Simon Filipaj nderohet me Urdhėrin Naim Frashėri i Artė

Presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka dekoruar shqipėruesin e parė  Biblės

Shkruan Gjekė Gjonaj
 
Tė premten, mė 3 shtator 2004, nė Galerinė  Kombėtare tė Arteve nė Tiranė, nė praninė e shumė personaliteteve tė shquara kishtare, shkencore dhe politke nga Shqipėria dhe Mali i Zi, u bė dorėzimi ceremonial e zyrtar i medaljes Naim Frashėri i Artė, akorduar shqipėruesit tė parė tė Biblės dom Simon Filipajt pas vdekjes nga Presidenti i
 Republikės sė Shqipėrisė, z.Alferd Moisiu, me propozim tė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve. Fjalėn e hapjes e mbajti dr. Stefan Ēapaliku, drejtor i Drejtorisė sė Librit, pranė Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, i cili pasi falėnderoi tė pranishmit, nė mes tė cilėve edhe kryetari i Komunės sė Ulqinit, Fuad Nimani, si edhe familjarėt, miqtė dhe dashamirėt e dom Simonit, vlerėsoi meritėn e jashtėzakonshme qė bėri ky prift nga Kllezna nė pėrkthimin integral nė gjuhėn shqipe tė Shkrimit Shenjt.

Zėvendėsministri i Ministrisė sė Kulturės, Rinisė dhe Sporteve tė Republikės sė Shqipėrisė, z.Edmond Dragoti, duke ia dorėzuar kėtė ēmim prestigjioz, qė u ndahet   personaliteve tė shquara  tė kombit tonė nė fushėn e kulturės, ipeshkvit Zef Simoni, tha se vlersėimi i ėshtė dhėnė shqipėruesit tė Biblės me motivacionin pėr kontribut tė vyer nė  pasurimin e kulturės shqiptare me lėvrimin e Gjuhės Shqipe dhe mbledhjen e folklorit shqiptar nė Mal tė Zi. Ndėrkaq imzot Zef Simoni, nė emėr tė kryetarit tė Konferencės Ipeshkvnore tė Shqipėrisė, z Engjėll Massafra dhe tė familjes sė imzot Filipajt, falėnderoi  Presidentin e Republikės sė Shqipėrisė Alfred Moisiun dhe Ministrinė e Kulturės, Rinisė dhe Sporteve pėr kėtė nder qė iu bė Kishės Katolike ndėrshqiptare dhe shqipėruesit tė parė tė Biblės dom Simon Filipajt. Ai po ashtu vlerėsoi rolin e veēantė qė dom Simoni ka dhėnė nė ringjalljen e traditės fetare tė krishterė, duke e vlerėsuar atė si njėrin ndėr pėrkthyesit mė tė mirė tė Biblės nė gjuhėn shqipe, dokument ky i pavdekshėm tė cilin Zhan Zhak Ruso e qujati libri i tė gjitha  kohėve dhe paralajmėroi se Libri Shenjt sė  shpejti do tė ribotohet nga ana e Kishės Katolike.

Me kėtė rast ėshtė promovuar edhe libri me titull Bibla shqip dhe tradita botuar nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė pranė Akademisė sė Shkencave Tiranė. “Ky vėllim”, tha prof. dr. Gjovalin Shkurtaj, “qė po i jepet nė dorė lexuesit tė interesuar , pėrfshin punimet e Seminarit shkencor Bibla shqip dhe tradita, i cili u organizua nga Instituti i Gjuhėsisė dhe Letėrsisė nė bashkėpunim me Fakultetin e Historisė dhe tė Filologjisė nė Tiranė mė 24 maj tė kėtij viti me rastin e 10-vjetorit tė botimit tė plotė tė Biblės nė shqipen standarde. Kumtesat qė janė botuar nė kėtė libėr shkencor janė trajtuar me kompetencė pėr shumė ēėshtje qė kanė tė bėjnė me traditėn e pėrkthimeve biblike, duke e vėnė theksin nė punėn vėrtet titanike tė Dom Simon Filipajt, pėr pėrkthimin e Biblės nė shqipen standarde, e cila sikundėr dihet, nuk ėshtė thjesht teologji, por edhe filozofi, histori, legjendė, letėrsi dhe poezi, prandaj edhe njė pėrkthim i saj ashtu si e bėri Dom Simoni kėrkonte edhe njė mjeshtėr tė madh tė fjalės e tė letrave shqipe", tha Shkurtaj. "Ishte ajo njė punė e rėndė dhe e lodhshme”, u shpreh Shkurtaj, “por edhe qė kėrkonte njohje tė gjera ndėrdisiplinare letrare, shkencore dhe terminologjike, punė qė ishte nisur e shpėnė der nė njė farė caku nga pararendėsit e tij tė dalluar qė nga Gjon Buzuku, Pjetėr Bogdani, Teodor Haxhifilipi e Vangjel Meksi, Konstandin Kristoforidhi e Fan Stilian Noli etj, por qė vetė ai ia doli ta soste e ta jepte integralisht”.

 Prof. Shkurtaj nė pėrurimin e kėtij libri vlerėsoi edhe kontributin e madh tė dom Nikė Ukgjinit, i cili, siē tha ai,  dy vjet mė parė bashkė me mikun  e tij nga Shkodra prof.dr.Tefė Topallin i hynė punės pėr tė ndėrmarrė aktivitete pėrkujtimore e nderuese pėr veprėn madhėshtore tė dom Simon Filipajt, dhe njėheri falėnderoi edhe kolegėt e tij tė vjetėr tė Institutit tė Gjuhėsisė e tė Letėrsisė dhe tė Fakultetit te Historise dhe Filologjise ku ai punon tė cilėt mbėshtetėn realizimin e kėtyre dy veprimtarive tė bukura, qė mėtonin nderimin dhe vlerėsimin e veprės sė kėtij vigani tė pėrkthimit nė shqip. Kjo ceremoni solemne, e cila u shoqėrua me muzikė klasike, u mbyll me njė koktej.