Mos u digjni nė diell

 

Ndikimet e dobishme tė ambientit

Ndėr faktorėt e ambientit mė tė rėndėsishėm, qė ndikojnė mirė jo vetėm nė lėkurė, por edhe nė krejt organizmin e njeriut, nuk janė vetėm rrezet ultravjollcė tė diellit, por edhe nxehtėsia, larjet nė det, klima e butė e bregdetit, rana me njė radioaktivitet tė lehtė tė dobishėm pėr njeriun, ajri i pastėr, sasia nė ajėr e oksigjenit dhe e karbondioksidit. Pėrveē kėtyre dhuratave tė mrekullueshme tė natyrės, nėse kemi parasysh Ulqinin - florinin, aty janė edhe burimet e ujit mjekues sulfurik (shfrytėzohet pjesėrisht), pelloidi (balta mjekuese qė nuk po shfrytėzohet), ullishta dhe pyjet rreth qytetit, pyjet e pishave buzė detit. Ndikimet e kėtyre faktorėve, gati nė kohė tė njėjtė, janė shumė mirė tė bashkuar nė bregdet. Aty janė kushtet e pėrshtatshme pėr rrezitje nė ranė e nė diell, notim, lundrim nė det, pėr shetitje nė ajėr tė pastėr tė detit tė pasur me aerosol. Tė gjthė kėta faktorė krijojnė njė ambient tė veēantė qė mundėson funksionimin optimal tė organizmit tė njeriut, pra ndikojnė nė pėrmirėsimin e shėndetit tė pėrgjithshėm (kuptohet edhe atij shpirtėror). Veprimi i mirė i faktorėve tė ambientit vihet re edhe te njė varg sėmundjesh jo vetėm tė lėkurės, por edhe tė shumė sėmundjeve tjera kronike.

 

Dėmtimet qė mund tė shkaktohen nė ambientin e jashtėm

Faktorėt e ambientit mund ta dėmtojnė jo vetem lėkurėn, por edhe krejt organizmin e njeriut. Rrezet e diellit (sidomos rrezet ultravjollcė), vetė ose me ndonjė faktor tjetėr, shkaktojnė djegiet e lėkurės, kancerin e lėkurės, plakjen parakohe tė lėkurės. Mos tė harrojmė, lėkura ėshtė pjesė e trupit tė njeriut, pra dėmtohet krejt organizmi.

 

Si mos ta dėmtoni shėndetin tuaj 

Ruajtja e lėkurės, qė mos ta dėmtojnė rrezet e diellit ose ndonjė faktor tjetėr i ambientit, ka rėndėsi tė veēantė. Nė tokė arrijnė 2/3 e rrezeve tė diellit (UVB) prej orės 10-14. Ėshtė mirė qė gjatė kėsaj kohe mos tė qėndrohet nė diell, sidomos gjatė verės. Rrezitja nė diell duhet tė bėhet dalėngadalė. Rrezitja e parė, mė sė miri para dite, zgjat 5-20 minuta, varėsisht nga ngjyra e lėkurės. Lėkura zeshkane ėshtė mė e qėndrueshme se ajo e zbehta. Nėse nuk hetohet ndonjė reagim i dukshėm, rrezitja pėrsėritet edhe pasdite 5-10 minuta mė shumė. Ēdo ditė shtohet gjatėsia e kohės sė rrezitjes. Dėmtimet eventuale tė lėkurės, tė shkaktuara nė kėtė mėnyrė, do tė jenė shumė tė vogla dhe do tė zhduken 1-2 ditė pas ndėr-prerjes sė rrezitjes. Lėkura dalė-ngadalė pigmentohet dhe trashet shtresa sipėrfaqėsore e saj (reagime mbrojtėse nga rrezet e diellit).

Shpeshherė nevojitet qė lėkura tė mbrohet nga rrezet e diellit. Pėr kėtė qėllim bartet kapela me strehė tė gjerė, kėmisha me mėngė tė gjata, pantallonat e gjata, kurse nė lėkurė aplikohen mjete mbrojtėse prej diellit. Lyerja e lėkurės me mjete mbrojtėse kundėr diellit nuk e pengon veprimin kancerogjen tė rrezeve tė diellit.

Pra, pėr rrezitje duhet maturi. Kujdesi ėshtė i nevojshėm edhe pėr arsye se disa njerėz janė mė tė ndieshėm nė rreze tė diellit ose nė faktorėt tjerė tė ambientit, sidomos fėmijėt dhe pleqtė, pastaj disa barna e bėjnė lėkurėn dhe organizmin mė tė ndieshėm, si dhe disa sėmundje mund t'i keqėsojė dielli ose faktorėt e tjerė tė ambientit. Pėr qėndrim nė det, ėshtė mire tė konsultohet edhe mjeku. Pra, mund tė kėnaqemi nė det, por, qė mos ta dėmtojmė shėndetin e vet, kujdesi ėshtė i nevojshėm.

                                                                              Prof. Dr Simė Gjon Dobreci, dermatolog