Dita e madhe e 20 marsit

 

Shkruan Emil Lafe, anėtar i Akademisė sė Shkencave, Tiranė

 

Meshari i Gjon Buzukut mori nismėn 450 vjet mė parė     

 

Gjithkush e di se libri mė i vjetėr shqip qė njohim deri sot, njėkohėsisht edhe vepra mė e vjetėr e shkruar shqip, ka dalė nga penda e Gjon Buzukut. Ky meshtar i thjeshtė qė i dha vetes lavdi me frymėzimin atdhetar, me aftėsinė letrare dhe me guximin e tij pėr tė pėrkthyer shqip Shkrimin e Shenjtė, e nisi veprėn e vet tė pashoqe plot 450 vjet mė parė, pikėrisht mė 20 mars 1554, dhe e pėrfundoi mė 5 janar 1555. Me sa merret vesh, po atė vit u krye dhe shtypja e librit. Tė kujtojmė se Johannes Gutenbergu kishte shpikur mė 1445 shtypshkronjėn me shkronja tė derdhura tė lėvizshme dhe shtypshkrimi kishte marrė zhvillim nė Europė.

Libri dhe fati i tij

Shumė rrethana ende tė pandriēuara bėnė qė libri i Gjon Buzukut tė binte nė harresė tė plotė pėr gati dy shekuj. Atė e zbuloi njė klerik shqiptar nga Gjakova, i cili, duke u ndodhur nė Romė mė 1740 (ku u emėrua argjipeshkv i Shkupit), pa me habi tė madhe kėtė libėr nė bibliotekėn e kolegjit tė Propagandės sė Fesė (Propaganda Fide), ku kishte studiuar vetė mė parė. I ngazėllyer nga ky zbulim, Gjon Kazazi kopjoi Pasthėnien e librit dhe njė pjesė tjetėr tė shkurtėr e ia dėrgoi imzot Gjergj Guxetės, themeluesit tė Seminarit shqiptar tė Palermos, i cilėsuar si prototip i fisnikėrisė sė shpirtit e i burrėrisė e i bujarisė sė kombit shqiptar. Kleriku gjakovar e pėrshkruan librin si Meshar fort i lashtė shqip krejt i grisur prej vjetėrsie. Nga fundi i sh. XVIII libri kaloi nė koleksionin e librave orientalė tė kardinalit Stefan Borxha e sė kėtejmi nė Bibliotekėn e Vatikanit, ku u rizbulua mė 1909. Nxitės i kėtij zbulimi qe Pal Skiroi, peshkopi i arbėreshėve tė Sicilisė (1866-1941), i cili kishte nė bibliotekėn e Seminarit tė Palermos pikėrisht ato dy fletė tė kopjuara nga Gjon Kazazi. Pal Skiroi ėshtė edhe studiuesi i parė i Mesharit tė Buzukut, por puna e tij ka mbetur pak e njohur sepse pak gjė arriti tė botojė sa qe gjallė.

Mė 1929 atė Justin Rrota, atėherė profesor i gjuhės shqipe dhe i gjuhėve klasike nė gjimnazin e Shkodrės, u dėrgua nė Romė pėr tė nxjerrė kopje fotografike tė librit e pėr t'i sjellė nė Shqipėri. Nė 400-vjetorin e botimit tė librit tė Buzukut, J. Rrota ka botuar kujtimet e atij shėrbimi nė Romė dhe emocionet e forta qė pėrjetoi kur mė nė fund pėrgjegjėsi i botimeve liturgjike tė kishave orientale, C. Korolevski, u kthye nga pushimet verore dhe e pyeti:

Po Ju jini ai Frati nga Shqipėnia, qė mė kėrkoni tash njė javė?… Buzukun lypni? Qe; mė falni sa t'i jap fund njėkėsaj letre qė kam nė dorė, dhe Jua pruna.

Tė mė kishte thanė  kujton J. Rrota  se m'ishte ngjallė prej vorrit njėni robėsh sė mi tė dekunė, nuk e dij, se do t'ishem gėzue ma fort. Sa s'kjeshė tue i ra ndė gjuj pėrpara, me i puthun kambėn. Kaq!

