Kroatja qė ua mėsoi nxėnėsve shqipen

  Shkruan Gjekė Gjonaj

 

Antonija Rogin-Markoviq, veterane e arsimit, u lind mė 8 janar 1910 nė Varazhdin, Kroaci, ku edhe kreu shkollėn fillore dhe pastaj shkollėn normale. Misionin e shenjtė tė mėsuesit e filloi nė vitin 1931nė fshatin Glluhi Do, komuna e Tivarit. Nė vitin shkollor 1935/36  me  urdhėrin e Ministrisė sė Arsimit tė Beogradit hap shkollėn e parė katėrklasėshe me mėsim nė gjuhėn serbe nė fshatin MartiqKrajė. Atė nuk e ndalėn tė mėsojė e tė flasė shqip me nxėnėsit e prindėrit shqiptarė as kėrcėnimet e ashpra tė inspektorėve sllavė tė arsmit, qėllimi i  tė cilėve ishte asimilimi i popullatės sė kėtushme autoktone shqiptare. Pėrkundrazi arrijti ta mėsojė jo vetėm gjuhėn e fshatit ku ajo shėrbeu si mėsuese shtatė vjet, por edhe tė lexojė, tė shkruajė dhe tė flasė rrjedhshėm shqip, gjuhė tė cilėn deri atėherė nuk e ka dėgjuar asnjėherė

 Pėr mėsuesen e respektuar nė pension Antonijen kisha dėgjuar edhe mė parė, por nuk e njihja.  Herėn e parė e takova nė banesėn e saj  nė Uqlin. Posa i tregova  qėllimin e vizitės   mė priti me ngrohtėsi e dashamirėsi, ashtu siē dinė vetėm  mėsuesit e vjetėr. Nė fillim tė bisedės mėsova  se mė 8 janar tė kėtij viti e kishte kremtuar 94 vjetorin e lindjes, por me paraqitjen e saj nuk tregonte shenja  pleqėrie aq tė thellė.  Rrudhat nė fytyrė i kishin hije, ashtu sikurse edhe flokėt e thinjur e tė rregulluar bukur, si dikur. Dukej shumė mė e re seē ėshtė. Ishte e kthjellėt nga mendja. Fliste rrjedhshėm shqip e serbokraoatisht me njė zė tė ėmbėl dhe tė butė , por shumė tė pastėr. Mahnitesha me kujtesėn  qė kishte. Ngjarjet e kaluara para gati njė shkeulli i tregonte me aq saktėsi sa qė krijon bindjen se ato i kanė ndodhur pak ditė mė parė. Po ashtu dėgjonte  dhe shihte mjaft mirė. Ēėshtė e vėrteta  shėndetin e saj e rėndonte pakėz artriti reumatik dhe katarakta nė njėrin sy, por ato i pėrballonte pa shumė vėshtirėsi. Madje rregullisht lexon shtypin ditor, ndonjėherė edhe periodikun. Shqipen nuk e kishte harruar. Dashuria pėr kėtė gjuhė, siē thotė ajo,  i ka mbetur qė nga viti shkollor 1935/36 kur caktohet mėsuese nė fshatin Martiq ( Krajė), komuna e Tivarit. Aty nuk njihte njeri. Fshati i dukej i bukur por  i varfėr, pa infrastrukturė e kushte  tė mira pėr jetesė nė tė cilat  ajo ishte rritur  nė vendlindjen e saj. Shkolla, ku nxėnėsit shqiptar mėsonin nė gjuhėn e tyre joamtare - serbokroate, ishte nė njė shtėpi private. Fillimisht pėr mėsuesen e re vėshtirėsi mė tė  madhe   paraqiste gjuha e komunikimit  me nxėnėsit  dhe me prindėrit e tyre. “Nė fillimet e punės sime nė Martiq vogėlushėt kranjanė nuk dinin asnjė fjalė serbokroate (shumė pak edhe prindėrit e tyre), kurse unė nuk dija fare shqip. Pėr t'ua shpjeguar  fėmijėve mėsimet s'kisha rrugėdalje tjetėr veēse tė filloja ta mėsoj gjuhėn e tyre, shqipen. Kjo ishte mėnyra e vetme e komunikimit tim me nxėnėsit shqiptarė tė Krajės, tė cilėt sipas urdhėrit tė Minsitrisė sė Arsimit nga Beogradi isha e obliguar t'i mėsojė nė gjuhėn -serbokroate. Kėshtu vetė ia fillova tė mėsoj shqipen edhe pse e kisha tė ndaluar nga inspektorėt e arsimit. Nuk ua vura aq shumė veshin “porosive” tė inspektorėve qė tė mos flasė shqip, sepse siē thonin ata kjo gjuhė nuk i duhet askujt, por arrijta jo vetėm ta mėsojė gjuhėn e fshatit ku kam shėrbyer si mėsuese plot gjashtė vite, por edhe tė lexoj, tė shkruaj he tė flas rrjedhshėm shqip, gjuhė tė cilėn deri atėherė nuk e kisha  dėgjuar mė parė “ thotė Antonija. Ajo  fshehurazi lexon disa gramatika e libra tė tjerė shqip qė i kishte blerė nė Shkodėr. Por mėsheftėsia e saj pėr mėsimin e shqipes, siē thotė ajo, nuk zgjati shumė, sepse inspektorėt gjatė njė vizite shkollės sė Martiqit  e zbuluan sekretin e saj. Atė ditė, thotė Antonija, inspektorėt i pyetėn kėshilltarėt e shkollave si qėndroni me mėsuesen, a keni kominikim tė mirė me tė.E prindėrit u pėrgjigjėn se mėsuesja jonė gati krejt e ka mėsuar shqipen. Inspektorėt nė atė moment kėrcėnuan me hidhėrim: Ēka i duhet asaj shqipja? Ajo nuk guxon ta flasė kėtė gjuhė e as juve nuk ju duhet gjė! E unė u thashė se nė mes tė shqiptarėve nuk mundem tė flasė frėngjisht, por atė gjuhė qė e flasin ata. Kėrcėnimi i tyre nuk mė frikėsoi. Pėrkundrazi mė dha kurajo tė shprehem kundėr kėsaj padrejtėsie qė u bėnin nxėnėsve shqiptarė tė Krajės. Dėshira  dhe vullneti im i madh qė tė merrem vesh me nxėnėsit e mi mė nxiti edhe mė shumė ta mėsoj gjuhėn shqipe. Ēdo ditė deri nė mrbėmje vonė nė dritėn e kandilit tė vajgurit e mėsoja kėtė gjuhė” thotė Antonia.

