Shime Deshpali

 

Mos mė thuoj!

 

Mos mė thuoj se je arbėnesh

nė mos balli me nderje

nuk tė rrezaton,

nė mos syni guximisht

nuk tė vekton,

nė mos zembra parzmat

me mburrje nuk t'i gjanon!

Kėto virtyt' nė mos i ke

ti s'di kush je

as ēfarė trimbash tė lavduoshėm

stėrgjyshėt i ke.

 

Mos mė thuoj se je arbėnesh

nė se gjuhėn jonė

pas dore e lėshon 

e me tė huoj pispillohe-

e krenohe,

sepse pėr tingėllim tė ambėl

tė gjuhės jonė

vesh s'ke.

 

Dhe jo vetėm arbėnesh

por as njer' nuk je!

Njeri tė huojt i nderon

e tė vetit i lavdon.

 

Mos mė thuoj se je arbėnesh

nė se tė madhit e tė pasunit

kryeulun e buzėqeshje

si rob i lajkato'e

e tė shkretin tė vorfėnin

e pėrqeshen 

dhe as pak nuk turpno'e.

Mos mė thuoj se je arbėnesh pó,

sepse arbėneshi asofarė ves tė keq-

nuk e kó.

 

Ti trimb as njer' nuk je, 

largou prej nesh

tjetėr dalje s'ke!

Ti arbėneshin p'e turpnon,

lėndon,

e stėrgjyshėt tonė-

Ofendon!

 

 

 

Marrė prej Shime Deshpali, E vėrteta,

Rilindja, Prishtinė 1972:6-7.

 

Shime Deshpali lindi mė 1897

dhe jotoi nė Arbnesh, Zarė

(Arbanasi, Zadėr, Dalmaci, Kroacia).

Tė parėt e tij shestanas

erdhen nė Arbanasi para afėr 300 vjetėve.

Shime Deshpali u mor me

 muzikė dhe leterėsi.

Tregimet e vjershat i shkroi nė gjuhėn

shqipe e tė parėve vet shestanas.

 

 

 

Sqarim

Nė Buzukun 14/2004, nė shkrimin Kanė dhanė pėr rrugėn e Mulinave nė Braticė, nė faqen 18, aty ku pėrmendet Gjoka'j Preēit Pepgjononj, Braticė, Ulqin, nė vend tė 200 DM gabimisht ėshtė shėnuar 100. Redaksia u kėrkon falje lexuesve