Pėrgatiti Simė Gjon Dobreci

Shqyp flas e s'jam shqyptįr!

 

Unė due me folė n'gjuhėn shqype qi ma ka 'sue nana, tha n'nji tubim don Pjetri, arqipeshvi i Tivarit n'pension. Edhe unė ktu po shkruenj n'ket gjuhė t'shenjtė, qi t'par't tonė e ruejten me qina e mija vjet dhe na e lanė amanet qi t'jav pėrcjellim brezave t'ardhshėm.

Due me i thanė dy fjalė pėr rezultatet e regjistrimit* t'funit t'popullsisė n'Mal

t'Zi. Doli qi Mali Zi ka 672.656 frymė. Qe rezultatet:                        

Kta numra flasin shum, jo vetėm pėr gjen'jen e tashme n'Mal t'Zi, por edhe pėr t'kaluemėn. Nji analizė me temel duhet ta banjė specialisti pėr ket punė. Mue ma tepėr m'shtiu n'menime: Si doli qi numri i shqyptarve isht pėr 1774 vetė ma i vogėl se numri i atyne qi n'shpi flasin shqyp? Ku shkuen kta njerėz? Munje me kjenė qi ata janė shkrue malazezė, kroatė, sėrbė, boshnjakė ose t'komit mysliman. Bje n'sy  numri 7062 i kroatve (hėrvatve). Gjuhėn kroate e flasin n'shpi vetėm 3076 vetė, kurse 3986 tjerė t'shkruem kroatė flasin nji gjuhė tjetėr. Nuk besonj qi malazezėt, sėrbėt, boshnjakėt ose ata t'komit mysliman janė shkrue kroatė. Besonj qi ktu kanė me kjenė katolikėt shestanas, t'cillėt e flasin shqypen n'shpi, si edhe shestanasit e Tivarit. Nuk besonj qi edhe donjė malsuer e ka shtue numrin e kroatve. Edhe nji numėr i fesė myslimane dhe katolike, t'cillėt e flasin ose hala s'e kanė harrue shqypen e t'parve vet, besonj qi janė shkrue malazezė, sėrbė, boshnjakė ose  (me kom) myslimanė . 

E vėrtetė, gjikush ka t'nreqtė me u shkrue si t'donjė. Mirpo, gjuha isht shenji kryesor qi e cakton komin, t'cillit i takojmė. Shqiptarė janė ata qi flasin shqyp n'shpi, flasin gjuhėn qi jav  lanė t'parėt. Pse kena marre me thanė ata ēka jena? As na e as t'parėt tonė s'kanė ba punė t'kqija qi me u turpnue. Kah ana tjetėr, nuk besonj qi donjė kroat, malazi, sėrb ose boshnjak isht shkrue shqiptar. Ata nuk na e dinė pėr nerė kur bajmė kshtu. Ata qeshen me ne. Thonė: Si t'u besojmė atyne kur ata nuk e thonė t'vėrtetėn ēka janė, si t'u besojmė qi ata e nerojnė tonen kur t'veten e shkelin!? 

Na kena plot arsye, jo vetėm me e nerue gjuhėn tonė, por edhe me u burrnue me gjuhėn shqype qi na e lanė t'parėt tonė, me u burrnue me komin tonė qi dha sa e sa  burra e burrnesha n'za e me namė. Ktu po pėrmeninj vetėm tre. Don Gjon Buzuku i vuni temelet e shkrimit shqyp 450 vjet ma heret. Gjergj Kastrioti Skenderbegu ishte burr'i dheut qi e neroj krejt Evropa e atėhershme. E sot, krejt bota di pėr Nanėn Tereze, bijėn shqyptare qi u shpallė shenjtneshė. Nanėn Tereze, qi anė e m'anė botės, dishrojnė ta kishin pej komit vet. Pra, kena me ēka me u burrnue. Jena nipat e mesat e burrneshave dhe t'burrave t'dheut qi kurr s'na koriten. Aspak s'kena nevojė me u munue me rrejtė tjetrin dhe me poshtnue veten?                                      

                                                                      

*Regjistrimi i popullsisė nė Mal tė Zi u bė prej 1-15.XI.2003. Shėnimet u moren prej gazetės shqipe nė Mal tė Zi, Koha javore, 25 dhjetor 2003; 96-97:3.