Tre minuta nuk vonoi ma, pėr t'a krye atė shkresė, por mue m'atėherė, …ata minuta m'u duknė orė. Dikur u ēue, …e shkoi e humbi mbas do raftesh sė mėdhaj librash. Nuk vonoi sa ndora, kur, si triumfalisht, m'a dorėzoi blenin e dėshruem. Sa s'qava prej gėzimit. E mora ngrykė Buzukun e dashun, e putha me nderim dhe u vuna mbė tryesėn e madhe tė studjuesavet. Edhe nisa t'a shfletsoj si i dėshruem me mall e poni… Kaqė i kishem kėcye pėrsypri atij visari tė ēėmueshėm, sa mė bje ndėr mendė, se njėni rojtarėsh m'u afrue e mė tha ndė vesh: Ma kadalė! Kėqyrni, mos t'a damtoni tue e shfletsue: āshtė gjā e vjetrė…

Kishte arsye, e pashė, tė m'i qitte ndėr mendė rregullat ma elementaret e kėtyne rasave; por, ē'ti bājsh!… Unė atėherė kishem tretė faret, edhe s'dijshem ku ishem prej gėzimit e mallit ('Nėndori'1955/3).

Me tre “Buzukėt” qė solli J. Rrota nė Shqipėri mė 1929 nisėn te ne edhe studimet buzukiane, ku J. Rrota ka dhėnė ndihmesat e para themelvėnėse.

Po nė ē'gjendje paraqitet ky Meshar fort i lashtė shqip? Libri i plotė ka pasur 220 faqe me nga dy shtylla tė formatit tė madh (20x14), secila me nga 45 radhė. Me njė pėrllogaritje tė pėrafėrt mund tė thuhet se libri ka pasur rreth 790.000 shenja (shkronja bashkė me hapėsirat ndėrmjet fjalėve), d.m.th. rreth njėzet fletė tipografike tė sotme. Pėr fat tė keq, tė vetmes kopje tė ruajtur tė librit i mungojnė 16 fletė (32 faqe). Mė e dhimbshme ėshtė mungesa e tetė faqeve tė para, ndėr tė cilat edhe ballina e librit e ndonjė fjalė drejtuar lexuesit. Bashkė me to kanė humbur tė dhėna tė pazėvendėsueshme, qė nuk ka qenė e mundur tė plotėsohen nga burime tė tėrthorta. Pra jemi nė errėsirė tė plotė pėr vendin a shtypshkronjėn ku u shtyp libri dhe pėr autoritetin qė lejoi botimin e tij (dhe ndoshta nxiti Buzukun ta pėrkthente). Sepse nė libra tė tillė ka gjithmonė njė Imprimatur (le tė shtypet, - d.m.th. Miratim pėr botim) nga njė autoritet kishtar. Nuk dihet nė sa kopje ėshtė shtypur libri, gjithsesi duke pasur parasysh se nė atė kohė shtypi dhe letra kanė qenė tė kushtueshėm, nuk mund tė mendohet ndonjė tirazh i madh. Dhe me kėtė ndoshta shpjegohet pjesėrisht pse ka mbetur njė kopje e vetme e cungulluar prej kėtij libri.

Por ėshtė njė fat i madh qė ka shpėtuar fleta e fundit me Pasthėnien, nga e cila njohim autorin, kohėn kur e filloi dhe e pėrfundoi veprėn e tij dhe atė shtysė tė brendshme qė e ka bėrė t'i hyjė njė ndėrmarrjeje tė pashembullt deri atėherė, pėr tė cilėn rrėfehet vetė: nukė ēuditem se nė paēa fėjyem (gabuar), kėjo tue klenė maa e para vepėrė e fort e fėshtirė pėr tė vepėruom mbė gluhėt tanė. Mund tė themi pa droje se, po tė mos kishte qenė kjo fletė e fundit me tė dhėnat e kursyera qė pėrmban, sot do tė qarkullonin njė qerthull hipotezash nga mė tė largėtat ndaj sė vėrtetės qė dimė pėr autorin dhe kohėn kur vepėroi vepėrėn e vet.

