Pranvera nė Anė tė Malit

 

Shasi, qytet i Mesjetės

 Shkruan: Basri Lika

 

Qyteti mesjetar i Shasit shtrihet nė malin buzė Liqenit tė Shasit. Ndėrkaq, muret rrethuese tė qytetit dėshmojnė pėr ndėrtimin karakteristik me blloqe tė mėdhej tė gurit qė i takojnė arkitekturės sė ndėrtimit tė kulturės ilire. Kėtė e dėshmojnė gjetjet e amforeve antike, tė cilat kanė shėrbyer pėr varrimin e tė vdekurve, ndėrsa nė afėrsi tė lokalitetit ilir Qerret tė Zogajve janė gjetur shumė prova materiale qė dėshmojnė pėr lashtėsinė e kėtyre trevave. Sipas burimeve historike qė jep Pavle Mijoviq, qyteti i Shasit, qė nė shekullin e tetė, ėshtė njohur si qytet peshkopal. Tė gjitha monumentet kulturore qė janė ndėrtuar nė mesjetė nė qytetin e Shasit janė tė tipit kristian. Pas ndarjes sė kishės sė krishterė mė 1054 rajonet, qė pėrfshijnė qytetet Shkodėr, Drisht, Danja, Shas, Tivar dhe Ulqin, pėrfundimisht u shkėputėn nga ndikimi i Bizantit. Nė fund tė shekullit X-XI kėto treva ishin tė organizuara nė arqi-peshkvinė e Tivarit, qė ishte nėn juridiksion tė Raguzės (Dubrovnikut). Nė shekullin XII Selia e Shenjtė u detyrua qė Tivarin ta ngrisė nė nivel tė arqipeshkvisė sė pavarur. Katedralja e Shėn Gjonit, sipas tė dhėnave, ėshtė ndėrtuar nė shekullin XI-XII dhe ėshtė e stilit roman, ēka dėshmon pėr ndėrtime profane nė Shasin e asaj kohe. Historiografia shqiptare Katedralen e Shasit, Kishėn e Sirgjit dhe Kishėn e Shėn Mėrisė nė Vau tė Dejės i njeh si veprat mė tė rėndėsishme tė kulturės sė hershme mesjetare shqiptare. Kjo kishė ėshtė mė e hershme se pushtimi i Nemanjės mė 1183 i kėtyre trevave. Kjo katedrale dhe kishat e tjera tė Shasit, qė janė ndėrtuar nė kėtė periudhė, janė mė tė hershme se krijimi i kishės autoqefale serbe. Gjatė kohės sė sundimit tė Nemanjidėve tė gjithė tė krishterėt katolikė janė shpallur heretik. Edhe Kisha e Shėn Mėrisė, qė ėshtė ndėrtuar nė shekullin XIV, ėshtė e tipit franēeskan, qė i takon katolicizmit.

Shasi, sipas shkrimeve tė Justinianit mė 1533 dhe Bicit mė 1610, kishte aq kisha sa ka ditė motmoti. Dihet se shqiptarėt janė pasardhėsit e ilirėve e Shasi ėshtė i periudhės iliro-shqiptare, pra mund tė kostatohet se monumentetet kulturore dhe tė kultit nė qytetin e Shasit i takojnė shqiptarėve autoktonė tė kėtyre trevave. Ėshtė e papranueshme qė ndonjė i papėrgjegjshėm ta pėrdhosė tė kaluarėn tonė tė pasur historike, kulturore dhe shpirtėrore.