Shkruan: dr. Ibrahim Rugova

Katėr urata origjinale tė Buzukut

 

 1. Buzuku i Ēabejt

Botimi i veprave tė vjetra ėshtė njė solemnitet i veēantė pėr ēdo kulturė. Kėshtu mund tė themi, tash, edhe pėr Mesharin e Gjon Buzukut (1555), monumentin e parė tė letėrsisė shqiptare mė sa dimė deri sot, qė kėto ditė doli nė dy vėllime nga botuesi ynė i mirėnjohur, Redaksia e Botimeve e Rilindjes. Nė tė vėrtetė, ky ėshtė botimi i pėrgatitur nga Eqrem Ēabej mė 1958, e qė u botua mė 1968. Kėtė botim e quajtėm Buzuku i Ēabejt, sepse ai bėri njė punė tė madhe, njė botim kritik fundamental filologjik e tekstologjik, qė do marrė si model nė botimin e veprave tė traditės, e sidomos tė veprave tė letėrsisė sė vjetėr. Nė vėllimin e parė, ku jepet edhe njė studim i gjerė dhe i thelluar mbi veprėn dhe personalitetin e Buzukut, jepet edhe transliterimi i tekstit tė veprės, kurse nė vėllimin e dytė vepra e transkriptuar nė shkrimin e sotėm bashkė me fototipinė e botimit tė parė. Pra ky ėshtė njė botim i plotė, qė nuk iu hyn nė punė vetėm  specialistėve tė gjuhėsisė, po edhe atyre tė fushave tė tjera dhe publikut tė gjerė lexues. Po pėrmendim se Redaksia e Botimeve pėr kėtė botim ka bėrė njė fototipi mė tė re nga kopja e vetme e Mesharit, qė ruhet nė Vatikan, prandaj do tė jetė mė e lexueshme nga ajo e vitit 1968.

Nė kėta vjetėt e fundit kemi njė interesim tė shtuar pėr letėrsinė e vjetėr, i cili po realizohet me studime e nė formė konkrete - me botimin e veprave tė saj. Kėshtu vetėm para pak kohėsh, po nga ky botues, doli edhe vėllimi Poezi i Pjetėr Budit, pėrgatitur nga gjuhėtari R. Ismajli, ku pėrfshihet e gjithė poezia e kėtij shkrimtari dhe po nga ky studiues  u paralajmėrua botimi i prozės sė Budit. Mė 1983  u botua Fjalori latinisht  shqip (1635) i Fran Bardhit pėrgatitur nga E.Sedaj, e po kėtė vit nga R. Ismajli doli edhe Gramatika e Parė e gjuhės shqipe. Mė 1984 nė botim kritik tė Italo K.Fortinos me pėrkthim nė italisht, doli edhe vepra e Jul Varibobės Gjella e Shėn Mėrisė virgjėr (1762), qė do tė duhej botuar edhe kėtu. Mbetet qė sė shpejti tė pėrgatitet edhe vepra e Pjetėr Bogdanit. Kėshtu, pėrditė e mė shumė po plotėsohet botimi i veprave tė vjetra, ēfarė flet pėr njė vetėdije edhe qėndrim tė ri e tė formuar nė kulturėn shqiptare ndaj traditės nė pėrgjithėsi. Mė njė punė tė kėtillė po plotėsohet dhe po zgjerohet imazhi ynė bashkėkohor pėr letėrėsinė dhe kulturėn e vjetėr, e nė anėn tjetėr veprat e kėsaj letėrsie po dalin nga kuptimi i raritetit dhe po bėhen pronė e opinionit tė pėrgjithshėm dhe objekt i studimeve nė fusha tė ndryshme, pra pronė e bashkėkohėsisė sonė, qė na ndihmojnė nė formimin e konceptit tė stabilitetit tonė kulturo - historik, ēfarė e provokon pozitivisht dhe nė formė krijuese edhe aktualitetin tonė tė pėrgjithshėm intelektual.

2. Katėr uratat origjinale

Kėsaj here nuk po ndalemi mė gjerė nė veprėn e Buzukut nga fusha e interesimeve tona, sepse kėtė do ta bėjmė njė herė tjetėr dhe nė njė vend tjetėr, po pėr opinionin e gjėrė, me rastin e kėtij botimi, po i sjellim disa tė dhėna tė reja nga kjo vepėr qė mė parė nuk janė vėrejtur nga studimet buzukiane, siē do tė thoshte studiuesi i letėrsisė sė vjetėr, Injac Zamputi.

