė t’parėt, me u burrnue me ket gjuhė t’shenjtė n’t’cillėn na knojshin nanat sa ishim n’djep. Na e nerojmė gjuhėn e vet kur shkollohena, msojmė lexojmė e shkruejmė n’gjuhėn e vet, i vemė mishkrimet nėpėr shitore, i shkruajmė rrasat e vorreve n’gjuhėn e t’parėve tonė.

T’parėt tonė na lanė folklorin, kangėt e vallet, prrallat e fjalėt e urta, hadetet.

traditės, tonat janė besa, burrnia, nera, fjala e dhānė – t’mahet, solidariteti, mikpritja, mir’kuptimi e toleranca fetare.

Na kena venin e vet, trojet qi na i lanė t’parėt tonė.

T’gjakut tonė janė sa e sa burra e burrnesha, qi n’t’kaluemen, me veprime njerzore dhe me dije, na e zbardhen fytyrėn. Burri i dheut, Gjergj Kastrioti Skėnderbeu diti me organizue mrojtjen e lirisė t’popullit t’vet 25 vjet rresht n’atė kohė t’turbullt, ēka Skėnderbeun e bani simbol t’heroizmit n’Evropėn e at’hershme. Para 450 vjetve, don Gjon Buzuku filloi me shkrue Mesharin, shkrime qi mirren si fillim i letėrsisė shqype. E ēka me thanė pėr burrneshėn Gonxhe Bojaxhiun, Nėnėn Tereze qi e njeh sot krejt bota. K’tu mund t’pėrmenen edhe vllazrit Frashėri, Ismajl Qemali, Hasan Prishtina, Bajram Curri, Gjergj Fishta, Eqrem Ēabej dhe shumė e shumė tjerė, qi banė shum pėr t’mirėn tonė, pėr t’mirėn e komit tonė, popullit tonė.

Kur t’gjitha k’to i duam dhe i nerojmė, na do t’nerojmė jo vetėm t’parėt tonė, por edhe vetveten. Jo vetem kaq, por, edhe tjerėt kanė me na nerue shum ma shum.

Pra, dueje t’veten, se s’gabon. Jena burrat e dheut dhe tė bukurat e dheut kur burrnohena me gjuhėn e shenjtė t’nanave dhe t’parėve tonė, me hadetet, traditėn tonė, me venin tonė qi na e lanė t’parėt, me burrat dhe burrneshat qi u flijuen pėr t’mirėn tonė dhe t’krejt njerėzimit.

 


MIHAL HANXHARI (1930-1999)*:

Jetova me mrekullinė e jetės, me bukurinė e saj e ēudinė e saj tė pafund, nė gjithėsinė plot gėzim e mister. Kėtė s'duhet ta nėnvleftėsoj, duhet tė jem aq njeri sa tė mos dėshprohem nga krimet e shoqėrisė njerėzore ndaj jetės sime. Sepse krim ėshtė ēdo ēast qė i vjedhim njeriut, ēdo liri tė tij, ēdo gjė tė shpirtit qė ai donte t'u dhuronte bashkėkohėsve tė vet, pėr t'u lumturuar bashkė me ta.

*Marrė prej Mihal Hanxhari – Njeriu dhe Vepra, Florimont, Tiranė 2004:5.

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė


Fajtorin kėrkoje te vetvetja

Populli i zgjedhur gjatė rrugės pėr tė gjetur tokėn e premtuar, pėr tė gjitha tė kėqijat qė u ndodheshin nuk bėnin fajtor Zotin, bile as armikun, por rrėnjėn e sė keqes e kėrkonin te vetvetja. 

Zgjodhi prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė