Gjergji Leks Macit Kols, shestanas, Fusha e Tivarit

Dazma e vajzės nė Shestan

 

N'revistėn Buzuku t'botuom n'dhetuor pata shkruo pėr dazmėn e djalit n'Shestan. Ksaj herė po shkruonj pėr dazmėn e vajzės.

Miqt janė thirrė nji javė pėrpara, ashtu si asht ba edhe pėr djalė. Katuni e t'afėrt kanė nimuo m'u ba gati sofrat, stolat e tjera. Dy gra t'afėrta, ēe t'enjten, kanė filluo n'dy crijeme me gatuo bukėt, qi janė nevojitė pėr dazėm.

Miqt janė mledhė ma heret se n'dazėm tė djalit. Vajza qi martohe ka qinruo n'nji odė t'posaēme me motra e strina (bashkėshortet e axhave). Kur kanė ardhė n'dazėm, gratė ma parė kanė shkuo te vajza me e falė (me i dhanė dhurata), ashtu si u ka tokuo ose si e kanė pasė takatin. 

Shishet e rakisė janė sjellė si n'dazmėn e djalit. S'parit, n'sofra pėr darkė asht dhānė ēorba e pikatit n'lāng t'mishit, janė zije krenė laknash t'bardha t'bleme ma t'shumten n'Mikuliq. Mishi asht qitė n'sahana t'posaēėm. Hadeti me venė dhe knimi i lavdisė janė ba si n'dazėm tė djalit. Mas mishit asht sjellė pilafi. Hysmeqar't kanė bajtė daj shtonjca, qi sahanat daj kanė pasė boll mish e tjera. Masi asht maruo darka, asht zānė vallja, ku janė knuo kāngė shqype.

Do dit para dazmet, ko kjenė hadet qi ana e djalit kanė pru letrėn e kėrrkesavet qi nusja e ka pasė me detyrė me falė miqt e djalit: kumarėn, pobratimin, dajat, t'gjith ata qi kanė pru desh n'dazėm si dhe t'afėrmit e djalit. Kto t'fala i kanė ba gati t'afėrmit e vajzės, janė palisė e shti veē e veē. Paja e vajzės asht shti n'thas.

Nė natje, kur e kanė vishė nusen, tė gjith trimnia ka shkuo me u pėrshnetė me nusen dhe sejcilli i ka falė pare (t'zotit shpisė nuk asht dhanė gja).

Para se kanė ardhė krushqit, janė ba gati shishet e rakisė dhe tepsijat me menze. Pėr menze, qi me nerue shpinė e punėn e vet, kanė qitė ata ēka kanė pasė (djathė, ullija, kshtenja, fiq). Asht caktuo nji burrė me u dalė pėrpara kruqve. N'nji anė janė vu paja e vajzės, ku pranė asht vu nji djalė pej fisit. Daja i djalit ka shkuo te paja, e aj i ka falė pare djalit t'gjinisė t'nuses. N'Shestan nuk ka kjenė hadet krushqit me u sjellė rreth pajet.

Krushqit janė neruo me pije e me menze, ashtu n'kamė. Hadeti ka kjen qi krushqit me nuse tė dalin para mjesditet. Masi n'atė kohė nuk kanė kjenė  rrug't si sot, pajėn e kanė vu n'mushka. Kur ko kjenė me shkuo n'Tivar, Ulqin, Ljare ose Thtjan, nusen e kanė vu n'mushkė.

Nusen pej shpijet e ko qitė vllaji dhe daja. To u kthye me nuse, shpijat afėr rruget i kanė neruo krushqit me zdravicė (kanė qitė raki, venė, djathė, ullia, fiq).

Masi asht hangėr bukė, miqt janė shpėrda. T'marten mas dazmet, 2-3 vetė kah ana e vajzės kanė shkuo n'darkė te zetoja (dhanri) i ri. Mas darket, ata e kanė marrė binė me veti. T'mėrkuren mrama kanė ardhė tė afėrt e djaloēit n'gjini t'nuses, kanė nenjė pėr darkė dhe janė kthye me nuse. Zetoja i ri ka ardhė n'gjini t'nuses me nuse dhe nji t'afėrt t'dytėn ditė t'Kshnellvet. Dita e par e Kshnellvet ka kjenė e caktuome me shkuo nusja te kumara.   

 


Babė e bir me telefonė

 

Baba: Si po kalon n'atė Amerikė?

I biri: Mirė, shum mirė. Ti babė si je, t'gjidh si jini?

Baba: T'gjidh mirė jena.

I biri: A po kini me kalue?

Baba: Pse po dveten, a po doni me u kthye? As kėtu s'po desim unit. Kur kam kjenė nė moshėn tane, e kam pasė ma zorė, por unė nuk ika, nuk e lėshova venin e vet, venin e t'parėve mi. Qinrova kėtu. Me duket qi nuk gabova.

 

Tregoi Dedė Zadrima, shėnoi Ibrahim Berjashi (pėr aktualitetin tonė)

 


Qeleshen e bajshin edhe n'Shestan

 

Qeleshen e ka bajtė edhe djali axh's tem, Pala'j Lucit Macit Maclukut Vuēonj, pej Dedonjsh, Shestani Nalt (trevė nė jug-perendim tė Liqenit tė Shkodrės).

Tregoi Lena Gjoks Preēit Maclukut, e lindun mė 1928 n'Dedonj, Shestani Nalt, e martueme 18 vjeēe pėr Simėn e Jakut Junkut prej Dobrecit (Ljare), tash n'Bostane (Plazhi i Madh), Ulqin. Shėnoi Zef Kovaēi mė 23.4.2004.