Pėr traditėn e shkrimit shqip para Buzukut

Ėshtė pohuar qenia e njė tradite letrare nė gjuhėn shqipe tė paktėn qė nga fundi i sh. XIII (Dh.S. Shuteriqi. M. Domi), ose gjithsesi para pushtimit osman. Guillaume Adam, njė klerik frėng, qė shėrbeu si kryepeshkop i Tivarit mė 1324-1341, autor i njė parashtrese Udhėzim pėr tė bėrė udhėtimin pėr nė Tokėn e Shenjtė, shkruar latinisht mė 1332 nė Tivar, pohon se: Sado qė shqiptarėt kanė njė gjuhė krejt tė ndryshme nga latinishtja, prapėseprapė ata kanė nė pėrdorim dhe nė tė gjithė librat e tyre shkronjėn latine (literam latinam). Ky pohim ėshtė marrė sikur G. Adami ka dashur tė thotė se shqiptarėt e shkruajnė gjuhėn e tyre (ndonėse tė ndryshme nga latinishtja) me shkronja latine. Me njė analizė tė imtė filologjike S. Riza arrin nė pėrfundimin se shprehja e mėsipėrme shkronjėn latine (litteram latinam), mund tė shėnojė jo vetėm shkronjat e alfabetit, po edhe vetė gjuhėn e shkruar tė popullit pėrkatės, d.m.th. G. Adami ka dashur tė thotė qė shqiptarėt, duke pasur njė gjuhė tė ndryshme nga latinishtja, pėrdorin latinishten si gjuhė shkrimi (dhe jo se e shkruajnė gjuhėn e vet me shkronja latine).

Si dėshmi e shkrimit tė gjuhės shqipe para Buzukut ėshtė sjellė edhe njė pohim i Marin Barlecit, qė bėn fjalė pėr disa anale tė shkruara nė vernacula lingua, sipas tė cilave njėfarė Roza me motrėn e vet Fa kanė qenė themeluesit e parė tė Shkodrės. S. Riza i bėn pėrsėri njė analizė tė imtė filologjike dhe shprehjes vernacula lingua dhe del nė pėrfundimin se ajo nuk duhet kuptuar si nė gjuhėn e vendit (d.m.th. nė gjuhėn shqipe), por nė gjuhėn popullore, d.m.th. nė gjuhėn italiane, nė kundėrvėnie me latinishten si gjuhė e tė diturve.

S. Riza e quan tė papėrligjshėm, madje kombėtarisht tė papranueshėm ngulmimin e disa studiuesve pėr ta ēuar traditėn letrare tė shqipes dy-tre shekuj para Buzukut, duke mos pasur mbėshtetje tė sigurt pėr kėtė. Sipas tij, tė gjitha rrethanat historike e kulturore flasin se para Buzukut nuk ka ekzistuar ndonjė shkrim madhor nė gjuhėn shqipe. Nė njė studim tė shkruar nė fillim tė viteve '60, por qė u botua vetėm para dy vjetėsh, ai shprehet se imperialistėt botėrorė e sidomos ata ballkanikė serbomėdhenj e grekomėdhenj kanė bėrė ēmos nė tė kaluarėn (madje edhe sot e kėsaj dite vazhdojnė tė bėjnė gjithēka) me qėllim qė ne shqiptarėt tė na zhvishnin nga ēdo vetėbesim kombėtar, nga ēdo sedėr kombėtare, e pėr pasojė edhe nga ēdo vullnet vetėmbrojtjeje kundėr orvajtjeve tė tyre ekspan-sioniste skllavėruese…Por njėherė Rilindja jonė Kombėtare me Lidhjen e Prizrenit, pastaj Kongresi i Lushnjės me Luftėn e Vlorės, e mė tėhu ēlirimi ynė kombėtar pėrfundimtar: kėto tri kundėrgoditje vetėmbrojtėse heroike shqiptare kėtė fushatė imperialiste difamacioni antishqiptar e bėnė mė nė fund jo vetėm kryekėput tė pafuqishme kundėr nesh, por njėherazi edhe pėrsosurisht tė pėrbuzshme prej nesh.

Madhėria morale e Gjon Buzukut qėndron pikėrisht kėtu qė en sė dashunit sė botėsė sanė Gjon Buzuku u bė ideator dhe realizator i njė vepre, me tė cilėn ai neve shqiptarėve pėrgjithmonė e jetės na zbardhi faqen nė lėmin deri atėherė tė palavruam tė kulturės sė fjalės sė shkruame (sikundėrqė afro njė shekull mė herėt Gjergj Kastrioti ne shqiptarėt na pat mbuluar me lavdi nė fushėn jo tė panjohur tė luftėrave vetėmbrojtėse ngadhnjimtare./ Pesė autorėt mė tė vjetėr nė gjuhėn shqipe, 2002).

