Gjekė Gjonaj

Pranvera nė Anė tė Malit

Valorizimi i vlerave tė Shasit

 

Mė 22 maj tė kėtij viti  nė Shas pėr herė tė parė u mbajt Manifestimi “ Pranvera nė Anė tė Malit”, nė tė cilin ishin tė pranishėm njė numėr mjaft i madh shqiptarėsh, disa prej tė cilėve pėr herė tė parė vizituan Qytetin e Vjetėr dhe kishat e Shasit. Ishte ky njė manifestim i organizuar bukur nga disa tė rinj tė Anės sė Malit, qė kanė kryer studimet nė Shqipėri. Me kėtė rast u shfaq program kulturoro-artistik me muzikė, humor dhe recitime, pastaj lojėra popullore, ekspozita e fotografive tė Anės sė Malit, ekspozita e mjeteve tė zejtarisė shtėpiake tė kėsaj treve, ekspozita  figurative e nxėnėsve tė shkollės fillore dhe asaj tė mesme si dhe kokteji me specialitete tardicionale tė kėsaj trevė. Fjalėn e hapjes e mbajti Valdet Kurti, kurse pėr historinė e Qytetit tė Shasit folėn dr. Nail Draga dhe Basri Lika, pėr aspektin fetar studenti i teologjisė, Simė Lula, pėr arkitekturėn e kishave tė Shasit arkitekti, Safet Taipi, kurse nė emėr tė Kėshillit Organizativ tė Manifestimit Gazmend Kovaēi. Qėllimi kryesor i kėtij manifetsimi, sipas organizatorėve, ishte valorizimi i vlerave tė Shasit dhe shndėrrimi i tij nė njė pikė tė rėndėsishme turistike.

 

 

Pranvera nė Anė tė Malit

 

Lum pej Zotit qi na ka falė,

gjāsė vet zot me i dalė.

Me nerime, me urime,

qi vendosen kto kujtime.

E nrejta do t'dalė n'shesh,

ktu dikur ka kenė qytet,

me qina e mija vjet,

qytet i madh e me zā,

366 kisha  ishin  bā.

Zerzelja bāni kjamet,

e e rranoi ket qytet.

Ka kenė zerzelja e rānė,

e e ka bā viranė,

shihen muret si janė.

Nė kohė tė vjetėr ka bā vaki, 

Shabani e Pjetri janė bā me fmi,

me djem, bija e shumė njerėzi.

Shitsa e blesa ka dhe n'ven tonė,

por t'moēmit s'rrnojnė gjithmonė.

dritė e rahmet paēin atje ku janė,

se kėrkujt zullum s'i bānė.

N'ket  viranė nji ven i gjānė,

djemt e An's Malit janė mledhė me bisedu,

Me e goditė nji ven pėr m'u bashku.

Vėnin e zgjodhėn aty ku āsht dashtė.

Nė Qytetin e moēem te kishat n'Shas.

Nuk kunėrshtoi asnji njeri,

T'gjith s'bashku u banė razi

Ktu  āsht mal e nuk janė suka,

dardhat e egra me i  bā t'buta.

Ju lumtė o djemt e An's Malit si zana,

pėr ēka bātė n'venin  ku ju la baba e nana.

O, sa mirė ju ka ra nėr men,

pėr me e  ringjallė traditėn n'ket ven

qė pėr shumė vjet ka me u pėrmenė.

Hallall i kjoftė atij qi ia  filloj i pari,

se kshtu kti ven i rritet itibari.

Kyt kujtim kurrė s'kanė m'e harrue

as brezat qi mas nesh kanė me jetue.

Unė Sheh Rasimi po ju pėrshnes,

e mira kurr nuk des.

 

Sheh Rasim Llolla, anamalas, Kodrat, Ulqin