Nė studimet buzukiane ėshtė konstatuar se Meshari, ėshtė vepėr e pėrkthyer nga njė meshar i vjetėr, i cili, siē vėren Ēabej, ku pos fillimit me urata e pjesė tė ndryshme, fillon lėnda e njė meshari me shumė pjesė nga Dhjata e Vjetėr dhe Dhjata e Re e Biblės. Pėrkundėr kėtij fakti, Ēabej nė formė municioze ka vėrejtur se Buzuku nė vepėr ka bėrė nė shumė vende njė pėrkthim tė lirė dhe tė zgjatur sidomos tė pjesėve tė Biblės dhe pastaj ka pėrdorur mbi 120 shtesa fjalėsh, shpjegimesh e fjalish tė ndryshme, ēfarė flet pėr kreativitetin e autorit, jo vetėm si pėrkthyes po edhe si autor. Kurse si tekst origjinal studiuesit e konsidorojnė pasthėnien e autorit tė dhėnė nė fund tė librit, ku na njofton pėr autorėsinė dhe pėr punėn nė vepėr dhe kohėn e kryerjes. Kėto ditė, pas njė leximi tė sėrishėm me interesim qė ta lexojmė si vepėr letrare nė tėrėsi, vėrejtėm se nė f.XIX  53, 55, Buzuku nė kuadėr tė Litanive (lutjeve), jep edhe katėr lutje duke dhėnė emrin e vet. Kėtu mė poshtė po i japim kėto lutje apo urata simbas Ēabejt, pra kėtij botimi pėr tė cilin po bėjmė fjalė:

1.Oratio (Ligjėratė)

O Jezu Krisht, shelbuosi i gjithė shekullit e shpėrblesi i shpirtėnavet, Zot, regji i pāmort, u tż tė lus, Dom Gjoni, sherbėtori uit, tė madhenė zotėnī tande tė pāfine pėr kėta tė kėnduom tė kėtyne Psalme, qi u ī pādenji kėndova, ti tė mė liberonjsh shpirtinė tem ņ katit (mėkatit), e ti vėliz (lėviz) zemėrėnė teme pėrapėtė ņ duorshit s atyne qi pėr tė keq ecnjėnė. E ņ sė kujtuomeshit sė pādėrejta e tė pāligje ti libero (liro) korpnė (trupin) tem, aj pėrņdenė sherbėtyrė ņ kati me mos klenė. E ti dbo (largo) ņ meje tė deshėruomitė e katit gruosė. E ņ meje hiq gjithė tė pāligje qish i pāemėni mundė shtjerė ņdė mend, ansish qish dukenė e ansish qi z dukenė, qi ata lypnjėnė shpirtinė tem me mbajtunė me mos ecunė pr udhė tė Tinėzot. O Zot, bāsi (krijuesi) i gjithė shekullit, tż tė klofsha truom, qi mė Atėt e mė Shpirtinė shenjtė gjellin e jet, pėr gjithė jetė tė jetėsė. Amen.

2.Oratio

Zot, ti qi bane qiellė e dhenė, afėrė veti venė oratėtė (lutjet) e mi. E pėr tė madhet mishėrier (mėshirė) tande e pėr tė kėnduomit qi u tż kėndonj kėta Psalma sod, u i pādenji tue t u lutunė u tż tė lus, muo sherbėtorit tit mbė kėtė jetė ti tė tė denjonesh muo me mė dhanė shėndet ņ mendėt e ņ korpit, e mot u me bam pendesėnė e dėrejtė pėrpara mortsė sime. E mė ban hir, Zot, me pasunė tė liruomitė e katevet mive. Pėrse u mbė tjetėret jetė me gjithė Shenjt tė tū u tė mundinj me pasunė patrienė e jetesėsė amėshuome. Amen.

3.Oratio

O Zot i gjallėvet e i vdekunet, Shelbuosi i gjithėve, qi ti z do mortnė e t pėrkatėnuomit, ma aj tė konvrtonetė e tė gjellinjė, ņdijemė, u tż tė lus, e m ī afėrė muo Dom Gjonit. E muo shkatėro tė shkruomitė e gjithė katet mive. E tż tue t u pėlqyem, pėrze (prano) oratėtė e mī qi u m' tż pėrdā, (i ruaj) Zot, pėr muo e pėr gjithė njerėzit tė mī ņ gjakut sim, e pėr miq tė mī e pr anėmiqt tė mī, pėr tė gjallėt porsi pėr tė vdekunitė.