Edhe shpresa qė na u zgjua para dy vjetėsh se do tė shihnim sė afėrmi tė botuar njė dorėshkrim shqip tė vėllimshėm tė vitit 1210 (hartuar nga njėfarė Teodor Shkodrani), qė e kishte gjetur nė arkivat e Vatikanit gjurmuesi kosovar Musa Ahmeti, tashmė ėshtė shuar edhe te mė besėplotėt. Nė ato dy radhė qė janė bėrė tė njohura prej kėtij dorėshkrimi, nuk ndihet asnjė amėz stėrlashtėsie gjuhėsore. Me sa duket Gjon Buzuku do tė ruajė vendin e tij prijatar dhe autoritetin e patriarkut nė shkrimin shqip dhe nė letėrsinė shqipe.

Megjithėse duket e kotė tė shpresojmė ende se do tė gjendet ndonjė shkrim shqip parabuzukian (jo ndonjė frazė e shkėputur si Formula e Pagėzimit), ka njė radhė shenjash e rrethanash qė tė shtyjnė tė supozosh se Buzuku, kur u ul nė tryezėn e punės mė 20 mars 1554, nuk e filloi punėn duke shpikur ai vetė alfabetin qė do tė pėrdorte e duke stėrvitur dorėn, po duke vėnė nė zbatin ato shprehi qė tashmė i kishte fituar nga mjedisi e i kishte zhvilluar vetė. Tregues gjuhėsorė dhe historiko-kulturorė flasin nė tė mirė tė kėsaj hipoteze. Kėshtu, E. Ēabej, studiuesi mė i thelluar i Buzukut, shprehet se kush ka lexuar kėtė tekst disa herė me radhė, besojmė se do tė ketė pėrshtypjen qė gjuha e pėrdorur nė tė nuk ėshtė njė arė fare e papunuar mė parė. Ai bashkohet me tezėn e arbėreshit G. Petrotta, se nė Shqipėri do tė ketė pasur para sh. XVI njė traditė ortografike dhe mbase edhe njė gjuhė tė pėrbashkėt, sė paku nė shkrimet e pėrdorimit praktik. Edhe duke e shikuar kėtė ēėshtje nga ana e historisė sė vendit, me njė vėshtrim tė gjithanshėm tė gjendjes kulturore nė Shqipėrinė mesjetare, - shton Ēabej, - teza e Petrottės do tė dilte mė fort e pėrforcuar sesa e kundėrshtuar, sepse shkalla e kulturės sė popullit shqiptar nė atė kohė nuk ka qenė ndryshe nga ajo e vendeve pėrreth, sidomos e atyre tė brigjeve tė Adriatikut.

Historiani Injac Zamputi, njė nga studiuesit mė tė rysur mesjetės sė vonė shqiptare, duke hulumtuar posaēėrisht kohėn dhe rrethanat kur u botua Meshari, arrin nė pėrfundimin se Buzuku nuk mund ta kishte marrė nė dorė gjithė atė punė kolosale pėr kohėn dhe pėr gjendjen e gjuhės shqipe, sikur tė mos kishte qenė aktive nė mjedisin e tij shoqėror, praktika e tė shkruarit shqip (Studime filologjike, 1986,3). Megjithatė, rrethana qė nga ai prodhim letrar i hamendėsuar nuk ka arritur asgjė deri nė ditėt tona, ngre mjaft pikėpyetje e dyshime.

