Marihuana

 

Ēka duhet tė dijnė tė rinjtė dhe prindėt

 

Ēka ėshtė marihuana?

Marihuana ėshtė pėrzierje e gjelbėr, e murrme ose e pėrhimtė tė gjethėve, tė degėve, tė farės dhe tė luleve tė terura tė kanpit (Cannabis sativa). Kjo drogė psikoaktive (ērregulluese e vetėdijės), ėshtė sot ndėr mė tė keqpėrdorurat nė botė.

 

Si pėrdoret marihuana?

Shumica e marrin si cigare, mė rrallė me ēibuk, me ushqim ose nė ēaj, ose edhe ndryshe. 

 

Kur fillojnė tė rinjtė tė marrin drogė?

Keqpėrdorimin e marihuanės shumica e tė rinjve e fillojnė nė moshėn 12-14 vjeēare, rrallė mė herėt ose mė vonė.

 

Pse tė rinjtė marrin marihuanė?

Kureshtja - tė provoj, dėshira - tė futem nė lojė, janė shkaqet mė tė shpeshta. Pėr marrjen e marihuanės, janė mė tė prirė tė rinjtė qė pijnė duhan ose alkool, ose kur dikush i familjes pin alkool, pastaj ata qė nuk pajtohen me prindėt, qė shoqėrohen me pėrdoruesit e drogės, ose ata qė mėrzinė, idhnimin duan ta largojnė me drogė. Mirėpo, tė rinjtė duhet ta dijnė, tė jenė tė sigurtė se asnjė problem i jetės nuk mund tė zgjidhet me pėrdorimin e drogės.  

 

Ē'ndodh mbas marrjes sė marihuanės?

Disa minuta mbas marrjes sė drogės goja teret, zemra i shpejton rrahjet, koordinimi dobėsohet,  keqėsohet drejtėpeshimi.

 

Cilat janė shenjat e pėrdorimit tė marihuanės?

Pėrdoruesi i drogės jep pėrshtypjen qė i sillen ment, ec me vėshtirėsi, duket si i humbur, qeshet pa arsye, sytė i ka tė skuqur, ndodhjet e freskta keq i kujtohen. Mbas 2-3 orėve, kur zhduken efektet e para, marrėsi i drogės ėshtė shumė i pėrgjumshėm. Mirėpo, prindėt mė lehtė i venė re kėto shenja: ai mbyllet nė vete, ėshtė nė depresion, i lodhur, s'ka respekt pėr tjerėt, i keqėsohet sjellja nė familje dhe me tė afėrmit, bėhet arrogant. I shumohen mungesat nė shkollė, s'mund ta pėrcjell mėsimin me vemendje, bėhet dembel, nuk interesohet pėr sport ose pėr ndonjė aktivitet tjetėr. I ndryshohet orari i ushqyerjes dhe fjetjes. Prindėt mund ta gjejnė drogėn nė rrobat e tij, mund ta ndiejnė erėn e tymit nė dhomėn e fjetjes ose nė rroba, ose edhe ta hetojnė pėrdorimin i tepruar tė parfymeve dhe marrjėn e pikave pėr sy, si dhe ndonjė send qė madhėron pėrdorimin e drogės (llojet e rrobave, posteret, gjėrat zbukuruese).

 

Pse ėshtė e dėmshme marihuana?

Marihuana e keqėson kujtimin (memorjen) pėr ngjarjet e freskta, vėshtirėson kryerjen e detyrave dhe zgjedhjen e problemeve, shkakton mungesėn e kujdesit dhe tė ndjenjės pėr kohėn, dobėson interesimin dhe koncentrimin pėr mėsim dhe pėr punė (si pasojė rezultati i keq i nxėnsit, i punėtorit, i sportistit).

 

A mund tė shkaktojė reagime tė rėnda marihuana?

Po. Te pėrdoruesi i drogės mund tė shfaqen ndjenja e frikės, shqetėsim i rėndė dhe paranoja, qė mund tė jenė shumė serioze.

 

Ē'efekte tė gjata ka marihuana?