4.Oratio

O Zot, ti qi ordėnove (urdhėrove) na me nderunė atėnė e amėnė, kī mishėrier, tż tue t u pėlqyem ņ shpirtit sė tatėsė e tė mamėsė sime, e atyne u ndije (ua falė) katet e tyne; e muo e ata na ban neve na me pasunė gazėmendnė e dritėsė jetėsė glatė (gjatė). Pėr Krishtnė Zotnė tanė. Amen.

E kėtu sosenė tė shtatė Psalmat tė Pendesėvet. E tash zė ņfill Vespėri pėr tė vdekunitė. Antifena. U tė pėlqenj Tinėzot (Nėnvizimet dhe fjalėt shpjeguese tonat).

Nė bazė tė njė analize tė hollė mund tė themi se kėto katėr lutje janė tekste origjinale tė Buzukut. Shenja e parė qė na sugjeron kėtė ėshtė emri i tij bashkė me titullin fetar qė e kishte: Dom Gjoni del nė dy lutje dhe nė veten e parė, i cili i pėrgjigjet plotėsisht emrit tė tij qė e gjejmė nė pasthėnie tė librit f. LXXXX 2-387, ku thotė U Doni Gjoni,  i biri i Bdek Buzukut. Te kėto lutje jep vetėm pjesėn tė emrit, pra pa mbiemrin e tij. Pėr njė autoreferencė me emrin e autorit, Ēabej na sugjeron f.XXXVII  99 tė librit: E dėshmoj u Gjoni: lat.  Et testimonium perhibuit Ionnes. Mė kėtė kthim nė vete tė parė mos ka dashur B(uzuku) t'i referehet vetes sė vet, me emrin e tij tė parin Gjon? Nė tė vėrtetė, aty ku sugjeron Ēabej, kemi tė bėjmė me njė pjesė tė sjellė nga Dhjata e Re tė Shėn Gjon Gojartit apo Pagėzuesit, qė po ashtu jepet nė veten e parė, po pa u pėrmendur emri i kėtij tė shenjti. Ky sugjerim i Ēabejt, i cili nė kėtė vepėr kėrkonte edhe ndonjė gjurmė mė shumė tė autorit se nga pasthėnia, vetėm e forcon tezėn tonė, qė nė f.XIX e gjejmė tė plotė pjesėn e parė tė emrit tė tij.

Pos kėtij fakti evident, vetė teksti i kėtyre uratave apo lutjeve na flet se janė tė autorit. Sė pari, kėto lutje vijnė nė fund tė Litanive, lutjeve tė pėrgjithshme dhe thuajse nė fund tė pjesės sė parė tė librit qė pėrfshin lavdėrime, lutje e tė tjera me karakter solemn, pėr tė kaluarėn pastaj nė mesharin e mirėfilltė. Kėtė na e deshmon edhe raporti komunikues subjekti-objekti, pra autori dhe destinuesi. Nė lutjen e parė i drejtohet Krishtit, nė tė dytėn Zotit si dhe nė dy tė tjerat. Por kėtė raport me sė miri na e zbulon destinimi i tij kur thotė ... u ty tė lus, Dom Gjoni... pėr kėta tė kėnduom tė kėtu ne Psalme, qi i padenji kėndova... Pra e njofton pėr psalmet qė autori ia kushton atij.  Kėtė e gjejmė edhe nė lutjet drejtuar Zotit ... u ty tė kėndonj kėta Psalma sod... Siē mund tė shihet edhe nga tekstet qė i dhamė me sipri, del se Buzuku lutjet e veta i thotė nė fund tė Litanive dhe mbasi i jep Shtatė Psalmet e Pėndesės. Nė kėtė pjesė tė librit autori, qė nga f.VIII i jep rreth 30 psalme, me njė shqipe tė kulluar nga Dhjata e Vjetėr, qė nė letėrsinė biblike ēmohet si kryevepėr letrare. Pastaj, siē e pamė, autori pėrdorė veten e parė nė kėto lutje, si nė shumė psalme, e madje mund tė thuhet se ai pėrdor shumė fjali apo vargje tė psalmeve brenda lutjeve. Sa i pėrket ndėrtimit gjuhėsor e stilistik tė teksteve tė lutjeve tė tij, do vėrejtur se ato kryesisht ndjekin modelin e psalmeve, si kėngė solemne, drejtuar dikujt, e nė kėtė rast Krishtit dhe Zotit. Kjo flet edhe pėr nivelin krijues tė Buzukut qė teksti i lutjeve tė tij tė ketė ndėrtim dhe karakter tė lartė si psalmet. Sidomos pėr bazė e ka psalmin  53 e kėshtu me radhė. Pra nė mbėshtetje tė kėsaj analize mund tė themi se kėto katėr lutje do konsideruar si origjinale, meqė pos tė tjerash, nė literaturėn mesjetare edhe interpolimet e tilla si tekstore apo brendatekstore dhe nominale konsiderohe-shin origjinale.