Nga ishte Gjon Buzuku dhe ku u shtyp Meshari

U Doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut… kaq na thotė autori ynė mė i vjetėr pėr veten e vet, duke na lėnė nė fushėn e hipotezave pėr tė zgjidhur pyetjet qė shtruam mė lart. S'ka asnjė dyshim se gjuha e Gjon Buzukut ėshtė njė gegėrishte veriore, por pėr tė shkuar mė tej nuk ėshtė aspak lehtė. Mendja tė shkon sigurisht te Shkodra me rrethina, si qytet me traditė kulturore e kishtare, po N. Jokli me tė drejtė e ka pėrjashtuar kėtė mundėsi duke u nisur nga fakti se Buzuku pėrdor grupet bashkėtingėllore gl, kl (gluha, kloftė), kur sipas dėshmive tė toponimisė kėto grupe nė Gropėn e Shkodrės ishin ndėrruar nė g-j, kj, pėrkatėsisht nė gj e q. Por gjuha e Shkodrės, si qendra mė e madhe kulturore pėr gjithė Veriun, gjithsesi ka luajtur rol nivelues pėr varietetet dialektore tė shkrimtarėve. (E. Ēabej). Kėtė e thotė shkoqur Pjetėr Bogdani pėr veprėn e vet Ēeta e profetėve (1685): … pėrse tue kjanė unė prej Guri ndė Hast… m'anshtė dashunė me djersė tė mėdha shumė fjalė me ndėrequnė ndė dhe tė Shkodėrsė. Pėr sa i takon Buzukut, fjala zgiedh me kuptimin lexoj, ėshtė vėshtruar si pėrdorim i vetėdijshėm i njė forme shkodrane, sepse pritej qė ai tė shkruante zgledh.

Gjuha e Gjon Buzukut nuk ka njė bazė dialektore tė vetme e tė panga-tėrrueshme qė tė na ēonte nė njėjtėsimin e prejardhjes sė tij krahinore. Madje ėshtė theksuar se pėrkatėsia dialektore e Mesharit dhe prejardhja krahinore e Buzukut nuk janė medoemos e njėjta gjė. Justin Rrota pati vėnė re me kohė njė tok pėrkimesh tė gjuhės sė Mesharit me tė folmen e malėsisė sė Krajės dhe tė fshatit Arbėnesh (pranė Zarės nė Dalmaci) tė themeluar ndėrmjet 1726-1733 prej shqiptarėsh tė ikur nga Brisku, Ljarja e Shestani nė anėn perėndimore tė liqenit tė Shkodrės. Ajo qė tėrheq mė shumė vėmendjen ėshtė pėrzierja e formave dialektore tė gegėrishtes veriperėndimore me format e gegėrishtes verilindore. Mjafton tė pėrmendim fjalėn e parė tė Pasthėnies: U Doni Gjoni…- ky pėremėr vetor gjendet sot nė tė folme tė ndryshme tė Kosovės, si nė Malėsinė e Gjakovės etj., po ashtu forma si (ai) tė ban, tė del nė vend tė tė banjė, tė dalė etj. Njė pjesė e formave dialektore verilindore ndeshen edhe nė tė folmen e Arbėneshit tė Dalmacisė, dhe kjo ka ēuar nė hipotezėn se dukuri tė tilla lidhen me ndonjė shpėrngulje popullsish nga trevat verilindore drejt viseve bregdetare. Pra, Gjon Buzuku mund tė jetė rritur nė njė mjedis me pėrzierje tė tillė popullsish dhe rrjedhimisht edhe formash dialektore.

Gjurmė tė mbiemrit Buzuku dėshm-ohen nė sh. XV nė zonat nga mendohet se mund ta ketė origjinėn shkrimtari ynė, por mė tej humbasin dhe sot nuk ka mbetur familje me kėtė mbiemėr nė ato anė, as nė Shqipėrinė Veriperėndimore. Krejt rastėsisht kam mėsuar se familje me mbiemrin Buzuku gjenden sot nė rrethinat e Gjilanit dhe kėshtu fiton mbėshtetje hipoteza e shpėrnguljes sė njė popullsie, qė u pėrmend mė lart.

Mjaft diskutime janė bėrė pėr vendin ku u shtyp Meshari. Njė palė mendojnė se shtypshkronja do tė ketė qenė diku nė Shqipėrinė Veriperėndimore (Shkodėr, Ulqin, Tivar a nė rrethina tė tyre). Njė palė tjetėr mendojnė se nė qytetet e bredgetit shqiptar nuk mund tė ketė pasur ndonjė shtypshkronjė tė pėrshatshme pėr tė shtypur njė libėr tė tillė dhe veē kėsaj aso kohe nė Perandorinė Osmane shtypja e librave ishte e ndaluar me dėnim me vdekje. Gjurmuesi frėng i teksteve tė vjetra shqipe Mario Rok pati vėnė re se letra e librit ėshtė italiane dhe shkronjat janė tė tipit qė pėrdorej nė shtypshkronjat e Venedikut. Nė kėtė qytet mendohet pėrgjithėsisht se ka qenė shtypshkronja ku u shtyp Meshari. Zgjidhja e enigmės sė botimit ka qenė sigurisht nė ballinėn e zhdukur pėrgjithmonė tė librit. Por gjithsesi pėr njė gjė jemi tė sigurt: tipografėt nuk dinin shqip (nuk ishin shqiptarė) dhe shtypshkronja nuk ka qenė larg nga vendi ku shėrbente Buzuku. Nė Pasthėnie ai thotė se ata qė shtypnin, mundoheshin shumė me librin e tij dhe ai nuk mund t'u rrinte pranė pėrherė, pasi duhej tė mbante edhe njė kishė e kėshtu tė shėrbente mė dy anė (ata qi shtamponjinė kishnė tė madhe fėdigė, e aqė nukė mundė qėllonjinė se faj tė mos banjinė, pėrse pėrherė ndaj ta nukė mundė jeshė; u tue mbajtunė njė klishė, mbė tė dy anėt mė duhe me shėrbyem).

