Hysni Hoxha

 

NĖNE  E  SHENJTĖ E BOTĖS

 

Gonxhe Bojaxhiut, Nenės Tereze

 

Dor'e artė vihane,

Rri e zgjatur nėpėr kontinente,

Shpirtra tė sėmurė i ngroh.

 

Tereze,

Gonxhe e Gjakut tim,

Nėnė e shenjtė e Botės,

Nėnė gėzimi.

Edhe kryetarėt e shteteve i mėson

Si luftohet mjerimi.

 

Bonjakėt,

Tė dergjurit,

Drita e zemrės tėnde i gėzon.

Dora jote e artė i shėron.

 

Nė trupin tėnd,

Vetėm dritė ke,

Ti, Nėnė e Jetės je.

 

Gjumi tė ze pėrherė

Me pikllimin e botės

Dhe me pėrqafimin e madh tė njerėzve

Qė i shpėtove nga vdekja.

(1979, 1993)

 

 


 

Phil Bosmans

 

Rrezet e lumturisė diellore

 

Gjej kohė tė jesh i lumtur.

Ti je mrekullia e cila ekziston,

e cila jeton, mrekullia unike nė kėtė botė,

ti je i veēantė, i papėrsėritur.

Pse nuk e admiron vetveten,

pse nuk i gėzohesh vetvetes

dhe gjithė tė tjerėve pėrreth teje?

A tė duket sikur ėshtė vetvetiu e kuptueshme

qė jeton, qė ke kohė,

kohė pėr kėngė dhe vallėzim,

kohė tė jesh i lumtur?

 

Njė pjesė e jetės tė ėshtė dhėnė nė duar:

jeta jote, jeta jote e vogėl, e shkurtė,

e cila ēdo ditė jepet nė duart e tua.

A e jeton me gėzim atė ditė?

A ke vullnet ta fillosh?

Ose ndien peshė shumė tė madhe mbi vete?

Askush tjetėr pos teje nuk mund ta ndėrrojė kėtė.

Se nė krejt botėn nuk ka asnjė njeri

qė do ta jetonte kėtė ditė nė vendin tėnd.

Pranoje secilėn ditė si dhuratė.

Mos harro:

Secila ditė tė dhurohet si pėrjetėsi qė tė jesh i lumtur.

 

Pėrktheu Valbona Augustini

Marrė prej: Shpresa, 2003/XI, 6 (63):10. (Adaptoi S.D.)

 


 MALLKIMI I NĖNĖS

 

Farė e zezė,

E hedhur nga dora e dreqit

Nė rruzullin tokėsor.

 

O Zoti tė shfaroftė

Me far'e fis,

Qė ma vrave djalin

Nė prag tė shtėpisė.

 

O syt t'u qėrrofshin

Nga errėsira qė prej zemre tė del,

Nga drita e akullt e thikės

Kur nga brezi e nxjerr.

 

Fara t'u shoftė

Edhe larg, larg atje,

 Ku rrėnjėt e dreqit

Ende gjallė i ke.

 

Kush tė solli

Tė shkelėsh tokėn arbėrore?

O zoti tė vraftė

Se zemrėn ma pėrvėlove.

  


Ali Gjeēbritaj

Vdiq njė ėndėrr    

 

Vdesin lulet nė errėsirėn e lotit

Qetėsinė ndjek nata

Qėndroj i lodhur pranė ullirit

Me dėshira tė kryqėzuara

Zbukuroj mėkatet e ujit pranveror

Hapat nė barka tė shpuara

Bien viktimė e kėsaj nate

Dhembje erdhe sonte e lagur

Dėshurė  borė e bardhė

Mos mė jep t'i shtrihem lotit

Ma mbėshtillė zemrėn me gurė argjendi

Bien hijet, vashat, qytetit

Fundosen dėshirat

Gjethėt vyshken nė thellėsi

Vdiq njė ėndėrr

 


 Pak krypė

 

O etje e mallkuem e florinit,

Ku nuk e shtynė ti shpirtin e njeriut!

(Vergjili: Eneida)

 

Lidhė me besė na ndėrmjet vetit,

Gjallė atdhén nuk e lshojmė kurr!

(Fishta, nė: Juda Makabe)

 

1.Men'ja ban kalį, men'ja ban hatį (popullore).

2.Sa gjin janė aq mene kanė (popullore).

Tregoi Brahimi i Sait Jakup Islam Osit As-Haxhisė i Haxhi Demirit,

82 vjeē, Kravar, Ana e Malit, Ulqin; shėnoi S.D. mė 23.1.2004).

 

 Si isht veni bahet kuveni (popullore).

 

Dvet nji qin vetė, e ban si di vetė (popullore).