3. Idetė kombėtare dhe kulturore

Nė tė mirė tė origjinalitetit tė kėtyre lutjeve, flet edhe mesazhi i tyre, qė lidhet plotėsisht me idetė kombėtare e kulturore qė i gjejmė te Pasthėnia. Po e shikojmė kėtė mė gjėrė. Ndėr shtesat mė tė gjėra qė i ka vėrejtur e shkoqitur Ēabej, ėshtė ajo e thėnė dhėnė nė f.XVII, para kėtyre lutjeve po ashtu te Litanitė, nė mbarim tė lutjeve pėr shenjtėt, ku lutet pėr Gjithė popullinė e kėrshtenė ndėr Arbanit ata n mortajet largo, ty tė lusmė Zot, pastaj shtesa tjetėr nė f.XXIII, duke folur pėr mėkatet, thotė se i pari mėkat ėshtė: Vete banem turk, qė e vėren Ēabej, po nuk u komentua nga studiuesit. Dhe nė f.XXV-77, duke pėrshkruar momentin e pagėzimit tė fėmijės sipas meshės sė pagėzimit, jep edhe kėtė shtesė: Mbasandej thuo, prift Pater noster, qi vjen me thashunė nė shqip: Ati ynė qė je mbė qiellt, u festoftė emėnitė tat. Kurse nga teksti i lutjes sė tretė del se ai lutet pėr vetėn e pėr gjithė njerėzit tė mi n gjakut sim. Duke qenė plotėsisht nė rrjedhėn e kohės sė vet dhe duke ndier fatin e rėndė qė pėrjetonte populli shqiptar nė kėtė kohė, kur islamizimi i popullsisė bėhej me tė madhe nga dhuna turke, ai nė planin e idesė religjioze, qė atėherė paraqiste edhe idenė kombėtare, e merrte si mėkat kur dikush shkonte tė bėhej turk, siē e thoshte vetė. Por duke e parė kėtė si akt tė rėndė, ai e zgjeron idenė religjioze, siē e pamė nė lutjen e tretė kur lutet pėr tė gjithė njerėzit n gjakut sim, pra tė gjakut tė tij, pa dallime religjioze, ēfarė lidhet me konceptin e njėsisė kombėtare, tė cilėn formulė do ta gjejmė mė vonė edhe te Budi e te tjerė dhe nė letėrsinė arbėreshe.

Kėto ide i gjejmė edhe nė pasthėnien, nė fund tė librit, ku thotė se kėtė libėr e bėnte nė sė dashunit sė botės sanė dhe pse nė gjuhėn tonė nuk kishte vepėr tė tillė. Pastaj kėtė e bėnte pėr tė zdritunė pak mendjet e atyne qi tė ndiglonjinė dhe pse diēka tė tillė nga tė Shkruomitė e shenjtė nuk kishte nė kėtė gjuhė. Kėtu kemi tė bėjmė edhe me idetė kulturore tė tij, qė pėrmes njė libri tė tillė nė gjuhėn tonė t'u ndihmonte njerėzve nė ndriēimin e mendjes sė tyre. Kėto ide kulturore dhe kombėtare nga pasthėnia i analizoi mirė Injac Zamputi, para sa kohėsh, duke pėrfunduar sė Buzuku ishte biri i Reformės qė filloi me Luterin nė Gjermani me pėrkthimin dhe krijimin e veprave nė gjuhėt e popullit, jo vetėm nė latinisht, siē ishte mė parė. E dihet se Reforma ishte, nė planin filozofik, bijė e Renesansės. Jo vetėm si gjest, me veprėn e vet nė shqip, po edhe me idetė qė i thotė nė vepėr, e qė i forcojnė mė shumė kėto katėr lutje qė i veēuam kėsaj radhe, mund tė themi se Buzuku ishte nė rrjedhėn e kohės dhe kėsaj i kontribuoi me veprėn e tij, si bir aktiv, sepse po niste letėrsinė shqiptare dhe po vinte themelet e gjuhės moderne shqipe.