Marrja kohė tė gjatė tė marihuanės shkakton sėmundje dhe dėmtime tė shumta nė organizėm. Janė tė shpeshta kollitjet, rrufa, bronkiti kronik, pezmatimi i mushkėrive Dėmtohet edhe sistemi imun, ashtu qė sėmundjet e ndryshme pa pengesa e sulmojnė organizmin. Mund tė shfaqet edhe kanceri (sidomos nė kokė dhe nė qafė). Preket edhe sistemi reproduktiv (funksioni i organeve gjenitale).

 

A e dėmton trurin marihuana?

Marihuana dėmton qelizat e trurit pėrgjegjėse pėr kujtesė (memorje). Pėr-doruesit tė drogės keq i kujtohen ndodhjet e freskta; mendja e tij vėshtirė koncentrohet, dobėt mėson dhe s'mund t'i zgjedh detyrat. Ka mundėsi qė marihuana edhe i shkatėrron qelizat e trurit.

 

A shkakton marihuana sėmundje shpirtėrore?

Ka fakte, qė pėrdorimi i gjatė i marihuanės mund tė shkaktojė shizofreninė, shqetėsimin shpirtėror kronik, ndryshimin e pėrsonalitetit, depresionin shpirtėror.

 

A e prek motivin marihuana?

Po. Atyre s'u intereson ēka ndodh me ta, s'kanė dėshirė pėr punė tė pėrditshme, i kanė rezultatet e dobėta nė punė ose nė shkollė, e ndiejnė veten tė lodhur, pėr pamjen e vet s'e ēajnė kokėn.

 

A ndikon nė vozitje marihuana?

Pėr vozitje tė sigurtė janė tė nevojshme kujdesi, koncentrimi, koordinimi, aftėsia e pėrcaktimit tė largėsisė dhe zotėsia e reagimit tė shpejtė. Tė gjitha kėto i pengon marihuana deri 24 orė mbas marrjes sė saj. Njė numėr i madh i fatkeqėsive serioze janė pėr shkak tė pėrdorimit tė marihuanės.

 

A mundet marihuana tė sjell marrjen e drogave tjera?

Po. Shumica e pėrdoruesve tė drogave tjera kanė filluar me merihuanėn.

 

Si qėndron puna me shtatzėnat?

Te gratė shtatzėna marihuana mund tė jetė shkaku i abortit, fėmija i lindur i dobėt dhe me kokė mė tė vogėl. Kėta fėmijė mė vonė mund tė kenė probleme shėndetėsore dhe tė meta psikike (mu-ndėsia e kon-centrimit e dobėt).

 

Ēka ndodh me fėmijėn nė gji?

Kur nėna me fėmijė nė gji merr marihuanė, ndėr pasojat mund tė jenė lėvizjet e fėmijės pa kontroll. 

 

Ē'ėshtė toleranca e marihuanės?

Me fjalėn toleranca kuptojmė mungesėn e efektit tė dozės sė deri-atėhershme tė drogės. Marrėsi ėshtė i detyruar kohė mbas kohe ta shtojė sasinė e marihuanės, qė ajo tė ketė efektin e dėshiruar.

 

Sa qėndron marihuana nė organizėm?

Disa ditė mbas marrjes mund tė vėrtetohet prania e marihuanės nė organizėm; te ata qė e kanė marrė drogėn kohė tė gjatė, ajo qėndron me javė nė organizėm.

 

A shkakton varėsi marihuana?

Po. Te ata qė bėhen tė varur prej marihuanės, mund tė shfaqen shqetėsimi shpirtėror, mungesa e apetitit, pagjumėsia, humbja e peshės sė trupit, dridhja e duarėve. Pra, marrėsit i nevojitet ndihma profesionale (mjekėsore) pėr ta ndėrprerė drogėn.

 

A ka mjekim pėr tė varurit prej marihuanės?

Ka ilaē pėr ēdo gja, thotė populli. Janė programe tė ndryshme pėr mjekimin e varėsisė prej marihuanės. Ata janė kryesisht nė trajtė tė kėshillave dhe tė sistemit tė grupit pėrkrahės. Tė rinjtė duhet bindur, t'u kthehet vetbesimi.

 

Si fėmijės t'ia parandalojė kontaktin me marihuanė?

Mund tė ndihmojė biseda me fėmijėn, shpjegimi i tė gjitha rreziqeve, qė i kėrcnohen pėrdoruesit tė marihuanės.

 

E pėrgatiti Arbėr Dobreci