KONTRIBUT PĖR KULTURĖN MUZIKORE TĖ ULQINIT

 

Nė organizimin e Qendrės pėr Kulturė tė Ulqinit mė 30 maj 2004 nė sheshin e Muzeumit nė Kala u pėrurura libri  “Valėt e Ulqinit” tė autorit Fiqri Hasanaga, muziktar nga Ulqini. Recensentėt dr. Rexhep Munishi, mr. Ahmet Dėrguti dhe Tomor Berisha duke folur  pėr librin u shprehėn se kėngėt e tri zhanreve tė autorit tė pėrmbledhura nė kėtė botim tė pėrbashkėt kanė njė vlerė tė mirėpritur nga tė interesuarit dhe shprehėn bindjen se ato do tė gjenden nė repertorin e cilitdo muzikdashės pėr t'i interpretuar. Shikuar nga kriteri i vlerės recensentėt shprehėn bindjen e vet tė fuqishme se paraqitja e tyre publike ėshtė njė punė e dobishme pėr kulturėn muzikore jo vetėm tė Ulqinit po edhe tė hapėsirave tė tjera shqiptare. Kėngėt, thanė ata, janė tė shėnuara me simbole harmonike dhe kėshtu lehtėsohet mirė luajtja e tyre, po njėherazi edhe pasurohet melodia nė karakterin dhe nė frymėn e caktuar. Kjo mbrėmje muzikore do tė mbahet mend pėr pjesėmarrjen e  madhe tė dashamirėve tė muzikės  qė ka krijuar Fiqri Hasanaga si aranzhues, producent dhe instrumentist gjatė 25 viteve, pėr tė cilėn punė Komuna e Ulqinit ia ndau Lėvdatėn.

Gjekė Gjonaj

 

Dr. Rexhep Munishi plet nė pėrurim