Kėtu nuk po ndalemi mė shumė te kėto ēėshtje tė ideve tė tij, sepse janė theksuar, po do shikuar mė shtruar. Kėto katėr lutje origjinale qė i vėshtruam kėtu, qė do vėrtetuar mė tutje, e pasurojnė kuptimin tonė se vepra e Buzukut, pos parathėnies dhe shtesave qė janė vėrejtur, nuk ėshtė vetėm njė pėrkthim, meqė idetė e dhėna nė to, e plotėsojnė konceptin e autorit tonė tė vjetėr. Pastaj, duke i veēuar kėto lutje si pjesė origjinale tė Buzukut, tė dhėna nė stilin e psalmeve, kemi parasysh edhe faktin tjetėr se edhe pasthėnia, qė deri tash konsiderohet si origjinale, pėrmbanė nė vete shprehje nga Dhjata e vjetėr dhe e Re, qė i ka vėrejtur Ēabej, tė cilat shprehje pėrdoreshin si formula, si topoi, siē i quan Karciusi, dhe inkorporoheshin nė shkrimet mesjetare.

Dhe, duke i konsideruar kėto lutje origjinale, qė po e shtrojmė si tezė, e qė u munduam ta argumentojmė sadopak, po qė do thelluar mė shumė edhe nga studiues tė tjerė, del mendimi se me Buzukun fillojnė elementet origjinale nė letėrsinė tonė dhe se veprėn e tij nuk mund ta konsiderojmė vetėm si pėrkthim. Nė gjendjen e tashme tė hulumtimit tė kėtij problemi po shtojmė se ne, kėsaj here, vumė re kėto lutje origjinale, qė thėnė mė figurė, ndoshta i shpėtuan syrit tė mprehtė e tė rreptė shkencor tė Ēabejt, tė cilit i bie merita qė kėtė vepėr tė madhe tė Buzukut dhe tė letėrsisė sonė tė kemi mundėsi ta lexojmė tė gjithė.

Proza poetike nga Meshari

1.Hinje se dimėni shkoi, e shiu vote. E hinje(ja) se luletė zunė me u dukunė pėrmbī dhēt, e hera me kiem (kuitje, kije) u afėruo; e zani i turtullit u gjegj ndė dhēt tanė; fiku zū me lėshuom tė tītė (frutat), e rdhitė (hardhitė) zunė me bām grestrėnė (gresėn, tė zėnė rrush), e lėshuonė erėnė e endet (lulet) tyne. Ngreu, e eja, e dashuna eme, e e bukura eme, ui te ti. Pollumbi em ndė plasėt tė gurit, nde e nfshehunat tė gjirdhevet, dėftomė tė klenėtė tat, banmė u tż tė tė gjegjem zanė tand; pėrse zani uit anshtė i amblė, e tė panėtė tat anshtė tė dėshėruom (Kėnga e kėngėve, kap.2,8-14, qė mban titullin I fejuari kėrkon tė fejuarėn,qė nuk e jep Buzuku nė Meshari 2, LXXXVII-333, Prishtinė).

2.Tė gėzonenė shkretėtītė, e pyllja tė lėshonjė ente (lulet) porsi drandofillja. Tue frujtuom tė gėzonetė, tue gėzuom ndė tė madh gazėmend e ndė kankė; tė madhtė (madhėshtia) e Libanit anshtė dhanė atyne e tė bardhėtė e malit Karmeljesė e fushėsė Saronit. Ata kanė me pām tė madhtė e Tinėzot e tė bardhėtė e Tinėzot. Konfortonī (forconi)  ju duortė e pāfuqī, e forconī ju glunjėtė (gjunjtė) votė n fī. E thoni atyne qi janė zemėrėkėmbyem (frikėsuar): Konfortonī, e gjā droni: se hinje yj Zoti tė vinjė tue vendekuom (marrė) e tue kthyem, e juve t u shelbonjė (shpėtojė). Ashtu atėherė tė u ēilenė sytė d verbėnet, e veshėtė e t shurdhėnet tė nēilenė. E atėherė tė kėcenjė i shkjepėni (i ēali) porsi dreni, e gluha e pāgojė t apė lavde Tinėzot; pėrse u nēelnė ujėnatė ndė shkretėtīt, e ujėnatė mėdhā mbė visēt tė pānierėz: tha i mujtuni Zot. Tinėzot hiri (Kap.40,9-11, Ezaia nė Meshari 2, XXXII-93).

Kėto dy proza poetike, si dhe psalmat e Buzukut, Ēabej i cilėson si shembuj tė njė shqipje klasike dhe ndėr mė tė bukurat dhe mė artistike nė gjithė letėrsinė shqiptare. 

Marrė nga Rilindja, 24-25.10.1987:12.