Akrostik pėr Nėnė Terezen

 

Pėr Ty kurorėn, Nėnė e dashur,

Ėshtė koha ta thurim me dashuri

Rilinde Tokė-qiell-Feniks i ri

Ne tė falemi Ty o shenjtėri.

 

Ėshtė dhe ka qenė dėshira gjakim

Nė tė katėr anėt e horizontit,

Ėshtė dhe do tė rrojė pėr amshim

Triumfi hyjnor i vullnetit tė Zotit

 

Eh, tri kėngė zie na ngjallėn vrerė

Ranė e ngritėn ujqit mjegulli

Edhe Perėndimi pruri ylber-

 

Zezonat me egėrsi derdhėn vaj

Egoizmat i mbyte me dashuri-

Nder e shpresė prore Zėri i saj.

 

                            Nuhi Vinca

 

Marrė prej Nuhi Vinca: Te Deum Laudamus

(Lirikė pėr Nėnė Terezen), Editrice

VELAR-Bergamo (Italia), Prishtinė, 2003            

  


Nga idetė e Nėnės Tereze

 

Kėnaqėsia e jetės - t'i ndihmosh tė tjerėt, t'i ndihmosh atij qė vuan, tė jesh solidar me nevojtarin.

Solidariteti - ndihmo atė qė vuan; nėse ēdokush bėn sadopak, nė njė mėnyrė ose nė tjetrėn, atėherė bėhet mjaft pėr tė mirėn e atij qė vuan.

 

Ban mirė e hidhe n'detė,

E mira ka me t'gjetė (popullore).

 


 Nėna Tereze        

 

Njė yll drite kishte lindur

Nė tokėn e shenjtė arbnore

Njė hyjneshė e kombit tonė,

Nėnė Terezja - Gonxhja jonė.

 

Dual e vogėl nga shtėpia

Nė shpirt kishte dashurinė

Dashuri qė s'kish kufi

Pėr gjithė botėn, pėr njerėzi.

 

 

U bė nėn pėr ata qė s'kishin

U bė motėr pėr ata qė dirgjėshin

Fjala e saj vuajtjet pakėsonte

Dora e saj plagėt shėronte.

 

Atje larg n'Kalkutė t'Indisė

Jeta e saj pėrfundoi

Pėr gjithė botėn mbeti e shenjtė

Si njė yll qė kurr s'perėndon.

     

                        Zija Bardhi

 

Krajė, mė 19.10.2003.