Shkruan: Basri Ēapriqi

 

Arqipeshkvi qė themeloi Arbanasin e Zarės

 

Selia e Shenjtė kujtoi kohė mė parė me respekt arqipeshkvin e famshėm tė Tivarit e tė Zarės  Vicko Zmajeviqin (1670-1745) nė 250-vjetorin e vdekjes sė tij. Me respekt tė thellė e kujtoi Kisha katolike nė Dalmaci e Kroaci, si njėrin nga figurat mė tė ndritshme tė shekullit nė Ballkan, pėr punėn e madhe qė ai ka bėrė nė inkuadrimin e kulturės kroate e ballkanase drejt Vatikanit e Evropės dhe sjelljes sė civilizimit mė tė pėrparuar tė atėhershėm nė brigjet ballkanike tė Adriatikut.

Vicko Zmajeviqi lindi nė Perast tė Bokės sė Kotorrit mė 1670 nė familjen e njohur tė Zmajeviqėve, prej nga mė herėt kishin dalė ungji i tij Andria Zmajeviq, arqiupeshkėv i Tivarit, si dhe Matija Zmajeviq, i njohur nė luftrat pėr mbrojtjen e popujve tė Ballkanit nga torturat e invazionit turk. Nė moshėn 31-vjeēare, papa Klementi XI e emron Vicko Zmajeviqin arqipeshkėv tė Tivarit dhe administrator pėr popujt e Ballkanit. Lidhjet e tij me papėn shqiptar Klementi XI janė shumė tė ngushta; ėshtė me rėndėsi e dhėna se nė vizitat baritore nėpėr viset shqiptare, tė cilat nė atė kohė heqnin shumė nėn torturat dhe invazionin otoman, komunikimi bėhej nė tri gjuhė: latinisht, italisht dhe shqip. Lidhjet me shqiptarėt Zmajeviqi nuk i ndėrpreu as kur u emrua arqipeshkėv i Zarės (Zadar), por nė vitet 1728-1733 kujdeset pėr 60 familje shqiptare tė ikur nga tortura otomane nga brigjet e Liqenit tė Shkodrės (Brisk, Shestan, Ljare) dhe ata i vendos nė periferi tė Zarės, ku themeloi lokalitetin e njohur deri nė ditėt tona, Arbanasin e Zarės. Thuhet se Arbanasin e vendosi nė pronat e veta dhe u kujdes jashtėzakonisht ngrohtė deri nė vdekje tė tij, mė 1745.

Papa Klementi XI e emron arqipeshkėv tė Zarės mė 1713, duke i ngarkuar sėrish njė punė delikate e tė rėndėsishme pėr Selinė e Shenjtė si administrator tė tė gjithė popujve tė Ballkanit tė rėnė nėn okupimin turk, mė ē'rast ai edhe mė tej, deri nė fund tė jetės, gjatė 32 vjetėve tė mėtejshėm, do t'i mbaj lidhjet me shqiptarėt dhe do tė jetė njėherit ura kryesore administrative e shqiptarėve me papėn e vet Klementi XI.

Pėr historinė e kulturės shqiptare ėshtė me rėndėsi trashėgimia e tij letrare e baritore, e cila nė njė vėllim tė madh pėr kohėn dhe me njė formėsim tė nivelit tė lartė tė barokut, paraqet vlerė tė dorės sė parė, pasi qė studiusit kroatė tė veprės sė tij bėjnė tė ditur se opusi i tij letrar ėshtė i shkruar nė katėr gjuhė, tė cilat ai i pėrdorte njė kohėsisht: latinisht, italisht, shqip, kroatisht. Si sudent i teologjisė nė Romė, Vicko boton mė 1694 Corona poetica. Tė njėjtin vit boton librin tjetėr me poezi Musarum chorus (Romė, 1694, 24 faqe). Libri Spechio della verita, 1721, ėshtė pėrmbledhje shkrimesh me analiza tė thella pėr marėdhėniet e kishės me shtetin me pėrqendrim polemist nė absurdet e ortodoksizmit serb dhe apetitet serbomėdha pėr depėrtime deri nė Adriatik. Lettera politico morale ėshtė shkresė dėrguar vėllait Matisė, dokument qė vlerėsohet si kulm i literaturės tė shekullit XVIII nė brigjet e Adriatikut. Vicko Zmajeviqi konsiderohet si njėri nga polemistėt mė nė zė, ku si ekzemplar tipik i aktivitetit tė tij nė planin polemik ėshtė libri Dialogo tra il cattolico e Serviano (Dialogu i katolikut me serbin), ku shquhet aftėsia e tij argumentuese dhe fuqia erudite nė luftimin e planeve tė ortodoksizmit serbomadh nė konstelacionin e atėhershėm ballkanik.

Mbi tė gjitha, shqiptarėt e kujtojnė me respekt arqipeshkvin e dikurshėm tė Tivarit pėr rolin e tij nė pėrgatitjen dhe mbikėqyrjen e zhvillimit tė Kuvendit tė Arbėnit mė 1703, mbajtur nė afėrsi tė Lezhės. Zmajeviqi me atė rast mbajti fjalėn e hapjes dhe pėrcolli urimet dhe bekimin e papa Klementit XI nė gjuhėn shqipe. Materialet e Kuvendit nė dy gjuhė, shqip e latinisht, me fjalėn e hapjes nė gjuhėn shqipe tė Vicko Zmajeviqit, i botoi mė 1707 Propaganda Fide nėn pėrkujdesjen e Francesko Maria da Lecce. Mė vonė kėto u bėnė lėndė e rėndėsishme pėr dėshmitė dhe evoluimin e shqipės.   

 

Marrė nga Bujku nr 1354, 2 janar 1996. Ribotohet me rastin e 300 vjetorit tė Kuvendit tė Arbėnit.