Kush ishte Buzuku dhe kush e nxiti pėr veprėn e tij

Nga citimi i mėsipėrm prej Pasthėnies sė librit merret vesh qartė qė Gjon Buzuku ishte njė famullitar i thjeshtė dhe jo njė klerik me shkallė tė lartė nė hierarkinė kishtare katolike. Mund tė mendohet se nė kohėn kur i hyri pėrkthimit tė Mesharit, ai shėrbente nė ndonjė nga bashkėsitė shqiptare tė mėrguara nė Republikėn e Venedikut, qė dėshmohen nga burimet e kohės. Pra autori ynė i parė ka qenė njė bir i thjeshtė i popullit tė vet, me njė kulturė jo aq tė plotė, siē del edhe nga vendet ku nuk ka arritur ta kuptojė drejt tekstin latin dhe e ka shtrembėruar a gjymtuar kuptimin e origjinalit. Por Gjon Buzuku kishte pėrbrenda zjarrin e dashurisė pėr popullin dhe atdheun e vet, prandaj iu vu punės, siē shkruan vetė, tue u kujtuom shumė herė se gluha jonė nukė kish gja tė ndigluom (tė kuptueshme) en sė Shkruomit shenjtė, en sė dashunit sė botės sanė desha me u fėdigunė pėr sa mujta me ditunė, me zdritunė pak mendetė e atyne qė tė ndiglonjinė…

Vetėkuptohet se njė ndėrmarrje e tillė nuk mund tė bėhej pa mbėshtetjen edhe financiare tė eprorėve tė kishės dhe pa lejen e tyre pėr ta botuar. Kėtė mbėshtetje dhe leje e patėn mė vonė Pjetėr Budi, Frang Bardhi, Pjetėr Bogdani e tė tjerė, po pėr Buzukun nuk mund tė thuhet gjė, nga shkaku i mungesės sė ballinės dhe tė fletėve tė parathėnies sė librit. Po nė ē'rrethana mund ta ketė fituar Buzuku kėtė mbėshtetje?

Ėshtė koha kur nė Europėn katolike kishte marrė hov lėvizja e Reformės e nisur nga Martin Luteri (1517), qė synonte ta pėrtėrinte kishėn, duke e kthyer nė thjeshtėsinė burimore tė doktrinės sė krishterė. Ai pėrktheu Biblėn gjermanisht nė mėnyrė qė populli analfabet tė kuptonte fjalėn e Zotit dhe tė mos qėndronte i shtangur duke dėgjuar predikimet latinisht tė priftėrinjve. Gjysma e popullsisė sė Europės u shkėput nga autoriteti i Papės dhe pėrqafoi protestantizmin. Selia e Shenjtė ndėrmori njė kundėrveprim tė rreptė e tė gjithanshėm, qė njihet me emrin Kundėrreformė. Si Reforma, ashtu edhe Kundėrreforma patėn si pasojė lėvrimin e gjuhėve tė popujve, shtimin e interesit pėr studimin e tyre.

