GĖZUAR PASHKĖT

 

 

ĒKA JANĖ PASHKĖT  Pashkėt janė festim i kthimit nė jetė tė Krishtit mbas kryqėzimit tė tij. Zakonisht festohen tė dielen e parė mbas hėnės se plotė. Kjo mund tė jetė njė e diele ndėrmjet 22 marsit e deri mė 25 prill. Ky festim konsiderohet mė i shenjti prej festave tė krishtera. Simbas shkrimave, varri i Jezu Krishtit ėshtė gjetur i zbrazėt tri ditė mbas vdekjes sė tij. Mbas kėsaj ngjarjeje pėrcjellėsit e tij e kanė parė dhe kanė folur me te, kėshtu qė tė krishterėt besojnė qė edhe ata mund tė fitojnė jetė te re mbas vdekjes. Pashkėt janė festimi i kėtij besimi. Para shume vjetve, Pashkėt janė festuar me ardhjen e pranverės. Lulėzimi i luleve, zgjimi i kafshėve dhe kthimi i zogjėve ka kthyer jetė nė tokė. Kjo ringjallje pranverore simbolizon jetėn e re qė tė krishterėt fitojnė pėrshkak tė vdekjes sė Krishtit nė kryqė dhe kthimit tė tij nė jetė.

 

ĒKA JANĖ KREZHMET  Krezhmėt janė 40 ditė para tė dieles sė Pashkėve. Tė dielet nuk janė tė numėruara sepse ato janė ditė tė Zotit dhe duhen tė festohen. Krezhmė ėshtė kohė kur disa ushqime nuk pėrdoren, kohė pėr lutje dhe pėr pendim. Kjo kohė ėshtė pėr tė pėrkujtuar 40 ditė tė qėndrimit tė Jezusit nė pyll. Njė kohė Krezhmėt kanė qenė mė ndalesa mė tė mėdha se sot, ka qenė e lejuar vetėm njė gjellė nė ditė, pa mish, peshkė, vezė dhe produkte prej qumėshtit. Sot mė tepėr insistohet nė lutje dhe punė mirėbėrėse.

 

BEKIMI I USHQIMIT Gjithmonė ka qenė traditė qė ushqimet e ndaluara gjatė Krezhmėve tė bekohen nga prifti para se tė hahen nė ditėn e Pashkėve, sidomos mishi, vezėt, djathi etj. Sipas besimit popullor, ata qė kanė hėngėr kėto ushqime para bekimit kanė qenė tė denuar nga Zoti.

 

VEZĖT E PASHKĖVE  Njė prej simboleve mė tė vjetra pranverore nė botė ėshtė veja. Romakėt e vjetėr paten shkrua: Ēdo gjallesė prej vezės. Forma ovale e vezės simbolizon formėn e pikės sė shiut dhe tė farės. Kėto tė dyja kanė qenė elemente tė rėndėsishme pėr jetė. Veja premton jetė tė re si pranvera, zogjėt dhe shumė kafsh qė ēelin prej vezėsh. Nė Angli, antarėt e familjave mbretėrore i kanė dhuruar njėri tjetrit vezė tė lara nė arė si dhuratė pėr Pashkė. Dekorues i njohur i vezėve pėr Pashkė ka qenė Peter Carl Faberge. Ai ka dizajnuar vezė prej arit, argjendit dhe prej gurėve tė  ēmuar pėr mbretėr nė Evropė dhe nė Rusi. Vezėt gjatė kohės sė Krezhmės kanė qenė tė ndaluar, ato janė sjellur nė sofėr nė ditėn e Pashkėve, tė ngjyrosura me ngjyrė tė kuqe qė simbolizonte gėzimin e Pashkėve. Kjo traditė nuk ėshtė vetėm e Kishės Katolike (Latine) por edhe e Kishės Orientale (Ortodokse, Provosllave). Vezėt e ngjyrosura i pėrdorin fėmijėt mė sė shumti pėr tė luajtur lojėn: cili ka vezėn mė tė fortė.

 

LEPURI I PASHKĖVE  Sipas legjendės europiane, lepuri kurrė nuk ka fjetur por gjithmonė ka ruajtur dhe ka shikuar kafshėt tjera. Kėshtu, lepuri u bė simbol i hėnės. Lepuri ėshtė i lidhur me Pashkėt, sepse data i kėtij festimi varet prej hėnės sė plotė. Nė Egjipt, njerėzit kanė besuar qė lepuri ka qenė shkaktar i jetės sė re nė pranverė.

Nė Angli, perėndesha e pranverės, Eastre kishte lepurin si simbol tokėsor. Pikėrisht nga kjo perėndeshė rrjedh emri i Pashkėve nė anglisht  Easter.

 

USHMQYESHMĖRIA E VEZĖVE 

 

Pėr ushqim mund tė pėrdoren vezėt e peshkut, zogjėve dhe tė zvarranikėve, por mė sė shumti pėrdoren vezėt e pulės.Vezėt janė shumė tė ushqyeshme, ato mund tė pėrdoren edhe tė papėrgaditura. Pesha mesatare e vezės sė pulės ėshtė 50g. Lėkura (lėvozhga) peshon afėrsisht 12% tė peshės sė vezės. E BARDHA E VESĖ ėshtė e trashė, ngjitėse, lėng i tejdukshėm, me pėrqindje tė lartė tė ujit dhe pėrmban disa substanca minerale. E KUQJA E VESĖ ėshtė e butė dhe e patejdukshme, e cila ngurtėsohet nė nxehtėsi.  Njė vezė e freskėt pėrmban proteina, vitamina A, B, D, E (vetėm vitamini C mungon), hekur, minerale (magnezijum, kalcijum, sodijum, bakėr, zink etj). Nė tabelėn qė vijon mund tė shohim se e kuqja e vezės, e cila peshon 18g, pėrmban 6 herė mė tepėr kalori se e bardha qė peshon 35g.

 

Veza         Pesha   Ujė  Yndyrė  Kalori

Lėvozhga     7g       

E bardha     35g      30g       0g      10g

E kuqja        18g    9g       5.7g       63g

Krejt veza   60g     39g     5.7g      73g

 

TRETSHMĖRIA E VEZĖS  Vezėt e zier prej 8 - 10 minuta konsiderohen si vezė tė zier fortė. Kėto vezė zakonisht zgjasin mė gjatė pėr tė bluar (tretur). Vezėt e ziera prej 3 - 4 minuta konsiderohen si vezė tė zier butė. Kėto vezė zgjasin mė pak pėr tė bluar; kėtu marrin pjesė edhe omėletat dhe vezė tė tundura. Vezėt qė zgjasin mė s'paku pėr t'u bluar janė vezėt nė sy.

 

FRESKIA E VEZĖS  Vezėt e freskėta janė tė rėnda. Shumė lehtė mund tė vlerėsohet freskia e njė veze.

Vendosim vezėn nė ujė me pak kripė. Nėse veza ėshtė shumė e freskėt, ajo do tė fundoset. Nėse ėshtė disa ditėshe, ajo do tė notojė nė gjysmėn e ujit. Nėse ėshtė disa javėsh, do tė notojė mbi ujė.                                                                                                                        

 

Pėrgatitja kompjuterike Teuta Duraj

Pėrgatiti Zef Kovaēi