Ajo sot me mburrje shprehet e lumtur qė iu dha rasti tė mėsoj gjuhėn shqipe dhe tė dėshmojė njohuritė e fituara tek profesorėt e mirėnjohur nga Shkodra Karlo Livari dhe Memin Ēoma. Ky interesim i saj i rrezikshėm  pėr tė komunikuar nė gjuhėn e nxėnėsve  dhe prindėrve tė tyre i nderonte tė gjithė kranjanėt. Ata pikėrisht pėr kėtė arsye mėsuesen e re kroate e pritėn mirė, e ofruan, e deshtėn, e strehuan, e ndihmuan dhe sot e kėsaj dite e kujtojnė me nderim. E si mos ta kujtojnė kėtė veterane tė arsimit e cila i ka kontribuar aq shumė arsimit dhe kulturės shqiptare edhe atėherė kur nuk i lejohej tė fliste shqip  Gjatė viteve qė ka punuar me fėmijė nė Krajė ndihmesė tė madhe ka dhėnė edhe nė emancipimin e femrės sė kėtushme, tė cilat e donin si motėr. Antonija pėrpiqej t'i bindte   kranjanėt se duhet shkolluar edhe femrat e tyre njėsoj si meshkujt. Nė fillim nuk gjeti pėrkrahje tė duhur, kurse pas disa vitesh  krajanėt filluan t'i regjistrojnė edhe vajzat nė shkollė. Kjo ishte fitorja jonė e pėrbashkėt, thotė Antonija.  Ajo me po aq pėrkushtim mėsonte edhe me tė tė rinjtė e Krajės para se tė shkonin nė shėrbim ushtarak Nė vitin shkollor 1941/42 Antonija punon nė shkollėn fillore nė Salē, (komuna e Ulqinit) po ashtu nė gjuhėn serbe. Kontributi i saj pėr arsimin dhe kulturėn shqiptare rritet edhe pas vitit shkollor 1944/45, kur Minja Nikollaidisi e angazhon si mėsuese me mėsim nė gjuhėn shqipe nė shkollėn fillore nė Ulqin. Nė kėtė qytet ajo mėsoi nxėnėsit shqiptar nė gjuhėn e tyre amtare plot 12 vjet. Nga viti 1956-1960 jep mėsim nė gjuhėn serbokroate, ndėrsa mė vonė herė pas here  deri nė pension pėrsėri jep mėsim nė gjuhėn shqipe. Njė kohė, thotė ajo, meqė e dija gjuhėn shqipe kam punuar si inspektore pėr shkollat nė gjuhėn shqipe nė Pistull, Kllezėn, Shtoj, Shėngjergj, Katėrkollė, Millė dhe Sukubinė. E gjithė puna e saj nė arsim ėshtė vlerėsuar lartė nga inmspektorėt e arsimit. Por pėr tė vlerė mė tė madhe kanė vlerėsimet e prindėrve dhe ish nxėnėsve tė saj qė sot janė intelektual tė profileve tė ndryshėm, tė cilėt sot e kėsaj dite e kujtojnė dhe e respektojnė mėsuesen  tyre ambicioze,  tė zellshme dhe tė dashur. Djali im i vetėm, Predragu qė tani jeton me familje nė Kanada, thotė Antonia,  nuk e ka harruar shqipen, tė cilėn ia mėsova qė nė fėmijėri.