Meshari i Buzukut ėshtė vėshtruar si fryt i Kundėrreformės, d.m.th. si njė lėshim qė qe e detyruar tė bėnte Selia e Shenjtė, duke lejuar shėrbesat fetare nė gjuhėn e gjallė tė popullit dhe rrjedhimisht pėrkthimin e Mesharit (librit tė kėtyre shėrbesave). Lidhur me kėtė temė Justin Rrota ka shkruar se nė Shqipėrinė katolike nuk luftohet, si ndokun ngjeti nd'Europė, kundra Papės dhe Perandorit; kėtu lufta ishte krejt kundra turkut…As nuk mund tė thuhet se ndė Shqipni tė ketė pasė ndonjė rrymė herezie fetare. Kėtu ndė vendin tānė kemi ndryshime fetare, tė thuesh ma shumė, se kishte mbarė Europa: katolik (latin), ortodoks (grek e slav) dhe mysliman. Prandej njė rit i ri katolik shqiptar nuk e kishte tė pregatitun terrenin as fetarisht e ideologjikisht, as politikisht. Edhe E. Ēabej i mbahet kėsaj pikėpamjeje dhe e lidh punėn e Buzukut me veprimtarinė qė kishte ndėrmarrė aso kohe argjipeshkvi i Tivarit Gjon Bruni pėr tė ruajtur e zgjeruar besimin katolik nė dioqezėn e tij, ku antagonizmit fetar ndėrmjet besimit katolik dhe ortodoks (sllav), qė ekzistonte qė moti, iu shtua edhe rreziku i islamizimit qė po pėrparonte. 

Por nė vitin 1986 Injac Zamputi e rishikon kryekėput pikėpamjen e mėsipėrme dhe pėrpiqet tė bėjė njė pėrsaktėsim tė tezės sė Dh. Shuteriqit se puna e Buzukut dhe e pasuesve tė tij fetarė nuk i pėrket veprimtarisė tipike humanistike, kur shkruajnė shqip. Nga kjo anė, puna e tyre, edhe pse bėn pjesė nė qėndresėn e pėrgjithshme antiosmane tė popullit shqiptar, nuk frymėzohet nga idetė e mėdha qė pushtuan kulturėn europiane dhe iu kundėrvunė Mesjetės. Nuk duhet kėrkuar pra ēfarė nuk gjendet te Buzuku e Budi. Duke u nisur nga njė vėrejtje e hollė e Mario Rokut se Gjon Buzuku, ndryshe nga autorėt shqiptarė tė shekullit XVII, nuk qėndron nėn ndikimin e drejtpėrdrejtė tė Romės, historiani I. Zamputi me njė analizė tė gjithanshme tė gjendjes kishtare, politike e kulturore tė kohės pėrkatėse e zhvendos Buzukun nga kampi i Kundėrreformės nė atė tė Reformės (Studime filologjike, 1986/3). Autorėt tanė tė vjetėr pas Buzukut dihet se nuk pėrkthyen pjesė tė liturgjisė (pjesė tė Biblės), po libra pėr mėsimin dhe shpjegimin e fesė. Nė fushėn e liturgjisė vazhdonte tė zotėronte latinishtja. Nė kėtė kuptim I. Zamputi e vlerėson veprėn e Buzukut si njė hap i guximshėm kulturor, sepse bėn pjesė nė luftėn ideologjike tė kohės sė tij dhe, nė kėtė luftė mban anėn e kampit mė tė pėrparuar qė po pėrmbyste konceptet e rrėnjosura tė Mesjetės pėr pėrbotshmėrinė e kishės katolike. Kėshtu mund tė shpjegohet edhe fakti qė ka mbetur njė kopje e vetme e Mesharit, edhe ajo e gjymtuar, ndoshta me qėllim, qė tė mos njihej dhe t'i shpėtonte asgjėsimit prej Inkuizicionit.

Ringjallja e Buzukut

Katėrqindvjetori i botimit tė Mesharit mė 1955 u pėrkujtua me njė sesion shkencor tė organizuar nga Instituti i Shkencave, pasardhėse e tė cilit ėshtė Akademia e Shkencave e Shqipėrisė. Me atė rast u vendos qė tė pėrgatitej njė botim kritik i kėsaj mė tė hershmes vepėr nė gjuhėn shqipe dhe me kėtė detyrė u ngarkua Eqrem Ēabej. Ndonėse ky botim kritik, njė punė e pashoqe tekstologjike, u pėrgatit mė 1958, vepra, nė dy vėllime dhe e pajisur me njė studim hyrės shembullor, u shtyp pas dhjetė vjetėsh nė Rumani, falė bujarisė dhe dashamirėsisė sė Akademisė sė Shkencave tė Rumanisė, qė vlerėsoi rėndėsinė e librit dhe punėn e kolegut tė ēmuar shqiptar. E. Ēabej bėri transliterimin e teksit, d.m.th. e rishkroi atė me alfabetin e sotėm, dhe transkriptimin e tij, d.m.th. vendosi vlerat fonetike tė shkronjave tė pėrdoruara nga Buzuku, rindėrtoi si tė thuash formėn tingullore tė kėtij teksti nė kohėn qė u shkrua.

Ndėrkaq edhe filologu Namik Resuli nė Itali i kishte hyrė punės sė ribotimit tė Buzukut dhe mė 1958 libri i tij, qė pėrmban fotokopjen dhe trankriptimin, pa ndonjė hyrje studimore, doli nga shtypi. Me njė punė tė stėrmundimshme mbi njėrėn nga kopjet qė pati sjellė mė 1929 nė Shqipėri Justin Rrota, filologu shkodran Kolė Ashta nxori fjalorin e plotė tė veprės sė Gjon Buzukut, qė u botua fillimisht pjesė-pjesė te Buletini i Institutit Pedagogjik tė Shkodrės dhe mė 1996 nė njė vėllim tė veēantė. Studimit tė gjuhės sė Gjon Buzukut iu kushtua pėr disa vjet edhe Selman Riza duke e pasuruar kėtė fushė tė gjuhėsisė sonė me ide tė reja. Por problematika dhe temat lidhur me Buzukun dhe Mesharin e tij nuk janė shteruar, madje janė ende larg cakut tė dėshiruar.

Pandehet shpesh se vepra e Buzukut, si pėrkthim qė ėshtė, nuk ka ndonjė vlerė letrare. Kjo ėshtė njė pandehje e gabuar. Me gjithė luhatjet e shumta tė formave tė fjalėve e tė shkrimit tė tyre, nė libėr gjallon njė frymėzim letrar, njė aftėsi e ēuditshme shprehėse dhe njė ritėm i brendshėm qė e bėn E. Ēabejnė tė pėrfundojė se ky autor jo vetėm nga pikėpamja e kohės, po pėrgjithėsisht dhe e nivelit, zė kryet e vendit nė literaturėn shqiptare tė vjetrėn; nė fushėn e prozės poetike edhe pėr mė vonė ėshtė vėshtirė t'i vihet ndonjė tjetėr pėrkrah.

Gjon Buzuku ėshtė i pari autor qė pėrmend fjalėn shqip si dhe emrin e lashtė Arbani si njė pėrcaktim tėrėsor tė atdheut tė atyre qė flasin shqip. Libri i Buzukut nuk ėshtė aspak pėr t'u kundruar si njė objekt i ftohtė muzeor. Ai flet me shqipen e kohės sė vet, qė nuk ėshtė e vėshtirė pėr ta kuptuar edhe nė kohėn tonė, sepse gjithmonė te shkrimtarėt shqiptarė regėtin ajo ndjenjė qė Buzuku e ka skalitur i pari me fjalėt en sė dashunit tė sė botėsė sanė. Kjo ndjenjė qė zė fill te shkrimtari ynė mė i hershėm, e bėri letėrsinė shqiptare pjesė tė pandashme dhe shprehėse tė vetėdijes sė popullit qė e lindi. Prandaj themi me bindje se 20 MARSI ėshtė njė Ditė e Madhe nė kulturėn shqiptare, dita e guximit pėr tė shkruar nė kartė fjalėt e gjuhės sė zjarrtė, dita kur njė shqiptar fitoi betejėn e parė tė madhe me penė dhe nuk e shkėputi nga dora derisa fitoi krejt luftėn mė 5 JANAR 1555. Nė nderim tė atij burri qė na zbardhi faqen, siē shprehet Selman Riza, le tė jetė ky vit, qė sot e deri mė 5 janarin e ardhshėm, VITI I GJON BUZUKUT, viti kur u hodhėn themelet e kulturės sė shkruar nė gjuhėn shqipe.

 

E mundėsuan tekstin nė disketė Zenun Ēelaj & Redaksia e Zėrit ditor, Prishtinė.

Zgjodhi pėr revistėn Buzuku prof. Dr Mentor Disha, Prishtinė.

Marrė prej revistės Jehona e re 2/2004:42-56, Shkup.